52. The Killer
Marko's POV
Kureshtja po me brente nga brenda . Ajo gjendej e shtrire ne sediljen e prapme te makines sime. Ende nuk me besohej qe Madrina gjendej prane meje. Ende me dukej sikur te nesermen do te ngrihesha dhe do te shkoja per te kerkuar ate , pasi ajo gjetja e saj ishte kthyer ne nje nevoje jetike per mua.
Doja t'i hiqja ate copez thesi qe i mbulonte fytyren dhe te shihja femren e cila na ka shkaktuar gjithe keto vuajtje. Vrasja e fundi qe ajo beri ishte ajo e Hulias.
E vrau Hulian pikerisht kur ajo vendosi te arratisej nga ne dhe nga Madrina. Nuk me vjen keq , oh jo aspak ! Do te doja ta kisha falenderuar dhe t'i thoja se nuk jam aq idiot , por ashtu e kishte te shkruar. U prefte ne paqe .
Reanes i kam borxh jeten . Ne momentet kur Madrina humbi ndjenjat , nje tip filloi te godase me bresheri kundrejt meje dhe ishte Reana ajo qe me doli para. Nuk e kuptova perse e beri , por fjalet e fundit qe me tha para se te humbte ndjenjat ishin
"Ti e meriton te shohesh fytyren e saj Marko. Nuk ke kohe te dergjesh spitaleve."
Fale zotit ajo jeton se ndryshe nuk do ja kisha falur kurre vetes. Eshte nje vajze vertet e mire dhe ka filluar te shqetesohem vertet per te .
Pas largimit ,ndodhi ashtu sic e prisja. Policia erdhi dhe arrestoi te gjithe qente e Madrines , mori trupin e pajete te Hulias dhe coi Reanen ne spital.
Qe kur hipa ne makine kam tentuar disa here te flas me Elenen , por me kot. Ajo nuk pergjigjet dhe me te drejte . Mendon se e kam tradhetuar , nuk e di te verteten. E kuptoj me se miri , por isha i detyruar te beja rolin e idiotit per tia arritur kesaj dite.
Ende nuk me besohej . Hera-heres ktheja koken mbrapa per te pare nese ajo ishte aty. Me dukej sikur ishte thjesht nje enderr dhe kur te zgjohesha , do te isha serish ne sfide me te . Me dukej sikur do te luanim serish symbyllazi .
Vendosa te mos e shikoja fytyren e saj , pasi do ia hiqja ate dreq thesi kur te gjendesha prane Elenes. Do i tregoja arsyen e trishtimit , arsyen e loteve te saj . Ta kishte perballe dhe t'i bente c'te donte.
Doja te shkoja ne shtepi e te behej keshtu , por nuk me lejoi shefi i departamentit duke me thene se kisha punuar shume sipas kokes sime . Tashme cdo gje do te behej sipas procedurave ligjore.
Serish ia kisha friken . Druhesha se nese e lija vete , ata do e merrnin dhe do shpetonin . Nuk do duroja sikur kjo histori te fillonte qe nga fillimi , keshtu qe vendosa ta ndjek vete kete ceshtje . Ne fillim nuk do me lejonin , por pasi i kercenova si komisare te shitur , te gjithe ulen koken dhe ma kane lene mua ne dore.
E nderkohe shtypja gazin per te arritur sa me shpejt ne komisariat. E nderkohe mesazhet kundrejt Elenes nuk kishin te sosur. Fillova te shqetesohesha per te , por nuk kisha cfare beja . Ndoshta do i shkoja ne mengjes me kete surprize. Ndoshta flinte pasi ora ishte dy i mengjesit.
Sa me shume qe afrohesha ne destinacion , zemra me gufonte cdo here e me shume , ndieja nje vale emocionesh te me sundonin ne gjithe qenien time , ndieja ankth.
Me ne fund arrita. Erdhen ata te komisariatit duke e marre ate ne nje barrele.
Pashe imtesisht me nje vezhgim zhbirues trupin e saj i cili pasqyrohej fare qarte nen ato pantallona te zeza prej lekure , qe i tregonin linjat e mireformuara si dhe kembet e gjata , nen ate bluze te ngushte e te zeze, qe i tregonte gjoksin e beshem e belin e holle. Nga takat e larta pis te zeza , arrita te dalloja disa kembe delikate , te brishta dhe me pas duart..... Ato duar qe dukeshin aq te pafajshme kishin bere me mijera vrasje , kishin marre me qindra jete.
Ajo pamje ishte nje pasqyre e thyer e shpirtit , e zemres se saj .
Ajo pamje me dukej kaq e njohur , me dukej e pare , e shijuar per mua. Me dukej sikur kisha nje jete te tere qe e njihja dhe kjo ndjesi me pushtoi krejt papritur.
Shkova pas tyre derisa arritem ne infermierine e komisariatit. Do prisnim aty derisa te zgjohej e me pas do e merrnim ne pyetje ne dhomen perkatese. Shume komisare tentuan te hiqnin thesin , por une i ndalova. Do e shihja vetem atehere kur te ishte zgjuar. Ato sy do i shihja vetem te hapur.
***
Kishte kaluar rreth 1 ore dhe qendroja i paduruar prane saj duke e studiuar me vezhgimin tim . Me dukej sikur ai fizik ishte teper i njohur per mua dhe sapo arrija te konceptoja dicka ne mendjen time , ato rroba , ajo erresire e skajshme me zhdukte cdo dyshim , cdo fije mendimi qe mund te me shfaqej.
Filloi te levize. Pashe te leshonte nje psheretime bezdie kur kuptoi se nuk mund te levizte.
"Cfare mutin ! "- ai ze ishte kaq i njohur per mua . Me conte ne disa ujera te tjera. Ai ze me kujtonte ate... Elenen ! Cdo sekonde e me shume me shtoheshin dyshimet se ajo ishte e afermja e Elenes.
Qendroi rreth 5 minuta sa mblodhi veten dhe me pas filloi te perpelitej e prangosur ,ne shtrat. Mesa duket kujtoi se cfare kishte ndodhur , i doli ilaci nga ajo vaksina qe i beme ne qafe. Nuk mund te levizte mire dhe dallohej fare qarte forca fizike qe ushtronte kjo femer.
Aty u mblodhen disa komisare se bashku me shefin . Te nervozuar filluan te flisnin
"Hiqe ate dreq thesi !" - ata nuk e dinin se mua po me mbyste ajo dreq kureshtje.
E largova pakez dhe pashe buzet e saj . Ca buze te plota e mishtore , flake te kuqe . Ca buze qe une i njihja mjaft mire , por mendova se mendja po luante lojera te pista me mua.
Mbylla syte dhe hoqa plotesisht thesin . Nuk kisha guxim te hapja syte . Nuk mund ta besoja se gjithcka do te merrte fund vetem me nje hapje te syve. Nuk mund ta besoja se ia kisha arritur kesaj dite. U bera dhe me nervoz. Nuk degjoja asgje cka thoshin ata qe ndodheshin rreth meje , thjesht degjoja psheretima habie .
Fillova te hapja syte pak a shume si duke genjyer veten. Arrita t'i hapja plotesisht.
Nje pamje rrengjethesi u shfaq para meje. Nuk mund t'u besoja syve keshtu qe i picerrova disa here per te qartesuar vezhgimin tim . Ndjeva sikur bota ndaloi se ekzistuari , ndjeva sikur me pushoi zemra. Nje mori ndjenjash te pakuptimta me veshen te gjithin. Ajo fytyre aq e dashur per mua..... Ato sy blu qe me sillnin ne jete sa here ndihesha i derrmuar , ajo buzeqeshje e cilter qe me sillte shprese sa here ndihesha i humbur , ato gropeza te brishta ne fytyre qe me kujtonin te buzeqeshja sa here qe ndihesha i pikelluar, ajo fytyre e adhurimshme per mua qe me ndihmonte te merrja fryme sa here dorezohesha tashme..... Tashme me shkaterruan te gjithin.
Me ngriten ne qiellin e shtate , me falen gjithe lumturine e botes e me pas.... Me pas me perplasen pa meshire ne toke duke bere qe te thyhesha i gjithi ne mijera copeza.
Me pas mendova se mendja , vezhgimi im ishin duke luajtur piset e mua. Nuk mundej ! Thjesht nuk mundej qe femra para meje te ishte ajo... Elena , femra qe aq shume e dashuroj. Thjesht ishte e pamundur.
"Elena ?! " - arrita te belbezoja keto fjale kunddrejt saj. Me dha nje buzeqeshje ironike dhe vazhdoi te flase.
" Po ti nga e di ate dreq emri te mallkuar ? Mos komisar ! Per hir te zotit mos e perdor ate emer. Nese do te isha ne kembe tashme do te dergjeshe prane motres sate. Nese do te isha ne kembe tani do kisha formuar nje ujevare me gjakun tend , nje gjerdan te shijshem me zorret e tua dhe ne fund , mushkerite do i varja si vath ne vesh . Nuk jam me Elena. Oh jo ! Elena ka vdekur para 4 viteve . Elena ka vdekur qe prej asaj dite qe prinderit e saj donin ta mbyllnin ne psikiatri . Qe prej asaj dite une nuk jam Elena , por Madrina. Fiksoje kete emer , sepse do te te ndjeke gjithe jeten nga pas. ! "
So hello ! Yep Madrina eshte Elena dhe ka shume per te sqaruar, por ama dicka eshte e qarte. iljena , ashtu si i kam thene duhet te punoje me FBI-ne pasi e ka gjetur qe ne kapitullin e gjashte , per te vazhduar me pas me AmmyReal98 , #FanN1 te Madrines dhe ka thene se eshte Elena ne kapitullin e 9 se bashku me laura_hamzallari .
LauritHyseni vazhdonte te kembgulte se Madrina ishte Elena qe nga kapitulli 29 dhe AngieRun ne kapitullin 31 si dhe k_psycho qe e ka ditur kush ishte Madrina para se te fillonte libri por serish vazhdonte te ndiqte me interes pjeset ^_^
Thank you guys !
Mund te kete dhe shume te tjere qe e kane gjetur dhe me falni qe nuk iu kam permendur , por duhet te shikoja cdo kapitull me rradhe. Hamendesimet kane qene te shumta , por aj em cik baddass . Me falni qe ua kam mohuar goca , por nese do thoja se kishit te drejte , atehere asgje skishte kuptim. So enjoy !
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro