7. I believe in you
"Je i sigurt per kete ,Marko?" - Qendroja ne kembe duke ecur sa ne njerin cep te dhomes ne tjeterin , ende me fustanin e zi deri te gjuri , me floket e leshuara si gjithmone duke bere qe ondet te prisheshin pak nga shiu i papritur , i cili filloi gjate funeralit te Martes ,nderkohe qe Marko rrinte i ulur mbi shtratin e rehatshem te dhomes sime duke u menduar me duart e kryqezuara dhe duke perqendruar vezhgimin i perhumbur. Nuk e kisha kuptuar pse , por gjithmone qe doja te flisja dicka te rendesishme me te, do e gjenim veten ne dhomen time.
"Jam. Jam i sigurt se Marta dinte gjithcka Elena, ashtu si je e sigurt qe eshte e njejta vrasese e prinderve te tu , Aleksit dhe Martes. "
"Perse nuk me ka treguar asgje dreqi e marrte ? " - U ula gjithe nerva karshi Markos duke shfryre nga inati.
"Hej qetesohu. Qetesohu " - ndjeva krahun e tij teksa shtrengoi lehtas shpinen time per te me dhene mbeshtetje "- Do e gjejme dhe do te marre ndeshkimin e duhur. Thjesht mos e humb shpresen dhe durimin, meqense kam dicka tjeter ne mendje "
"Cfare ? "
"Te kerkojme ndihme nga agjente te tjere . Nuk e di nese do ja dal i vetem kesaj ngjarjeje . Eshte teper e koklavitur. Djalli e marrte ! "
"Jo! Nuk mundesh. Te gjithe te tjeret jane te korruptuar, dridhen para saj dhe me mire vrasin veten sesa spiunojne ate dhe kete gje e zbulova teksa vrasjen e prinderve te mi e cilesuan si aksident. Je i vetmi qe mund t'i besoj ,je i vetmi qe mendoj se mund ta zgjidhe kete gje dhe nuk je vetem. Edhe pse jo agjente , mbeshtjetjen time e ke te plote " - thashe teksa i dhashe nje buzeqeshje te plote.
"Vertet ? Kaq shume besim ke tek une ? " - Thjesht pohova me koke duke mos e ndare nga fytyra buzeqeshjen vesh-me-vesh . - "Atehere nuk do te te zhgenjej" - vazhdoi.
U ngrit ne kembe me energjik se kurre dhe me kerkoi ta coja ne dhomen e Martes.
Zbritem ne katin e pare dhe hyme ne dhomen e saj. Ishte kaq e rregullt, cdo gje e gjeje te organizuar ,ashtu si vete ajo ishte ; nje grua e embel , e dashur dhe teper e permbajtur.
"Cfare do te besh ketu ? " -pyeta paksa kurioze.
"Do te kontrolloj per dicka,ndonje shenje , e cila mund te na drejtoje tek vrasesja.. "
***
Ishte e kote . Kishim me ore te tera qe kerkonim dicka ne ate vend , por asgje .
Nuk gjetem as ndonje leter kercenuese , as ndonje foto e as diçka te dyshimte .
"Mos ndoshta vrasësja ka dashur të na hutoje ?" - fola teksa u larguam nga dhoma e Martes
.
"Nuk e di , por gjithmone Marta me eshte dukur disi e dyshimte . Perse duhej te ishte larguar aq vone nga shtepia? Ti e pe shume mire ne autopsi."
"Ke te drejte !" -pajtohesha me idene e tij , por kishte dicka qe me gerryente perbrenda ; e doja dhe me donte si vajzen e saj , perse nuk ma tregoi kete gje?
"Elena . Mos ndoshta vrasesja eshte ndonje e afert e Martes ?"
"Nga te erdhi ne mendje kjo ide ? " - pyeta e habitur.
"Perderisa nuk tregoi ... E ka bere per dy arsye ; nuk ka dashur ta lendoje ose dicka tjeter , te cilen nuk e di "
"Nuk di cfare te them " - psheretiva e lodhur.
"Une e di. Duhet te kontrollojme gjithe shtepine. Ti më the se pamjet e asaj date jane fshire ne gjithe shtepine , jo vetem ne dhomen, ku u gjend i vrare Aleksi . Kjo do te thote qe ka ndodhur dicka edhe diku tjeter , jo vetem ne ate dhome . Duhet te kerkojme ."
Kishte te drejte . Ishte teper i zoti . I analizonte gjerat me imtesi dhe pse te gjeje vrasesen ishte sikur te gjeje gjilperen ne kashte , ai gjithmone e gjente dicka dhe kurre nuk humbiste durimin . E admiroja ...
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro