Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 22.

Natën e kaluar kishte mbetur pa ndjenja nga tërë ato goditje që mori trupi i saj i vogël, i brishtë. Zemra e gjorë e së ëmës mezi kishte duruar teksa shikonte të bijën, por nuk guxonte të thoshte ndonjë fjalë, se ku do e dëgjonte i biri në fund të fundit?  Kishte mbetur pa ndjenja në dyshemenë e ftohtë dhe vetëm atëherë ai si një bishë e tërbuar kishte ndaluar, kur kishte parë se ishte shkrehur fare trupi i saj, kur kishte parë gjakun të rridhte lumë nga e prera nga copa e xhamit të gotës, por përsëri nuk i ishte dhimbsur. Sikur të mos e kishte patur motër! Asnjë nuk e kishte marrë ta shtrinte në krevat, të paktën të mblidhte kockat, por e kishin lënë aty në dysheme, le t'i dridhej shpirti nga i ftohti e dhimbja, kujt i interesonte në fund të fundit? Po t'u kishte interesuar s'do e kishin katandisur ashtu.

Si mund të justifikohej sjellja e tij? Në gjaknxehtësi e siper se gjeti të motrën bashkë me një djalë në shtëpi të përqafuar? Oh, jo nuk ishte moment gjaknxehtësie. Thjesht nëpër venat e tij rridhte një gjak i helmatisur nga mentaliteti, rridhte një gjak që nuk duronte dot atë që kishte parë se gjithmonë ishte mësuar me figurën perfekte të së motrës  e gjithmonë që në vogëli i kishin thënë o të bëhesh, o mos bëhesh fare.

Kishte lajmëruar dhe të atin e sapo kishte marrë vesh si kishte qënë puna ai ishte nisur menjëherë, koka i vlonte, i buçiste e tërë rrugës mendohej si do pastronte llumin e shkaktuar nga e bija.

Sapo hyri në shtëpi nuk kishte se si të mos shikonte gjendjen mortore që kishte përqafuar shtëpinë, s'kishte më gjallëri, s'kishte jetë.

Sapo e panë siluetën e tij, djali u ngrit nga pozicioni në të cilin kishte me orë të tëra që rrinte, ulur në divan me duart në kokë duke i hedhur herë-herë vështrime të motrës e për një copëz herë kishte ndierë mëshirë në zemrën e tij, mëshirë kur shikonte se si e kishte katandisur, por më pas kur i kujtohej shkaku, thjesht donte të mendonte se ishte vetëm një makth. E ëma qante në heshtje e s'dinte përse të qante më parë,  i dhimbsej e bija apo situata në të cilen i kishte çuar.

E nga ana tjetër qëndronte ajo, ishte përmendur vetëm pak minuta më parë e i ishte dashur kohë të rikujtonte dhe njëherë çfarë kishte ndodhur. Për një moment kishte menduar se kishte qënë një makth e gjëja e parë që do bënte ishte të ndahej nga Gledisi, por fatkeqësisht kishte qënë mëse e vërtetë. Ndiente çdo pjesë të trupit t'i dhimbte, fytyra t'i përvëlonte sikur dikush t'i kish' vënë flakën.  Ishte ngritur ngadalë duke u hequr zvarrë në dysheme, ishte mbështetur pas murit e ashtu e mbledhur kruspull qëndronte e ulur pa e ngritur kokën aspak, herë duke qarë, here duke humbur në mendime. Ç'do të bëhej tashmë me jetën e saj?! Të ndryshonte kaq papritur me një të pulitur sysh?

Njeriu nuk e kupton si ndryshon jeta e tij, në një moment është gati të fluturojë nga lumturia dhe në sekondin e ardhshëm e gjen veten pushtuar nga vuajtja e dhimbja, zhytur thellë në dëshpërim.

-Fatos shyqyr që erdhe se plasa.- foli e ëma e u ngrit menjëherë.

Ai injoroi të gjithe e shkoi pranë saj. Përtheu paksa gjunjët për të arritur të njëjtin nivel me të

-Po ç'na bëre kështu moj të marrtë dreqi? Ç'të kam lënë mangët? Para ke patur sa ke dashur, të janë plotësuar të tëra kushtet. Më thuaj ç'pate, s'kishe për të ngrënë a, për të pirë a, për të veshur a? Po më ra leshtë e kokës nëpër Greqi duke punuar si e si që të jetoni mirë e si ma shpërblen? Më sjell qentë në shtëpi.- kur tha fjalinë e fundit u inatos e përplasi fort grushtin me murin e ftohtë, se ndryshe do kishte përfunduar në fytyrën e saj. Ajo u tremb, u tremb në mënyrë instiktive kur mendoi se për herë të parë do ndiente dorën e babait të saj.

U prek jashtë mase nga fjalët e tij. Kishte zhgënjim e dhimbje. E, ai kishte të drejtë. Gjithmonë kishte patur çfarë kishte patur nevojë.Por...Ajo nuk ishte lidhur me dikë se kishte patur nevojë për këto gjëra.

Ajo gjatë gjithë kohës kishte ndierë nevojën e lirisë. E shtyrë nga kurioziteti, hormonet e shpifura të adoleshencës ishte lidhur me dike duke menduar se një djalë do i jepte asaj lirinë, por në fakt ajo lidhje i solli shkatërrimin.

I therën në zemër fjalët e babait të saj, se gjithmonë ai kishte patur besim te ajo dhe pse ishte paksa i sertë e i rreptë, megjjithatë kurrë s'ia kishte marrë mendja se vajza e tij do arrinte të bënte këtë gjë.

-Ba...

-Qepe! Mos më thuaj më babi mua. Ta kishe menduar para se të...S'ma nxe as goja ta them. Po na turpërove moj. Të tërë më shikonin e përshpërisnin kur erdha qparë.

-Po nuk kam bërë gjë o ba, të paktën më beso ti.

-Çfarë ke bërë?

-Vetëm sa...Jemi puthur...

Qeshi në mënyrë ironike, u ngrit në këmbë e hodhi poshtë nga nervat ç'kishte mbi tavolinë.

-Po çfarë do ti të bësh më moj?

-Kush e di kete?- u hodh i vëllai që qëndronte në cepin tjetër të dhomës.

-Po ç'thua kështu o Rei? Nuk më njeh mua ti?

-Mendoja se të njihja deri mbrëmë...

-Çfarë të keqe kam bërë? E di që bëra gabim, por nuk kam bërë asgjë të keqe.

-Kushedi! Aman, njerzit ç'thonë pa mirë e ke ti.

-Po ç'na duhen fjalët e njerzve o babi? Unë të betohem që s'kam bërë gjë.

-Tërë jetën për familjen Neli nuk ka patur një gjysmë llafi të keq. Martova 4 motra dhe për asnjërën s'pati një llaf e tani mua të më tallin e përqeshin tërë jetën për çupën? Sa të jem gjallë,jo.

-Më fal o ba, më fal të lutem.- lutej dhe lotët nuk i pushonin.

-Mos më thuaj ba. Të mendoje për babin ti, nuk na fusje në dhe të gjallë. Nuk bëje prroçka të tilla.Nuk na bëje lolo, teksa ne punonim e sfiliteshim ti dilje jashtë si ato bushtrat me qentë.-me këto fjalë që kishte thënë nervat i ishin ngritur dhe më parë e veten s'e kishte mbajtur dot pa i futur një shpullë së bijës.

-Më vrisni më mirë.

-Posi, të futemi në burg për ty ne.- nuk mbeti pa ia kthyer i vëllai.

-Rei...

-Qepe!

-O burrë lereni çupën. Ç'ti bësh tani, gaboi...

-Ti po thua ta hamë turpin me bukë? Moza...

-Po të mendojmë si ta bëjmë.

-E di unë si ta bëjmë, kam tërë natën që mendohem.

-Hë?

-Ta martojmë.- këto fjalë i erdhën si të largëta për dëgjimin e saj. Ajo s'mund të martohej.

-Ba, po kam shkollën...- guxoi e foli e me kaq ai iu kthye ashpër duke i hedhur një vështrim sikur të donte ta vriste.

-Shkollën? Kur bëje dashuriçka lartë e poshtë s'kishe shkollën?

-Ma falni, ju lutem. Mos më martoni, po jam e vogël.

-Për të patur dashnor s'ishe e vogël hë? Do martohesh e pikë. Vendos unë këtu. Pastaj që kur të ka ardhur zëri të kundërshtosh ti?

-Po...

-Qepe! Rei, më the se ishte djali i Artanit hë?

-Ai është.

-Jepja telefonin sat motre të flase e të vinë ta kërkojnë sot.

-Po ba... Do plotësojmë dëshirën e tyre dhe t'i martojmë? Ata, atë duan.

-Rei, bëj si të thashë. Po u martua s'na ngelet turpi, se do thonë njerzit bëri, ç'bëri e bëri me të shoqin.

-O  Fatos, po nuk njihet martesa,ditëzeza s'ka bërë ende tetëmbëdhjetë.

-Le të rrinë pa celebrime.

-Të shkoj ta vras atë qen bir qenin baba, jo ta martojmë.

-Ja e vrave atë. Po kësaj tonës ç'ti bëjmë?

-I vrasim të dy.

-T'i thuash derës së burgut hapu? E na ngelet dera prapë me turp pastaj. Jepja telefonin.

Duke shfryrë aspak i kënaqur nga vendimi i të atit , e ngriti atë si të qe një copë leckë e vjetër për krahu dhe e hodhi vrrullshëm në divan duke i dhënë telefonin.

-Merre atë dhe thuaji të vijnë të të kërkojnë.

Duke mos patur guximin të kundërshtonte, thjesht mori telefonin e me gishtat që i dridheshin formoi numrin e tij.

-Hape zërin të dëgjojmë të tërë.- foli i vëllai e menjëherë veproi ashtu si i tha.

Dëgjonte zilen të vinte e zemra i dridhej, i dridhej e shpresonte që mos e hapte kurrë. Nuk donte të martohej. Ajo kishte qindra ëndrra për jetën e jo të mbyllte jetën e saj që 17-vjeçe.

-Alo?-dëgjoi zërin e tij të thellë dhe për një çast ndjeu sikur nuk gjendej në atë situatë, për një moment fitoi qetësinë e munguar, dukej sikur zemra mori pakëz ngrohtësi.

-Gledis, jam Proksima.

-Proks?! Si je? Ç'u bë?- ishte i shqetësuar, ndiente shqetësim në zërin e tij.

-Babi thotë që të vini më vonë me familjen, të më kërkoni dorën.

-Dorën? Ti po thua të martohemi?

-Kështu duhet. E kanë marrë vesh të tërë.

-S'mund të martohemi Proksima, jemi ende të vegjël. Kemi ende një jetë para që na pret.

-Por... Duhet Gledis, kuptoje. Ti më the se për mua bëje gjithçka, më premtove përjetësinë, më the se do më mbroje nga çdo gjë.- me këto fjalë ndjeu përsëri lot të rridhnin nga sytë e saj.

-Ku ta dija unë që do të zbulohej lidhja jonë. Ku e dija unë që do donin të të martonin ma mua.

-Kaq problem e ke? Në fund të fundit ti më do? Ti premtove përjetësinë Gled. Martesa thjesht sa do përmbushë premtimin tënd.

-Ç'premtim? Ç'dashuri Proksima? Ta dija që do më sillje kaq probleme as do të t'i kisha hedhur sytë? Po ç'ti bësh bastit...

-Bast?

-Po Proksima. Ti je thjesht një bast i fituar për mua. Ishe vajza e vetme në shkollë për të cilën s'kishte asnjë llaf të keq e unë thashë se s'ka femër që mos përulet para të ashtuquajturave ndjenja. Shokët thoshin se s'të bëja dot për vete e vumë bast. Unë e fitova, kaq.

Të thoshte se ishte lënduar ishte pak. Të thoshte se zemra i ishte bërë copë e çikë ishte pak. Të thoshte se tashmë dhimbja kishte arritur kulmin ishte pak...

-Po tërë ato fjalë? Tërë ato premtime e ndjenja? Ku shkuan Gledis? Ku shkoi dashuria?- fliste e qante me zërin që i dridhej.

-Shiko Proksima. Më vjen keq, por nuk sakrifikoj jetën time për një bast. Më hyre në zemër, megjithatë unë nuk vetëflijohem. E në fund të fundit, ç'dashuri thua?

-Pra, ti vetëm sa je tallur me mua ?

- O bir b*shtre!! Mos më rënç në dorë.- me kaq shpërtheu i vëllai i cili kishte dëgjuar tërë bisedën e mezi kishte mbajtur veten. Ishte gati ta vriste nëpërmjet telefonit, e sapo dëgjoi zërin e tij u dëgjua mbyllja e telefonit.

Mbuloi fytyrën me duar dhe vetëm qante.  Zemra iu bë copë kur mendoi se ai nuk e kishte dashur, kishte qënë thjesht një iluzion, një iluzion i shëmtuar. Përse duhet të vuante kaq? I kishte premtuar përjetësinë kur në fakt i kishte dhuruar vetë vdekjen. I kishte premtuar dashurinë kur në fakt i kishte thyer atë zemër të dobët. I kishte premtuar lumturinë kur në fakt i kishte sjellë dëshpërimin. I kishte premtuar mbrojtjen kur në fakt e kishte braktisur.

I dhimbte shpirti. I sëmbonte zemra. Ndihej bosh, bosh dhe e pashpresë.

Si ishte gënjyer kështu ajo? Ajo gjithmonë e kishte ditur që djemtë tallshin me vajzat, pretendonin se i donin , u thoshin ca fjalë të ëmbla e atyre u dukej perëndia kungull. Përse ishte bërë dhe ajo një nga ato naivet? Përse kishte besuar në dashuri, kur fare mirë e dinte që nuk ekzistonte? Si mund të kthehej një qenie humane në një bast? Ç'barbarë ishin këta njerëz që barazonin egon me ndjenjat. Ç'mllef! Ç'zhgënjim. Ç'jetë!

E vranë...E prenë... Shpirtin hidhërueshëm ia shkërrmoqën fort me duar, atë shpirt aq të brishtë, të çiltër, të pa ngjyer në llumra mëkatesh.

Buzëqeshjen ia vodhën së bashku me çdo gjë tjetër.

Priste lumturinë, por si shpërblim mori shkrumbimin e saj në ca flakë të përjetshme tmerri.

U përvëlua, u bë shkrumb e hi...

-Çfarë ke që qan tani? U lëndove zonjë? T'u thye zemra? Se mos mendove që të donte vërtetë? Dashuri që kalama juve, dini ju ç'është dashuria.

-Rei, bëhu gati.

-Për ku baba?

-Të vemë në shtëpinë e atij kopukut. O të martohet, o ta vrasim. S'na i le dot njeri derën me baltë ne.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro