Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 3.

Mori lejë teksa çalë-çalë shkoi drejt stolit e u ul aty. Habitej me ngathtësinë e saj! Sikur kish' zënë rrënjë aty e s'i shqitej për dreq, po dhe shumë faj s'kishte se volejbolli s'i ngjiste fare si sport e në përpjekje e sipër për të kapur një top që e dinte që do e humbiste, ra duke shtrembëruar këmbën. Mrekulli! Heroina e topit ra në fushë betejë!


Shikonte të tjerët teksa luanin e ishte përhumbur aty në vëzhgim se mendja kushedi ku i fluturonte. E në fakt kishte ditë që mendja i fluturonte kuturu dhe për këtë e kishte marrë inat veten se dukej sikur po shndërrohej në ato adoleshentet histerike e këtë s'e kontrollonte dot aspak për dreq. Fliste me të në rrjetet sociale e buzëqeshte me vete si ndonjë e marrë e nga ana tjetër ndiente një boshllëk në shpirt sikur të ishte duke bërë gabimin më të madh të jetës së saj.

-U vrave shumë?!- dëgjoi një zë mashkulli që e bëri të hidhej përpjetë, e bëri të zgjohej menjëherë nga ato mendime kushtuar po atij. Së fundmi i ishte kthyer në hije, dukej sikur kudo që shkelte do gjente prezencën e tij.

-Pakëz.- pohoi kur pa siluetën e tij të ulej ngjitur me të,e ashtu instiktivisht ajo u largua pak më tutje, sikur të digjte prezenca e tij.

-Të shkuara.

-Faleminderit! Po ti nga mbive?

-Të pashë nga dritarja!- bëri me gisht për nga dritarja e klasës së tij që kishte një pamje drejtpërdrejtë me fushën e volejbollit në oborrin e shkollës.

-A s'duhet të ishe në mësim?- ia priti duke shmangur kontaktin me sy

-Lashë orën.- tha teksa uli kokën dhe e mbuloi me dy duartë e tij.

-Le orën?! Seriozisht e ke ti ?!

-Ëhë.

-Pse?

-U bëra merak për ty.- kaq u desh që faqet e saj të bëheshin përsëri bubulak, flakë të kuqe.


-Mirë jam...Ashtu si më shikon, tani ik.

-Pse?

-Kushedi ç'mendojnë nëse na shikojnë kështu.

-Si?- e pa provokueshëm nga këmbët deri te koka.

-Ulur bashkë.- bëri sikur s'kapi perversitetin e tij, ose ndoshta ai e tha pa qëllim të keq, por asaj i bënte mendja dasmë. Ajo dhe perversiteti!! Miq të ngushtë! Librat e Wattpadit kishin bërë punën e tyre.

-Përse të intereson kaq shumë ç'mendojnë të tjerët?

-Nuk e di. Thjesht ndikohem shumë. E urrej veten për këtë gjë, por nuk kam çfarë të bëj, kjo jam unë në fund të fundit.

-Të ndihmon lali ty që mos të të plasë më.

-Posi posi! S'kam nevojë për ndihmë e as të ndryshoj.

-Thjesht dije se do të të kushtojë shumë në të ardhmen.

-S'është se e shikoj këtu të ardhmen time.

- E ku e shikon?

-Larg këtij fshati, larg këtyre fjalëve që të përndjekin kudo, larg gjithçkaje që më rrethon tani.

-Ëndrra të mëdha! Ëndrrat janë për ëndërrimtarët.

-E ëndërrimtarët janë që të realizojnë ëndrrat e tua.

-Shoh që beson shumë në ëndrrat dhe dëshirat e tua.

-E përse mos besoj? Puna, vullneti dhe ambicia arrijnë gjithçka. Do iki me studime.

-E thua sikur të dish të ardhmen, sikur të dish që çdo gjë do të shkojë mirë.

-Përse mos shkojë?!

-Ku i dihet, ndoshta bie nga mësimet dhe ja, s'bëhet!

-Përse të bie?!

-Sa pyet dhe ti!

-Dhe ti je shumë pesimist!

-Thjesht doja të zgjasja muhabetin me ty se më pëlqen kur flet, se dhe unë e di që ti do arrish aty ku do.

-Budalla!- shfryu lehtas teksa largoi vështrimin nga ai dhe e hodhi përsëri nga ndeshja e volejbollit që po zhvillohej.

-Ky emri jot, është shumë i veçantë, Proksima, ç'është?- vendosi ai të thyejë përsëri heshtjen.

-Yll!

-Këtë e di unë që je ti.

-Qepe!- tha teksa mbuloi fytyrën me duar për të fshehur ngjyrën e kuqe që fytyra i kishte marrë.

-Është një yll që ndodhet në galaktikën e Kentaurit, ylli më i afërt me Tokën, pas Diellit.

Gjyshi im ka qënë mësues gjeografie, e kur linda unë më vendosi këtë emër për të patur një jetë të gjatë si jeta e një ylli, e për të mos u shuar kurrë, se yjet vërtet shuhen një ditë, por vendi i tyre në qiell mbetet gjithnjë i tyre.

E di?! Ka njerëz që kanë yjet e tyre. Teksa qëndrojnë natën në dritare, zgjedhin një yll që vendosin të bëhet udhëheqësi i tyre, bashkëbiseduesi e vëzhguesi i lotëve të tyre, kështu që në një farë mënyre yjet i ndihmojnë njerzit, falin shpresë e dritë në atë errësirë vrastare, kështu dua të jem dhe unë...

Dua të bëhem shpresë e dritë për shumë njerëz ashtu si një yll në galaktikë. Më pëlqen kaq shumë të ndihmoj të tjerët!
- Çfarë njeriu je kështu?! Ku e gjen tërë këtë dritë e mirësi që rrezaton me çdo fjalë! Apo nuk flet dhe bukur!- belbëzoi ai duke psherëtirë teksa kishte mbështetur kokën në gjunjët e tij dhe e dëgjonte gjithë sy e veshë atë teksa fliste aq me pasion, pa ia ndarë sytë nga sytë...

-Boll u talle.

-Jo! Seriozisht. Të të pyes dhe diçka?

-Pa hë!

-Ke të dashur?!

-Qyqa,Jo!- tha menjëherë sikur ta kishte të graduar atë përgjigje.

-Pse e thua sikur të jetë ndonjë gje e jashtëzakonshme? Megi ka, Jola, Jona...

-E mirë e ç'më duhet mua?! Secila e ka për vete.

-Dihet se s'e kane dhe për ty.

-Skip këtij muhabeti.

-Kaq problem e ke?

-Më pëlqen të qëndroj brenda realitetit.

-Sipas teje lidhjet sjanë reale?

-Aspak! Gjëra të shtirura! Fjalë boshe, veprime sa për sy e faqe.

-Jam i sigurt që do ndryshosh mendim së shpejti.

-Ç'do të thuash me këtë?!

Nuk i ktheu përgjigje, por u ngrit nga stoli duke i shpupuritur asaj flokët dhe duke e lënë në stol përsëri të shushatur, me flokët e shkalafitura, me fytyrën flakë të kuqe e mendjen e bërë çorbë nga mendimet.

Përplasi kokën mbi gjunjët e saj dhe shfryu thellë.

-Si dreqin nuk të puthi? Leshkoja!!!-dëgjoi zërin e Edës të çirrej pranë veshit të saj.

-Je në vete ti? Kush të më puthë mua, ai?

-Me bast që puthjen e parë ka për të ta marrë ai.

-Ti nuk mbush.

-Po, po e di gjasme do ia japësh bashkëshortit puthjen e parë. Hidhe bastin, 2 milka!

-Po e ndiej që tani shijen e tyre.- tha ajo teksa i zgjati gishtin e vogël.

-Prapë flokët! Sa mirë që i kishe të larë të paktën! Erë karamel!

-Na vdiqe me këto erërat. Mos je gjë shtatzënë?

-Shtatzënë nga ëmbëlsia që dhuroni ju të dy? Apo nga intensiteti që keni?

-O Eda!! E kam shok.

-Shok pra, shok, nuk thashë gjë tjetër. Këtu do jemi kur ai të të propozojë. E pashë si të shikonte.

-A nuk po luaje volejboll ti ?

-Ehuu!! Unë kam sy edhe mbrapa.

-Vdeksh!

-Dhe unë të dua shumëë.- përmbylli në fund teksa ia shpupuriti dhe njëherë flokët asaj. E ngacmonte me fjalë e donte apo s'donte ta pranonte i pëlqenin fjalët e saj, ideja se ai mund ta pëlqente atë...

Por përsëri me një të psherëtirë i shtynte të gjitha ndjenjat e ëmbla drejt humnerës duke vendosur një mur gjigand mes zemrës dhe emocioneve fyçka prej adoleshenteje!!

Habitej kur thoshin se adoleshenca ishte mosha e budallenjve, tani që po e përjetonte vetë e quante veten budallaçkë.

E forta ishte se...Ishte në dijeni që ato që mendonte ishin budallalliqe dhe nuk mund të hiqte dorë prej tyre.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro