Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

1

Ditët pranverore me diellin e kuq kishin diçka magjepsëse. Ndoshta ishte mënyra si puthin fijëzat e brishta të barit, ose si vallëzonte me erën fshehurazi. Por ditët pranverore me diellin e kuq ishin me të vërtetë një mrekulli.

Atëherë kënga e zogjëve ishte krenare dhe të jepte ndjesinë e lirisë. Lëkura sikur xixëllonte poshtë asaj drite dhe flladi i erës dashuronte me një dashuri aq të lehtë e të  bukur. Pemët rilindnin e zbukuroheshin me lule mbi krye. Malet shkundeshin e përqafonin retë e bardha.

Ndërsa unë vallëzoja në grurë, fustanin e gjatë tërhequr. Trupi më rrëmbehej në gurgullima uji të largët e fryma më mbetej në rreze për tu vjedhur nga dielli i kuqërremtë.
Çapëlitjet e hapave të mi të zbathur, më zhvishnin nga e nxira e prangave që më vendosi shoqëria. Kujtoja se ajo ishte liria absolute.

Sa kohë e vishja veten me iluzione, buzëqeshja nuk më shkepej fytyre e mbi tryezë vendosja gjithmonë një ëmbëlsirë të gatuar në shtëpi, të cilën e kullufisja para se të ushqehesha. Kjo gjithmonë ditëve të pranverës.

Atëherë kur shirat e rëndë nuk trishtojnë qiellin, e qytezën nuk e mbulojnë më me gri. Rrugët që deri vonë ishin të mbushura deri në grykë me ujë mirrnin frymë lirisht, e tymi nuk vraponte më mbi çati.

Në pranverë, si të vinin dallëndyshet vrapoja larg qytezës dhe e ledhatoja veten me një gotë verë të kuqe gjaku, me gishtat përhumbur në vargje poezish, të cilat i lexoja me zë të lartë përballë qiellit po të flaktë. I lexoja qiellit të horizonteve për dashuri që nuk jetuan kurrë e ngrysnim fytyrat për të kërkëlluar më vonë të tërë shishen. Deliri vishte hollë atë fushë të braktisur e iluzionet e mia. Malet ngashërenin në lotë trishtimi për vetminë e shënuar, e ndërsa  pemët përvidheshin me erën.

Në ditët që veç ngroheshin, vishja gjithmonë fustane me lule që më binin lehtshëm në mornicat e trupit. Kur shtrihesha me librin e poezive të ngritur lart, (sikur prekte qiellin çdo fletë e saj) era e ngrinte fustanin pakëz mbi gjunjë e më prekte në mosprekje lëkurën. Unë vazhdoja të përhumbesha në vargje e nuk e ndjeja diellin të trokiste në perëndim.

E kisha zakon ti braktisja librat mbi mbulesën e bardhë, të spërkatur nëpër cepe me verë, e ti jepesha perëndimeve.
Ndonjëherë ngulja shikimin atje larg dhe përfytyroja veten sikur mund të fluturoja.
Krahët hapur, e bërë njësh lëkura me erën puthëse. Asgjë nuk më tërhiqte poshtë.

Kjo ndodhte atëherë kur qielli se humbte të kuqërremtën ndërsa ditë të tjera kur qiellit i visheshin retë e shëmtuara bezhë e gri interesi im shkonte në ëmbëlsirat të cilat duhej të gatuaja.

Vendosja të mbyllja në trastën e rrjetës librin e rrjepur të bibliotekës së xhaxha Gordi që rridhte poezi që të bënin ta humbje sensin e një realiteti, disa lule të verdha me cepa të rrumbullakta, nja dy gjethe të jeshilta e shishen bosh të verës. Në fund qëndronin dy cigare të cilat po i ruaja  ti tymosja pasi të kisha ngrënë ëmbëlsirën. I kisha mbështjellë  me një cep gazete llomëtiste që të mos binin prej traste. Cigaret kushtonin shtrenjtë këtu, më duhej të hiqja ëmbëlsirat e një jave për një paketë cigare  të cilën gjithashtu e mirrja tek xhaxha Gordi. Ai ishte njeriu më i respektuar i tërë qytezës. Që ditën që shkela në atë qytezë të mallkuar mbaj mend të birin e Panos të më thonte se ai ishte babai i të tërëve.

"Kur të të nevojitet diçka bjeri derës së drunjtë të Gordit. Ai më mirë thyen qafën sa ta konsiderojnë si të panevojshëm."

Fjalët e tij më vërtiteshin në mendje teksa mundohesha të zbrisja teposhten për të zbritur në qytezë. Aty  mbi kalldrëm kisha lënë të shtrirë biçikletën blu me kosh të bardhë përpara e me krahët paksa të shtypura. E ndjeja delirin të shkundej e vraponte mbi kodra sapo të shkelja në qytezë, në shtëpinë dy-katëshe me çati të kuqe që njihej si hyrja për në ferr. Xhaxha Gordi e quante Porta e Purgatorit.

"Po vendose të hysh tek ajo portë mbi supe do mbash mëkatet e të gjithë banorëve. Çdo sy që të vishet do e bësh tëndin, e zërin tuaj të ëmbël do e çlirosh veç në dhomë të gjumit."

Që prej asaj dite sikur mbi kurriz më kanë mbirë një palë sy që më rëndojnë shëmtuar. Nuk mundem dot më ti gëzohem flladeve të pranverës. Biçikleta ecën me hove prej pellgjeve e fustani i bardhë mbulohet me mëkate në kokrriza pluhuri.

Ndërtesat e qytezës janë jo më të larta se tri kate dhe të lyera që të gjitha me një bezhë të trishtë. Kur i thash djalit të Panos, në mund ta lyeja katin e sipërm të cilin e kisha me qira, me blu ai zgurdulloi sytë.

"Asnjëherë! Do të na vësh të tërë banorët kundër. Janë si hijena të përgjakura. Ushqehen me ç'të gjejnë edhe sikur të jenë duke kafshuar vetë veten."

"Ti djalë nuk më pëlqen."

Që ditën e parë kur Heldo, më priti në stacionin e trenit duke valëvitur kapelen, me një ndrojtje të përlyer në frikë kuptova që lirisë sime shumë shpejt do i vendoseshin pranga. Ishte një djalë thatuq bjond, me flokët paksa të gjatë që i binin ngado në fytyrë. Mbi pantallonat kaf kishte të lëshuar këmishën e bardhë e mbi të xhaketën e kadifenjtë. Këpucët e zeza me pak takë ishin plot baltë e kur valëviti kapelen mu duk sikur nën krahë xhaketa ishte tërësisht e shkepur.

"Përshëndetje Zonjusha Uendi. Letra e Znj.Smith mbërriti që javën e shkuar. Mezi e kemi pritur trenin e të mërkurës. Ejani! Ejani! Jam i sigurtë që qyteti ynë do të të magjepsë."

Kur i ngrohti i trenit mu zëvëndësua me erën e ftohtë, vendosa shallin në krye. Valixhen e tërhiqja me hare dhe me njërën dorë shtyja tutje ajrin e rëndë që në Bangor nuk ndihej aq shumë.

Rruga për në shtëpinë e Panos kishte zgjatur më shumë se çe kisha imagjinuar. Hija e pemëve të gjata të fierit, për të cilën zona e Uellsit ishte mjaft e njohur, mbyllte si perde hapësirën qiellore e nuk më kishte lejuar të shija retë gri plot shi. Grija e qielltë kishte qënë ngjyra ime e urryer gjithmonë. I  përngjante të hirtës së jetimores ku u rrita.

Të hirtat më vishnin edhe mua me frikë, njëlloj si Heldon e heshtur. Piedestali i thekërishtes zhdukej nën mot të ftohtë, atje ku zhurma e zinxhirëve është e vetmja melodi që arrin të të shpojë shpirtin.




Mhangri bëtha e postova

...again.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro