26
Për ditëlindjen time, Fredi gatoi një bara brith me rrush të thatë, pak të djegur në majë dhe një kek me çokollatë. E kaluam tërë ditën nën hijen e një peme mimoze, duke vështruar imtësisht një copë qiell, teksa fijëza dielli kërkonin të na shponin sytë.
Vetëm pasi pata rrufitur pesë gota verë, sëmbimi në gjoks që zbutur, e fryma nuk m'i rëndonte grykët. Atëherë mundesha të shtrihesha përkrah Fredit e t'i vështroja sytë ndritës, që me çdo prekje tinëzare dielli, humbnin errësirën. Ai gjithnjë vështronte përtej syve të mi, e unë gjithnjë ndihesha në faj.
"Unë nuk e di në mund të të dua Fred."
"Unë nuk e di në do mundem të mos të të dua një ditë Uendi. Kraharori më peshon më lehtë çdo ditë... kam frikë se një ditë do të zhbëhem i tëri."
Përqafimet e Fredit ishin të ngrohta. Kur vendosja kokën time në gjoksin e tij, arrija të ndjeja rrahjet e çrregullta dhe harroja të shtiresha sikur jam më e madhe se bota. Ai e dinte mjaft mirë se unë mbytesha në lotë çdo perëndim zjarri të portokalltë, e mendonte se asgjë në botë se bënte peshën e dhimbjeve mbi supet e mia më të lehtë. Por, brenda krahëve të tij, ngushëllimi ngjante i vërtetë, dukej sikur shpresa mund të mirrte frymë, e unë ndihesha e gjallë.
Atë ditë, së bashku u shpërngulëm në shtëpinë e babait të Fredit. Ky i fundit gjithnjë e kish urryer të atin që prej ditës kur kish dëgjuar shërbyeset të murmërisnin për braktisjen e tij. Krenaria e mbante të burgosur në kujtimet e të ëmës, në mure plot myk e dritare të thyera.
Nuk isha ndjerë aq e lumtur për një kohë të gjatë. Rrugës për në shtëpi pata një ndjesi sikur kjo ditë do të shkërrmoqej përpara se të mund të mbyllja sytë. Ndjesi të tilla më linin pagjumë. Mu desh të qëndroja zgjuar në pragun e dritares me xham të rrumbullakët deri në mëngjes.
Nuk u desh shumë kohë për ta përmbysur tërë qiellin. Edhe rrezet e diellit që po ngatërroheshin në një degë limoni shtangën kur Fredi filloi të më thërriste në emër me një zë të tutulatur. Vrapova drejt tij. Po i skanoja fytyrën e zbehtë prej pragut të derës teksa fshehtazi luaja me cohën e fustanin e pashqetësuar për lajmet e trishta që do mi thoshte me gjysëm zëri.
-Britania e Madhe i shpall luftë Gjermanisë.
Njoftimi është lëshuar nga zyra ligjore më 12:15... jo më larg se mbrëmë Uendi. Nuk e ke idenë ç'lajm i hidhur është ky për kombin tonë.
Qe zbehur krejt në fytyrë, e mbi ballë po i kullonin bulëza të ftohta djerse. Ishte aq i pafajshëm ashtu... gjithmonë i tillë, duke menduar për vuajtjet e të tjerëve. Në atë moment e kuptova që prej kohësh dhimbjet e mia ishin bërë edhe të tijat e ai as nuk ja kishte idenë. U afrova ngadalë pranë tij, me frikën se mos prekja ime mund ta trazonte. Vendosa duart mbi shpatullat e tij e ai më vështroi çuditshëm. Nuk doja ta ngushëlloja sepse vendi ynë po hynte në luftë...(ç'budallallëk të mendosh se ishte një përqafim i tillë) thjesht doja t'i tregoja vetes se edhe unë mund ta mbaj dhimbjen e tij, edhe pse shikimi i tij m'i lëshoi shpresat përdhe.
-Me të vërtetë një lajm i hidhur.
U ula në karrigen përballë dhe rrufita tërë kafen nga filxhani i Fredit, ndërkohë ai përhumbej në rreshtat e gazetës Daily. Unë isha e vetëdijshme se që prej atij mëngjesi, ditët do na sillnin veç lotë por brenda meje kisha një tjetër luftë të cilën nuk dija as si ta vajtoja.
Lëmshi që po më mirrte frymën, shpërtheu të nesërmen në mëngjes. Përtej portës, dielli i rrëmbyer lëshonte dritë të paktë mbi siluetën e Tommas. Sytë i kish ngulur fort në dritaren time e qëndronte ashtu, duke më thirrur pa zë.
Vetëm pasi pata bërë disa ecejake nëpër dhomën e errët, vrapova poshtë. Malli që ndjeja për Tommas nuk shuhej as kur ngjitesha në kodrinë për të vajtuar mbi varrin e foshnjës.
"Pëshëndetje Uendi" - zëri i ishte mekur. Pranë meje ai ishte gjithnjë i vërtetë. Ndoshta dhe unë prandaj e dashuroja.
"Ç'kërkon këtu?"- ai e dinte gjithashtu që unë kisha shkuar me shokun e tij të ngushtë. Vetëm në ato momente arrita të kuptoja sa e kishim vrarë. Unë nuk kisha dashur ta lëndoja.
"Fredi do të të bëjë të lumtur. Është një burrë i fjalës dhe ka qënë i dashuruar me ty që prej ditës së parë."
Nën buzët e hakuara ndjeja trishtim të më helmoste. Gjatë gjithë këtyre viteve, në çdo natë të lënguar e frymë të çakërdisur kisha dashur një gjysmë burrë e ai veç kish dashutë më kishte pranë.
"E ti? A më ke dashur?"
"Tani është vonë Uendi. Të nesërmen nisem." -më lëshoi mbi duart e ftohta një grumbull letrash.
"Të kam pritur për shumë gjatë Tommas. Ndonjë ditë të mallkuar mendoja se do vdisja me emrin tënd në grahmat e mia... ndërsa ti gëzoje në poltrone mëndafshi pranë tët ati."
"Unë mësova të të dua Uendi, por një dashuri e tillë veç të ka varfëruar." - u afrua pranë meje e kërkoi të më jipte lamtumirën me një puthje.
Unë doja shumë të ulërisja të mos shkonte, kur bëra një hap pas e ai nënqeshi në dhimbje. Doja t'i thoja që nuk kishte kaluar një ditë pa e patur në mendimet e mia, por nga ana tjetër ishte Fredi. Nuk isha mosmirënjohëse, ndonëse gjaknxehtësia dhe frika e të ardhmes më hidhnin në krahë humnere. Isha asgjë më shumë veçse një e mjerë vetëshkatërruese.
"Bëj një jetë të lumtur Uendi. Duhet të më harrosh!"
"Prit!" - e tërhoqa prej kapoteje dhe prita t'i shihja sytë një herë të fundit.
"Duart e mia janë të mbuluara me gjak të pafajshmish." - dhe letrat që shtriheshin në duart e mia ishin prova për të shndërruar kujtimin e njeriut që kam dashur në një të vërtetë që më ishte fshehur. Kisha jetuar një gënjeshtër.
Në disa prej letrave ishin tapitë e shtëpive në Truro, bibliotekës dhe shtëpive të xhaxha Gordit. Në një letër të zhubravitur Tommas më kish treguar si kishin përfunduar në duart e të atit. Një letër e zbehtë me një cep të përthyer që ndryshoi edhe një herë jetën time. Mbi krye ishte shkruar keq emri im...
Për Uendin...
Nuk kam mundur dot kurrë të të them sa lehtë rëndonte dashuria jote në mes-gjoksin tim netëve të errëta kur uji ndyhej me gjakun e djelmoshave të Truros.
Jam i vetëdijshëm që një letër e tillë do të të tregojë kush isha në të vërtetë, por nuk do të doja që të vinte hije mbi dashurinë që akoma flen në mua.
Ps: në një tjetër letër kam deklaruar vrasjet me shpresën se im atë do burgoset... gjithçka që rrëmbyem të takon ty.
E në të vërtetë ashtu ndodhi. Një javë më vonë Z. Rich u arrestua në zyrën e tij e emri i Tommas u rreshtua në gazetë si një prej ushtarëve të rënë në luftë, ndonëse unë e di që ai nuk vrau më askënd tjetër veç vetes së tij.
***
"Fred, më duhet të shkoj në Truro. Më në fund mund të kem një jetë të qetë."
Lajmin ja pata dhënë me një valixhe në duar, e kur mbylla portën arrita të dëgjoja emrin tim në ulërimë.
Po largohesha për të mos u kthyer.
____________________________________
Helou njerz.
I kam ra shkurt se sme vjen me shkru ma. Noshta kemi dhe nji kapitull t'funit edhe bye bye
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro