Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

6.She knew...




Elena's POV

U zgjova me nje dhimbje te tmerrshme koke  qe as vet nuk e kuptova se nga vinte. U dhashe nje dore flokeve qe ishin bere nje rremuje e vertete pas dushit dhe vesha kemishen e bardhe te shoqeruar nga xhaketa dhe fundi i zi e i ngushte qe rrinte ne nje menyre perfekte ne trupin tim. Epo ta pranoj , vrapi i mbremjes me bente vertet mire per trupin.

Mora canten e punes me qindra dosje brenda , vesha takat e zeza e te larta dhe zbrita ne kuzhine. Shoh tavolinen dhe per habine time me te madhe gjendej bosh , pasi isha mesuar qe cdo mengjes ta shihja plot me ushqime dhe te zbukuruar nga dora e Martes. Ne fakt , kurre me pare skishte ndodhur keshtu dhe u shqetesova disi per te.

"Marta ?! " - fillova te bertas e shqetesuar neper shtepi duke hapur cdo dere te shtepise.Madje dhe shtrati ishte i paprekur , qe do te thote se eshte larguar heret ne mengjes , ose nuk eshte kthyer fare. 

Telefoni i saj dilte i fikur , keshtu qe duke ecur drejt deres kryesore i telefonova komisarit , domethene Markos .

"Miremengjes. Mund te te alarmoj kot por ka dicka qe n- " - Me mbeti fjala ne goje nga pamja qe u shfaq para meje. Sapo hapa deren pashe Marten. Epo deri ketu asgje nuk eshte anormale, por... Ajo gjendej e vdekur ne pragun e shtepise. Ishte e shtrire dhe gjithe rrobat e saj ishin t'i shtrydhje ne gjak.

Ne ato caste nuk dija cte mendoja. Per dike mund te quhej thjeshte nje sherbyese, por ajo ishte si nje nene e dyte per mua. Telefoni me ra nga dora duke u derrmuar e duke u ndare ne mijera copeza dhe bashke me te rashe dhe une mbi trupin e saj. E perqafova ashtu te zbehte e te ftohte dhe thjesht nuk mund te ndaloja lotet. Ishte kaq e dhimbshme. Ajo ishte familja ime , por edhe ate e humba.

Isha ne nje shok te vertete.  Vrasesja me shkaterroi gjithe familjes time.
Isha mbeshtetur ne kraharorin e saj dhe nuk kisha ndermend te cohesha , thjesht qaja me denese dhe lotet vrullshem pershkonin gjithe trupin e saj. Kisha hyre ne mendime , kisha hyre ne ato kujtimet e vjetra, ku te gjithe ishim te lumtur dhe ishte zhurma e makines se Markos qe me solli me kembe ne toke.

Pas pak castesh ndjeva doren e tij teksa perpiqej te me qetesonte , por ishte e pamundur dhe me largoi nga trupi i saj duke me mbeshtetur ne kraharorin e tij. Thjesht nuk mundja te qetesohesha teksa shihja duart e mia te perlyer me gjakun e saj .

Isha nje femer e forte, por kjo ishte e tepert.

"Shshsh , qetesohu Elena " ndjeva zerin e tij teksa me peshperiste fare prane veshit dhe me ne fund ndjeva ate aromen e tij aq fare prane vetes sime. Me largoi ate friken  dhe pikellimin qe me kishte zaptuar per momentin duke me mbushur me mllef dhe.. FORCE.

"Nuk mundem dreqi e marrte. Kush eshte ajo maniake ? Perse nuk me vret mua ? Perse nuk e ben kete gje dhe te marre fund gjithcka ? " - fillova t'i ulerisja atij sikur te ishte fajtori per gjithcka.

"Ne do e gjejme ate Elena. Do e gjejme se bashku dhe do te marre denimin e merituar. "- me kurajoi duke me goditur lehte ne shpatull dhe duke mos e ndare ate shikimin qe me jepte besim ne vetvete nga syte e mij.

"Kur ?! "

"Ajo vrau te gjithe njerezit qe doje ti. Tashme nuk ka cfare te beje me . Nuk do te lendohesh me. Mblidhe veten dhe kthehu ne ate vajzen kokeforte dhe trime qe njoh une. Kemi disa vrasje per te zbuluar "

Ai kishte te drejte. Ne nje menyre apo ne nje tjeter ajo me kishte kthyer ne nje person te pathyeshem mua ,sepse duke thyer zemren time , nuk mund te me lendonte me. Nuk kisha me askend per te cilin te shqetesohesha, tashme rruga ime ishte e lire per ta gjetur dhe per ta vrare pa piken e meshires dhe kjo dite do te jete se shpejti , kur ajo te tentoje te me vrase mua. Nuk do te rri te vajtoj , por do te veproj.  Te gjithe shkuan , por nuk do te lejoj qe ajo t'ja hedhe paq.  Fshiva lotet dhe u cova ne kembe.

"Ke te drejte. Kemi nje vrasje per te zbardhur. "

" Me pare duhet te merremi me trupin.   " - dhe u perkul per te kontrolluar dicka tek Marta , me pas disi i qetesuar foli - " Kisha te drejte, vrasesja jone e mistershme i ka fiksim pusullat "

"Nje tjeter pusulle . Cfare lexon aty ? " - pyeta me kuriozitetin qe sme linte te qete.

"Ajo dinte me shume sesa duhej "

"Marta ? Por .... Cfare mund te kete ditur ajo ? - pyeta serish e paqarte.

"Nuk e di Elena... Nuk e di  por dicka eshte e sigurt. Marta ka ditur gjithcka. Ajo e dinte kush ishte vrasesja. " -

Ajo e dinte ? Po atehere, pse dreqin nuk me tregoi ? A ishte Marta ne anen tone ?

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro