Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

57.In Marko's Heart

Petro's POV

Zemra me gufonte cdo sekonde e me teper. Ndihesha sikur kishte erdhur dita ime , sikur kishte erdhur ajo dite qe e kisha pritur me padurim qe nga.... Qe nga vdekja e nenes sime.

Ishte ajo... Ishte ajo qe me mori nenen time , njeriu e vetem qe kisha ne kete bote dhe kishte erdhur dita te merrja une ate. Ta coja ne ferr atje ku e kishte vendin dhe te shpetonte kjo bote njehere e mire nga ajo.

Qendroja ne nje nga korridoret e psikiatrise i maskuar me rrobat e nje psikiatri qe e lashe pa ndienja ne nje dhome. Isha i vendosur qe do e vrisja ate , o sot o kurre.

E durova kur me kercenoi , kur me tha se nese nuk e degjoja do me vriste nenen. Kisha degjuar te flitej shume per te , kisha degjuar qe mafiat boterore nuk ishin asgje kraharuar me te , ndaj pranova. Kisha frike per nenen time , por... Edhe pse iu binda si nje qen , edhe pse abuzova me detyren qe e kisha mbrojtur me jete , ajo serish e vrau ate. Me vrau nenen.

Dhe per cfare ? E gjitha per nje spektakel , e gjitha sepse eshte nje bushter e cmendur , nje e lajthitur , nje e semure egoiste.

Ishte nje fare Hulia , krahu i djathte i Madrines ajo qe me percolli kercenimet e saj . Me tha se Madrina donte te torturoja Elenen ne qeli dhe nese nuk e beja ajo do te vriste nenen time. Nuk doja , por isha i detyruar. E kercenova , tentova ta beja timen madje rrezikova dhe lekuren time ,pasi ajo me denoncoi ne polici. U bera une komisari i keq , u bera une ai poshtersira qe abuzoi me detyren dhe e gjitha per cfare ? U detyrova te arratisesha nga Londra dhe per cfare ? Ne fund marr vesh se Madrina dhe Elena jane i njejti person . Perse e beri gjithe kete gje ? Per shfaqje perballe komisarit te saj ? Kam marr vesh cdo gje per te dhe as qe me intereson.

Nuk me intereson nese ajo e beri pa dijenine e saj . Me intereson ajo qe une shoh . Me intereson ajo qe nuk shoh dhe ajo eshte nena ime. Do marr hakun e saj , do laj gjakun e nenes sime.

E nderkohe qe kujtoja gjithe keto isha afruar prane saj . Kisha marre celesin dhe statusin si psikiatri i saj . Kalova disa roje pa asnje veshtiresi dhe hapa deren e dhomes se saj.

Menjehere u hasa me nje pamje te shemtuar. Ajo qendronte e hipur ne nje stol duke bere me shenja drejt murit te gjelbert te dhomes. Ndonjehere buzeqeshte , e ndonjehere qante e ndonjehere fliste. Gjendja e saj ndryshonte nga casti ne cast. Ndonjehere dukej teper e pafajshme dhe per pak caste dukej sikur ishte djalli vete.

Nuk durova me , por mbylla deren me celes , nxorra armen dhe shkova prane saj . E kapa fort nga krahu dhe e ktheva me fytyre nga une.

Elena's POV

Po flisja me dike dhe isha duke u argetuar shume , kur ndjeva nje dore qe me terhoqi nga pas. Ktheva koken dhe u hasa me nje fytyre te njohur per mua , por me pas nuk e njoha me. Po me mbante armen ne koke dhe po ndihesha vertet person me rendesi. Po me dukej vetja si ne ata filmat e famshem. I buzeqesha lehtas dhe fola dicka qe as vete nuk e kuptova

"Edhe ketu me gjetet? Nuk te mjaftoi tortura qe me bete ne burg ? " - po ndihesha vertet keq . Po ndieja ca boshlleqe brenda ne thellesi te shpirtit tim. Ca ndenja te pakuptimta u shfaqen ashtu sikur te ishin boshe dhe ato. Nuk me ktheu pergjigje dhe fola serish

"E merituat vrasjen e nenes suaj . Ishit ju qe me mbyllet ne ate qeli . " - tashme nuk ndihesha bosh . Tani ndihesha teper e forte.

"Bushter ! Si guxon ! Ishe ti ajo qe me the ta beja. Ishe urdheri jot ! "

"Paske shkalluar komisar. E si mund te doja torturen e vetes sime ? "

"Ti je e cmendur . Cfaredo te kete ndodhur nuk me intereson. Ti vrave nenen time."

Me filloi nje dhimbje e menjehershme koke sapo u hasa serish me syte e tij . Qindra vizione te paqarte me pushtuan koken dhe me pas. Me pas u bera mire.

"Mos me thuaj e cmendur . Aman ! I cmendur eshte ai komisari . Marko e quajne. Me solli , me futi ketu sikur jam e cmendur. Kush eshte ai ? Nejse as qe me intereson ta njoh , madje as emrin nuk ia mbaj mend, por nejse nese nuk do ekzistonte Marko , une do isha e lire. Liria eshte gjithcka per mua. Dashuroj lirine dhe urrej tradhetine. Erresira eshte pjese e jetes sime. Dua te jetoj ne nje bote te erret dhe jo te mbushur plot ngjyra ashtu si jam ketu. "

"AAA ! Ti paske shkalluar. Qepe ate dreq goje te mallkuar . Dicka dua te dish . Te erdhi ora bushter ! "

"Me ke blere ore ? Ah , te keqen . Vetem ti u kujtove qe kisha ditelindjen , aman asnje tje"- me nderpreu . Po , po ai me nderpreu. Sec me hipi nje deshire mortore per ta vrare , por e permbajta veten ,se po te doja une... E kisha vrare direkt !

"Qepe gojen se na lodhe koken. Te erdhi fundi Madrina ! "

"Jam Elena , ose Madrina . Nje zot e di " - shpertheva ne te qeshura. Isha ne humor. Ne fund te fundit isha e qete , vetem se teper e nevrikosur.

U ngrit ne kembe. Nuk me ktheu me pergjigje. Po e shikoja dhe situata ishte teper serioze , vetem se doja te qeshja. Me pa drejt e ne sy , e me pas u turr drejt meje duke me kapur per fyti.

Ndjeva pak veshtiresi ne frymemarrja , por ska gje . Ndieja nje zinxhir qe po me therte qafen , po me merrte frymen. Mezi merrja fryme , kur me ne fund me leshoi.

Ndjeva dhimbje , por serish qesha. Ishe argetuese. Me te vertet ! Ne fillim me erdhi nje deshire per te bertitur , por me pas qesha serish. E qeshura te zgjat jeten !

Erdhi serish drejt meje dhe kesaj here mbante ne duar nje arme. Sikur s'e dija une qe ajo arme ishte me plumba plastike ! Hah ! Paska deshire te luaje dhe une po e vazhdoj lojen. Po rrija si e ngrire, e nderkohe ai m'u afrua.

"Vdis Bushter ! Vdis dhe lere boten te jetoje ! " - sikur nuk i lija une te jetonin. Po le te jetonin, kush i ndalonte ? Heh ! Ky s'mbushka fare. !

Mu afrua edhe me prane,e me vuri armen ne zemer.

"Jo komisar, tani vrasjet behen ne koke , sepse njerezit nuk mendojne me zemer , por me tru "

" Edhe ti ke vepruar me tru dhe jo me zemer dhe pse e kishe nje te tille . Me lejo ta vertetoj qe e ke nje zemer " - nuk ia ktheva pergjigjen thjesht mbylla syte.

Mbylla syte dhe lejova nje dhimbje therese te me kalonte mes-per-mes trupit tim. Kesaj here bashke me ate zhurme te cmendur , ndjeva dhe nje dhimbje te tille. Nje dhimbje qe buroi nga vete shpirti im , nje dhimbje qe provoi qe kisha zemer.

Me veshtiresi u ula ne toke. Nuk ndihesha si me pare. U shtriva ne dysheme e kapa plagen e shkaktuar me dore. Pashe doren te gjakosej e gjitha , pashe thelle ne erresiren qe me kishte pllakosur trurin dhe pashe nje fije drite . Nje fije drite qe me therriste ta ndiqja.

Nje sere kujtimesh m'u shfaq para syve. Kujtime nga me te hidhurat dhe te emblat ne te njejten kohe. Vrasje , therje , makabra kundrejt gjithe atyre njerzve. Nuk i njiha, por fytyren time e shihja. Tashme ndieja nje vend bosh ne zemer per keto , ndoshta sepse zemra ime ishte copetuar.
Me pas me shfaqeshin disa kujtime te bukura , edhe pse ishin te pakta. Nje fytyre e embel , nje pale sy , nje pale buze qe i perkisnin vec nje personi , Markos ! Nje ze i embel qe me thoshte te mos largohesha , por qindra zera te tjere qe me kerkonin ne boten e tyre.

Pashe nje drite , kesaj here ishte mese verbuese. Me lindi deshira e zjarrte per ta ndjekur dhe thashe dy emra qe as vet nuk i kuptoja te kujt ishin , thashe disa fjale qe nuk ua dija kuptimin .

"Madrina u largua ne ferr , ndersa Elena ne zemren e Markos. "

"Madrina e ferrit dhe Elena e Markos , keshtu ka per te mbetur " - keto fjale i thashe ne boten qe po lija pas . Hapa syte per te fundit here dhe pashe qe ai personi ishte larguar tashme. Mbylla syte , i buzeqesha botes qe po lija dhe ndoqa driten e bardhe.

Ate drite qe u be shpetimi im . Ate drite qe me nxorri nga erresira.


Well :'( Petro eshte komisari qe torturoi Elenen kur u mbyll ne qeli , per shkak se akuzohej si vrasesja e Erises, motres se Markos. Epo edhe ai e paska patur nje arsye se perse e torturonte Elenen. Nuk ishte Madrina arsyeja , por Hulia.
Hulia , donte te shpetonte nga Madrina dhe i tha Petros , te torturonte Elenen . Ajo i tha sikur kete urdher ia kishte dhene Madrina , ose ne te kundert do ia vriste nenen . Ajo e genjeu , sepse kete urdher nuk e dha Madrina , por vete ajo. Kur Madrina doli nga burgu , Hulia i tha se ishte Petro ai qe e burgosi . Madrina u genjye nga kjo gje dhe vrau nenen e tij .
Petro kthehet ne Londer dhe merr vesh gjithcka per Madrinen . E kuptoi qe Madrina dhe Elena ishin nje person dhe kthehet ne psikiatri per te marre hak. Aty ia del dhe vret Elenen.

Eshte kaq e cuditshme , tu besh balle gjithe atyre rreziqeve si nje femer "Mafie " , t'i besh balle personalitetit te dyfishte dhe ta presesh vdekjen andej nga nuk e pret . :'( Te kesh nje vdekje si ajo e Pirros se Epirit...
Neser eshte pjesa e fundit ...

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro