Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

19

Mezi ia mbushëm mendjen Gordit të ngjitej lart në dhomën e tij, që të pushonte. Ishte tërësisht i rraskapitur.

"Kush dreqin ishte ai Z.Williams?"- ishte më mirë të besoja se mendja më ishte bërë lëmsh sesa të pranoja se Tommas më kishte gënjyer. Prandaj edhe unë për hir të dashurisë e mashtrova veten. Nuk më duhej një tjetër dhimbje të lidhej rreth zemrës sime e ta shtrëngonte aq shëmtuar.

"Një armik i vjetër i imi. Që në 1860 më përndjek si qen. Kur i ranë fuqitë pasi e hoqën prej pune përdori të birin, dhe i biri të përdori ty."

Edhe të mashtroja nuk dija. Më mbeti vetëm të mos besoja.

"Po tani? Ç'keni ndërmend të bëni? Do lini që Z.Rich t'iu fundosë?

E pata harruar që Fredi ishte akoma aty. Qëndronte pa faj në një cep të dhomës, me posturën e një njeriu të brishtë. Doja ta përqafoja.

"Unë tashmë jam i rrënuar bir. Por, ai nuk ka fituar asgjë. Tani ju lutem të më lini të vetëm! Dua të pushoj!"

Gordi ishte aq i mistershëm në sytë e mi. Do doja t'i përngjasonte një kalorësi ajo hija e zezë që i vishej, por në të vërtetë ai sorollatej me hijen pa i dhënë formë. Nuk mundesha dot të kuptoja as përse disa njerëz kishin zgjedhur që pronat e tyre të regjistroheshin në emrin e tij. Si e mori atë pushtet ai? Kisha kaluar nga një jetimore e qetë ku gjëja më shqetësuese përveç ligësisë në lidhje me të qënurit i braktisur, ishin disa letra erotike që djemtë i'a kalonin Edith përmes derës (kjo e fundit gajasej kur na i lexonte para se të flinim gjumë) në mes të një zallamahie të pakuptueshme.

Tani mendimet përdridheshin në mua si gjarpërinj. Po mbushesha me helm dhe më dukej sikur nuk do mundesha dot ta përballoja.

"Po thërras një mikun tim mjek, të vijë ta vizitojë njëherë. Nuk duhet ta lëmë në atë gjendje të shkretin."

"Po ti a nuk je miku i Tommas? E nëse ti je këtu për të na bërë më shumë dëm?"

"Unë gjithsesi po e thërras mjekun." - kërkoi të më injoronte duke fshehur sytë gati të përlotur. Duhej të ndihesha në faj por nuk kisha kohë për të.

Kur u kthye, pranë tij mbante edhe një djalosh të shkurtër. Nuk mi hodhi më sytë. Pasi i tregoi dhomën mjekut më përshëndeti vakët dhe u largua. Do më kishte pëlqyer më shumë të thoshte diçka tjetër. Ndoshta edhe të më kundërshtonte. Unë do bindesha më shumë që edhe ai si Tommas po më përdorte dhe kështu gjithçka do ishte më e thjeshtë.
Por ai u largua. Mbeta e vetme në hollin gjigand duke pritur që mjeku të dalë prej dhome.

Qetësia i përngjante zhurmës së flladit që krijohet prej përplasjes së krahëve të zogjve. Ishte gërryese, abstrakte dhe rrëmbyese.
Përsiatesha duke vështruar arkitekturën që vishte hollin e hera herës vija filxhanin në buzë e hurbja kafenë pa shije.

Pati rënë nata me hov kur mjeku la dhomën e xhaxha Gordit dhe trokiti këpucët Gent's Tie në dyshemenë e drunjtë ku isha shtrirë prej kohësh.

"Është në shkallën e tretë të tuberkulozit. Sëmundja jo vetëm që është aktive dhe ka ndikuar në mushkëritë e tij por edhe po i dëmton veshkën e djathtë dhe shtyllën kurrizore."

Ai do të vdiste së shpejti. Llomotitjet e mjekut këtë më lanë të kuptoj. Përpara se unë ta pyesja në mund të bënim diçka ai tundi kokën dhe drejtoi veten për nga dalja. Mbeta sërish e vetme me dhimbjen e kraharorit që rëndohej. Qëndrova në dysheme për një kohë të gjatë dhe në fund vendosa të provoja dushet me ujin e ngrohtë të rubinetit.

Të nesërmen u zgjova nga klithma e njërës prej shërbëtoreve. E bërtitura e saj iu vesh ëndërrës sime në prehër të nënës. Mu duk sikur në momentin kur isha më e lumtur, dikush e vrau nënën dhe unë nisa të ulërija. Kur u shkëputa nga krevati vura re një grumbull njerëzish përpara derës së dhomës së gjumit të Gordit. Mallkova nën zë dhe renda brenda dhomës së tij. 

"Ka vdekur?" - më pyeti njëra nga gratë përtej derës. Unë u afrova pranë fytyrës së tij të paqtë dhe i thirra me zë të ulët. Të qarat pas meje nuk më linin të dëgjoja zërin tim. Mendova se edhe prandaj nuk më kthente përgjigje.

"Z.Williams, ju lutem ngrihuni! Po na ngrini gjakun." - kur i vendosa dorën para buzëve nuk e ndjeva avullin e ngrohtë t'i ngjitej lëkurës. As pulsin nuk ia ndjeva më. Rashë e tromaksur mbi trupin e tij dhe lejova veten të qaja me ngashërima.

"Dikush të lajmërojë priftin."

"A nuk duhet të sigurohemi? Po sikur të shkojmë të marrim mjekun?"

"Ka pirë helm. Shikojeni shishkën e shtrirë përdhe!"

"I gjori!"

Zërat dhe të qarat më ishin ngulur aq shumë në mendje sa edhe fjalët e punonjëseve akoma më sorollateshin pasi mjeku më kish lyer me alkool për të më sjellë në vete.

"Të kishte rënë të fikët." -ishte mjeku i shkurtër. Pas tij qëndronte Fredi dhe Tommas.

"Si është Z. Williams?" -brofa në këmbë edhe pse gjunjët i ndjeja të dobët.

"Prifti na tha se do mund ta varrosnim trupin e tij të nesërmen në mesditë."

Kërkova për shpresë në sytë e Tommas. Ai mbante kokën e ulur dhe duart grusht. Sytë e Fredit ishin të mbushur me dhimbje nga ana tjetër, ndërsa holli gëlonte me njerëz të panjohur.

Pata qarë ashtu vetëm kur vdiq ime më. Ndjeja një mllef të më mbushte shpirtin teksa nuk arrija dot të kuptoja si mundej bota të shihte një tjetër ditë pa buzëqeshjen plot dashuri të saj. Gordin e njihja më pak ama e doja shumë, sidomos kur më thërriste bija ime. Me të pata mundësinë të bëhesha me nënë e baba njëherësh, ndërsa koha kish guxuar të mi mirrte të dy sërish. Mizori e pathyeshme.

"Ngushëllimet e mia më të sinqerta!" -shtriu dorën para meje Tommas, sikur unë të isha krejt e huaj. Do doja të besoja se ai ndodhej aty për t'u siguruar për vdekjen e Gordit dhe jo se ndjente mëshirë për vuajtjen që po kaloja.

I shtrëngova dorën ftohtë, përshëndeta Fredin me sy dhe u vendosa në krye të hollit për të shtrënguar qindra duar të tjera. Deri në mbrëmje njerëzit qenë pakësuar. Edhe Tommas ishte larguar me perëndimin e diellit. Në të gjithë vilën dëgjohej vetëm fryma ime e rëndë.

"Po shkoj të shtrihem." - lajmërova më shumë veten sesa Fredin i cili vazhdonte të qëndronte në fund të hollit tani me shpatullat paska të kërrusura.

"Duhet të flasim Z. Kejn!" -më ndoqi nga pas dhe shtiri një buzëqeshje mikpritëse.

"Do të flasim ditë tjetër Fred."

"Ka të bëjë më Williams." -shtoi ai dhe priti që unë të ndaloja.

"Ashtu siç të thashë, flasim herë tjetër. Tani më duhet të bëhem gati të varros pikërisht zotin Williams."

Me të ngjitur shkallët rrëmova në sirtar dhe mbusha duart me një cohë të shtrenjtë mëdafshi crepe dhe kashmiri. Deri në mëngjes pata qëndisur një fustan të bukur që fshihte shëmtinë e dhimbjes që më pati kapluar.





Hehehehe

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro