Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

17

An: Më poshtë zhvillohet një skenë seksi, ato që nuk kanë mbush moshën mos ta lexojnë, kurse ti sabe knaqi syt xp







Na u desh të flinim në një bujtinë për dy netë. Më pas me të mbërritur në Londër shoferi i xhaxha Gordit na ndaloi në oborrin e një shtëpie goxha të madhe. Në fillim hezitova të zbrisja, dhe kuptova që vila i përkiste Gordit vetëm kur ky i fundit më zgjati dorën për të zbritur prej makine.

Përtej pemëve të larta që mbështillnin të tërë oborrin, dallova siluetën e Fredit të qëndronte mbështetur në ballkonin kacavjerrës të ndërtesës. Vrapova drejt tij dhe iu hodha në krahë me një dëshirë për të qarë. Ai më përqafoi i trishtuar dhe puthi majën e kokës sime.
Si dukej e kish marrë vesh për Heldon dhe trishtimi i kujtimeve të së shkuarës po e mbyste. Qëndruam të përqafuar për një kohë të papërcaktueshme. Mund të ishte mjaftueshëm e gjatë për tu matur ama në boshllëk koha rridhte pa tik-take.

"Sa keq më vjen që nuk munda dot të arrija  në varrim! Do kisha dashur ta përshëndesja një të fundit herë. Tani me një përjetësi midis... kujtimet me siguri do më vrasin."

Një pasdite të trishtë Fredi më pati treguar që Heldo dhe ai kishin qënë miq fëmijërie. Nga ana tjetër unë isha mësuar të humbisja njerëzit që doja, e ndjenjat e trishta ishin rreshkur me zemërim në një cep te zemrës. Ndërsa për të dukej si një humbëtirë. Arrija t'ia dalloja sytë e skuqur, të djegur në lotë që prej divanit ku ishte ulur. Shkëmbyem disa herë shikime, të tromaksur teksa qëndronim të palëkundshëm duke pirë rum në gota qelqi plot motive lindore. Matanë dëgjonim xhaxha Gordin të rropaste disa enë e të mallkonte më vonë me zë të lartë në frëngjisht. Fredit iu shkëput një buzëqeshje dhe i rrëshkiti ëmbël mbi buzë.

"Je suis sûr que ce n'est pas la faute de la plaque" *

Në një moment frëngjishtja e Fredit e bëri këtë të fundit një mashkull tejet tërheqës, ai elegant kish qënë gjithmonë. Mënyra si i rrodhi fjalia bëri që sytë të më dehen në një perçe flladi e ti përkedhelë shtatin. Ishte një ndjesi e çuditshme. Më vonë i harxhoja netët duke u munduar të zbërtheja vetëveten të kyçur në ato momente. Më skuqeshin faqet prej turpi e fryma e nxehtë më mblidhej si lëmsh mu në kraharor.

Xhaxha Gordi qeshi dhe u afrua pranë nesh me hapa të lodhur.

"Ky djali këtu e di sa fort kam qarë për Heldon. Tani ai më gjendet sërish pranë. Me siguri di t'i dallojë lotët përtej perdes së syve që m'i qepi mosha."

"Ti e dije për Heldon dhe Z.Gord? Që ata të dy ishin..." - xhaxha Gordi lëshoi gotën e rumit mbi tavolinën e qelqtë dhe mori pamjen e të harruarit që mbytet në kujtime.

Unë u afrova krejt pranë Fredit duke pritur për një përgjigje, larg veshëve të Gordit. Mishi im prekte këmishën e parfumosur. Nën çehren e trishtë ai zgjati duart dhe i rrethoi pranë meje, duke shmangur krejtësisht pyetjen time. Mi veshi duart me një letër të fortë, të përthyer në katërsh.

E dashura ime, Uendi Kejn!

Kam dëgjuar për vdekjen e Heldo Panos. Djaloshit me zemrën më të butë në të gjithë Uellsin. Mungesa e tij do të vrasë përjetë në kohërat tona. Ngushëllimet e mia!

Ngjarjet e fundit ma kanë bërë qëndrimin tim këtu në Londër të padurueshëm. Përhumbem në fytyrën tënde, kudo që të hedh hapin. Malli sikur vendos një tapë në grykë e më lë të mbytem. Në tërë atë qytet si mund të ndihem vallë aq i vetmuar? Në tërë atë qytet si mundet fytyra jote t'i vishet, madje edhe luleve në majë të pemëve shtatlarta?

I varfër në fjalë për të treguar ç'pikëllim më ka pushtuar, të shkruaj për të treguar se të dua.

Si të mos mjaftonte zjarri që mu ndez në shpirt, thyeva edhe gotat aziatike duke rendur. Z.Williams ishte tejet i pikëlluar për të më qortuar. Teksa tërhiqja Fredin nga krahu, mendoja se ai ishte gati i përgjumur. Një gjumë i tillë që lind nga trishtimi. Njëlloj si të hysh në një boshllëk të zi me sytë e hapur, ku ndjenja e vetme që të mban gjallë është dhimja e tejzgjatur.

Vrapova si e marrë përmes turmës. Fustani im i kuq mbi gjunjë varej në duar si ujëvarë zjarri. Fredi më ndiqte nga pas i hutuar. Boshllëku im i zi premtonte strehë, e nëpër të një rreze drite. Mund të isha e lumtur.

U gjendëm përpara një ndërtesë dy-katëshe thuajse të rrënuar. Dritaret prej druri ishin aq të vjetra sa lëkundeshin edhe prej flladeve verore. Mu duk sikur ballkoni anonte disi nga ana lindore dhe vijat që ishin ndërtuar nën të, më shtynë ta imagjinoja tek rrëzohej. Dallova siluetën e Tommas përmes xhamit të mjegulluar. Tërhoqa buzët në një buzëqeshje të vakët. Më pas i lëshova dorën Fredit dhe vrapova pranë tij.

Tomas nuk tha më asgjë për vdekjen e Heldos. Edhe letra që më kishte shkruar si ngushëllim përveçse e vakët mu duk edhe e çuditshme. Ai më rrëmbeu në përqafim e më pëshpëriti se malli e kishte mbytur (njëjtë si në letrën e fortë, të palosur katërsh). Gjithçka ishte e huaj në sytë e mi. Edhe fytyra ime, veshur me ndjenjat e reja ngjasonte si e huaj. Por, unë isha kaq e vetmuar. Pavarësisht vdekjes së Heldos i vendosa duart në qafë dhe e tërhoqa pranë vetes.

Përtej pasqyrimit tim mbi xham, dallohej Fredi kokëulur që ngacmonte një gur me majën e këpucëve përgjatë rrugicës trksa largohej

"Sa më ka munguar aroma jote e dashur." -foli ndërmjet puthjes. Zemra ime vazhdonte të rebelohej. Unë mund edhe të isha e dashur përveçse me shpresë.

"Edhe unë të dua Z. Rich."

Duke pritur që unë të mbaroja fjalinë, duart e tij kishin mbërritur në gjoksin tim të forcuar. Ndjeja gishtërinjtë të më ledhatonin thithkat, e gjuha e tij të vuloste me ngrohtësi gënjeshtrat më të bukura, që ne kishim guximin t'i thonim jo vetëm me fjalë. Do betohesha se zemra kishte ngjizur dy duar e po kacavirrej në grykë. Edhe gjunjët kishin filluar të më dobësoheshin. Fytyra më kishte marrë flakë dhe e kisha të pamundur të arrija në një përfundim për çdo mendim që kalonte në mendjen time.

Tommas me duart e tij të shkathëta rrëshqiti fustanin prej lëkurës sime dhe e la të derdhur përtokë. Buzëqeshi teksa më puthi supin dhe më pas filloi të zhvishte këmishën e bardhë. Unë lëshova duart mbi lëkurën e tij dhe ndjeva ngrohtësinë që mbartte.

"Je kaq e bukur, dreqin." - duart e tij ishin lidhur kyç me belin tim. Gjuha e tij vallëzonte me timen në harmoni. Isha e sigurtë që e doja atëherë.

Pa u shkëputur nga njëri-tjetri arritëm të zhvendoseshim në krevatin me sustë në dhomën tjetër. Tomas nuk humbi kohë. Vendosi gishtërinjtë e tij në mes të kofshave të mia dhe filloi t'i lëvizte ngadalë, ndërkohë që buzët i mbante në gjoks.
Trupat tanë të lakuriqtë qëndronin aq pranë sa gishtërinjë e tij arrinin të ndjenin ngrohtësinë time dhe unë mund të dalloja ereksionin e tij.

Duart e mia ishin lidhur me çarçafin gri të pluhrosur. Drita e vakët që përvidhej prej dritares, binte në flokët e Tommas. Dukej aq i hijshëm dhe i pafajshëm ashtu.
Më pas ndjeva Tommas brenda meje. Aroma e lagështirës përzihej me errësirën e cepave. Gjymtyrët më ishin mpirë. Shihja përtej në sytë e zinj të Tommas dhe nuk dalloja dot asgjë. Ky i fundit lëvizte brenda meje ngadalë. Ndjeja dhimbje. U deshën disa minuta për t'u neutralizuar. Më pas dëshira për t'a ndjerë më shumë filloi të rritej.

"Oh, dreqin!" - vetëm një gjysëm mallkim doli nga goja e djaloshit sy zi, ndërkohë unë nuk mundesha dot të mos rënkoja. Teksa rënkimet bëheshin më të larta trupi i Tommas lëvizte me shpejt brenda meje. Kur sipari i gënjeshtrave ra, munda të shoh qartë. Sa të etur ishim për njëri-tjetrin. Sa kafshërorë ngjasonim ashtu.

"Këtu jeton Fredi?" - e pyeta kur po mblidhnim çarçafët.

"Po, i gjori. Ka qënë shtëpia e të ëmës. Kur i vdiq nuk ja bënte zemra ta linte. Lahesh dot me ujë të ftohtë?" -shtoi me të shpejtë.

"Nuk e kam problem." Shtova edhe unë e më vonë rrëmova sirtaret e Fredit për çarçafë të larë dhe peshqirë të papërdorur, duke rënkuar pa zë për këmbët që s'më mbanin.

Pavarësisht vdekjes së Heldos, unë bëra dashuri me Tommas, por si për dreq ajo dashuri nuk e mbushte dot vetminë që më kishte kapluar.





__________________________________________

Je suis sûr que ce n'est pas la faute de la plaque * -(përkthyer nga frëngjishtja; jam i sigurtë që nuk është faji i pjatave)

Pyetje?

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro