Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

28

Në parvazin e dritares pata mbjellë disa kaktusë duke shpresuar që dimri i ftohtë nuk do i dëmtonte. Gjembaqë të tillë ishin të preferuarat e Fredit. Veç një javë më vonë i gjeta vazot në kalldrëmin e rrugës së librarisë. Kaktusët i kish përplasur era në xham, ndërsa librat i vështronin nga brenda derës. Teksa u përkula për të mbledhur dhèun, më shkrepi një mendim i ftohtë i një kohe të sapo shkuar. Nëse një muaj më parë kaktuset e Fredit do mi rrëzonte era përtokë, unë do i lija aty e shpeshherë do të hidhja hapa të rëndë afër tyre. E nëse vazot do ngopeshin me shi, unë muk do shëtisja nëpër qytezë për t'i blerë të tjerë.

Një muaj më parë Fredi ishte akoma gjallë, e fryma e tij rëndonte mbi lëkurën time, e cila ngrohej prej dashurisë që ai nuk dinte ta shterrte. Sa mall më ish mbledhur në grykë si lëmsh, që nuk zhbëhej as kur qaja me ngashërim.

Për të mbytur të tilla ndjenja, pata filluar të qëndroja gjatë gjithë kohës në çadrat e ndihmës së shpejtë. Nuk mund të qanim para ushtarëve në grahmat e tyre të fundit kur disa prej tyre as nuk mund t'i shëtonim. Të tjerë kalonin pak ditë në kamp e largoheshin me fashot e gjakosura për të takuar familjarët që derdhnin lotë çdo ditë mbi gazetat e verdha.

"Ushtari i mbërritur me avion e ka pulsin krejt të dobët. Plagët që ka marrë në kokë mund të jenë fatale për të."

"Ushtarit i mungojnë këpucët. Nuk mund ta identifikojmë nëse nuk zgjohet."

"Le të lutemi të zgjohet."

I tëri kampi ish ngritur në këmbë për të parë sado pak njeriun pa këpucë, me trutë e dalë përjashtë. Unë qesh lejuar ta takoja veç kur mjeku më urdhëroi t'i jipja opium për t'i qetësuar dhimbjet. Kjo pas një jave që ushtari kaloi në shtrat i pavetëdijshëm. Në fillim pata protestuar pasi infermierja Eva kujdes për të, më pas lëviza këmbët duke mallkuar gojën që nuk dinte të pushonte së ankuari.

Përtej çadrës dëgjoja zërin e thellë të Evës të pyeste ushtarin për emrin. Kurioziteti më shtyu  t'i shpejtoja hapat.  Në anën tjetër të çadrës flokët e verdhë të Evës lozonjare ceknin fytyrën e Fredit tim. Një fytyrë e përhumbur me një të qepur që i fillonte që nga fyti deri në pjesën e pasme të kokës.

Mbeta e shtangur e mu duk sikur era që kishte rrëzuar kaktuset sot në mëngjes, po lëvizte edhe çadrën bashkë me krevatin e hekurt ku shtrihej Fredi. Një lot më lagu faqen e zbehtë ndërsa hapat më ndalën pranë tij.

"Fred?" - mbështeta menjëherë kokën në kraharorin e tij, e ndjeva rrahjet që mendoja se ishin zhdukur. Më pas i shtrëngova duart e ftohta në duart e mia dhe e vështrova mangshëm me sytë e përlotur.

Vetëm pas një çasti Eva më ngriti prej cepit të krevatit, duke vendosur duart në supet e mia e më lëshoi në të dalë të kampit.

"Djaloshi ka humbur kujtesën. Nuk ja ka idenë kush është. E ti nga e njeh?"

Evën e urreja që ditën e parë kur pata vendosur të ndihmoja në atë kamp. Hiqej sikur ishte më e zonja nga ne të tjerat meqë ajo kishte mbaruar shkollën për infermiere, ndërkohë po të mos ishte për pamjen e saj nuk do mund të t'ia dilte mbanë të mbaronte as gjimnazin. Përveç kësaj, të gjithë i jipnin rënëdsi çdo detaji të jetës së saj monotone, madje uleshin në kafene me të, për të dëgjuar diçka nga përditshmëria e saj. Njerëz të marrë mendoja.

"Ai... ai është... epo ai është dashuria e jetës time."

Eva vrapoi me të katrat e më pas u kthye me një buzëqeshje në fytyrë së bashku me mjekun plak.

"Eva mendon se ti e njeh ushtarin e plagosur. Ti e kishe thirrur në emër... a je e sigurt se mund ta identifikosh. Besoj se familjarët e tij po e presin me lotë në sy."

"Unë jam familja e tij." -më pas mbaj mend që era më rrëzoi qiellin përmbi krye e dhimbja që ish bërë lëmsh në grykë rrëshkiti në këmbë të cilat u lehtësuan kur rashë përtokë.

Me të çelur sytë shikimi u puthit me atë të Fredit, i cili ishte ngritur në këmbë prej opiumit.

"A mund të më thuash kush jam?! Pak më parë mu drejtove sikur më njihje e madje më thirre në emër... njëfar Fred."

E rrëmbeva për dore dhe e ndihmova të rehatohej sërish në krevatin e tij. Më pas u largova rrëmbimthi e u fsheha nën hijen e fierit në majë të kodrinës. Fredi ishte gjallë e ai nuk ja kishte idenë më të vogël se kush isha unë.

Të nesërmen u ngrita herët në mëngjes. Mbërrita në kamp akoma pa zbardhur dhe prita në karrigen e drurit derisa Fredi çeli sytë.

"Emri yt është Fred Smith, ti ke lindur në Trelander e je rritur po aty. Pasi ke mbaruar studimet në Oksford je tranferuar në shtëpinë e tët ati në Londër. Para se të niseshe për në betejë jetoje në shtëpinë që të kish lënë nëna jote. Për rreth një viti." - sytë e tij më shihnin të përhumbur, e ashtu ai ngjante i huaj.

"Arsyeja përse nuk mund të të identifikonim më parë ishte sepse mungonte numri yt mbi çizme. Tani mund të gjejmë më lehtë adresën tënde dhe familjarët e tu." - shtoi Eva më një buzëqeshje rrazëllitëse në fytyrë, e Fredi i buzëqeshi sikur sytë e mi të mbushur me lot të mos kishin asnjëfar rëndësie.

Çdo ditë i gjeja së bashku, madje një ditë Eva i kish vënë dorën rreth  belit me pretekstin se po e ndihmonte të ecte. Fredi bënte hera herës shaka me të e qeshte pa e vrarë mendjen se kish humbur tërë jetën e tij të mëparshme e bashkë me të edhe mua.

"A ishim të afërt ne të dy?" - më pyeti një ditë, kur Eva akoma nuk kish mbërritur.

"Me siguri që jo. Një fytyrë të tillë do e mbaja mend me se sbën." -shtoi më pas teksa mundohej të shtrinte flokët ndërsa unë fshihja fytyrën e skuqur nën flokë.

"Zakonisht djemtë nuk më harrojnë prej mënyrës si largohem prej tyre." -qeshëm të dy e më pas qëndruam të heshtur deri kur Eva solli zhurmë e një buqetë me lule në dhomë.

"Nuk lejohet që punonjëset të sjellin dhurata për pacientët, ama për më të pashmin bëjmë përjashtime." - edhe Eva më urrente aq sa e urreja unë dhe sjellja e saj kundrejt meje ishte një hakmarrje.

Eva mendonte se i dashuri i saj e kish lënë pasi ne kishim shkuar së bashku, dhe sa herë që isha munduar t'i shpjegoja që kjo gjë nuk ishte e vërtetë ajo fillonte të ulërinte e unë detyrohesha të largohesha me faj mbi supe.

"Prit!' - më urdhëroi Fredi, i cili rrëmbeu një lule nga buqeta dhe ma ngjiti në duar.

Ajo lule ndenji në duart e mia deri në darkë, kur nën dritën e vakët dallova siluetën e Evës pranë Fredit. Ata po putheshin dhe Eva ishte siguruar që unë të isha e pranishme në fitoren e saj. Unë nuk mund ta kisha Fredin.

Të nesërmen në kamp gëlonin thashetheme e pyetje rreth puthjes së Evës me ushtarin e pashëm, e një plakë e thinjur që sillte batanije në kamp e pyeti për martesë. Eva uli sytë përdhe ndërsa unë përfitova nga rasti për të parë Fredin.

"Si është infermierja ime e preferuar?"-më buzëqeshi sikur asgjë të mos kish ndodhur mes tij dhe Evës. Tek e fundit ai nuk kishte pse të shqetësohej për ndjenjat e mia.

"Kampi mendon ndryshe."

"Ç'mendon?"

"Që infermierja jote e preferuar është Eva, madje kjo e fundit po mburret me puthjen që shkëmbyet mbrëmë."

"A mund të më gjesh një libër të Chamber Music?" - duart i rrëshqiste në flokët e dendur duke munduar ti sheshonte. Mua nuk më pëlqenin në atë mënyrë dhe gjithmonë kur e puthja i lëmoja flokët e zinj.

"Nuk të shkojnë flokët kështu!" -ai qeshi dhe më pas shtrembëroi fytyrën kur Eva hyri në dhomë me disa shkresurina në duar.

"Këtu gjendet adresa jote dhe çdo informacion që mundëm të gjenim rreth teje." - lëshoi letrat në duart e Fredit dhe më pas u largua.

"Pse nuk më ndihmon...me flokët?" - edhe ai e shmangu skenën e krijuar.

Unë u ula pranë tij dhe me duart që më dridheshin lëmoja flokët e zinj që i ishim zgjatur.

"Të janë bërë për t'u prerë i dashur." - doja shumë që ky çast të zgjaste një përjetësi, e po shpresoja që të mos mund t'ia rregulloja dot flokët, kështu ai nuk do mund të bëhej gati të shkonte.

Nuk munda t'i mbaja dot më lotët. Dola nxitimthi nga kampi dhe me shikimin e mjegulluar u mundova të gjeja rrugën për në kodrinë.

"Më pëlqen më shumë kur mi shpupurit flokët gjatë puthjes!" - dëgjova Fredin të bërtiste teksa ngjiste kodrinën i lodhur.

"Ti më mban mend?"

"Oh Uendi Kejn, është e pamundur të të harrosh." - vazhdonte të bërtiste me duart e mbështetur mbi gjunjë.

Po vrapoja në të tatëpjetë të kodrinës, e në ato çaste asgjë nga e kaluara ime nuk kishte më të njëjtën rëndësi. Hapat do më ndaleshin përballë njeriut që nuk  hoqi dorë nga unë, edhe kur vetja ime nuk më përngjante. Nën faqet e njomura me lotë, unë isha e lumtur.













Fund



______________________________________

The last AN:

Sqarim* Fredi me të vërtetë nuk e mbante mend kush ishte por kjo vetëm dy ditët e para kur u vetëpermend. Më pas me Evën përpiqet të zbulojë në Uendi do bëhet xheloze duke i shtuar cik romanticitet  marrdhënies së tyre, por ishte Eva ajo që e puthi e ai e refuzon.

Më pas ai mundohet ti tregojë Uendit që i është kthyer kujtesa me anë të flokëve dhe librit (të cilin Uendi ja ka huazur në takimet e para kur Fredi kish shkuar veç për ta takuar).

Përsa i përket Tommas (një nga letrat që i shkruan Uendit kanë disa pika gjaku në të, të cilat tregojnë se Tommas ishte ai që vrau djalin që i del në ëndërr të ëmës (dhe i thotë që një ëngjëll po vjen). Prandaj edhe Tommas u gjend pranë Uendit atë natë. Për tu siguruar që ajo nuk e kish parë. Tommas gjithashtu ka paguar Belën për të vrarë Heldon e më pas ka vrarë dhe Belën. E vetmja gjë mund ta largonte nga vrasjet dhe i ati ishte Uendi, të cilën ai mendonte se e dashuronte me të vërtetë.

Uendi nga ana tjetër është shumë kokëfortë dhe ngjitet shumë pas të kaluarës. Takohet me Tommas që është dashuria e parë dhe refuzon të shohë kush është në të vërtetë apo ta lërë të shkojë. Fiksohet pas faktit që është veç një jetime dhe ua lë jetën në duar të tjerëve (Gordit).
Mendon që nuk e meriton dashurinë e Fredit dhe bën çmos që të mos funksionojë midis tyre.

Fundi mund të ishte krejt i hidhur ku Uendi të përgjërohej për dashurinë e Fredit e ai ta linte atë pasi Fredi me të vërtetë meriton më shumë, por doja që edhe Uendit t'i jipej mundësia për të bërë zgjidhjen e duhur e ajo ja doli.

Shum shum krenare për të (dhe depresionin tem që mbani me shkru prap)

Much love për ju ♡♡♡♡♡

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro