Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 32.

Jeta i ishte bërë ferr. Monotoni sfilitëse që ia merrte frymën pak nga pak. Dëshpërim plaçkitës që shkatërron çdo qelizë të gjallë në trupin tënd, ashtu si një virus hyn në organizëm, kopjon materialin gjenetik dhe e gllabëron, e përpin gjithë trupin tënd, të vjedh lumturinë, vjedh dëshirën e ëmbël për të jetuar.

Nuk i ndiente këmbët se tërë ditën punonte sa në shtëpi, me dhitë, ashtu edhe në fushë. Duart i kishte flluska-flluska nga lopata, fytyrën e përvëluar nga Dielli i korrikut. Ajo ishte një hirushe pa princ që ta shpëtonte me këpucën e kristaltë, nuk kishte ndonjë zanë që t'i jepte atë që i duhej për t'u arratisur, për të shkuar në ballo, ajo ishte e vetme mes gjithë kësaj lufte, ishte vetëm ajo dhe lotët, të cilët së fundmi i ishin bërë të pandashëm nga sytë e saj. Nuk kishte mbrëmje që jastëku të mos pinte ata lotë, nuk kishte mbrëmje që hëna të mos dëgjonte gulçimat e saj a tentativat për mos nxjerrë zë teksa shpirti i vajtonte.

Si të mos mjaftonin torturat në punë i duhej të merrej edhe me fjalët e rënda e ofenduese të vjehrrës, nga më të ultat, nga më fyeset.

Apo Gjergji...Kurrkund nuk shihej tërë ditën, kushedi nga harakopej, kurse natën vinte në qejf për tia kaluar mirë me bashkëshorten e tij, pavarësisht se ajo ishte aq e lodhur sa mezi i mbante sytë hapur.

Nuk kishte asnjë që të fliste në atë shtëpi. Ndihej e huaj dhe e vetme...

E këtë natë kishte kaluar mesnata. Para një viti kishte qënë duke e pritur entuziaste 17-vjetorin e saj, kurse tashmë, me lot në sy, e mpirë nga lodhja, e po mos kishte qënë për Edën që e kishte uruar sapo kishte hyrë 15 korriku, do e kishte harruar fare që 18 vite më parë ajo lindi, lindi një femër më shumë për të vuajtur në këtë botë mizore. E për herë të parë në jetën e saj, i tha vetes

'Sikur të mos kishte lindur'

-Erdhi Gjergji?- e zgjoi nga mendimet e vjehrra, e cila kishte hyrë në dhomën e saj duke e gjetur ulur në dritare, ashtu si zakonisht duke vëzhguar yjet e qiellin, natën e hënën.

-Jo.- ia ktheu thatë pa i ndarë sytë nga terri. Po mbaronte për gjumë, por nuk guxonte të flinte,sepse ishte e detyruar ta priste të shoqin derisa të vinte, në të kundërt, kushedi ç'ndodhte.

E nënshtruar, e nënshtruar ajo femër!

-Bir! Bir i nënës nga je? A është gjallë? Qyqa unë djali, më iku djali.- filloi të vajtojë nëpër shtëpi duke zënë kokën me dorë e asaj nuk i bënte më përshtypje. Kështu bënte sa herë Gjergji vonohej, duke vajtuar me zë, duke ndjellë vdekjen e tij, alurimat e saj ia ushqenin urrejtjen në shpirt. Mëkat të duash vdekjen e dikujt, por le të bëhej dhe ajo mëkatare! Ishte lodhur duke qënë gjithmonë shënjtorja e përvuajtur.

Shpërfilli britmat e dëshpëruara të vjehrrës, por nuk mundi të shpërfillë trokitjen e rëndë të derës.

Si fillim ndjeu aromën e rënduar të alkoolit të hynte në dhomën e saj e më pas pa prezencën e tij së bashku me vjehrrën që qëndronte nga pas tij.

-Përse s'u ngrite t'i hapësh derën djalit moj?

-Ishe ti në korridor.

-Pse e martova djalin unë, tia bëj vetë yzmenë?

-Derën hape.

-Kujt i flet me këtë gjuhë ti? Gjergj, shiko mo bir, shiko ç'fute në derë. Gojën sa një kamare.

-Mos i fol mamasë ashtu se ta këputa kokën.- lëshoi një hov fjalësh e një dallgë mbytëse arome.

Helm! Helm ishte dhe shpirti e zemra e tij!

-Nuk thashë gjë.

-Kujt ia kthen fjalën ti moj zuskë? Kur flet burri, nuses t'i dridhen leqet e këmbëve, jo ta shikojë në sy e tia kthejë përgjigjen.

Nuk ia ktheu përgjigjen, por e la atë bashkë me injorancën e saj, me atë mentalitet që ishte mykosur me kohë, që ushqehej me njerëz si një bishë e uritur.

-Gjergj, bir, po të merr nusja nëpër këmbë kështu. Ç'ma përkëdhel sikur e ke perëndi? Shiko kur të të hipë në qafë.

-Qen!-lëshoi dhe kësaj here një dallgë të pështirë arome, një fjalë vrastare,por jo vetëm kaq. Shkelmat e një burri ishin ngjitur me mishin e butë e të bardhë të një vajze, me atë mish që s'kish shumë kohë që kish larguar vurratat e mavinë, me atë trup që s'kish shumë kohë që kish përzënë dhimbjen.

E kishte goditur njëherë, por asaj nuk i kishte bërë përshtypje. Ç'mund të prisje nga ca kafshë, të babëzitur për të vjedhur buzëqeshje, jetë?

-Po e përkëdhel? Shiko kur të të sulet ajo ty tani.- e nxiti edhe më tepër e ëma.

-Mos më prekni me dorë, kafshë!- kishte guxuar kishte ngritur zërin,pasi dëgjoi vrerin vjellë nga goja e shtrigës plakë.

-Kujt i thua kafshë ti moj b*shtër?- u largua për të ardhur më pas me një thupër në dorë. U llahtaris kur pa sytë gjakatarë të vjehrrës së saj të shkonin drejt saj.

U ngrit në këmbë duke u përpjekur të rrinte sado pak e fortë, të shfaqte dhe ajo se kishte pak forcë, se nuk mund ta vërtisnin atë shpirt si të donin, po ç'i thoshte mendja asaj? A mund të shpëtonte nga dhëmbët e mprehtë të ujkut ajo?

Me shkelm e goditi në bark, ai tashmë, burri, ai që supozohej të mbronte gruan, të mbështeste, të bëhej bashkëudhëtari i saj. Ah, ç'broçkulla! Broçkulla!

I përvëloi tërë trupi e iu duk sikur dhimbja i shkoi deri në zemër. Për një moment harroi të marrë frymë e, sikur të mos ishte kujtuar fare do kish qënë më e lehtë, por për dreq u kujtua dhe ndjeu më tepër dhimbje.

Lotë. Drithërima.Rrëngjethje...

Kruspull, mbledhur sikur të donte të zhdukej, të kthehej në një qenie inekzistente, le të shuhej ai yll, nuk i interesonte më, mjafton që mos ndiente më ato përdredhje të shpirtit, shkaktuar nga duart e etura për dhimbje.

Me thuprën në dorë u afrua dhe qëlloi fort mbi kurrizin e së gjorës vajzë. E përcëlloi ajo goditje, e cila u pasua nga shumë të tjera.

Retrospektivë! E gjeti veten ashtu, si atë natë, dërrmuar nga dora e ashpër e të vëllait...Por tashmë ishte ndryshe, dy njerëz të panjohur për të po i shkaktonin dhimbje, goxha dhimbje, por jo si atë natë. Ajo natë i kishte falur ndjenjat më makabre që nuk mund të zëvëndësoheshin nga asgjë tjetër.

Po kur të godet, të merr shpirtin dhe familja, gjaku jot, ç'mund të presësh nga njerzit që nuk i ke asgjë? Kanibalë!

Daulle qe? A mos qe thes rëre të tregonin forcën? Tabelë qitje qe? A mos qe top futbolli të luanin e të argëtoheshin?

Ndjenja kishin këta njerëz? Po zemër kishin? A kishin tru të mendonin? A kishin shpirt të ndienin keqardhje, se dashuria ishte një ndjenjë shumë e madhe për t'u ndierë nga njerëz të vegjël si ata. Ata që donin vetëm lëkurën e tyre. Trung, trung pa fletë i një peme shterpë.

Po ç'kërkonin më tepër nga ajo vajzë? Ajo u ishte nënshtruar, ishte bërë skllavja e tyre, u bindej përulësisht. Bënte çdo punë, çdo gjë që i thoshin ishte urdhër për të, fjalë s'dinte të kthente a të fliste keq, hidhërimin s'dinte ta shfaqte, ç'dreqin kërkonin më shumë nga ajo vajzë? Shpirtin e saj?
Epo në djall, le ta merrnin dhe atë dhe të kënaqeshin. Demonët e fëlliqur etur për të!

Pizgë gurgullonte gjaku nga hundët, si të qe ndonjë lumë a liqen. Përqafonte vetveten e gjora, se nuk i kishte mbetur ndonjë shpresë për të përqafuar. Ç'mendonte? Se fundi i erdhi nga ca duar të destinuara për të marrë jetë. Se ata jetën ia kishin marrë që kur ajo shkeli në këtë shtëpi, po tashmë po i merrnin dhe atë copëz trupi që mbarte.

Ç'kënaqësi të shikoje dhuratën që mori atë 18-vjetor. Mori ca shenja të reja në trup, mori ca fjalë të rënda më tepër, mori ca lotë më tepër si dhuratë.

Ia vlente kjo jetë të jetohej? A ia vlente lindja e saj? Ia vlente çdo sakrificë?

Përse? Po përse? Për një lot më shumë? Për një rënkim më shumë?

Buçisnin lotët. Buçiste dhimbja, po aty s'kish asnjeri që t'i dëgjonte.

Shumë kishte hequr e gjora, shumë kishte duruar.

Ishte dhunuar dhe më parë, ishte fyer e ofenduar. Zemra i ishte lënduar, trupi i ishte shkatërruar, fytyra i ishte nxirë, sterr i ishte bërë, por kishte duruar se ishte ashtu si një lule e fortë, e pasprovuar më parë, e gatshme për të përballuar tërë stuhite e erërat e forta e në fund mbetet gjallë, e dobët, e sfilitur, e dërrmuar, por gjallë.

Ç'ndodh kur kësaj luleje i vjen një uragan tjetër? Thonë se kalitet, mësohet, por jo nuk është kështu, ajo thjesht sa shkatërrohet çdo herë e më shumë. Po nuk është më e fortë, s'e ka më atë fuqi lulja e plagosur.

Ajo sa ka filluar të marrë veten, lëkundet dhe nga erërat më të lehta, po nga tufani?

Ajo shkulet... Thyhet, thahet, vdes...

-------------


ARVIII GODET SËRISH XP. DY PJESË NË NJË DITË DHE GËZIMIN UA NXJERR PËR HUNDËSH. PËRQAPUTHJE.

KJO PJESË U DEDIKOHET TË GJITHËVE JU QË KENI MALLKIMET MË TË BUKURA E MË BËNI TË QESH ME LOT.

DUHET TIU THEM QË PJESA E ARDHSHME ËSHTË PJESA E FUNDIT?

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro