Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Mood🤦🏻‍♀️

Sa fort jam përpjekur që lotëve dhe depresionit t'u qëndroj larg.

Kam veshur shumë maska; maskën e asaj të fortës që s'nxjerr kokërr loti, maskën e asaj që s'i intereson për askënd, maskën e moskokëçarëses, maskën e asaj që di vetëm të qeshë, të bëjë shaka, maskën e asaj të lumturës. Kështu nuk kam mashtruar jo vetëm të tjerët, por edhe vetveten time.

Ç'ndodh kur papritur kjo maskë fillon të rrënohet? Copkavitet para syve të tu, por ti s'e kupton, ti vetëm vazhdon të buzëqeshësh, të shtiresh ende si ndonjë shpirt i lumtur. Kështu vazhdon derisa e nxjerr veten zbuluar; buzëqeshja të fiket në një të pulitur sysh.
Sytë të skuqen, të skuqet shpirti, të skuqet plaga e fillon të lëngojë.

Ti, shpirti yt, filloni të lëngoni, kurse sytë lotojnë fërgëllimin e qenies tënde.

Ti përsëri buzëqesh. Buzëqesh mes lotësh e aty kupton se sa vrastare është ajo buzëqeshje,kupton sa grimca jete ka vjedhur prej teje e ende vazhdon ta bëjë.

Me sytë e mbyllur, ende lagur nga lotët, ende mes ngashërimave të panumërta, fillon të kërkosh brenda teje për ndonjë copkë force a buzëqeshje, por më kot; ti ke shpërdoruar çdo gjë, ti je konsumuar...

Trishtimi në heshtje është ushqyer me ty, ndërkohë që ti mendoje se ishe duke u ushqyer me lumturi.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro