15
Isha ulur rëndshëm mbi njërën prej karrigeve që pata vendosur para se të ngjitesha e të bëja një dush. Vështroja këpucët e zeza por mendja ishte ulur këmbëkryq në bulëzat e gjakut që nuk pranonin të më shqiteshin prej mendjes.
Nga ku po qëndroja, dallohej përtej dritares tanimë pa xham, trupi i larë i Heldos dhe silueta e një zonje të vjetër, që i qëndronte mbi krye me një pe në dorë. Trishtimi po më rëndonte aq shumë, sa nuk ndieja dhembshuri teksa shihja majën e gjilpërës të ngulej në hundë a brenda në gojën e të gjorit Pano. I përsërisja vetes gjatë gjithë kohës, që ai nuk mund të ndjente më dhimbje, dhe kështu shushoja një zë brenda meje.
Kur mbylla sytë për një moment, mu kujtua zymtësia që më fali Truro ditën e parë kur pata mbërritur. Kënga e zogjve ishte më e zhurmshme e dielli i ngrohtë godiste në harresë të ftohtin e kaluar.
Ecnim të dy nën hije pemësh, unë duke pyetur për çdo gjë e ai veç duke buzëqeshur çlirshëm. Pastaj një pyetje më pushtoi mendjen. Zgurdullova sytë e pëshpërita nën zë.
"Po tani ç'do të bëj me gjithë atë Bara Brith që do më teprojë?"
Aty zbulova që unë kam një mënyrë të çuditshme të të shprehurit të ndjenjave. Ime më shpesh më thonte që sillesha sikur nuk i doja njerëzit, por kjo nuk është e vërtetë. Unë e doja fort atë. Thjesht nuk dija si t'ua bëja të qartë sa të lumtur më bën të ndihem dashuria e tyre. Dhe problemi nuk qëndronte në sasinë e ëmbëlsirave që do të shkonin dëm, por në faktin që nuk do më jepej më kurrë mundësia për të parë fytyrën e qeshur të Heldos, kur më thonte që isha një mjeshtre e vërtetë në gatimin e ëmbëlsirave teksa shqepej duke ngrënë.
"Është mësuar të qepë më shumë gojë njerëzish sesa rrobe trupi."
Mi zhgarraviti mendimet një mezo grua me një shami ngjyrë hiri në kokë, e cila kishte zënë vend pranë meje. Dallova flokët gri nën shami e nja dy rrudha pranë buzëqeshjes së trishtimit. Lëkura e zeshkët dhe buzët e mbushura e bënin të dukej më e bukur se shumica e grave që kisha hasur në qytezë.
"Të kujtohet vrasja eee... gati një muaji më parë? I vdiq djali i katërt. Ia vranë e disa thanë që në varrim nuk nxorri pikë loti."
Ishte e vërtetë. Unë kisha qënë në varrimin e djaloshit që vranë disa metra larg meje dhe pata mbetur gojë hapur prej qetësisë që gjetëm në atë mes trishtimi. Sigurisht që atë ditë mbaj mend veç letrën me copëza gjaku të Tommas dhe takimin në majë të kodrës. Mbase pikëzat e gjakut të letrës që më qëndronin si të fotografuara në mendje më çonin pamjet e djaloshit në kutinë e drurit dhe heshtjen pllakuese përcjellëse.
"Ia vranë të gjithë djemtë të shkretës e tani friksohet për të bijën." Vazhdoi të fliste duke mu afruar akoma edhe më shumë.
"Thonë që nuk ka vënë gjumë në sy prej vitesh."
Kur e pyeta për arsyen e vrasjeve mblodhi gjërat, mbushi duart me fustanin e gjërë dhe iku me nxitim. Xhaxha Gordi më kishte thënë të mos bëhesha kurrë kurioze për hustorinë e një vendi, sidomos nëse ai vend nuk duhej të më mbetej shenjë në rrugëtirën time. Por, rrugëtira ime as nuk duhej të ishte tërësisht bosh. Tek e fundit jetën nuk mund ta nis kur të dua.
Mbeta në karrige për një kohë të gjatë. Nëpër sy më kalonin hije njerëzish të cilët i kisha hasur çdo ditë nëpër Truro. Të gjithë kishin një fytyrë të trishtë teksa ngulnin pirunin në një ëmbëlsirë që mbanin në duar. Unë nuk ndjeja asgjë.
Pas njëfarë kohe dëgjova nga larg zërin e xhaxha Gordit, e kur ngrita sytë e gjeta mbi kufomën e Heldos. Se kisha parë asnjëherë aq të shuar e me rrudha aq të rënda.
"Kam qënë me ty që kur ke hedhur hapat e parë. Kemi qeshur me çdo bëmë tënden e të kemi fshirë çdo lot që të fali padrejtësia e peshores. Na ke mbajtur shpatullat more djalë. Si të vazhdoj jetën e të bëj sikur asgjë s'më ka ndodhur tani? Si të jetoj një jetë duke ditur që im bir nuk jeton më?"
Në të vërtetë Gordin e kisha parë pak herë të fliste me Heldon, e kur flisnin të dy e mbanin kokën ulur me vështrimin mbi parket. Sikur një fllad faji ti ledhatonte në heshtje e të mos shkonte kurrë.
Pas një ore e nxorrën trupin e tij, të mbyllur në një kuti të drunjtë disa burra të veshur me kostumet e tyre më të mirë. Fustani im blu prishte tërë zymtësinë e kapërthyer në shtëpinë e Heldos. Nuk doja të ndihesha në faj që nuk zotëroja një fustan të trishtë, prandaj u fokusova tek pemët e gjata të fierit pas çatisë së shtëpisë tonë.
Ecëm në këmbë përgjatë një cope rrugë derisa mbërritëm në varrezat që gjendeshin në fund të lagjes. Zhurma kërcitëse e këpucëve mbi kalldrëm ishte një gumëzhitje që prishi heshtjen. Askush nuk vajtonte e zhurma e lotëve vriste veç qiellin tym-gri. Ndërsa unë mendoja veç për arsyen e vrasjes së Heldos. Hera herës një shëmbëlltyrë e trishtë e djaloshit thatuq më venitej, e në sytë e tij dalloja zemërimin e vdekjes nga duart e dashurisë. Si mund të ndihej ndryshe një i vdekur i dashuruar, teksa jep frymën e fundit të rrëmbyer nga personi që do më shumë?
Pak para se ati' të urdhëronte shukjen e tij nën dhè vendosa kapelen që Heldo e urrente ta mbante mbi krye, vetëm sepse e dija që dora e tij ishte mësuar ta valëviste, dhe biçakun e tij që të mund të gdhendte ëngjëj prej druri në parajsë. I vendosa të dyja mbi kapakun ku ishin lëshuar disa trëndafilë të bardhë dhe i buzëqesha djaloshit të shkuar një të fundit herë.
Pa e kuptuar gjithçka kishte marrë fund. Njerëzit ishin larguar. Trupi i pajetë e kutia e saj ishin mbuluar me dhè.
"Eja, po të shoqëroj deri në shtëpi."
Xhaxha Gordi kërkoi të më rrëmbente krahun lehtshëm.
"Fillimisht më duhet të shkoj diku."
Më pas veç mbaj mend që vrapova nën retë gri, duke goditur pikëzat e shiut, me këpucët e bëra qull. Vrapova deri në kodrën në anën tjetër të qytetit dhe u shtriva mbi barin e njomë me fytyrën treguar qiellit. Shiu i ftohtë çukiste lëkurën time, e Truro nga ana tjetër sikur më shikonte me përbuzje.
"Mos vallë çdo gjë që unë dua, di veç të vdesë?"
Naiviteti atë ditë më fali edhe neverinë për veten, e ne jetuam së bashku për një kohë tejet të gjatë.
Kur mbërrita në shtëpi në mesnatë isha e tëra qull dhe kisha filluar të shihja hije të disa personave. Një zë më thoshte që hijet u ngjanin prindërve të mi, gjyshërve dhe një më tej Heldos. Unë nuk e kundërshtova atë zë. Pasi hoqa rrobat, u zhyta lakuriq nën mbulesat e holla të krevatit dhe ëndërrova tërë natën për hije që pushtonin trupin tim. Kur më rrëmbenin frymën unë kërkoja të ulërija por nuk mundesha, derisa në një moment i dorëzohesha fatit tim, pikërisht atëherë hija më lëshonte...ndoshta shpirtin.
Të nesërmen në mëngjes herët vesha një fustan gjysëm të trishtë gri me cohë të trashë dhe jakë të mbyllur e krahë të fryrë. E urreja atë fustan dhe nuk e kisha kuptuar kurrë përse Znj. Smith ma kishte vendosur në valixhen jeshile me mbajtëse të drunjtë, deri atë ditë. Copa e gjatë kridhej në barin e njomë ndërsa këpucët ulnin barishtet për ti puthur me dhèun. I isha falur gjithnjë perëndimeve në atë kodër ku mund ti ktheja kurrizin qytezës dhe nuk kisha parë asnjëherë lindjen e atij dielli përtej horizontit të kodrës. Ishte bukur të ledhatoheshe nga ngrohtësia e rrezeve të para të diellit, apo të ndjeje që të paktën diçka nuk do rreshte kurrë së kthyeri tek unë.
An: djali që Uendi ka parë duke vdekur ka qënë djali i asaj gruas që po fliste me Uendin. Ai djalë është vrarë qëllimisht dhe njollat e gjakut ju drejtojnë tek.....
Jini të vëmëndshëm se historia ka plot detaje e disa prej tyre janë thelbësore xp
Puq
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro