Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 8.

-Mbylle instagramin? Pse?

-Si pse o Eda? Nervat m'i bëri kaçurrel. M'i solli zorrët te goja. Më vjen tia këpus e tia var në ballë!

-Qetësohu! Po çdo i këpusësh s'mora vesh?

-Veshët!

-Ëhë e kam parasysh. Ç'bëri tani?

-Lëmsh u bëftë që më ka bërë lëmsh!

-Wow! Muhabet lëmshi. Do më thuash si është puna apo të ta fus një surratit e të të vinë mendtë se kushedi ku paske humbur.

-Më shkruan ende.

-Edhe?!

-Po është acarim nervash. Është i lidhur edhe më shkruan ende seç thotë lali, lesh, presh...

-Po të shkruan në mënyrë shoqërore. A nuk ishe ti që thoje kështu?

-Po! Ashtu është po nuk dua të më shkruajë më.

-Dhe mbylle instagramin. A të kripsha mendtë ty! Po nga e di që është lidhur njëherë? Mos u bëj kaq xhelolze.

-Po Klara u bë me krahë. S'habitem kur të vijë pas ca muajsh me barkun ne goja. Dhe nuk bëhem xheloze. Sa herë duhet të ta them që nuk më intereson ai?

-Po, po dhe unë sa më shumë kohë që kalon, aq më shumë të besoj. Lere atë po çdo bësh nesër, do vish në ballo?

-Ballo?!

-A ky djalë të ka marrë çdo neuron të zgjuar që kishe në kokë.

-Mos ja fut kot, thjesht s'më kujtohej gjë.

-Kemi ballon nesër.

-Me ç'rast?

-Me rastin e martesës së Gledisit me Klarën.
Po hë moj se është balloja e përvitshme që bëjmë në prag të festave të fundvitit.

-Sa qejflinj ju. Nuk vij unë.

-Pse?!

-Kot, nuk më vihet.

-Do vish dhe pikë..

-Hm...Prit ta mendoj. JO!

-Kokëmushkë!

-Faleminderit!- buzëqeshi me idenë se kishte fituar.

***

Ishte duke zgjidhur disa ushtrime nga gjeometria që aq shumë e dashuronte. Humbiste në ato figura gjeometrike e gjente këndet e brinjët. Luante me sinusin e kosinusin e për një moment e ndiente veten larg mendimeve torturuese që së fundmi s'e linin një çast të qetë të gjorën, sa ndonjëherë i dukej sikur ky fiksim do e çonte deri në çmendinë.
Matematika i dukej si një lojë e bukur, si një livadh i bukur ku të kulloste mendjen e saj. Pasi zgjidhi dhe ushtrimin e fundit nga 19 të tjerët, hodhi bllokun tutje e duke fërkuar sytë nga lodhja u shtri e lodhur në shtratin e saj. Që kur kishte erdhur nga shkolla kishte humbur e tashmë arriti të dalë.

Rrëmbeu telefonin nga komodina e iu kujtuan fjalët e Edës. Kush ishte ai që ajo të ndikohej aq shumë?! Formoi nxitimthi kodin e instagramit e hapi menjëherë mesazhet.

Gledis Murati

-Lali si je?!

Proksima Neli

-Mirë, ti?! Mos më thuaj lali se do të të bëhet xheloze Klara. haha!

Gledis Murati

-Po mua më duket sikur po bëhet një tjetër xheloze.

Proksima Neli

-E përse duhet të bëhem unë xheloze?

Gledis Murati

-Kush tha që e kisha me ty?! E kam për adhurueset e mia të shumta

Në ato momente u inatos, u xhindos e nervat iu bënë kaçurrel. Si mund ta fuste ai në një lojë fjalësh atë e ta linte me gisht në gojë?!

Proksima Neli

Uuu pika që s'i bie kësaj bote kur kanë dhe ca tipa adhuruese.

Gledis Murati

-Përse çfarë tipi të dukem ty unë?!

Proksima Neli

-Kush tha që e kisha me ty njëherë?! E kisha për ata persona që më neverisin.

Gledis Murati

-Aha! Hakmarrëse!

Proksima Neli

-Futja kot!

Gledis Murati

-Do vish në balloja nesër?

Proksima Neli

-Jo!

Gledis Murati

-Përse?! Apo ke frikë mos hasesh me ndonjë pamje jo të këndshme?!

Proksima Neli

-Haha! Po tallesha, do vij se s'ka asgjë që mund të më shqetësojë.


Me kaq e mbylli instagramin dhe i erdhi ta përplaste kokën pas murit që i jepte gjithmonë mendime të gabuara. Ku dreqin e kishte lëshuar mendjen të harbonte teksa i dha atë përgjigje, ndërkaq që para disa orësh Edës i kishte thënë të kundërtën, por e justifikoi veten të provonte se nuk ishte xheloze. T'i tregonte Edës dhe atij mburravecit që nuk ishte xheloze për të. Në fund të fundit kush ishte ai që ajo të xhelozohej për atë ?!

Hoqi syzet e saj qetësuese të zeza duke fshire pakëz sytë sikur t'i largonte atë lodhjen e u largua drejt sallonit ku qëndronin të gjithë pjesëtarët e familjes.

U ul lehtas në kolltuk duke qëndruar përballë të atit dhe e vështroi me frikë teksa ai shikonte televizor.

U përtyp shumë herë e nuk dinte si ta niste bisedën derisa i vëllai e vuri re këtë gjë dhe menjëherë u fut në bisedë.

-O ba, Proksi do të të thotë diçka.- e menjëherë u has me vështrimin kërcënues të së motrës sikur të donte ta gozhdonte në mur. I ati, largoi vështrimin për një çast nga lajmet e mbrëmjes dhe e pa të bijën në sy.

-Mesa di unë, kjo ka gojë, apo jo?!-

-Po. Po ja...- nuk mund të lidhte dot dy fjalë ajo që shquhej për një oratori mjaft të mirë në shkollë. Jeta e saj e shkolles dhe e familjes ishin kaq të kundërta.

-Nxirre të shkretën çfarë ke?! Të duhet ndonjë lekë për ndonjë libër?- bëri të fuste dorën në xhep për të nxjerrë portofolin. Ah, sikur çdo gjë të vërtitej vetëm rreth parave! Botë e kotë, botë e hipnotizuar nga paraja!

-Jo,jo!- e ndërpreu menjëherë dhe vazhdoi atë lojën e çuditshme që kishte nisur me gishtat e saj. A thua se do i thyente.

-Epo folë pra, çfarë do?

-Nesër është balloja, për festat e fundvitit.

-Edhe?!-bëri sikur s'kuptoi ku do e nxirrte fjalen e bija.

-A mund të shkoj?! Është ditën dhe do jetë i gjithë gjimnazi.

-I gjthë gjimnazi hë?- përsëriti ai sikur të mos kishte dëgjuar.

-Po.- pohoi ajo lehtas pa i ngritur sytë. Sikur të ishte e internuar në shtëpinë e saj e gjora.

-Hera e parë që ti do të shkosh në një mbrëmje.Përse tani?

-Nuk dua të ndahem nga të tjerët se do shkojnë të gjithë.

-Do shkosh,por nuk dua të hedhësh vickla, nuk dua të përdridhesh shumë si ato shoqet tënde se i njoh unë, nuk dua të shoqërohesh me çuna, rri aty në tavolinë sa për mos u ndarë nga shoqëria.

-Mirë babi.- kaq u desh dhe ndjeu një lehtësim në zemër, sikur të kishte çliruar Shqipërinë me fjalët e jo sikur t'i kishte kërkuar lejë për një ballo të thjeshtë që shumica me siguri nuk do i thoshin prindërve se ishte brenda orarit të shkollës së bashku me mësuesit.

U largua e shkoi përsëri në dhomën e saj duke shmangur darkën.

Si të zhvishej krejt nga çdo ndjenjë negative apo ndjenjë turpi filloi të kërcejë çuditshëm në dhomë sikur askush të mos ekzistonte, sepse kur hynte në atë dhomë ajo humbiste në botën e saj, në atë botë pa paragjykime ku nuk duhet t'i jepte llogari apo të merrte lejën e askujt,e kjo vazhdonte për sa kohë që ishte vetë.

***

U ngrit si zakonisht në mëngjes duke veshur xhinse e një bluzë të zezë, të ngushte që i nxirrte në pah format e vogla të trupit. Ballo i thënçin, se askush nuk guxonte të vishej me ndonjë fustan.

Shtriu flokët me onde duke i drejtuar deri në perfeksion e u nis me ca ndjenja të çuditshme drejt lokalit ku do zhvillohej e ashtuquajtura ballo.

-Zonjusha kokëfortë qënka zbutur!- e thumboi menjëherë Eda sapo e pa atë të hynte e të plasej në karrige.

- Keni për ta parë që mua nuk më intereson ai.

-Kush?! Aaa, Gledisi! Mos më thuaj që ta ndryshoi ai mendjen.

-Ska lidhje. Atij i duket vetja aq i rëndësishëm sa mendoi se unë s'do vija vetëm për surratin e tij të lidhur.

-Dhe ti nuk je fare xheloze?

-Përse të jem?

-Do e shohim!

Ndjeu pas pak të gjithë vajzat e klasës të uleshin në të njëjtën tavoline e për fatin e saj të ndritur në krah erdhi e u ul Klara, e bukura Klarë!

-Proksima kam diçka me ty.-rrotulloi sytë kur dëgjoi atë zë t'i gërricte veshët, por si gjithmonë do të përgjigjej me aq edukatë kundrejt çdo personi.

-Më thuaj.

-Ti tallesh me mua?

-Unë?! Ç'thua! Unë dhe tallja?!

-Gledisi më tha...

-Që vret dhe mizën e kalit të komshijes për ty?

-Ja pra, ti dhe tallja jote. U talle me ndjenjat e mia, me zemrën time që filloi të gufojë si e çmendur.

-Zot! Zot! Hapu dhe të futen këta njerëz! A mos je shtatzënë dhe e ke nga hormonet?

-Unë shtatzënë? Me kë?

-Me Gledisin pra.

-Ai më tha që s'më njihte fare moj.- kaq u desh që ajo të shpërthente në të qeshura, por përsëri e mblodhi veten shpejt dhe duke imituar një fytyrë të shqetësuar iu kthye asaj.

-Ç'thua?! Pra ju nuk bëtë gili-vili nëpër shtëpi të rrënuara, klasa boshe, banjo?

-Proksima! Mos më fol më me gojë kaq.

-Aman të flasim. Ti je mikja ime më e mirë.

-Posi! Ti tallesh me mua, nejse po ta fal se jam njeri i mirë. Përse më the ashtu, që Gledisi më donte?

-Ah, ai debili qënka tallur me ty o Klara. Idioti! Më premto se nuk do ia hedhësh më kurrë sytë se nuk dua që ti të lëndohesh.- mezi po mbante të qeshurën teksa bënte gjasme e shqetësuar për të.

-Zemër ti sa e mirë je!- ia plasi buzët e saj të suvatuara mirë në faqe e u largua nga vajzat e klasës tjetër falë zotit. Fshiu faqen duke menduar se në ç'vend të botës e kishte sjellë zoti! E , nga ana tjetër buzëqeshte me vete. I pëlqeu ideja që ai djalosh nuk ishte në krahët e një tjetre.

-Sa me stil e largove nga Gledisi.

-Posi! Se u bëra shumë merak unë.

-Thjesht pranoje, pranoje që ti e pëlqen atë.

-Jo!

-Zot! Po...

-Proksima, je për një vallëzim?- biseda e tyre u ndërpre nga një zë mashkullor që sapo ngritën sytë doli të ishte Gledisi. E si mund të ndodhte ndryshe?

-Jo!- ia ktheu ajo thatë.

-Pse?

-Nuk di!

-Të mësoj unë.- u vetëofrua menjëherë ai. Ç'zemër të mirë kishte!

-Po ti mëso Klarën.

-Përsëri me Klarën ti?

-Përse më përdor mua për qëllimet e tua të pista.

-Të pista?

-Po pra, ti nuk e do atë, përse tallesh?- kaq u desh që Eda të kuptojë se aty herët a vonë do plaste baruti dhe u ngrit nga tavolina duke kërcyer me gjithë të tjerët që ishin ngritur. Askush s'e kishte mendjen se çpo bëhej me ata të dy që stononin me shumicën.

-Të lutem! Ti e di më mirë se unë tipin e saj.

-Tipi i saj është për veten e saj.

-Mirë pra, të thashë për të vërtetuar atë që më the, që kisha parë atë që doja të shikoja jo atë që ishte e vërtetë.- me këtë u ul pranë saj.

-E ç'kuptove?- sa do të pendohej më vonë për këtë pyetje që i bëri.

-Se ti ndihesh për mua ashtu si unë ndihem për ty.Lotët, nervat, ditë të tëra pa folur...-foli lehtas teksa ajo ngriti vetullën për të kuptuar situatën disi.

-Proksima. Ajo vajza me sytë e karamelta, ajo vajzë me flokët deri në fundshpinë kafe, kafe të ëmbël, me buzëqeshjen rrëzëllitëse që më ngre peshë çdo qelizë të trupit tim je ti moj hutaqe. Si nuk e kuptove njëherë! Klara ka sy blu... Proksima, të dua shumë, aq shumë sa ndoshta s'e ke imagjinuar a ëndërruar ndonjëherë. Ti s'beson në dashuri, as unë s'besoja derisa të njoha ty.
A do më lejosh të ta vërtetoj të kundërtën e asaj që mendon ti për dashurinë? Do më lejosh të jem pjesë e jetës tënde më shumë se një shok?- fliste këto fjalë pa ia ndarë sytë e ajo kishte mbetur si e shushatur. Nuk e kishte pritur që ai tia shprehte ndjenjat aq hapur, nuk kishte bërë vaki që në atë vend, me aq sa dinte ajo, djemtë të propozonin vetë vajzat se gjithmonë do u dërgonin dikë dhe ajo e urrente atë gjë.

Ndjeu menjëherë faqet t'i përvëloheshin, duart tashmë të djersitura t'i dridheshin në mënyrë të pavullnetshme. Kaloi një tufë flokësh mbrapa veshit me dorën që i dridhej, i dridhej si dreqi e duke u përtypur pakëz me vështirësi kaloi një lob oksigjeni në mushkëri si për të mbledhur veten, por më kot, përpjekje e kotë. Ajo e kishte humbur fare çehren.

-Unë...

-Qetësohu vogëlushe.

-Vogëlushe?

-Më jep një përgjigje.- vazhdoi ai.

-Përgigje?- e përsëri i përgjigjej pyetjeve me pyetje duke përsëritur fjalën e fundit.

-O Proks, të dua si dreqi!

-Si dreqi?!- merrte frymë me vështirësi a thua se do i pushonte zemra që rrihte si e çmendur nga çasti në çast?

Epo goja nuk i përgjigjej, truri nuk i funksiononte, kështu që u dha këmbëve e u largua me vrap nga ai lokal që i mori frymën e e torturoi aq shumë duke mos e kthyer kokën pas, thjesht vrapoi tashmë me lotët që i dolën ashtu pa vetëdije dhe nuk e kuptoi përse.

Nga pas la një djalosh të shushatur nga sjellja e saj, të shushatur por që lëshoi një buzëqeshje fitimtare, sepse falë asaj sjelljeje arriti të kuptojë se kishte bërë për vete atë vajzë.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro