Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

6

Z. Tommas e hasa dy javë më pas, i cili hyri në bibliotekë këtë herë për tu grindur keqazi me Gordin, i cili kishte filluar të kërrusej më shumë. Mbi ballë rrudhat i ishin mbushur me pluhur e nga hunda i rridhte më shpesh gjak i kuq në ujë. Zënka rrotullohej rreth dokumentave të zbehta, të cilat mesa dukej babait të Tommas do i shërbenin më tepër pas vdekjes së xhaxha Gordit.

Kur brofi në derë, zemra më kapërceu nja dy rrahje dhe sytë filluan të humbnin shikimin. Mu skuqën mollëzat, teksa mendja më sillte herët e shumta që e kisha përgatitur këtë skenar me veten.  Kisha menduar që kur të vinte sërish, do mbante në duar ndonjë lule të kuqërremtë e do më buzëqeshte duke më parë në sy. Do vinte për mua më thoshte një zë i shëmtuar brenda vetes. Kur u zhgenjeva ky zë ra në qetësi e në heshtje më kërkonte të largohesha nga aty.

Tërhoqa rëndshëm trastën me librat e poezive, dhe u largova  pa lënë asnjë letër, në mes të punës. Isha e sigurtë që xhaxha Gordi nuk do zemërohej me mua, por nuk e gjeta aspak etik veprimin tim teksa ngjitesha me këmbë në kodrën mbi grykën e qytezës.

Pasi mbërrita atje, kërkova për një pemë ku mund të mbështetesha, e hapa njërin nga librat. Era ishte pak më e fortë atë ditë. Përkëdhelte rëndshëm lëkurën time e përvidhej me gjethet nëpër degë. Qielli mbante veshur një mantel të vjetër gri resh. Një lëmsh ngecur në grykë nuk më lejonte ti kapërdija poezitë e shkrimtarit gjerman. E flaka librin mbi bar për të bërë ecejake në rrëpirën e kodrës. Isha e zemëruar por edhe e mërzitur, njëlloj si atëherë kur kujdestarja më lexoi letrën e njerkës, ku njoftonte se im atë ka ndërruar jetë prej një sëmundjeje të panjohur. Herën e fundit që e kisha takuar ai kishte rrathë të zinj nën sy, por nuk ishte i zbehtë. Unë e dija që tim atë e kish vrarë Elodie por këtë gjë nuk ia thoja dot askujt, sepse askujt nuk i interesonte për gjykatësin e sertë përveç meje dhe mamasë. E ne që të dyja, ishim të varrosura.

Lëshova një të ulëritur që ushëtoi deri larg, e mu kthye në fytyrë, për tu reflekuar dy herë të tjera një ndjenjë e panjohur në mua.
Kur retë filluan të lëshonin pikëza shiu të holla që më ngjiteshin në fustan vrapova të mbledh librat e të largohesha. Trasta e rrjetës kishte mbetur në një degë të egër e të shtrembër e mu gris për të lëshuar ç'kisha në të, përdhe.
Pikëzat filluan të rëndoheshin e të lagnin faqet e librave. Cigaret e mbetura nën gazetë e bashkë me to fotografia e mamasë thithnin lotët e reve si të ishin copëza pambuku.

Një lot i nxehtë më rrëshkiti prej faqes e mu ngatërrua me shiun mbi fytyrën e bardhë të mamasë. Teksa po mundohesha ta fshija me gishtin tregues, u këput një copë e fotografisë. Lotët më rrodhën rrëke. Një rrufe shpoi tejpërtej qiellin e pastaj fjeti në qytezën gri.

"Nuk i shkojnë lotët një zonjushe kaq të bukur, sidomos nën shi."

Ishin sytë e tij të mëdhenj të zinj që më shpuan një copë zemre. Ai nxitoi ti fshihte nën përqafim librat për të cilët xhaxha Gordi do të lëshonte nja dy të ulëritura në mes të kollës.  Kushti i tij i vetëm ishte që librat e raftit të vajosur të ktheheshin të panjollosur e me të gjithë fletat.

"Përse po qaje Uendi?"

I fsheha sytë në pikëzat e shiut, që shtriheshin gjërë e gjatë mbi bar dhe vështroja lëvizjet e tyre të brishta.
Kur dora e tij u vendos në belin tim, trupi mu dridh në mornica poshtë fustanit të lagur e fryma mu shkatërrua.

"Ç'kërkoni këtu Z. Tommas? Mos po më përndjekni gjë?

"Ndoshta po."

Edhe shikimi i tij ishte përdhe. Kërkonte ndoshta arsye të ringrinte krenarinë që e nëpërkëmbi për mua. Ose ndoshta iluzionet po na mbështillnin të dyve, për të na përplasur më vonë në një realitet therës.

Unë heshta teksa po zbrisnim të tatëpjetën  e pemëve shterpë me trung të hollë. Dëgjonim veç gjymat e shiut mbi xhaketë dhe të qeshurat e disa fëmijëve që luanin nën shi. Dora e tij nuk u shkëput asnjëherë prej belit tim. Vrisja mendjen në arrinte të ndjente grahmat e mia nën zhurmën e shiut.

Kur arritëm në shkallët e shtëpisë e falenderova me zë të ulët, rrëmbeva librat nën krahun e tij dhe kërkova të ngjis shkallët e shkurtra. Më tërhoqi një tjwtër herë pranë vetes dhe rrëshkiti duart e ngrohta në dorën time për të më lënë një copë letër, të  cilën e vendosa në komonë pranë kolltukut bezhë, me frikë për të shquar ç'thuhej mes rreshtave të tyre.

Për dy orë e vështrova duke qëndruar në qoshen e derës. Letra e kaftë e murit nxinte dhomën me errësirë ndërsa fustani im i lagur ishte ngjitur në derën e drunjtë. Mpirjes sime i dha fund trokitja e derës pas meje. Me ca sy të zgurdulluar në habi shqova figurën e Heldos i cili kërkonte 10 ceiniog për qeranë e ndërtesës. I thashë që është një javë më herët e ai me kokën ulur më tregoi që i duheshin për një dhuratë dhe paratë e mbetura në arkën e drunjtë të kursimeve nuk i mjaftonin, madje  me një zë të humbur nëpërdhëmbi që i vinte keq.
Unë i zgjata monedhat me një buzëqeshje të ngrirë, duke menduar për bizhuteritë që Bela kishte përpirë nga djaloshi thatuq.

Vetëm pasi u denda me ëmbëlsirë mora guximin të hapja letrën e zhubrosur me cepat e lagur për ta kënduar me zë dridhës.
Dhoma më përqafoi në errësirë e drita e zbehtë e llampës më çukiste xixa në sy. Mora frymë thellë dhe fillova të kumtoja fjalët e shkruara.

Ç'ishin ata sy plot mjaltë që më shpuan ëndërrat e më lanë pa gjumë për plotë dy javë?
Po ato buzë të ngjyer në lëng qershi e dashur? Më flisnin plot qetësi e ma bënë gjumin më të ëmbël. Më erdhe në ëndërra me fustan të lehtë veshur e kyçe të zbehtë, prekës të lëkurës sime të ashpër e kur tu ngjitën ato buzë në të miat mu shkëpute.

Nuk erdha për dy javë për të të përgjuar i heshtur jashtë xhamave ndriçues,  sepse mbi kraharor më rëndonin gurë kur të shihja. Por, pa të parë, qënien time e shtypte një barrë më e rëndë.

Do vij të të shoh, sërish. Të të dëgjoj të këndosh Love in Spring së bashku me zemrën time. Të të shoh si vallëzon e të bie në dashuri me hapat e tu.

Vallë, a do më presësh?







______________________________________________________

An: Shumë po shumë faleminderit ju që po e lexoni... nëse po e lexoni të heshtur bëni ndonjë koment nga 1-10 sa e kam qa historin (shh mleni të ëndërroj)

Ju puq (po me ju te katërt qe lexoni historin e kam) lol

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro