Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 26.

Dielli i majit doli përsëri atë ditë. Nuk mbajti zi  e nuk i erdhi aspak keq për atë vajzë. Zogjtë po cicëronin përsëri teksa lodronin nëpër degët e qershive të çelura a në kokrrat e vogla të kumbullave të cilat jeshilonin kudo, as atyre nuk iu dhimbs vajza e gjorë.
Toka po rrotullohej përsëri, as ajo nuk ndaloi, nuk ndaloi të shikojë se në një copëz të saj ishte një vajzë që kishte qëndruar tërë natën me lot në sy duke duruar dhimbjen që nuk qe zhdukur, dhimbjen e trupit e dhimbjen e shpirtit.

Ishte mëngjes, një mëngjes i bukur do të thoshte dikur, se rrezet e arta të diellit shkëlqenin tërë hijeshi, por asaj nuk i bënte më përshtypje tashmë, le të binte rrebesh, le të frynte erë, le të vinte një uragan e të merrte me vete çdo gjë që gjente, ah sa do i bëhej qejfi. Le të shfarosej kjo botë mizore, le të zhdukej.

Le të binte ndonjë meteor e të shkrumbonte çdo qenie njerzore në fraksione sekondash, e kështu ajo, Proksima do të shkonte atje ku një yll e kish vendin, në qiell. Se, a mundet një yll qieli që adhuron lirinë të jetojë në tokë?

Sytë tepër të rënduar i hapi nga trokitja e derës.  Koka i dhimbte, dhimbja i shkonte deri në zemër. Rrudhosi vetullat e vendosi dorën në ballë sikur donte të hiqte tërë atë ankth, boshllek e dhimbje koke.

Pa gjakun e përhapur në çarçafët kartë të bardhë dhe iu kujtua nata e mbrëmshme, e tmerrshme. Pa se ende ishte lakuriq, ashtu kishte qëndruar dhe nën prezencën e ftohtësisë së natës. Hodhi vëzhgimin në të djathtën e saj dhe pa atë rezil që flinte aq qetësisht duke gërhitur si një derr. I erdhi neveri.

Në të njëjtën kohë dëgjonte derën që trokiste e në fakt dukej sikur do të hidhej në erë, por nuk po mblidhte dot mendjen, nuk dinte ç'ishte duke ndodhur.

-Po ti, s'dëgjon që po bie dera? Do jetë mamaja. Ngrihu hape.- tha ai që ishte ngritur me të katërta  i zgjuar nga trokitja e derës.

Ajo nuk i ktheu përgjigje, thjesht sa largoi vëzhgimin nga ai duke parë më mirë pllakat e bardha të dhomës.

-Akoma s'qënke veshur? Ngrihu se kemi punë.  Ka ardhur dreka.- veshi shpejt e shpejt një bluzë të zezë e xhinset që kishte patur natën e kaluar. Rregulloi mustaqet paksa të thinjura e shkoi drejt derës për ta hapur.

Ajo menjëherë mori batanijen duke mbuluar pjesët e lakuriqta të trupit, pa u ngritur aspak, por ashtu qëndronte në krevat, ajo dhe dhimbja.

-Floriri i nënës, ik se ta kam bërë mëngjesin gati për herë të fundit sot.- foli e ëma sapo ai i kishte hapur derën. U largua e ajo shkoi pranë vajzës që qëndronte e ulur frikësuar në shtrat.

-Bravo, bravo. E paske manipuluar mirë situatën. Nuk ma nxive faqen.- nuk e kuptoi se ku donte të dilte plaka, tepër e mbajtur me asnjë thinjë në kokë.

-Për çfarë?

-Paske bërë diçka,t'i ndejmë çarçafët me nder në tel.

E pa çuditshëm dhe iu neverit.

-Unë... E kisha herën e parë mbrëmë.

-Leri ato ti çupë se s'të pijnë ujë me mua. Pse çfarë bëje me dashnorin ti, luanit me letra? Ne ta bëmë kabull dhe të morëm ç'të bësh na i zure derën tërthori, po lere iku tani ajo punë. Ngrihu lahu se unë do ndej çarçafin.

-Përse?

-Hiç s'të ka mësuar jot ëmë? S'është çudi që merreshe me ato gjëra ti atëherë. Nusja kur vete natën e parë te burri duhet të jetë çupë, ndryshe nga ti. Vjehrra merr çarçafët e i ve në tel, në oborrin e shtëpisë, të shikojë tërë mëhalla që shtëpia ka futur në derë nuse të ndershme.

Ku ishte kthyer për atë zot? Në mesjetë a antikitet? Ajo i donte zakonet e traditat, i pëlqenin e ishte më tepër tradicionale, por... Ajo gjithmonë kishte dashur që herën e parë ta kishte me burrin që do të martohej, por... Përse duhet ta merrnin vesh tërë familja e më tepër lagjia apo tërë fshati në ishte çupë apo jo? Ato janë gjëra personale që i takojnë vetëm çiftit në një lidhje.

***

Veshur mbante një fustan të hollë të kaltër poshtë gjurit, se kështu i kishte thënë vjehrra, nusja në shtëpi s'duhet të veshë pantallona a tuta, vetëm fustan.

Në një litar të varur që nga pema e mollës deri në pemën e qershisë qëndronte i varur çarçafi i bardhë.

Shikonte sesi ndonjë njeri që kalonte do e tregonte me gisht e flisnin vesh më vesh, kushedi ç'thoshin, se ishte nusja e re, ca e lavdëronin për atë njollën në çarçaf, kishte nga ata që u shpifej e nga ata që talleshin, por plakat e lagjes, mbledhur tok te një gur pak më tutje seç flisnin e nuk pushonin.

Eci përgjatë oborrit derisa shkoi tek hauri* ashtu siç i kishin thënë. Nuk i kishte interesuar kujt se ishte e rraskapitur nga nata e mbrëmshme, madje madje Gjergji kishte mbështetur hipotezën e mamasë së tij duke i thënë se ajo nuk e kishte patur herën e parë, edhe pse e dinte se e vërteta qëndronte ndryshe.

U habit kur pa tërë ato dhi, plot njëqind të tilla dhe duheshin mjelë dy herë në ditë. Ndjeu që pas saj erdhi dhe Gjergji se doemos që të tëra vetë nuk mund t'i përfundonte kurrë.

U ul në një stol të drunjtë të vogël pothuajse të sheshtë pranë një dhie e filloi të veprojë ashtu siç vjehrra i kishte thënë.

Me një leckë të butë e të lagur pastroi të dyja gjinjtë e dhisë, kështu veproi derisa u sigurua që ishin të pastra, më pas me një tjetër leckë të thatë pastroi ujin nga gjinjtë duke i tharë. Mori kovën e bardhë duke e vendosur poshtë  dhisë dhe me njërën dorë kapi gjirin e dhisë duke e shtrydhur, duke bërë që një hov qumështi të binte mbi kovë duke krijuar një tingull të çuditshëm që asaj i pëlqeu.

Kështu vazhdoi me të dyja duart derisa u sigurua që dhia nuk kishte më qumësht. E kishte mbaruar një, po e sa të tjera kishte?

-Luaji duart se s'do rrimë tërë ditën këtu. Do vijnë njerëz më vonë të të shikojnë.- foli Gjergji i cili tashmë kishte  mbaruar së mjeli plot pesë të tilla.

Do vinin ta shikonin. Po ç'ishte ajo, një kukull a orendi e re në shtëpi që do vinte tërë lagjia të jepte mendimin në i pëlqente apo jo? Mirë që kishte dalë jashtë kufijve të fshatit të saj dhe këtu nuk e dinin arsyen që ajo ishte martuar, e shyqyr që fjalët nuk kishin dalë jashtë kufijve të fshatit, se përndryshe do torturohej me tërë ato fjalë.

***

Shfryu lehtas teksa më në fund i mbaruan. Nëse nuk do të kishte qënë për Gjergjin ajo do e kishte gdhirë, por nuk ua kishte marrë dorën. E do të kishte një jetë të tërë për të mësuar!

Lau duart me sapunin e bardhë që qëndronte në çezmëne vendosur jashtë në oborr e hyri brenda. Në dhomë gjeti gjashtë gra, ca në moshën e nënës së saj e të tjera në moshën e gjyshes.

Tërë turp vajti dhe u dha dorën një më një, se ajo kish patur turp të takonte kushërinjtë kur i vinin në shtëpi e jo më njerzit e panjohur.

-Kafetë nuse.-nuk bëri as gëk as mëk, por bëri ashtu si i tha duke shkuar drejt kuzhinës. Po i dhimbte dhe kurrizi nga qëndrimi kërrusur për një kohë të gjatë.

I vuri në tabaka dhe me dorën që i dridhej shkoi pranë tyre të cilat dukej sikur po e hanin me sy, e vetëm sa buzëqeshnin. Kushedi ç'fshihej pas atyre buzëqeshjeve! Vetëm me aprovimin e së vjehrrës u ul pranë saj duke mbajtur sytë poshtë, puthur me dyshemenë.

-E mirë nusja moj  Trëndafile, po shumë e thatë. Në vakëf ka ngrënë?-  e pa çuditshëm gruan thinjoshe që qëndronte përballë saj. Po edhe për peshën e trupit do e komentonin? Sa njerëz të çuditshëm.

-Do shëndoshet te burri po hë.- foli gruaja në të majtën e saj. -Burri të shëndosh.

-Po sa vjeç je moj të keqen?

-Sht...

-Tetëmbëdhjetë është Lefkë.- ndërhyri menjëherë e vjehrra e cila ishte bërë gati ta hante me sy vajzën.

-Po  e vogël. Gjergji sa vajti?

-45 vajti, po ç'të duhet mosha moj Lefkë?  Nusja mbaroi gjimnazin, ne na ranë llafet që ka qënë çupë e mirë, se tani s'para gjen çupa të mira dhe e kërkuam. Familja na e dha se u pëlqeu djali. Ç'të keqe ka?

-Jo nuk thashë gjë unë.

-Jo po thuaj po deshe.-belbëzoi ndër dhëmbë.

-Di të gatuash?-pyeti tashmë një grua flokëkuqe.

-Di.

-Byrek?

-Di.- përgjigjej shkurt dhe pa përballur sytë me ato. I dukej sikur gjendej para ndonjë vetingu.

-Epo mirë.

-Anglisht ti?-pyeti tashmë një grua leshzezë.

-Di

-A shyqyr. Do të të sjell Megin të ma mësosh ndonjëherë.

-Sille Sille, Nikoleta. Se ç'do bëjë kjo tërë ditën.- bukuri! Të gjithë po merrnin vendime për jetën e saj. Po ç'ishte ajo? Kukull, pra kukull teatri dhe të gjithë po e komandonin si t'u vinte për mbarë.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro