Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

12

"Edhe sa do prisje për të më treguar Bela?"

"Oh, të lutem tani Heldo, mos bëj sikur nuk e dije. Unë nuk i mbaj lidhjet dhe ti nuk ke qënë kurrë një përjashtim."

"Pra, unë nuk vlej asgjë për ty? Jam thjesht një tjetër i varfër që zhvatet në këmbim të seksit?"

Të bërtiturat e tyre ngjiteshin deri në dhomën time të gjumit e përplaseshin në muret e ftohta. Një vetëtimë shpoi qiellin e kornizave të xhamit pranë krevatit tim dhe zbehu errësirën e natës. Më pas një shi i rrëmbyeshëm çliroi retë prej të qarave. Pikat çukisnin pellgjet që u mbushën plot, dhe zhurma e tyre sikur mbyste ulërimat e djaloshit Pano. Pas njëfarë kohe nuk pati më të bërtitura, por nuk dëgjova as hapat e Belës të dilte nga shtëpia e dashnorit. Vetëm shiu më përshëndeste trokitshëm pranë e çdo goditje ritmonte me rrahjet e zemrës.

"Si do ja bëj tani me Tommas? Ai djalosh seç ka diçka të çuditshme që vetëm më tërheq. Nuk e di as nëse jam gati për këtë hap."

Përpëlitesha papushim në dyshekun e fortë dhe mbaja barkun me dorë që të mos ndjeja më delirin që më kishte shpërthyer. Pak më vonë, kur shiu ndali dhe nën gurgëllimën e tij akti i Belës dhe djaloshit, vendosa që të mirrja një sy gjumë. Fillova të numëroja pikëzat e shiut që puthnin strehëzën e pullazit e mbyteshin nën gurëzat e kalldrëmit, që të mërzisja veten, por nuk funksionoi. Ndjeja pranë akoma duart e ngrohta dhe frymën mbi buzë. Puthja e tij akoma më çorientonte frymëmarrjen e sytë sado të mbyllur nuk më tregonin më errësirë.

Të nesërmen u ngrita prej krevati tepër vonë. Mezi pata kohë të vishesha e të tymosja një cigare. Flokët e shkurtër më ishin ngjitur ngado në fytyrë dhe pas koke isha tejet e sigurtë që më ishte bërë një gungë. Kur preka flladin e pas-shiut mëngjesor ndjeva mornica nën fustanin e rëndë, edhe pse ftohtë nuk ishte.

"Mirëmëngjes Uendi. Dukeni tepër e bukur sot!"

Kapelen e zezë e mbante në duar ndërsa në fytyrë kishte shtrënguar një buzëqeshje të mpirë, si ti ishte stampuar pa dëshirë. Dielli që kishte nxjerrë krye mbi kodër mi lëshoi rrezet direkt e në sy sikur ashpërsia që më tregonte të më bënte të shpejtoja.

"Të faleminderit zotëri. Ju dukeni fort i lumtur..."

U pendova në çast për fjalët e mia. Zakonisht kam dëshirë të dëgjoj historitë e Heldos por isha tepër vonë për të pastruar bibliotekën, e xhaxha Gordi vonesën e kishte zët.

"Pata një zënkë me Belën..."

Kruajti kokën dhe qëndroi në pritje të konfirmimit tim për të vazhduar historinë. E dija që do pendohesha por pa e menduar gjatë u lëshova në shkallët e drunjta, vendosa kokën në duar dhe vështrova Heldon. Ai i kënaqur ndante më dysh disa copa ashklash e më pas i fërkonte me thikë.

"Më duket sikur kam rënë në dashuri Uendi. Kjo ndjesia e të prekurit qiellin e të mbushesh me ngrohtësi të tejskajshme më zbut mua e bashkë edhe frikërat që më ndërtojnë. Druhem mos ndoshta nuk kam për ta lënë dot të shkojë kur gjithçka të mbarojë. E di? Kjo lloj dashurie të bën të marrë në fund. Thua ti marrosem unë kur gjithçka të shkojë për dreq?"

"Një herë xhaxha Gordi më pati treguar, dhe këtë po ta them veç ty, që pati rënë në dashuri me vajzën e një fermeri matanë Truros. Familja e tij ishte përleshur për shkash pronash me atë të vajzës dhe e dinte që marrëdhënia me të nuk do kishte një fund të lumtur. Dhe ai, duke e ditur këtë nuk hoqi dorë prej saj, pavarësisht sa hektike u bënë gjërat."

"Ç'ndodhi në fund? Me vajzën që donte baba Gordi?"

Të gjithë ata që e njihnin në qytet i drejtoheshin Gordit si babai, ndërsa unë jetimja nuk kisha mësuar më të thërrisja.
Në fakt më bënte mjaft përshtypje që Heldo dhe jo vetëm kur flisnin për të sikur ndërronin çehre. Sikur një i moshuar të ishte një shenjt i vërtetë.

"Epo, vajzën e mbytën në pus pasi prona u kaloi Williams. Fund i trishtë për një të dashuruar Heldo, nuk mendon kështu?"

Ndaloi së fërkuari drurin dhe thikën e lëshoi mbi parvaz kujdesshëm. Kur e hodhi shikimin në mua ndjeva keqardhjen e tij. Ndonjëherë me atë dhembshuri që tregonte më jepte përshtypjen e një fëmiu. Aq naiv sa tregohej, dhe duke besuar ç'thuhej për Belën e dija që në fund do përfundonte me një zemër të thyer. Shpresoja vetëm që kur të ndodhte të fillonte të rritej.

"Këtë histori nuk e di askush, apo jo?"

Tunda kokën lart e poshtë ngadalë dhe më pas mbyta sytë në këpucët që mbaja veshur. Nuk e dija pse Gordi ma kish treguar këtë histori vetëm mua. Fakti që më trajtonte ndryshe ndonjëherë më bënte me faj. Unë nuk sillesha dot njëlloj me të, e nuk do të mundesha dot kurrë t'i ktheja nderet që më ka bërë.

"Tani më duhet të shkoj Heldo. Në darkë do ta lë Bara Brith pranë dritares. Më falendero duke u kujdesur për veten."

"Duhet të më mësosh si të gatuaj ëmbëlsira Uend! Të paktën të mos vdes urie."

Vrapova duke qeshur, në mendje duke ndërtuar figurën vllazërore mbi Heldon. Një njeri aq i qetë dhe i dashur do sillte veç gëzim në një familje të plotë. Këto mendime i shkunda ngadalë teksa arrija në bibliotekë. Të ëndërruarit me sytë hapur nuk ishte një pikë e fortë e imja. Prej saj kisha përfunduar duke fluturuar për tu zhytur shtatë pashë nën dhe.

"Je vonë Uendi Kejn. Siç e shikon jam detyruar të ngrihem prej tavolinës së leximit në mesditë për të bërë diçka që të përket ty."

Më qëndronte me kurriz dhe bënte sikur po gërmonte në kasë duke përshkuar me dorë monedhat dhe copëzat e letrës së verdhë.

"Në fakt, mua më duhet të flas me Uendin...kam dëgjuar që është mjaft e zonja në sugjerime librash."

Ishte ai. Zëri i tij i ashpër dhe hija pak e kërrusur e Tommas, i cili kërkonte të fliste me mua. Më zuri paniku në çast. Gjuha mu lidh në dysh e dhëmbët kërcisnin. Mendimi që ndoshta Tommas do tregonte për ne, m'i skuqi faqet në prani të xhaxha Gordit. Lidha menjëherë gishtërinjtë me fustanin bezhë e prita që dikush të thyente heshtjen.

"Miku im, ky është një fakt i kryer. Znj. Uendi me të vërtetë që merr erë nga librat e mirë. Jam e sigurtë që do të të impresionojë."

Pas meje dëgjova një tjetër zë të njohur. Teksa fliste ktheva kokën e gjeta shokun e Tommas duke prekur një rresht librash me gisht. U lehtësova disi sepse mendoja që në praninë e Fredit, Tommas nuk do guxonte ti tregonte Gordit. Pasi mendova për tërë skenarin arrita të pyesja veten pse duhej të kisha frikë nga reagimi i xhaxha Gordit. Tek e fundit ai nuk ishte im' atë. Kur plaku u largua, mu afrua pranë e me sy të lodhur teksa më pëshpëriste që të kisha kujdes nga ata të dy, ndjeva një erë të tmerrshme gjaku nga goja e tij.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro