Pjesa 4.
'Një Belino teta, të lutem'-foli qete teksa qëndronte përballë gruas thinjoshe që zgjati dorën drejt raftit për të marrë një kroasant. Ndërkaq ajo priste qetë duke krijuar ritme të shpejta me këmbën e saj e ndiqte me sy lëvizjet e gruas.
-Urdhëroni lekët këtu.- dëgjoi përsëri atë zë mashkulli pas shpinës së saj e u kthye me fytyrë nga ai.
-Çpo bën?- e pyeti menjëherë.
-Po të qeras, me belino.
-Nuk pranohet oferta.
-Përse? Do dy?
-Mos ja fut kot. Kam vetë leka ta paguaj.
Përplasi dorën te balli dhe ia shpupuriti përsëri flokët duke ia bërë një rrëmujë të vërtetë.
-A thua se po të jap për bamirësi?! Quhet qerasje! Kështu, në mënyrë shoqërore.
-Diçka s'kuptoj. Çtë kanë bërë këto flokët e mia që s'i le njëherë rehat të gjorat?
-Janë të buta.
-Ëhë! Faleminderit për molton.- i buzëqeshi lehtë e u largua nga dyqani në cepin e shkollës duke ecur me hapa të ngadaltë e të vegjël drejt oborrit të shkollës. Ishte pushimi i madh. Dielli shkëlqente a thua se do përvëlonte gjithçka para gjente?! Ishte dhjetor e syri i kishte zënë ndryshk për pakëz borë.
Papritur ndjeu ca hapa të mëdhej t'i vinin nga pas.
-Më këpute!
-S'të thashë të më ndiqje.
-Thashë të rrinim bashkë këtë pushim.
-Do përsërit për provimin e matematikës.
-Seriozisht e ke ti ? As pushimin nuk e bën pushim?
-Jo!
-Përse mëson kaq shumë?
-Nga e di ti që mësoj unë?!
-Pëf! S'duket hiç në fakt.- e ajo vetëm sa nënqeshi e vazhdoi.
-Përse mos mësoj? Të mësoj e të bëhem dikushi në jetë. Një dikush që do të mbajë një titull doktoreshë.
-Pra dashke të bëhet doktoreshë ë ?! Doktoresha Proksima! Të shkon.
-Tallu, tallu!
-Do jem pacienti jot i parë.
-Skam pacientë që janë top nga shëndeti.
-Ama nga zemra jo.
-A, pse qënke i përvëluar nga dashuria kështu ti ë?
-Aty afër.
-Epo mirë.
-Mirë!?
-Ç'të them tjetër?- vazhdoi duke mbledhur supet e lëshoi një nënqeshje të çiltër.
-S'je aspak kurioze të më pyesësh?!
-Jo!
-Je kaq e çuditshme. Të gjitha shoqet e tua vdesin për pakëz thashetheme.
-Epo çmë duhet mua jeta e të tjerve për aq kohë sa nuk përfshihet e imja?! Çdokush ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet.
-Nga e di ti që nuk përfshihet?!
-Ç'do të thuash ?- e pyeti teksa i hodhi një shikim vrastar nga ata që vetëm ajo dinte të jepte e i ngriti vetullën duke mbajtur një fytyrë serioze.
-Shaka moj e çmendur se më hëngre dhe mua me gjithë Belinon.
-Goja e madhe bela e të zotit?!
-Goja e madhe duhet.-kaq duhej që mendja e saj të hidhte valle në shtigjet më perverse të mundshme. Në ato momente donte të zgërdhihej në të qeshura, mirëpo kishte një të mire për të cilën e donte veten, mbante të qeshurën se kushedi në sa belara do e kishte futur.
-Përse mund të të duhet goja e madhe?!- vazhdoi e pyeti sikur ai aspekti pervers mos ekzistonte fare.
-Se të nxjerr nga shumë situata.
-Ëhë!
-Përse çfarë mendove ti ë?- ishte ai që tashme kishte kapur filln e nuk po e lështonte dhe ajo ishte një aktore të bënte sikur nuk kuptonte gjë.
-Unë?! Unë nuk mendova gjë ti the.
-A do të dish kush është vajza fatlume?
-Fatlume?!
-Po!
-E çfarë të duket vetja?!- ia priti menjëherë duke mbajtur një qeshje të vogël ironike.
-Kaq i keq jam?!
-Haha! Ende s'e ke kuptuar?!
-Seriozisht?
-Të dukem sikur po tallem?!
-Më vjen keq që të kam bezdisur.- u indinjua tjetri e bëri të ngrihej nga stoli, por kaq u desh që ajo të shpërthente në të qeshura. Ai e pa i habitur sikur ajo të ishte ndonjë e metë dhe mbeti si hu para saj.
-Çfarë?!- belbëzoi teksa e shikonte ende në këmbë e ajo rrinte ulur në stolin e shkollës.
-Ti! Nuk ke fare sens humori!
-Goxha humor!- foli duke rrotulluar sytë.
-Po pra thua kështu se nuk e pe fytyrën tënde. Kaq shumë të intereson mendimi im ?
-Doemos!
-Përse?!
-Po se, të kam shoqe moj debile. Pastaj nuk e dija që dije të talleshe apo të bëje shaka..
-Po pra se jam aliene unë.
-Epo ngaqë më je dukur gjithmonë ajo vajza që mëson.
-A pse ata që mësojnë s'dinë të qeshin?! Epo me vërtet je budalla!- lëshoi dhe një dallgë tjetër të qeshurash teksa ai tashmë iu bashkua teksa ulej përsëri në stol.
-Po më thoshe që je i përvëluar.- bëri të ndërrojë bisedën dhe u pendua që e çoi pikërisht aty. Nuk ishte kurioze, ose të paktën këtë përpiqej t'i thoshte vetes.
-Dhe ti po më thoshe që nuk ishe kurioze.
-Nuk jam, thjesht nëse ti do të flasësh, për ndonjë këshillë mund të të ndihmoj.
-Përse nuk i ngjan aspak këtij mentaliteti?! Përse dukesh sikur ske lindur këtu?
-Sepse nuk kam lindur këtu, nuk jetoj këtu. Shpirti im nuk i përket as këtij planeti, jam diku tjetër, kam krijuar një botë tjetër, ku ka vetëm dashuri, mirësi, lumturi...Pa paragjykime, lot a vuajtje. Aty jetoj unë!
-Do më marrësh dhe mua aty?- iu lut si një fëmijë i vogël që i kerkon prindërve ta çojnë në parkun e lojrave.
-Epo duhet të hysh vetë!- as vetë s'e kuptoi ku e gjeti forcën që e ftoi aq hapur të hynte në jetën e saj. U pendua në sekondën e ardhshme, por e mbajti veten dhe shpresoi që ai mos kishte kuptuar ç'donte të thoshte ajo. Po, ai sish budalla për dreq!
-Unë po ta them, edhe pse ti s'je kurioze.- theksoi fjalët e fundit për t'i thënë se thellë-thellë edhe asaj i interesonte.
-Epo unë jam një dëgjuese e mirë, ama dije se nëse s'marr 10 në provim, më ke borxh 3 milka.
-Hëh! Ti që s'doje qerasje!
-Ndëshkimi ndryshon dhe për sa kohë bëhet fjalë për ushqim, mua më ke gjithmonë këtu.
-Llupëse e dobët!
-Po pra po!
-Është një vajzë...
-Posi! Thashë mos ishte djalë- kaq u desh që ajo të shpërthente në të qeshura.
-S'i merr asnjëherë seriozisht këto tema ë?
-Mirë, mirë, kërkoj ndjesë, vazhdo.
-Është mrekulli! Flokë të gjatë ngjyrë karamel, me onde në fund. Sy kaf, kafe të ëmbël, ashtu si xhamka ndrisin gjithnjë, si kristal, sikur në një të pulitur sysh do të çahen, do plasin e do nxjerrin ndonjë ujëvarë ndjenjash që burojnë në shpirt. Buzë të ëmbla, ashtu si petalet e mëndafshta të një trëndafili rozë vjeshtarak. E gjatë, e hollë, trup peri... Buzëqeshje që jep jetë, jep frymëmarrje...Fjalë që të ngrejnë zemrën peshë. Është ja kështu si ti...- përmbylli ai teksa e shikonte dhe fliste pa ndaluar sikur këto fjalë t'i kish hartuar me kohë e ajo e dëgjonte gjithë sy e veshë ulur në stoli i shkollës duke mos ua ndarë sytë atleteve gri të saj.
-Paske rënë keq brenda djalosh!
-Eh! Kokë e këmbë!
-Çudi!
-Përse habitesh?!
-Epo...A dinë djemtë të dashurojnë vallë?
-Përse habitesh kaq?!
-Më duket dashuri e shtirur nga djemtë. E çuditshme!
-Jo të gjithë janë njësoj.
-Ëhë! Përse nuk ia thua vajzës fatlume?!
-Kam frikë.
-Ti? Frikë?! Nga se?!
-Jemi shokë! Po sikur pas kësaj ajo të largohet?!
-Ëh s'e di! Po mendoj se çdokush ka të drejtë të shprehë ndjenjat e veta. Nëse largohet atëherë është puna jote t'i tregosh që e ke dashur vërtet.
-Thua?!
-Po! Bëhu çik trim! Ra zilja, po shkoj!
U largua tashmë ajo duke e lënë atë ulur në stol mes mendimeve të shumta dhe një zot e di çfarë përfshinin në të vërtetë ato mendime...
----------------------------------
PJESË KOT E DI PO BËNI SI TË BËNI DERISA TË VIJNË PJESËT E MIA TË PREFERUARA
Lots of Love bishis!
dhe
hani sa më shumë!
Buke dmth.
A.B
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro