Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

5

Fryma e tij u përplas edhe një tjetër herë në  flokëzat e mia kur xhaxha Gordi e përcolli përjashtë. Ai ecte me hapa të hakërryer duke dashur të nxjerrë djaloshin jashtë ndërsa Z. Tommas më përshpëriti në vesh që do vinte të më takonte sërish.

Aso kohe nuk e dija në fjalët që i tha i kishte me tërë mend. Mendoja se do të vinte një ditë për shkak të letrave të zbehura e do përfitonte të nxirrte ndonjë fjalë tjetër të hijshme kur Gordi të mos e shihte. Por, në të vërtetë ai erdhi një javë më pas në kohën kur unë isha duke fërkuar xhamat me gazetat e 'Western Mail' të cilat pronari i bibliotekës lexonte veç faqet e para.

"Mesa shoh Gordi më në fund të paska nënshtruar."

E shihja pasqyrimin e tij mbi xhamin e pastruar. Sytë të ngulur në kyçet e këmbëve të mia të zbathura, që udhëtonin lehtë mbi cohën e fustanit. Për të parën herë ndjeja faqet të më skuqeshin e refuzoja të kthehesha për tu përballur me të.

Drita e diellit depërtonte në xham,  puthte lehtë lekurën e tij të zbehtë dhe i shëndriste sytë. Flokët e zinj merrnin frymë e ledhatoheshin nga mjegulla e hollë tashmë. Kapelen e mbante me dy duar e me njërën këmbë luante një melodi me dyshemenë e lustruar që vinte aromë pishe.

Kur e pyeta si mund ta ndihmoj teksa kthehesha  për të zbritur nga shkallët, ai heshti. Më pas këmbët më prekën në dyshemenë e drurit dhe vura re që ai qëndronte veç pak larg meje. Këmbët e mia të zbathura ceknin këpucët e tij të llustruara me të zezë, e fryma e tij  e rënduar arrinte të prekte majën e kokës sime. Këtë herë m'u duk më i gjatë, me një fije trishtimi në posturën e tij.

Sytë i kishte si të natës së frikshme. Edhe babai im kishte sy të atillë. Asnjëherë nuk kisha vënë re sa frikë ngjallnin të tillë sy derisa mu desh të shoh tim atë të vdekur.
Lajmi për vdekjen e tij trokiti në një letër të shkruar shëmtuar nga njerka ime, e cila ia kishte mbushur mendjen babait të më braktiste në një jetimore përkundrejt parave. Ditëve të mortës vajtonte në prehrin tim e unë vështroja e habitur kufomën e pandrequr. Nuk ia pata lëshuar vështrimin derisa e zhytën nën dhè. Kur patëm mbërritur në shtëpi, njerka më pati thënë që kisha bërë një punë të shkëlqyer por unë asnjëherë nuk e kuptova për ç'punë po më fliste.

Të nesërmen kur më ngriti nga gjumi në dhomën e babait me tregoi që ashtu siç ishte liruar nga unë, ishte liruar edhe nga babai. Më pas më pati rrëmbyer për krahu e flakur përjashta derës së vilës. Prita aty për kujdestaren, e cila kur erdhi e më gjeti të shushatur përjashta, më përqafoi plot dashuri të harruar.

"Thjesht po kërkoja për disa libra të bukur rrëfim. Ditëlindja e tim' atë po afron dhe nuk ka dhuratë më të bukur sesa një botë mbi fletë."

"Ndonjë autor i preferuar?"

Teksa e pyesja rrëmbeva sandalet e verdha, u ula lehtshëm në karrige dhe fillova ti vesh duke mos shkëputur sytë nga ai.

"Gjithçka nga Charles Dickens do ishte mjaftushëm. Ai e adhuron."

U ul në gjunjë pranë meje dhe kërkoi të më shtrëngonte sandalet duke qënë se gishtat me ishin ftohur dhe kërkonin të mos lëviznin. Unë nuk kundërshtova sepse zëri më ishte ngrënë nga turpi, e frymëmarrjet më ngatërroheshin.

"Jam e sigurtë që xhaxha Gordi ka disa kopje të librave të tij në raftin matanë."

Trupi im tërhiqte siluetën e tij nga pas deri në raftin e dymbëdhjetë, aty ku shtriheshin librat, në pritje për tu shitur.

"Zgjidh!"

Kur bëra të largohem, ai më shtrëngoi kyçin dhe më tërhoqi pranë vetes.  Dalloja aromën e uiskit dhe të ëmbëlsirave tek ai dhe një të qeshur të pavetëdijshme e të pakontrolluar nga unë.

"Kam nevojë për ndihmën tënde Znj. Uendi."

Kur rrëmuam për të gjetur libra të cilët i ati nuk i kishte lexuar, më kërkoi për diçka të bukur që t'ia bënte dhuratë vetes. Unë e heshtur i zgjata një vëllim poemash të familjes Bronte.
Kur bëri të largohej më kërkoi që ti mbështillja me letrën e kaftë, e fijet e perit ti bëja një fjongo  të bukur. Pasi pagoi me monedhat e arit, më buzëqeshi ëmbël e në një çast rrufe më puthi në faqe.

Pastaj nuk e pashë më për dy javë të plota.

Pas tij trokiti dera sërish. Këtë herë me kapele në dorë dhe këmishën e rrjepur ishte i djali i Panos, babain e të cilit unë nuk e njihja por që të gjithë e përmendnin.
Sytë i mbante të gozhduara në këmbët e tij e zërin e kishte të shpërlarë në turp.

"Përshëndetje Heldo!"
Unë rrëmoja në fletë, duke u hequr sikur isha e zënë që të mos hasja në fytyrën e tij të trishtë por të një tjetër lloji.

"Doja të shkëmbeja librin."

Xhaxha Gordi më pati thënë që në Truro lexohej shumë, prandaj edhe qyteti ka një hije të zymtë. "Njerëzit këtu nuk jetojnë dot veç jetën e tyre e trishtimi i përditshmërisë nën varfëri nuk u mjafton. Arti, moj bijë i ushqen shpirtrat e thyer."
E mesa dukej në Truro të tillë shpirtra shkelnin ngado.

Pasi Heldo rrëmoi në raftin e dytë dhe të pestë erdhi drejt meje me një libër të trashë në dorë. Më vonë priti pa nxjerrë asnjë tingull teksa unë shkruaja mbi fletë e lëshoja monedhën në kasetën e kallçukut. Kur bëri të largohej me librin nën krahë mu afrua dhe më kërkoi me gjysëm zëri që të mos i tregoja gjë xhaxha Gordit për Belën, e në fund shtoi të lutem, për tu zhdukur me erën pas derës së drunjtë.

Sigurisht që unë, nuk do i tregoja diçka që nuk më përket plakut Gord, sidomos diçka që ai e dinte shumë mirë. Bela kishte rënë në dashuri me djalin e Z.Pano dhe shpesh herë e kishte gjetur duke ëndërruar me sytë hapur mbi ushqime në kuzhinë.

Bela nuk e humbi kurrë dëgjimin, thjesht kishte vendosur të notonte në ëndërra me krahë thyer, pa frikën se një ditë do të mbytej në to.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro