55.Elios
Marko's POV
Ishte pothuajse mesnate e ndodhesha i lodhur ne shtepi. E nderkohe shihja ato pamje te tmerrshme , makabre , teksa Elena .... Kisha shkuar tek adresa ku me tha Hulia dhe kisha gjetur disa CD , ne te cilen ndodheshin pamjet e asaj nate te frikshme , fletet e ditarit dhe disa foto... Kisha hapur nje video dhe gjithcka ishte ashtu si me tha Elena dua te them Madrina. Aleksi kishte qene ne dhomen e gjumit se bashku me Rebeken. Elena ishte zgjuar , por tashme si Madrina dhe kishte shkuar lart, ne dhomen e tyre duke i pare ata duke u puthur. E nervozuar nga kjo gje e kishte kapur per flokesh Rebeken dhe e kishte shkundur para syve te Aleksit . Aleksi i nervozuar kishte kapur Madrinen per flokesh dhe kjo eshte arsyeja pse ajo nxjerr armen dhe e le te vdekur ne vend. Kjo eshte arsyeja edhe pse aty gjetem floket e Rebekes dhe Madrines. Pasi Aleksi vdiq , Madrina i thote se ishte tradhetar dhe e meritonte kete gje. Rebeka fillon te qaje , por Madrina e kap per bluze dhe e terheq neper gjithe shtepine derisa shkon ne dera , prane daljes. Aty Rebeka revoltohet dhe fillon ta kundershtoje , ku ndodh dhe nje perleshje per flokesh . Madrina e godet me dorezen e armes ne koke duke e lene pa ndjenja . Dora i iken keq dhe nga kjo shkaktohet nje e gervishtur ne dere. Sqarimi i te gjitha provave. Me aq sa e njoha Madrinen , kuptova se arsyeja se pse ajo nuk e vrau Rebeken ishte se donte qe te vuante. Nuk donte te vdiste menjehere pasi sipas saj nuk eshte aspak e dhimbshme. Me vinte te qaja dhe syte me ishin mbushur plot lot te nxehte nga ato pamje . Te shikoje trupin , imazhin e Elenes teksa i bente ato veprime ishte mese e dhimbshme per mua , me dukej sikur .... Sikur gjithcka ishte kryer nga Elena dhe jo nga Madrina. Ishte teper e veshtire per mua ,por kjo ishte e verteta e trishte.
Lexova fletet e grisura te ditarit dhe gjithcka me kishte thene Hulia ishte mese e vertete. E me pas ato foto.... Ato foto ishin nje pjese tjeter e dhimbshme te shihje Elenen me ate karakter, me ate identitet kriminel.
Hodha zarfin ne te cilin ndodheshin te gjitha keto dhe u hodha rendshem ne karrige. Para syve fjalet e psikiatres me vinin si nje film me metrazh te ngadalte , para mendjes sime. Me kujtohet momenti kur cova Elenen ne psikiatri para disa oresh . Me kujtohej fytyra e saj e brishte qe pergjerohej mos e lija aty , qe kembengulte qe ishte mire.
"Marko , me shpeto. Une jam mire " - foli brishte duke me kapur duart. Qante pa pushim e lotet i rridhnin rreke. Ato lote qe me pikonin thelle ne zemer.
"Nuk mundem Elena. Ti nuk je mire. Nuk mund te rrish jashte si Madrina. Do te ishte teper e rrezkishme per te gjithe. Nuk mundem . Me fal " - lotet e mi shoqeroheshin me te sajit. Ndihesha tmerresisht keq . Ndieja nje vend bosh ne siperfaqe te shpirtit tim , sikur nje pjese te zemres sime do e burgosja aty , do e denoja perjetesisht me burg.
"Ketu jane te gjithe te cmendur. Si do mundem une te rri me ta ? " - kishte te drejte. Kudo shikoje njerez te lajthitur qe benin veprime idiote. Njerez me drrasa mangat dhe ta shikoje Elenen , ashtu siperfaqesisht dukej mese normale , por brenda atyre syve te kthjellet ndodhej nje Madrine. Ndodhej nje femer tjeter nen ate trup qe e komandonte . Ishte e pabesueshme.
"Jemi te detyruar Elena. Te lutem me fal ashtu si bera une me ty "
"Une nuk jam Madrina. Ti genjen ! " - bertiti duke shperthyer ne disa lot te tjere edhe me te thelle , edhe me kerkues edhe me te pashprese.
Ne momentin qe i hapa videon ta shikonte,pati disa dhimbje te tmerrshme koke. Filloi te bertase e psikiatrja me tha se i kujtoheshin copeza momentesh. E lashe aty dhe dola jashte duke qare e fjalet e fundit qe degjova prej saj ishin :
"Kjo ishte dhurata me e bukur per 22-vjetorin tim .Nuk duroj dot te jem e mbyllur . Me shpeto!"
Ishte ditelindja e saj dhe njekohesisht nje dite e zymte , mbushur plot pikellim per te dy ne. Nuk me bente zemra ta uroja . Perse ta uroja ? Per te jetuar vitet me te bukura te jetes mbyllur ne nje psikiatri te cmendurish ? E dija se kjo ishte biseda ime e fundit me te , pasi pas kesaj gjithcka do te ndryshonte. Truri i saj do te ishte ne gjume.
E Ne fund te fundit ajo kishte vrare prinderit per te qene e lire. E lashe aty dhe u largova. Lashe gjysmen e zemres sime , dashurine e jetes sime ne ate vend te mallkuar . E lashe se bashku me ata njerez te cmendur .Kudo shihje ato mure jeshile , te semure , te shkarravitur e te gervishtur nga njerezit perreth. Nga ata njerez me mjeker , invalide , te shemtuar qe benin lloj -lloj veprimesh . Flisnin me vete , vraponin si te cmendur ne oborr, lidhnin veten me zinxhir , qeshnin apo dhe qanin pa arsye. Ishte vertete per te ardhur keq.
"Nuk ka sherim per kete semundje komisar.Eshte forme e psikozes dhe ajo nuk kurohet asnjehere qe do te thote qe gjithmone mund te kete nje shkak , dicka qe e ngacmon dhe e shfaq kete semundje ose e thene ndryshe , personalitetin negativ. Menyra e vetme per te mbijetuar eshte me ane te mjekimeve antipsikotike . Truri duhet te rrije gjithmone "ne gjume" nga barnat apo mjekimet e ndryshme , pra gjithmone personi duhet te jete nen efektin e ilaceve. Nuk ka asnje forme tjeter dhe kerkohet shume perkushtim nga pacienti ne te dyja personalitetet, gje qe eshte e pamundur per nje person agresiv , te dhunshem dhe vrases si Madrina. Ajo nuk mban mend asnje gje se cfare ben ne nje personalitet dhe cdo sjellje , cdo gje i duket mese normale. Me te vertet qe eshte nje semundje teper negative dhe e veshtire edhe per ne " - ishin fjalet e psikiatres se Elenes.
E nderkoha qe po ecja i menduar ne ato korridore te medhenj , me mure jeshile qe te ngjallnin nje ndenje vdekjeje , nje ndjenje humbjeje ishte ai ambient qe te merrte frymen bashke me cdo shprese , cdo fije deshire per te jetuar, u perplasa me dike. Ishte nje djalosh , i veshur me te bardha , me i vogel se une ne moshe , i cili mbante ne duar nje dosje dhe disa mjekime.
"Me falni " - i thashe teksa e ndihmova te mblidhte ato vaksina te frikshme qe mbante ne dore.
"Ska problem" - tha e me pa drejt e ne sy . Ato sy mu duken te njohur. Ajo fytyre , po ashtu , por thjesht nuk munda te konceptoja asgje.
U largua me te shpejte , paksa nervoz dhe une po e ndiqja me sy nga pas. Ishte teper nervoz , kjo kuptohej qare , dhe serish i rane ato mjekime qe mbante ne dore. U perkul t'i merrte dhe bluza qe i rrinte paksa e shkurter iu ngrit , duke i nxjerre paksa pjesen e fundshpines. Arrita te dalloja dorezen e nje arme futur ne rripin e pantallonave. U ndjeva teper nervoz dhe dyshues ne te njejten kohe.
C'donte nje psikiater me arme ne vendin e punes se tij ? Vetem nese... Dreq !
Dyshimet i vertetova kur ai shkoi ne drejtim te dhomes se Elenes. Zemra filloi te rrahe me shpejt, e ndjeva qe pata nje veshtiresi ne frymemarrje.
Menjehere nisa te vrapoja drejt tij dhe pashe qe shkoi ne dhomen e Elenes. Futi celesin ne brave dhe filloi ta hape ate.
I shkova me vrap nga mbrapa, por ai hapi deren. Menjehere e gjeta veten perballe Elenes. Ajo na pa te dyve dhe mbeti e habitur.
Per nje moment ngriu , me pas filloi te kape koken me duar e te bertase me sa kishte fuqi .
"Dreqi e marrte ! " - nuk kisha kohe te qetesoja Elenen , por pashe ate tipin qe nxorri armen . Sapo u be gati te ma shkrepte mua , e godita me arma fluturoi tutje. E shtriva pertoke dhe e prangosa direkt.
Nderkohe pashe Elenen. Nuk ishte ne vete dhe kishte dhimbje te tmerrshme koke.
"Elios ! Vellacko , erdhe te me shpetosh ? " - ishte Madrina. Tashme ishte Madrina ajo qe po kryesonte ne ate trup. Menjehere erdhen psikiatret dhe e kapen nga krahet. Shume i rrezoi pertoke dhe i ndihmova qe t'i benin nje qetesues.
Personalitetet e saj shkembeheshin nga sekonda ne sekonde. Here-here kapte koken nga dhimbja e bertiste per te nxjerre dufin e dhimbjen , ndersa here-here bertiste e kercenonte si te ishte Madrina.
Disa sekonda pasi i bene qetesuesin , pashe teksa mbylli syte e se bashku me syte e saj , ajo dere e hekurt.
U lendova thelle. Ajo ishte ne gjendje shume te keqe. Psikiatria kishte te drejte qe ajo nuk mund te jetonte pa e mpire trurin me ilace, nuk mund te jetonte " e padroguar".
E nxorra Elios-in ne rruge dhe si fillim fillova ta grushtoja. Ishte ai shkaktar i vrasjes se prinderve te mi . Ishte vellai binjak i Elenes dhe praktikisht shkaktar i semundjes se saj . Nese ai nuk do kishte ikur , Elena nuk do ishte trishtuar , nuk do kishte kaluar ne ate gjendje .
Nga biseda kuptova se nuk e dinte per semundjen e saj , por as qe me interesonte. Pasi e cova ne komisariat e mbylla ne dhomen e pyetjeve.
"Pra ti je Marko i famshem apo jo ? Eh kam degjuar shume per ju komisar. Lirojeni motren time "
"Qepe felliqesire " - i futa nje grusht tjeter
"Une jam vrasesi i prinderve te tu . Jane ata qe rrembyen nenen tone. Eshte babai yt shkaktari per gjithe kete. Ai rrembeu nenen tone . Nese nuk do e kishte bere kete , une nuk do isha zhdukur. "
"Do te te vras " -I bertita e iu sula dhe njehere , por kesaj here me pengoi dhe ma ktheu goditjen.
" Mendoj se juve ju shkon me shume vdekja komisar" - erdhi me nje bresheri grushtash drejt meje dhe filluam nje beteje te kenaqshme ne dhomen e pyetjeve derisa erdhen e na ndane.
Shefi me nxorri me zor nga dhoma e fjalet e fundit qe degjova nga ai ishin:
"Clifton-et nuk dorezohen kaq shpejt komisar ! Elena do te thote rreze drite ndersa Elios vete dielli. Rrezet qe burojne nga Dielli .... Te dyja keto forca behen te pashmangshme kur bashkohen Do e pesoni , sapo te dal prej ketu !"
Kjo pjese i dedikohet soloaf , e cila me ka dhene mjaft informacione te nevojshme qe ne fillim , qe para se te nisja kete histori per Personalitetin e dyfishte. Si dhe AngieRun, doktoreshes sone ketu ne Watt ^_^ e cila me ndihmoi gjithashtu me informacione. Ju falenderoj vertet . Love you dhe jam me fat qe iu njoh :D
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro