4
Dëgjova xhaxha Gordin të më thërriste në mes të kollitjeve, që shtynin tymin gri drejt personit që kishte përballë. Kur tymi i athët prekte fytyrën e tij ai nuk lëvizte. Për një moment mu duk sikur trupi i tij ishte i përbërë nga një lëkurë thithëse, mendime të cilat i shkunda kur fillova të hidhja hapa drejt tyre.
I mbaja sytë të kyçura në orën përmbi tyre dhe mendoja sa bukur do dukej në dhomën time, të gozhduar përmbi kolltukut të trishtë bezhë. Do blija edhe nja dy lule Magnolia* për ti vënë ngjitur kolltukut, të shtrira keqazi në qoshen poshtë dritares.
Gjithmonë kisha ëndërruar të jetoja në një shtëpi të vogël të lyer me blu, me orendi të bardha e një kolltuk të kaltër.
"Bëji pak shoqëri mikut tonë Uendi derisa të kthehem unë. Po shkoj të rrëmbej disa letra të pavlera përmbi dhe kthehem. Bela e mallkuar ka filluar të humbë dëgjimin këto kohë."
Ishte hera e dytë që më kërkonte tu bëja shoqëri miqve që i nxinin derën, dhe këtë ma kërkonte ngase nuk kishte asnjë fijëz besimi tek ata. Arrija ta dalloja në fytyrë. Me po atë mimikë e pata zënë njëherë veten duke u parë në pasqyrë pasi u largova prej festës së pizhameve në jetimore që organizonte Edith. Ajo gjithmonë kërkonte të lëndonte ndonjë vajzë me anë të asaj feste. Ndërsa unë shkoja vetëm që të mos lejoja Anën të binte në kurthet e tyre.
Një herë Edith më pati ngjitur flokët me një lëng të mistershëm, kur pata mbërritur, dhe kujdestarja u detyrua të mi priste shkurt. Që prej asaj dite flokët i mbaja mbi supe. Pata qarë shumë kur babai më erdhi për vizitë. Ai, me zëri e tij të ëmbël më ngushëllonte duke më thënë që një ditë do më rriten sërish, dhe se me flokët e shkurtër tiparet e mia dilnin më në pah.
Kur më tha që ashtu i ngjaja më shumë nënës, fshiva lotët dhe e përqafova.
"Nuk e dija që vajzat si ty punonin nëpër biblioteka."
Ishte zëri i thellë i siluetës së errët që mi nëpërkëmbi kujtimet e më zgjoi në realitetin e mjegullt të dhomëzës së librave.
"Ç'do të thuash me vajzat si unë?"
"Po, vajza që i gjen me shumicë në bordello."
Nën tymin e duhanit mbante veshur një buzëqeshje të mistershme. Ishte një djalosh rreth të njëzetat e mesme me flokë të zinj, i kollarisur si mos më mirë.
Unë nuk kisha qënë asnjëherë nëpër bordello por ditën që kalova në 'Portën e Purgatorit' arrita të dëgjoj muzikën e hareshme të klarinetave nën melodinë e kitareve, e kur u afruam më tepër në xhamin e pluhrosur më shpuan shikimin valltaret me fustane plot rrathë, e disa meshkuj që gajaseshin pasi putheshin ashpër me to.
"Ndërsa ti dukesh fiks si ndonjë gjarpër që është punësuar si avokat nga i ati dhe kërkon të zhvasë ku ti dalë. Mos ndoshta babi të rrihte gjatë leksioneve mbi të drejtat civile, i dashur?"
Mora në dorë duhanin e dredhur të ndezur të xhaxha Gordit dhe e futa nëpër dhëmbë. Po ndihesha e fuqishme dhe arrita të kuptoja menjëherë qëndrimin e krekosur të djaloshit përballë. Thitha dy herë cigaren e trashë dhe nxorra tymin menjëherë pa e përcjellë. Tymi po mi ashpërsonte sytë që mu mbushën me lotë dhe arrija të ndjeja të qeshurën e djallit në trupin e djaloshit.
"Pse nuk qëndron me ne Uendi. Jam tejet i sigurtë që prania jote nuk do e shqetësojë aspak Zotin Tommas."
Pa dashur gëlltita një shtëllungë tymi prej habisë kur xhaxha Gordi brofi në tavolinë, por nuk e dhashë veten. Mbajta një qëndrim kryelartë, që nuk e di nga më mbiu dhe vazhdoja të kërkoja për sytë e Z.Tomas që i fshihte nën kapele.
"Jam i nderuar Z. Williams të jem nën shoqërinë e një vajze kaq të hijshme."
Ajo ka qënë hera e parë që dikush më ka quajtur të hijshme. Babai më thonte gjithmonë që isha e bukur dhe se i kisha ngjarë mamasë sime, por asnjëherë asnjë mashkull tjetër nuk më ka thënë një gjë të tillë. Ndjeja gjoksin të lartësohej, duke më ashpërsuar gjinjtë e mbushur nën cohën e fustanit.
U largova prej tavolinës duke rrëshqitur me një zhdërvjelltësi kur xhaxha Gordi kërkoi të ngrinte zërin duke shënuar me gisht mbi disa fletë të zbehura. Gjeta rrugën për në trastën time e nxorra librin e poezive për ta shfletuar, duke qënë se zhurma e kollitjeve të xhaxha Gordit dhe fjala e hijshme nuk më linin të përqëndrohesha.
Lëviza nëpër të gjithë dhomën, duke sistemuar libra të cilat i kisha sistemuar jo më larg se një natë më parë. Mirëprita nja dy vajza të reja nën petkun e murgeshave që kërkuan të ndërronin librat e huazuar në këmbim të parave dhe më pas bëra gati çajin e xhaxha Gordit.
"Këto janë letrat e vetme origjinale Z. Tommas. I kam ruajtur si sytë e ballit gjithë këtë kohë në shtëpinë time. Këtu thuhet që pronat e mia më janë dhuruar nga vetë qytetarët dhe mund t'ua lë trashëgim kujt të dua."
"Banorët kërkojnë banesat e tyre. Madje disa prej tyre janë aq të axhitosur sa kërkojnë të ngrejnë padi kundër teje. Ishte im atë ai që u mundua të qetësonte gjakrat."
Kishte diçka brenda atij djali që më bënte të mos e besoja aspak, por edhe të mos mundja t'ia hiqja sytë. Ishte mjaft i pashëm, dhe qëndrimi i tij i krehur përpjetë më shtonte dëshirën ta vëzhgoja më tej.
Kur plaku Gord e urdhëroi të ngrihej të merrte çajrat hasi në habinë e tij me ca sy dinakë që më vështronin mua.
"Ne në Truro nuk i trajtojmë gratë si lecka, i dashur. Uendi këtu merret me libra, jo me shpërndarje çaji."
Kisha mësuar ta doja xhaxha Gordin prej ideve dhe mënyrës si trajtonte njerëzit. Ishte njeri plak, dhe këta të fundit kanë dëshirë që përtesa e tyre tu ngjitet urdhërave të cilat nëse nuk ndiqen, çojnë në zbutje mishi. Ndërsa Gordin nuk e kisha dëgjuar asnjëherë ti ulërinte dikujt në fytyrë e aq më pak një gruaje.
Kur djaloshi u ngjit pas trupit tim për të rrëmbyer çajin e nxehtë, guxoi të më thonte që fustani me pikla ma bënte lëkurën të dukej më e zbehtë. Kur unë i derdha çajin e nxehtë mbi dorë, ndofta gabimisht ai më qeshi pas veshi, buzëqeshja e tij duke përkëdhelur butë flokët e mi.
_______________________________________________________
3* Magnolia-lule tejet e kultivuar në Angli gjatë viteve 1900
An: vote and comment dhe na thoni ca ju pelqen te lexoni ma shm ne wattpad :)
Puqqq
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro