Pjesa 23.
-Nuk ishte.
-Si nuk ishe more burrë?
-Vajtëm në shtëpi e na doli e ëma me të atin, na thanë që kishte një ditë pa shkuar në shtëpi e hiqeshin sikur s'dinin asgjë.
-Pupu! Po çdo bëjme tani? Si do i vejë halli punës?
-Çupa do martohet.
-Veç mos e gjetsha atë shk*rdhatën. -fliste Rei duke përplasur këmbën në tokë nga nervat.- Kur dolëm nga shtëpia na shikonin tërë njerzia, gati-gati sa s'po na tregonin me gisht.
-Hë se flasim, po hajde hyr brenda se ka ardhur yt vëlla me Hermesin.-iu drejtua të shoqit duke bërë lëvizje të çuditshme me duart nga nervozizmi.
- E paskan marrë vesh.- psherëtiu lehtas e të tre hynë në dhomë.
-Shtt, mos u mërzit Proks, se do e rregullojmë të keqen lali.-dëgjuan Hermesin i cili kishte përqafuar fort atë trup të brishte mbushur tërë vurrata e shenja mavi, atë fytyrë tërë të enjtura, buzën e çarë e cila i kishte zënë kore. I kishte dhënë një copë akulli për të ulur sadopak të enjturat, por më kot... Ajo ishte bërë copë e çikë jo vetëm fikizisht, por edhe shpirtërisht. Ja i vinte fytyrës e trupit akull, po zemrës së cokpavitur ç'ti bënte?
-Hermes, ç'bën? Lëshoje atë se i hapet syri po i ndenje në qejf.
-Ç'thua o Rei? Ç'i keni bërë kështu të gjorës? E keni katandisur si mos më keq.- foli i kushëriri një vit më i madh se ajo, të cilit i ishte dhimbsur aq shumë kushërira. Gjithmonë kishte patur një mardhënie tepër të mirë me të. As ai nuk donte që ajo të lidhej, por në fund të fundit ishte njeri dhe të gjithë njerzit gabojnë.
-Qepe Hermes! Ajo na ç'nderoi. E kanë marrë vesh të tërë.
-Të tërë meritojnë një mundësi të dytë Rei.- i bërtiti teksa përqafonte edhe më tepër duke e fshehur në gjoks atë qenie të brishtë e cila kishte gjetur pakëz ngrohtësi, pakëz shpresë.
-Boll na fole tërë filozofi Hermes se bën gjimnazin në Vjenë e je zhvilluar zotrrote.Po mos harro nga e ke prejardhjen.
-Pushoni. Juve ju mbeti të gjykoni këtë çështje?- i ndërpreu më në fund Agimi, i vëllai i Fatosit i cili ishte edhe më i frustruar për gabimin e mbesës së tij.
-Na ç'nderoi fisin vëlla. Martesa e zgjidh këtë punë.- tashmë ishin ulur e kishin ndezur nga një cigare të dy, ndërkohë që të tjerë pjesëtarët e familjes qëndronin ulur,përveç Hermesit dhe Proksimës. Kishte ngulur këmbë që ta çonte vajzën në dhomë e po qëndronte me atë ende pa e lëshuar nga përqafimi.
-Kam frikë Hermes.
-Bëre gabim Proks. Kur e di çfarë familje ke si e bëre këtë?
-Nuk e di Her, nuk e di. Këto hormone të fëlliqura adoleshentësh, kurioziteti dhe tërheqja ndaj gjërave të ndaluara ishin më të forta se ndërgjegjia dhe mendimet e mia. Më beso, nuk kam bërë asgjë më shumë se puthjen.
-E di që nuk ka gjë të keqe,por ti e di më mirë sesa unë sa e ndaluar është.
-Ndihem më keq kur kuptoj se nuk ia vlejti për asgjë. Ai thjesht sa talli menderen me mua.
-I mallkuari! Për faj të tij u katandise kështu.
-Nuk doja të lidhesha me të. Kisha shtatë muaj që e refuzoja, por erdhi e më puthi në shtëpi. Aty u dorëzova.
-Të ka kapur në pikë të dobët. Do bëj çmos që të të mbroj Proks.
-Ah,Hermes. Thua se do të të dëgjojnë ty? Do më martojnë me Gledisin dhe pse ai s'do. Do e detyrojnë dhe atë dhe unë do detyrohem të jetoj tërë jetën me një njeri që s'më do dhe unë e urrej. Ç'jetë do jetë? Të martohem që 17-vjeçe e të jetoj një jetë të vdekur.
Ai thjesht sa e mori në përqafim dhe i fali një puthje në ballë. I vinte keq për fatin e mallkuar të asaj vajze dhe ai e dinte fare mirë që nuk kishte si ta ndryshonte, nuk e kishte atë forcë.
Pas pak minutash dëgjuan derën e dhomës të hapej e u duk sikur qetësia e tyre u prish. Ajo filloi të dridhej sapo u has me siluetën e nënës së saj e cila u tha të bashkoheshin me të tjerët se kishin marrë një vendim. Dridhej e gjitha, plagët i dhimbnin, shpirti i digjte e frika i përvëlonte shpirtin.
Megjithatë ishte e detyruar, e detyruar të sillej ashtu siç dëshironin të tjerët, sepse ajo ishte thjesht një lodër, një kukull teatri të cilën mund ta lëviznin të tjerët si të donin .
-Do martohesh.- i foli i ati sapo ajo ishte ulur në divan e të dridhurat nuk kishin të sosur.
-Por, babi...
-Që prej asaj dite kur ti u lidhe me atë, nuk je më vajza ime. Do martohesh.
-Xhaxha, po është e vogël, ç'thua?
-Hermes, pusho bir. Kjo punë ka mbaruar.
-Xhaxha... Përse ndikoheni kaq nga fjalët e njerzve? Në djall le të venë të tërë. A nuk thoshte gjyshi ngahera se po të shkoi tymi i shtëpisë tënde drejt, të tjerat s'kanë rëndësi?
-Mirë e ke ti, po si mund të shkojë tymi drejt kur unë sa herë që shikoj këtë më kujtohet turpi? Sa herë që do dal do më përqeshin njerzit. Unë kam jetuar tërë jetën me kokën larg e i tillë dua të vdes.
-Pranoi ai djali?- pyeti Hermesi.
-Jo. Nuk e gjetëm. Kishte ikur burracaku.
-Si do martohet kur s'është ai pra?
-Ka plot burra të tjerë.
-Ç'thua ba?- guxoi e foli Proksima e cila pas çdo fjalie dridhej gjithnjë e më shumë.
-Gjergji.
-Cili Gjergj more burrë? - ishte e ëma e cila u hodh kësaj here.
-Gjergji Kroi.
-Po ai...
-Babi! Xhaxhi Gjergji? Mos po tallesh?!
-Çke zonjë? S'i përmbush kërkesat e tua Gjergji? Doje ndonjë qime-përpjetë ti. Po kush do dojë të martohet me ty moj, jo vetëm sot, po gjatë tërë jetës. Kush do dojë të fusë në shtëpi një të ç'nderuar? Martohu e shpëto. Heqim turpin nga dera.
-Po ai është sa ty o babi.- lotet i kullonin çurkë e bashkë me lotët kullonte dhe zemra e saj. Do martohet me një burrë që ishte në moshën e babait të saj?
-Ç'thua Proks? Sa vjeç është ky Gjergji?
-Gati 45.
-Jeni në vete ju? Do martoni vajzën 17 vjeçare me një 45 vjeçar? Po është çmenduri. Mendoni vërtet se njerzit do u duartrokasin për këtë vepër?
-Të paktën as nuk do na tregojnë me gisht. Pastaj çfarë ka? Është më mirë, burrë i pjekur, me mend në kokë, di të krijojë familje.
-Me kë të krijoj familje more xhaxha? Me një burrë që e pak e do kthejë patkonjtë nga Dielli? Mblidhni mendjen. Mos ja bëni këtë vajzës se do pendoheni, po do jetë vonë.
-Hermes, pusho! Nuk të takojnë ty këto vendime. Ne e vendosëm.- foli Agimi i cili donte të mbyllte sa më parë këtë diskutim e të martonte të mbesën. A thua se sapo ajo të martohej të gjithë do rehatoheshin? Sikur ajo vajzë të ishte problemi i tyre i vetëm e më pas të vazhdonin të tërë jetën të qetë.
Nuk fliste. E në fund të fundit çfarë do ndryshonte fjala e saj? Askush nuk do e dëgjonte, askush nuk do pyeste për ndjenjat e saj, çfarë donte apo nuk donte ajo.
-Dhe dije vajzë. Sapo të shkosh te shtëpia e burrit, nuk dua të të shoh më të vish këtu. Ti për mua ke vdekur. Unë nuk kam më vajzë. Ti vdiqe ditën kur më detyrove të bëja tërë këto gjëra. Mora burrin e botës në telefon e i thashë të vijë nesër të të kërkojë. Arrita unë kësaj dite sa po marr tërë burrat e fshatit të më heqin plehun nga shtëpia?
-Pleh baba? Papritur u ktheva në pleh për ty. Deri dje isha thesar i artë se isha vajza perfekte. Në gabimin e parë të gjithë më hodhët poshtë. Fëmijët u dashkan vetëm kur janë të mirë? Kështu qënka? E thonë që fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë. Ç'marrëzi! Për ju nuk funksionoka kështu. Nëse Rei do kish bërë gabimin më të madh do ia kishit mbuluar se është djalë e unë që jam vajzë, unë le të vuaj. Mallkuar qoftë dita kur linda, mallkuar qoftë dita që linda femër në këtë botë ku femra skllavërohet e poshtërohet, femra hidhet poshtë. Në fund të fundit ç'ndryshim ka në je femër a mashkull? Në rradhë të parë të tërë jemi njerëz.
-Leri këto filozofira se s'të pinë ujë këtu. Femra është ndryshe nga mashkulli. Femra thyhet si qelqi, bëhet pis ashtu si një rrobë e bardhë, kurse mashkullin nuk e gjen gjë, është mashkull.
-Xhaxha, po lere këtë mentalitet të vjetër për zotin. Jemi në shekullin XXI.
-Qepeni! Nesër ti ikën te burri.-me kaq u largua së bashku me Agimin e Rein për të dalë jashtë e për të ndezur ndonjë cigare.
Ajo u shkri e tëra si qiri. Lotët i rridhnin rrëke-rrëke, zemra i sëmbonte, shpirti i lëngonte. Kaq shume endrra te shuara, kaq shume dite te thyera ne mes, kaq shume shpresa tashme te bera shkrumb e hi.
Ajo që donte të mbaronte gjimnaizn e universitetin me nota te larta, ajo që donte të bëhej një mjeke, ajo që donte t'u jepte shpresë të tjerve kishte humbur shpresën për vete. Ajo që ëndërronte të shkonte në Angli, të bëhej një gjurmuese e ëndrrave, lumturisë...Ku ishte tashmë ajo? E burgosur në një det dëshpërimi që e mbyti. Ia mori dëshirën për të ëndërruar, shpresuar a jetuar.
-
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro