Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 7.

-Kam një javë pa e parë, pa folur me të, pa ia dëgjuar zërin e ky është rekord.

-Si ka mundësi?!

-Vullneti im është më i fortë se çdo gjë tjetër. Më ka dërguar mbi tridhjetë mesazhe në instagram, po nuk i kam hapur fare. I jam shmangur në shkollë e këtë do vazhdoj të bëj.

-Ëndërro!

-Çfarë?!- pyeti e habitur e menjëherë Eda e drejtoi nga dera e klasës për t'i treguar se tashmë ai kishte erdhur në klase e po përpiqej ta gjente me sy mes turmës së vajzave mbledhur para klasës duke qënë se ishte pesë-minutshi.

-Proksima, a vjen pak?!

Ndërkaq ajo pa menjëherë rreth e rrotull e u has me vëzhgimet paragjykuese të të gjithëve teksa filluan të flisnin vesh-më-vesh. Doli qetë nga klasa e e priti në korridor.

-Nga ke humbur?

-Askund!

-Pse s'ke hyrë në instagram?

-Skam patur kohë.

-Seriozisht? As për të thënë një 'jam mirë' ? Vdiqa nga meraku.

-Pse duhet të kesh merak ti për mua?!

-Seriozisht e ke ti?

-Po!

-Proksima,çka ndodhur me ty? Përse sillesh kaq ftohtë?

-Ndoshta kështu kam qënë gjithmonë, por tani po më shikon qartë.

-Pra po më thua se ajo që kam parë deri më tani s'ka qënë e vërtetë?

-Ndoshta ke parë atë që ke dashur të shikosh dhe jo atë që po të paraqitej.

-Dyshoj për këtë.

-Nuk më intereson.

-Dua të të them diçka. Diçka që më mundon prej kohësh në shpirt. Diçka që më gërryen, diçka për të cilën kam vendosur të ndjek këshillën tënde.- tha këto fjalë pa ia ndarë sytë nga karameli i syve të saj. E ajo humbi thellë në vëzhgimin e tij e po priste me zemrën që gati sa s'po i dilte nga kraharori fjalët që do thoshte ai.

-Të thashë që kam rënë brenda me një vajzë me sy gështenjë, flokë të gjatë e me onde, buzëqeshje rrëzëllitëse e shpirt kristal të pastër por kisha frikë tia thoja se mos humbisja miqësinë me të. Ti, ishe ti ajo që më the tia thosha, mos i ndrydhja e burgosja ndjenjat e mia dhe këtë po bëj Proksima...-lëshoi një buzëqeshje të pavetëdijshme teksa sytë e saj ishin mbushur me lot.Dukej sikur sytë ishin ca kristale xhami që do të thyheshin nga momenti në moment. E ashtu do të bëhej,po ku dinte gjë ajo?! Ajo gjithmonë e shikonte jetën me atë syrin e optimistes, jetën e shikonte me dritë pa e ditur se nuk mund të gjente dritën në një univers tërë errësirë.

-Ajo vajzë....Është Klara...- shprehu haptazi e menjëherë ajo mbeti si e shushatur duke e vëzhguar e habitur. Në ato momente ndjeu zemrën t'i dërrmohej e t'i copkavitej, në ato momente iu duk sikur atë copëz zemre aq të brishte e të çiltër që ajo e kishte ruajtur për vite me rradhë në një pyll të largët ku askush nuk mund të depërtonte, atje të ruajtur nga bisha që ishin mendimet e ndërgjegjia e saj, tashmë e kishte gjetur një çunak e si pa të keq e kishte goditur aq fort, sa e kishin ndarë në mijëra copëza.

-Klara?!- ishte fjala e vogël që arriti të nxjerrë së bashku me lotët që tashmë dolën nga vatra e tyre. Ata lotë të krijuar nga emocionet kishin dalë në sipërfaqe nga zhgënjimi. Nuk i besohej që lotët e parë për çështje zemre i kishte harxhuar për një person aq të...pavlere e të parëndësishëm për të. Dhe ajo e dinte që ai ishte një pëlqim i tejzgjatur për të, e dinte se dhe nëse në vend të emrit që i tha do të ishte emri i saj ajo nuk do e pranonte kurrsesi, por përsëri ndihej çuditshëm...Ndihej çuditshëm të shikonte atë mashkull pranë një tjetre. Nuk mund ta perceptonte dot atë ndjesi, ishte e re dhe e pajetuar më parë për të.

-Po. E klasës tënde. Përse po qan ti ?!- foli ai teksa fshehtas lëshoi një nënqeshje djallëzore. Djalli! Nuk u mjaftua, por e ngacmonte me vetëdije sërisht në plagën e vogël e të freskët.

-Unë?! Ah, s'të kam thënë. Kam probleme me sytë mund të ve syze se më lotojnë shpesh sytë. Të tërë mbetën duke më thënë që qaj.- u mundua të lëshonte një të qeshur në fund. E nëse do të kishte një çmim për gënjeshtaren më të keqe do i jepej asaj me siguri se si të mos mjaftonte kjo e tradhëtonte ajo çehre e zymtë që e pushtoi krejt papritur e papërzënë nga buzëqeshja fallco. Në fund të fundit ndjenjat reale janë më të forta se ato fallco.

-Aha, të shkuara. Si thua tani?! - iu rikthye përsëri bisedës.

-Epo është vajzë e mirë. Ke ditur të zgjedhësh. - ironizoi fjalët e fundit teksa mblodhi veten. -Po ç'kërkon nga unë?!- e përsëri nëse do të kishte një çmim për aktoren më të mirë do i jepej asaj. As vetë nuk e kuptoi ku e gjeti forcën për ta mbledhur aq shpejt veten, por gjithmonë truri kishte mbizotëruar krahasuar me zemrën e saj,ose të paktën deri tani.

-Dua t'i thuash ti për mua.

-Pse s'i thua vetë?

-Kam turp.

-Seriozisht e ke ti?- ngriti vetullën e majtë teksa e shikonte thellë në sy.

-Po! Dhe me këtë do vërtetoj se çdo gjë e kam parë është ashtu si doja dhe jo ashtu si ishte në të vërtet.- foli duke cituar fjalet e saj të mëparshme. Donte të vërtetonte se ajo vajzë nuk kishte ndonjë pëlqim ndaj tij, e nuk i interesonte nëse ai kishte dikë tjetër në jetën e tij e menjëherë ajo e kuptoi, e kuptoi dhe duke lëshuar një nënqeshje të vogël si për t'i thënë se ajo gjithmonë fitonte vazhdoi.

-Në rregull. Meqë të kam shok si vëlla po ta bëj këtë nder.- ia ktheu me të njëjtën monedhë duke theksuar fjalën vëlla, e cila i shkaktoi atij një qeshje të hidhur, e më pas u largua për në klasë duke e lënë atë ende mes mendimeve në korridor. Çfarë kujtonte ai?! Se kishte tërë atë ndikim mbi atë vajzë e mund ta sorrollaste si të donte?! Epo jo!

-Klara vjen pak këtu?!- foli sapo hyri në klasë.

-Hë?!

-Gledisi do të lidhet me ty. Ka rënë keq brenda, të do shumë i gjori, është i përvëluar.-nuk e kuptoi ku e gjeti forcën që këtë fjali ta thoshte në mënyrë aq moskokëçarëse.

-Po nuk e thotë dot vetë zotëria?

-Qënka tepër i turpshëm si duket.

-Po si të tha, që më do ë?

-Po.

-I shkëlqenin sytë kur fliste?

-Po i shkëlqenin ashtu si i shkëlqejnë shqiponjës kur ha prehun e vet. Si duket do të të hajë.- rrotulloi sytë nga përgjigjia e saj dhe vazhdoi ende me pyetje të parëndësishme që asaj i shkaktonin përzierje të stomakut. Nëse kishte një person që ajo e kishte neveri ishte Klara, Klara së bashku me pudrën një tonëshe si suva, me penelin si thëngjill nëpër sytë, me vathët si goma makine që varen nëpër veshët pakëz të mëdhenj, me varësen si patkua kali që qëndronte mbi gjoksin e mbushur nga dopio sfungjeri i reçipetave. Thjesht i vinte për të vjellë.


-Po, i dridhej zëri kur të tha? Ishte i emocionuar?

-Po. I dridhej e zëri e trupi sikur po i binte tërmet në trup.Ose, ose si ata pleqtë 80 e ca vjet.Mos më thuaj O Klarë që është ndonjë tetëdhjetë vjeçar e ka bërë operacione plastike të të marrë mendjen ty.

-O mos u tall aman se u emocionova e unë.

-Aman, aman vetëm ti jo se na prish punë. Si do bëjmë ne pa ty? Do e lesh Gledisin të ve pastaj. Do bëhet murg.

-Eh, tërë ai pjeshkë gjen të tjera sa të dojë.

-Ç'thua?! Ai për ty vret dhe mizën e kalit të komshies.

-O Proksima! Çfarë thua? Po të flas seriozisht?

-As unë.

-A e di ç'do i thuash?

-Nuk e di e nuk më plas ta di. Nuk jam korrierja juaj. Falë zotit, jemi në shekullin e internetit, të takimeve nëpër banjo apo klasa boshe e mund tia japësh përgjigjen bashkë me çfarë të duash dhe thuaj atij këto që të thashë.

-Çfarë?!- e pa shtrembër teksa ajo ulej në bangë duke turfulluar nga nervat nga brenda teksa i tregonte Edës tërë ngjarjen fije për pe.





----------------------------

Gëzuar Pashkët për të gjithë që i festojnë God Bless you everyone!

A.B

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro