10
"Mos ke ndonjë gjë për të më treguar Znj. Kejn?"
Xhaxha Gordi gjithmonë më kishte thirrur në emër. Ishte e çuditshme që atë mëngjes mu drejtua tërë formalitet.
Ndërkohë unë vazhdoja të fshija duart e djersitura pas fustanit bojëqielli duke menduar për një përgjigje të denjë për tia përplasur sheshit. Nuk isha e sigurtë në sjellja ime kishte lënë për të kuptuar që po mbaja të fshehur lidhjen e shërbëtores së tij me Heldon, në mos e kishte kuptuar që Tommas nuk mi shqet dot sytë, ose më keq...librat që mungojnë në raftin e vajosur nuk gjenden në trastën time por janë në duart e brishta të Fredit.
"Jo. Nuk kam asgjë për të të thënë Z. Williams."
Fjalët më rrëshkitën edhe pse e dija mjaft mirë që në mendjen e tij vlonte e vërteta.
Kur sapo pata mbërritur në Truro, gjatë një mbrëmjeje vakie, kur errësira e qytetit lotonte nën shiun e ftohtë, më pati thënë që ai e dinte mjaft mirë kush e kishte vrarë tim atë. Një njeri që di aq gjë, me siguri është në dijeni të gjithçkaje që ndodh nën hundën e tij.
"Shiko Uendi..."
E ndali të ecurën e tij të shkujdesur dhe më ftoi ti ulesha pranë në tryezën e gjatë në fund të bibliotekës. Ndezëm të dy nga një cigare të trashë dhe hodhëm shikimet mbi fytyrat e njëri tjetrit. Rrathët poshtë syve ngjasonin me re të vyshkura gri. Duart kishin filluar ti dridheshin sikur të mos i kishte më nën kontroll. Shikimi i tij me sytë e zbehtë më ngjallte dëshirën për ti treguar që atë pasdite do takoja Z. Tommas.
Prej atij shikimi kisha mësuar të shmangesha sepse kishte arritur të zhvishte të vërtetat e tërë burrave që kishin vënë të pasmet në këto karrige. Pyesja veten ç'të vërtetë fshihte Tommas pas justifikimeve të dokumentave të zbehtë.
"Nuk e di në më ka bekuar Zoti apo kam bekuar veten Uendi, por ky plaku i lodhur që ti ke përballë di shumë mirë të lexojë fjalët e pathëna. Ti je një vajzë mjaft e zgjuar Uendi. Kur u ule për herë të parë këtu mbaj mend që më pate thënë se Truro do ishte vetëm një rrugë për të mbërritur aty ku do. Më pate thënë që e sheh të ardhmen plot mjegull e nën sy mbaje shtrënguar disa lotë krye-fortë. Ne verbohemi ndonjëherë, por kjo nuk është një gjë e keqe sa kohë ti vazhdon ti ndërtosh vetes rrugën drejt të ardhmes tënde."
Kolliti pak herë në mes të fjalëve, veç pasi thithi tymin gri të cigares për ta gëlltitur e pastaj fillonte sërish të fliste me gjuhë të thatë. Fjalët e tij më gërvishtnin kujtesën e ditëve të para. Kisha më shumë se një vit në Truro dhe mbahesha akoma me paratë e një pune të tillë. Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por e kollitura më ngjizi në mendje vdekjen e xhaxha Gordit dhe një pyetje të cilës nuk dija ti ktheja përgjigje.
Nëse ai do të vdiste, ç'do të ndodhte me mua?
"A mund të ma kumtosh këtë letër e dashur Uendi! Sot sytë i kam pakëz të mefshtë. Refuzojnë të mi shqojnë sendet."
Sytë që ai i quante të ngadaltë më vështronin me kujdes, teksa ai më lëshoi letrën në duar. E dallova që ajo letër vinte nga jetimorja, që prej pullës së vulosur e shkrimit plot të dredhura të Znj. Smith.
I dashur Gord,
Të kisha premtuar që pas letrës së fundit, aty ku të kërkoja të kujdeseshe për Uendin si të ishte ime bijë, nuk do të të shkruaja më. As nuk pata ndërmend ta bëja diçka të tillë...thjesht, ndonjëherë koha mi këput krahët e ligësia që i vesha shpirtit përmbytet nga lotët. I dashur, duart më janë mbuluar nga rrudhat dhe një peng më vërtitet në grykë. Zemra peshon si hendek për gabimet e të shkuarës. Nuk e di në do më falësh ndonjëherë edhe pse jot' zemër mërinë e shkrin shumë shpejt.
Jam plakur Gord, jam vjetëruar me kujtimet e tua që më kanë bërë hije e më kanë mbështjellë me ngrohtësi.
Kujtime që më kanë mbajtur gjallë.
Shpresoj të jesh mirë e të dënjosh të më shkruash një letër për të më treguar si shkojnë gjërat në Truro.
Jotja, Elisa.
Pasi e lexova ngadalë, Gordi ma rrëmbeu letrën e palosi dhe e vendosi në xhepin e brendshëm të xhaketës së hekurosur. I ndjeja gjunjët të më dobësoheshin teksa ripërtërija fjalët e kujdestares. Një letër aq e trishtë që dukej si thirrje dashurie. Po po, një dashuri e pamundur që për shumë kohë ishte ushqyer në kujtime dhe 'po sikur'.
"Pse nuk jeni martuar asnjëherë zotëri?"
Përgjigjia e vetme që mora ishte urdhëri për të mbaruar shpejt punët në bibliotekë pasi pasdite do shkonim për nderime në shtëpinë e një të ndjeri, i cili ishte vrarë para dy perëndimesh para syve të mi.
Përgjatë rrugës mendoja për letrën e Znj. Smith. Sa shumë e trishtoi fytyrën e plakut Gord. Mendoja se dashuria nuk të ngjyen në të tilla ndjenja, derisa pashë një lot të mbërthehej në rrudhat e faqes së tij. Për nja dy muaj kisha menduar vetëm për mënyrën e ashpër të sjelljes së kujdestares me jetimet por asnjëherë për jetën përtej asaj porte të hekurt. Për mua ajo do ishte gjithmonë kujdestarja Smith, por për fat letrat që Gordi mi jipte për ti lexuar, ndonëse sytë i kishte pishë, më bënin ti rimendoja edhe njëherë gjërat. Në atë mënyrë kisha më pak mundësi për të gabuar.
Vetëm pasi patëm mbërritur në një oborr me pllaka të trasha gri plot baltë, vura re katër mace të bardha plot lesh të fshehura nën karriget e vëna rresht, të cilat lëviznin me erën. Njerëzit vërshonin me duart mbi fytyrë brenda e dilnin me kokën poshtë. Disa prej tyre përkuleshin para xhaxha Gordit dhe më pas vazhdonin të ecnin me fytyrat e ngrysura. Karriget cungonin pllakat e oborrit e era përqeshëse vallëzonte si e marrë. Kur u futëm brenda një erë kërme mi shpoi hundët. Nxitova ta fsheh fytyrën në shallin e bardhë që kisha lidhur në qafë, teksa përpiqesha të ndiqja hapat e rëndë të xhaxha Gordit. Drita e oborrit nuk depërtonte në dhomën gri ku hapat heshtës trokisnin fare pranë kufomës. Dhoma ishte veshur me një tingull vajtues, e dëgjoheshin veç fësh-fëshet e pantallonave kur hapat shtoheshin në dalje të oborrit.
Ndiqja reagimet e plakut Gord dhe mundohesha të imitoja shprehitë e tij të keqardhjes. Dukej si një lojë tejet argëtuese derisa na u desh të shihnim trupin e pajetë të djaloshit mbyllur brenda një kutie të drunjtë. Njerëzit duken të paqtë kur flejnë, të tillë njerëz më kujtojnë prindërit e mi në ditët e tyre të zbehta mbi cipën e jetës.
"Ç'varrim i qetë?!" Mendova me vete teksa heshttja nën trishtim.
Kur dolëm prej aty, oborrin e kishte puthur e portokallta e perëndimit. Perëndimet më kujtonin ëmbëlsirat dhe më ngjallnin dëshirën për të tymosur. Perëndimet i kaloja gjithmonë në kodër, dhe atje po më priste Tommas i harruar. Ndoshta edhe i lodhur prej pritjes, ndoshta edhe i larguar.
An: sa e du kët histori bre edhe pse ka shm gjana për tu rreg xp
Anyway Elkeda mos bjer edhe ti pre e Tommasit 😂
Flm JU dy S(3)y që P(1)o e lexonI(2) K(4)të histori :》 :/
Pytje?
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro