Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 29.

Atë mëngjes ishte ngritur në orën gjashtë. Kishte fshirë tërë oborrin anë e mbanë, kishte bërë mëngjesin gati e kishte përcjellë Gjergjin për në Greqi, do të rrinte andej atë natë e për këtë ishte mëse e lumtur, do të kalonte një natë të qetë, si dikur, vetëm ajo dhe nata,ose të paktën kështu shpresonte.

-I mole dhitë moj?

-Bukë i dhe Marios?-iu referua nipit të saj 25 vjeçar i cili nuk kishte ikur që atë ditë që ishte mbledhur fisi. Si të mos mjaftonin punët e shumta duhet të merrej dhe me tekat e të gjithëve. Sa bukur!

-Po, mama. Dua të të them diçka.- dridhej e gjitha teksa kishte ditë që mblidhte guximin për t'i thënë ato fjalë. Shkoi pranë saj e u ul përballë.

-Pa hë.

-Për shkollën time si do bëhet? Sikur ta vazhdoja...

-Të kishe patur mendje për shkollë ti, nuk bëje dashuriçka.- këto fjalë kushedi sa e sa herë i kishte dëgjuar deri më sot, po ia kishin nxjerrë përhundësh xhanëm. - Ç'shkollë thua moj ditëzezë? Të na turpërosh? Nusja e martuar në burri vete në shkollë. Mos do zotrrote që kur të vish ta kesh drekën e bërë? S'je më te jot ëmë tani. Unë u kam thënë të tërëve që ke mbaruar gjimnazin. E bëre këtë gabim e the sot, po t'u thaftë gjuha po e the më.

Nuk bëri më as gëk as mëk. Çfarë të thoshte? Ç'tu shpjegonte njerzve me këto mendime prapanike? A mund të ndryshonin ata edhe sikur ajo të fliste? Kurrsesi...

-Ik prashit patatet.-e pa shtrembër pas këtyre fjalëve që nxorri. Ajo s'kish bërë kurrë punë fushe, si do ia bënte? Po si nuk ngopej njëherë me punë, si nuk prekte diçka me dorë? E dinte se kundërshtimet do ia bënin më të vështirë punën, kështu që vetëm sa doli në bahçe e mori shatën që qëndronte mbështetur pas një bandieri betoni në hyrje të fushës mbjellë tërë patate që jeshilonin kudo, e tërë ai gjelbërim sikur i fali pakëz qetësi syrit të saj i cili kishte zënë kockë për pak buzëqeshje, për pak jetë.

Sapo kishte filluar, kishte prerë nja dy-tri rrënjë patate ashtu pa dashje dhe i kishte mbuluar që mos i shikonte shtriga plakë se në të kundërt do ia merrte shpirtin, e papritur dëgjoi kërcitjen e derës prej hekuri të hapej.

Nuk mund t'u besonte syve. Në ato momente lotët pa kuptuar i dolën nga sytë, ishin lotë ndryshe nga herët e tjera, nuk ishin lotë trishtimi, por lotë gëzimi. Nuk e kishte menduar se në këtë shtëpi do të ndiente më lumturi të tillë. Nuk e kishte menduar se do të gëzohej aq shumë për ardhjen e dy personave, ishte Eda dhe Jona, dy shoqet e saj më të mira.

Duke vrapuar u nis drejt tyre. Era pranverore i largonte ca fije flokësh që përsëri kishin dalë edhe pse i kishte thurur në një gërshet të rregullt pas shpine. Fustani rozë pala-pala poshtë gjurit, valëvitej si ndonjë flamur i etur për liri,etur për të marrë frymë. Ah, po ashtu ishte vetëm fustani, se ai shpirt nuk merrte më frymë.

U derdh në krahet e tyre e shpërtheu në lot. Ishin ca lot vajtues, ajo sikur shpërtheu. U duk sikur tërë mërzitja grumbulluar si një lëmsh nëpër gjithë trupin që notonte si ndonjë helm a zeher në gjakun e saj të pastër, u zgjua. Gulçonte e qante, mundohej që zërin ta mbante brenda.

-Proksima, po ç'të paskan bërë kështu?- foli më në fund Eda pasi pa gjendjen e shoqes së saj. E mbërtheu në një përqafim kockëthyerës, donte që t'i bashkonte ndonjë copëz zemre të thyer, shpërndarë, po ishte e pamundur. Ajo zemër nuk ishte krisur, ajo zemër ishte bërë copë e çikë e copat e saj nuk kishte burrë nëne që i gjente e i bashkonte.

-Kush është moj nuse?- dëgjoi atë zë aq acarues për të, të vinte që nga ballkoni i shtëpisë. Fshiu lotët me cepin e fustanit, mblodhi veten, se e sigurt që do i bënte një mijë e një llafe nëse do e shikonte në atë gjendje, duke i thënë se ankohej për ta, i mbante nëpër gojë.

-Më kanë erdhur dy shoqe.

-Shoqet e kanë shtëpinë brenda, çne në mes të rrugës?

-Hyjmë brenda vajza.- me kaq uli kokën dhe i la ato të kuptonin se duhej të bënin ashtu si i tha ajo, ndryshe e kishte pisk punën.

-Shoqet juve ë?- foli pasi i kishte studiuar vajzat nga koka deri te këmbët me një sy kritik e ato qëndronin gjithë siklet ulur në divan.

-Po nëna.- ia ktheu Eda duke ironizuar fjalën e fundit.

-Po ti me çupe, pe nga je?

-Unë, njësoj si Proksima.

-Më dukesh shumë e hedhur, çne.

-Nëna, pije kafenë.

-Kjo tjetra më e mirë, më e platitur.- foli duke iu referuar Jonës, e cila ishte duke vdekur nga sikleti e dukej sikur do mbytej në djersë se djaloshi 25-vjeçar që qëndronte ulur përballë saj po e hante me sy që kur kishte erdhur.- fiks për Marion tonë.

Me kaq Jona nxorri nga goja tërë ujin që sapo kishte pirë. Nëse më parë kishte qënë duke u mbytur nga djersët, tani ishte mbytur vërtet me ujin.

-Je mirë me çupë?

-M-M-Mirë.- kolla nuk po e linte, e veten nuk po e mblidhte akoma. Ndërkohë ai ende nuk ia shqiste që s'ia shqiste sytë.

-Më dëgjo mua nëna. Vuan nga sëmundja e tokës kjo, do i mbetet këtij djalit në dorë. Me raste shfaq shenja të autizmit e ndonjëherë e kapin krizat nervore, të vret po i dole para, i kanë thënë të ëmës për ta çuar Elbasan, po e mban në shtëpi se e ka vajzë të vetme.-mezi e mbante të qeshurën e Jona, e bëri ca shenja si të qe një e metë, i hodhi një vështrim falenderues Jonës. Le t'a bënte me 1001 sëmundje, mjafton ta shpëtonte nga ata të babëziturit. Ah, sa i kishin munguar Proksimës dy autiket e saj të preferuara! E mbushnin me jetë.

-Qyqja! E re e gjora! Kështu si kallëp të marrka në qafë, po qënka si ato mollët e kuqe e kur i shikon nga brenda janë të kalbura.
Rrofsh që na the ti çupë se ja s'dihet ç'fut në derë ditëve të sotshme.- fliste sikur ai muhabet të kishte mbaruar e ata të ishin gati vetëm për të caktuar ditën e dasmës, ndërkaq ai i gjori kishte dalë menjëherë jashtë me të dëgjuar tërë ato fjalë. Ishte frikësuar se mos atë e kapte fiksimi e kushedi ç'i bënte.

-Proksima, shkojmë në dhomën tënde?

-Pse s'jeni mirë këtu?- foli menjëherë ajo, sapo Proksima u bë gati të fliste.

-Jo, s'jemi.

-Pse ç'do flisni?

Nervat i ishin bërë kaçurrel. SI ka mundësi që ajo e duronte atë vjehrrë të tillë pa e hedhur nga ballkoni ose nga dritarja një sahat e më parë? I vinte t'i thoshte, ' për sytë që të të plasin'.

-Do më tregojë rrobat e gjërat që i keni blerë nuses së re.- e dinte se vetëm kështu duke u mburrur mund t'i linte të qeta.

-Ikë nuse, tregojua sa të stolisur të mbajmë e ta marrin vesh të tërë.- me kaq qeshi në mënyrë ironike. I rrofshin varësja e floririt a ora e argjendit në kuti të reja, se nuk kishte ku t'i vinte, te dhitë a te patatet.

Shkuan te dhoma e saj dhe u ulën në krevat, ashtu si në kohët e vjetra.

-Si të vajti kështu o Proks?- foli Eda.

-Mysybet, mos e pyet.

-Po këtu si sillen?

-Punë! Tërë ditën punë.

-Po Gjergji?- vazhdoi Jona tashmë.

-Kopan, mos e pyet. M'u dogj jeta o vajza. Hapni sytë mos bëni gabime siç bëra unë kur e dini në ça skëterre jetojmë. Eda ti me Flavion, ai është djalë i mirë, po kujdes ama mos e marrin vesh prindërtit.

-Përse kaq shpejt je dorëzuar? Dhe mua nuk m'i gjejnë këmbët.

-Ç'të bëj Ed? Të luftoj në një luftë kundër meje, beteje të destinuar ta humbasë? E pranova fatin që më ra.

-Do të të ndihmoj të shpëtosh

-Mos, mos i hap vetes probleme.

-Do...

-Shiko Eda. Unë u dogja. Nëse ngatërrohesh me mua do digjesh dhe ti.

-Nuk ka çmë gjen mua.

-Të lutem. Ti e di fare mirë që nuk ke ç'bën. Nuk mundemi ne kundrejt gjithë këtyre.

-Proksima...

-Eda... Për kokën time lere me kaq. Nuk dua të ngjall shpresa të kota që do thyhen pa u krijuar ende mirë.

-Proks.

-Eda...

-Shiko ç'të kam sjellë.- hapi çantën duke nxjerre tri çokollata që aty e asaj i shkëlqyen sytë. Sa i kishin munguar! Buzëqeshi me gjithë shpirt e përqafoi të dyja shoqet e saj. Ishte me fat që i kishte!- kam dhe këto.- iu referua librave dhe telefonit që nxorri nga çanta.

-Ke shkuar në shtëpi? Po si i more? Ç'bëhej andej?

-Shkova dhe ti e di që mua s'më ndalojnë dot po e tiposa në kokë. Aman, ç'do bëhet? Ai kopani që ke për vëlla është po i njëjtë.

-Më morën në qafë ata, Gledisi dhe mendja ime.

-Gledisi...

-Po?-ngriti vetullën në formë dyshuese Proksima.

-Ai...

-Ka erdhur në fshat?

-Jo, nuk...Nuk është bërë i gjallë.

-Aman o Eda, thashë çdo më thoje.

-Kam folur në telefon Proks.

-Me Gledisin?

-Është bërë pishman si dreqi.

-Le të hidhet përpjetë tani. E pishman të bëhet le që s'i pi më ujë, po as që e beson njeri.

-E kam mallkuar edhe unë për ty. Mos u kujtofshin meshkujt si ai.

-Amin! Po ç'thoshte ?

-Jam penduar, më vjen keq që përfundoi ashtu për shkakun tim, gjëra të tilla.

-Fjalë boshe si gjithmonë. Ç'më flet me atë ti ?

-Më mori në telefon dhe e lashë të fliste pasi i lëshova tërë mallkimet e botës, t'i binte një gur sa tërë Rusia në kokë, apo aq gurë sa Kina ka njerëz, etj etj.

- Nëse do më dilte ndonjë ditë para do i hidha acid sulfurik në surratin e tij që bënte sikur e kishte të bukur e tia digjia fare. Ta qethja tullë e tia fusja flokët në gojë. Seriozisht më mirë që s'më del para se do bëhesha vrasëse. Më vërtetoi teorinë që kisha çdo ditë të jetës sime që ia përsërisja vetes se dashuria nuk ekziston, por është thjesht për njerzit me iluzione, isha e sigurt që kështu ishte e megjithatë më hodhi hi syve, u bëra dhe unë si trufyçkë e i besova ca gjesteve te shtirura, fjalëve boshe, u bëra basti i tij i fituar.

-Ti po thua që unë jam trufyçkë?- ia ktheu Eda me të qeshur se nuk donte që ajo të kujtonte dhe njëherë ato momente të vështira. Se mos i kishte harruar ajo. Ato momente do i qëndronin pranë si një bastun ku do mbështetej gjatë tërë jetës.

-Aty afër.-me kaq qeshi pas një kohe të gjatë bashkë me miket e saj. Sa e kishte marrë malli. E kishte marrë malli të buzëqeshte, sepse edhe po të donte nuk buzëqeshte dot, buzët nuk i bindeshin të harkoheshin, kur në shpirt i flinte vreri e trishtimi.

Është mirë të buzëqeshësh me gjithë shpirt sa ke mundësi, se mund të vijë një kohë kur do duash të buzëqeshësh dhe thjesht nuk mundesh...

--------------------------------

Falenderoj Gretën @AIGIMIV për këto mallkimet se më mëk së qeshuri sa herë i lexoj dhe kam filluar t'i përdor më janë bërë si të shtëpisë. Pale me ato komentet thjesht jam shkulur, e të kërkoj falje për atë pjesën që të dedikova, ama mos bëj sikur s'je aspak e pamëshirshme. And suksese me librin qe sapo përfundove, po çuditem me ty, ti përfundove dy libra unë akoma një, give me the secret bish.

Rri rri e lexoj komentet tuaja kur më mallkoni mua apo Gledisin apo Gjergjin apo vjehrrën xp.

Më është bërë Proksima si burri nënos xp, edhe kur jam në shkollë mendoj çdo bëj, si do i vejë halli ( dmth si ta katranos), apo dhe krahasimet me Proksin janë të shumta. Po më bëhet qejfi që më njihni kaq mirë e të tërë ata që më njohin thonë 'më duket se Proksima je ti', po unë jam disi, ama disi jo plotësisht se shyqyr zotit s'jam 'trufyçkosur' akoma apo martuar :p .

Dhe kënaquni se s'po iu bëj më pjesë kanceroze, për momentin. Në pjesën tjetër, po iu jap një detaj të vockël, do nxjerrë pak kokën Gledisi.

Përqaputhje!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro