Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

14

Nuk doja t'ia pranoja vetes, por isha mërzitur jashtë mase, duke mbajtur çdo ditë në krahë biçikletën blu, për shkak të rrugës me kalldrëm, apo faktit që era luante me fustanin tim dhe sytë e qytezës binin në të bardhën e lëkurës time.
Kështu që e lëshova atë në pragun e derës së drunjtë të bibliotekës, dëgjova dorezën të gërvishtte të kaftën e portës dhe më pas të puthte guriçkat e nxehura nga dielli i kuqërremtë.

Ndeza një cigare të hollë përgjatë rrugës dhe ndjeja kënaqësi teksa shikoja tymin e saj të bëhej njësh me retë vocërrake në fillim të qiellit. Tufat e rënda të rrezeve diellore, mi kishin nxehur majat e këpucëve dhe gishtërinjtë nën të kishin filluar të djersisnin disi. Në Wells nuk bënte kurrë vapë në të vërtetë, por ne thjesht nuk ishim mësuar akoma me një diell të qetë pa re gri, ëndërra-shpuese.

Sapo i nxehti zbarkonte, dhe fustanet e grave lehtësoheshin, mund të dëgjoje nëpër qytezë dritaret që hapeshin, për të thithur errësira e dhomëzave, ngrohtësinë e fund-pranverës. Ndihej aroma e kërmës dhe e shtretërve me trupa të dergjur plakash, e pak më tutje ti shponte hundët aroma e mishit të thatë të derrit të egër.

Ndërkohë mua në mendime më ishte ulur këmbëkryq udhëtimi i Tommas dhe kisha mbërritur në shtëpi pa e kuptuar. Një sup i ngulur në krahun tim më bëri të ndaloja së ëndërruari për udhëtimin në Londër së bashku me djaloshin e zbehtë me duar të buta. Nuk e di sesi përgjatë rrugës isha përhumbur në duart e tij. Lëkura e bardhë bërë njësh me timen e mornicat e saj të djegura nën flakë epshi. Më pas përqafimet, që asnjëherë nuk e kisha ditur sa fort më mungonin, përgjatë perëndimit të një dielli të çfarëdolloji, mbi një tarracë ndërtesë gjigande.

Si u zgjova pashë një cohë fustani vishnje, të valëvitej në cep të banesës. Zakonisht në ato orë cohat e fustanit dergjeshin përdhe. Zakonisht fustanet e Belës, në dyshemenë e Heldos.
Me të hedhur hapa të tjerë kuptova që këto ditë do të ishin një fillim verë e trishtë.
Më pas e gjeta veten të qëndroja përballë shtëpisë, me gishtërinjtë që luanin në palët e fustanit, me sytë mbi ndërtesën gri nën një qiell të ashpër, pa mundur të nxirrja tingull. Një urë në perçe të zezë më ra përmbi, e nuk mundja dot më të komandoja trupin.

"Dëgjuam ulërima. Ne në Truro nuk kemi zakon të fusim hundët në zënkat e të tjerëve, por për Heldon nuk mund ta bëjmë dot një sy qorr."

Shkallët ku ulesha çdo mëngjes për të dëgjuar Heldon teksa më tregonte një histori dashurie të vakët, ishin të mbuluara me njollëza gjaku. Drunjtë që kishte prerë djaloshi, ishin shpërndarë e përlyer majat me të kuqe. Dera që gjithmonë lëvizte me erën e lëshonte një tingull çjerrës, ishte zënë peng në trupin e djalit të Panos.

Eca ngadalë, duke shmangur kërcitjet e këpucëve në pellgjet me llucë të kuqërremtë. Teksa i afrohesha trupit të Heldos nxirrja një gjysëm zëri të vakët dhe i thërrisja thatuq ose i kërkoja me ngulm të ngrihej. Ai nuk përgjigjej. Heshtja  nuk më ishte dukur ndonjëherë aq peshë e rëndë.

"Ka vdekur." Ulëriti një fëmijë dhe më pas nxitoi të fshihej në krahët e të ëmës. Unë qesha dhe me pas i vura dorën Heldos në fytyrë. Ishte akoma i ngrohtë por nuk e dalloja në gjoksi i tij lëvizte prej mjegullës së lotëve që më ishte formuar. I afrova veshin ngadalë dhe ia mvesha mbi buzë e prita me një buzëqeshje të ngrirë, të dëgjoja diçka. Dy herët e para nuk dëgjova asgjë.
Kur ia vura veshin sërish mbi gojë dëgjova zërin e xhaxha Gordit nga pas.

"Dikush nga burrat ta vendosë kufomën në mes të dhomës, ndërsa gratë të pastrojnë njollat e gjakut e të vendosen karriget në formë gjysmë-rrethi në oborr."

Ai zë urdhërues kishte hequr dorë nga Heldo. Zëri që i dridhej nën kollë të përmbajtur më bëri të lotoja mbi njollat e gjakut të familjes së vetme që kisha.
Mbeta e ngrirë në vend, me trupin e mbështetur në pragun e derës, e cila pas heqjes së trupit të Heldos filloi të lëkundej me erën. Fytyra të panjohura lëviznin nëpër sytë e mi me një shpejtësi përgjumjeje a qetësie dhe nuk mundja dot të dalloja as fytyrat që njihja.

"Bën mirë të ngrihesh! Po lëshoj disa kova me ujë për të shpërlarë gjakun."

Ia rrëmbeva kusinë nga duart, lëshova ujin mbi gjakun që vinte erë dhe pashë të përpihej nga dhèu. Më pas pyeta ku mund të mbushja ujë sërish. Pasi shpërlava të tërë gjakun, ndihmova një plakë të vendoste karriget në gjysëm rreth, vendosa drunjtë në rend dhe vajisa derën. Këmbëzat e bardha të karrigeve kishin humbur në baltën e ujitur.

"Pse nuk shkon të bësh një dush? Duhet të dukemi mirë në varrim. Do të jetë hera e fundit që do e shohim."

Fytyra i ishte rrudhur më shumë brenda orës. Kostumi i zi dhe ora e xhepit e bënin të dukej edhe më i trishtë. Duart i dridheshin e sytë ishin të mbushur me lotë.

"Mendoj se e di kush e ka vrarë Heldon." I thashë nën zë pranë veshit e për çudi këmbët ndaluan së dridhuri.

"Të gjithë e dimë. Madje kam dëgjuar që personi që e ka vrarë nuk ka mundur dot të kalojë kufirin siç ka pretenduar. Më thanë që ishte rrëzuar mu përpara trenit e ky i fundit e kishte shklyer në copa."

Buzëqesha hidhur e teksa po lahesha kritikoja veten pse kisha buzëqeshur kur xhaxha Gordi kishte nënkuptuar që ishte një vrasës. Unë nuk mund të gëzohesha për vdekjen e dikujt e aq më pak të përgëzoja në heshtje një vrasës. Por, hakmarrja ta ledhatoka ëmbël sedrën.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro