Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 21.

Aq e brishtë dhe e çiltër ishte, por herët apo vonë dhe ajo do të njollosej në llumin e hidhur zeher e katran të jetës...

Kjo do të ndodhte, ndoshta një ditë, ndoshta së shpejti, donte a s'donte ajo...Edhe ajo e dinte që diçka e vogël mund ta fundoste atë dhe jetën e saj, por në vend të vriste mendjen për këtë kishte vendosur të jetonte të tashmen, pa e vrarë shumë mendjen se ç'mund të ndodhte, se ndryshe do të marrosej, mendimet do e vrisnin atë shpirt.

-Ti je i çmendur. Përse erdhe prapë sonte?-e pyeti pasi i dha një puthje të shpejtë në buzi e hapi derën ashtu si kishte vepruar dhe një natë më parë.

-I çmendur pas teje, ta kam thënë qindra herë këtë. Dhe sot s'është vëllai dhe babi se pastaj kushedi sa do rrimë pa u takuar e mua më vjen plasja kur të shikoj dhe nuk mundem as të të përqafoj.

-I marrë.- buzëqeshi pasi ta mbyste me një përqafim.

U ulën përsëri ashtu si një natë më parë, duke vëzhguar përsëri yjet, qiellin e hënën.

-Shejtankë më ke sjellë rrotull për shtatë muaj.

-Shtatë janë pak. Kisha ndërmend të të sillja rrotull përgjithmonë.

-E përse hoqe dorë?

-Se më puthe, budalla.

-Ah, ai ka qënë momenti më i bukur i jetës sime Proksima.

-Po...Jam kurioze për diçka.

-Hë, më thuaj.

-Nuk u lodhe duke më qëndruar pas gjatë gjithë kësaj kohe?

-Uh, një njeri që të do vërtet,nuk heq dorë kurrë. Më ke mërzitur.-i kapi hundën me dorë dhe ia tërhoqi ashtu sikur të ishte një fëmijë  i vogël i llastuar,-më ke mërzitur se as që m'i hidhje sytë asnjëherë. Ndihesha sikur s'më pëlqeje fare, sikur s'të interesonte për mua, sikur po të sillesha vetë rrotull, e Erisi tallej e qeshte me mua duke më  thënë se e kisha bërë krenarinë lolo, por e di çfarë?! Kur vjen puna te një femër, krenaria e mashkullit zhduket.

-S'doja të t'i ngrija shpresat kot, kur e dija që do ishte e pamundur. Vetëm Erisi e di për ne,, apo jo? Se mos hapet muhabeti dhe më mori lumi.

-Mos ki merak, vetëm ai se ishte me mua kur të gjuaja.

-Budalla!- e goditi lehtas me grusht teksa i dhuroi dhe një përqafim ashtu ulur siç ishin.- Po...Ajo letra, ç'kishte?- guxoi e pyeti për atë letër që ia kishte dhënë atë ditë në atë klasë boshe e ajo me gjithë kuriozitetin që e gërryente për brenda e kishte bërë copë-copë.

-Kur ishe kaq kurioze e hapje. Përse s'e lexove?

-Se do e kisha më të vështirë të të refuzoja

- Aty kisha shprehur çdo ndjenjë timen, ndjenja që për një mashkull janë të vështira të thuhen me zë, megjithatë ti më ndryshove dhe më bëre që ato fjalë të t'i them me qindra herë, se të dua kaq shumë.

-Më thuaj ndonjë rresht.

-Hëm...Proksima, ylli i vetëm që i jep jetë qenies sime, je njeriu i parë që më vjen ndërmend sapo hap sytë në mëngjes, mendimi i fundit i çdo nate, arsyeja e tymit të cigares që thith çdo natë duke vështruar yjet e duke kujtuar se je ti...

-Ti ! Po përmendësh i paske mësuar?

-Kështu është kur ia them vetes me qindra herë këto fjalë, se ty s'ti thoja dot.

-Sa të dua more budalla!

Kush e mendonte se ai moment aq i bukur do të prishej nga hapja e derës kryesore, duke bërë që ata të dy të hidheshin përpjetë se ishin kapur në befasi.

Ajo u has me fytyrën e vëllait të saj, i cili e dalloi menjëherë të motrën në krahet e dikujt tjetër  në mes të errësirës, e atë pamje ia lehtësoi më tepër hëna e plotë që si për ironi të fatit po shkëlqente më tepër sesa zakonisht, sikur donte t'i jepte më tepër dritë atij momenti.
Kishte mbetur i ngrirë, i shushatur dhe në të njëjtën kohë i vinte të plaste nga nervat.

Shtrëngoi grushtin fort e dukej sikur tërë damarët do i shpërthenin nga inati, dukej sikur nëpër vena nuk kishte më gjak, por urrejtje, një urrejtje e krijuar në punë sekondash që kushedi ku do i dilte tymi.

Sapo  u has me siluetën e vëllait të saj, ngriu, ngriu e gjitha dhe i dukej sikur i gjithe trupi i ishte paralizuar. Dridhej e gjitha, ngjyra e fytyrës i kishte ikur e dukej sikur zemra do i pushonte nga frika nga çasti në çast.

Së fundmi kishte përjetuar shumë ndjenja, ndjenja e emocione të reja, ishte dukur sikur kishte kapur qiellin me dorë, flutura në stomak, rrahje të shpeshta zemre, trishtim, por kurrë më parë nuk ishte ndjerë kështu.

Sikur një lëmsh të ishte formuar në fytin e saj e aty sikur nuk e lejonte të merrte frymë. Sikur ai lëmsh do të përpinte frymëmarrjen e saj së bashku me gjithë ekzistencën e saj,i dukej sikur do të  merrte fund nga momenti në moment.

Nuk ishte ndierë kurrë kështu. Mënyra sesi i vëllai po e shikonte e bënte të ndihej si një femër e ulët, sikur kishte thyer besimin e tërë familjes e tashmë ishte koha të paguante....Nuk ishte vetëm frika se çfarë do të ndodhte. Ishte një gërshetim ndjenjash.

Ndihej keq se kishte zhgënjyer tërë familjen. Ajo vajza e përsosur në sytë e të gjithëve, që kurrë nuk u kishte sjellë ndonjë problem gjatë gjithë viteve, që kurrë nuk kishte ardhur në shtëpi me fjalë fyese nga të tjerët se të gjithë e respektonin atë vajzë me karakter, ndryshe nga të tjerat, ajo vajza e përsosur e ndërtuar për vite me rradhë, e ruajtur me aq kujdes nga dëmtimet si të ishte diçka e brishtë, delikate, ajo figurë kuruar tërë persosmëri ishte bërë copë e çikë në punë sekondash, goditur aq fort...

Nga ana tjetër përveç guximit ndiente frikë. Çfarë do të ndodhte tani? Ishte e shqetësuar për Gledisin, por edhe për vete. I vëllai do i vriste të dy duke i lënë heronj, dy heronj të harruar që ranë për të ashtuquajturën,dashurinë.

-Proksima! Ç'është kjo?!- thirri fort teksa me hapa të rëndë afrohej pranë saj. Të dy qëndronin tashmë në këmbë e ai kapi dorën e saj në mënyrë instiktive teksa pa të vëllain të vinte si një bishe e xhindosur.

-Ik Gledis, ik nga avllia, para se të jetë vonë. Do të të vrasë.

-Si të të le këtu?

-Ende flisni ju?- ishte fjala e fundit para se ta grushtonte e tia bënte hundët përshesh.

-Mos Rei. Ndalo të lutem.-  fliste teksa donte ta largonte të vëllanë, e kishte rrethuar me duar gjithë shpinën e tij e lotët i rridhnin çurkë, po a do ndalonte ai nga fjalët e së motrës?

-M'u hiq ti se të zhduka nga faqja e dheut.- e shtyu tutje, duke e rrëzuar poshtë. Kjo e hutoi paksa e Gledisi përfitoi për ta goditur dy-tri herë derisa e rrëzoi në tokë duke fituar kohë që të largohej nga aty, la pas gjithçka, madje dhe atë e ia mbathi si të qe një frikacak.

Ku shkoi vallë tërë ajo dashuri e shprehur më parë?! Nëse e vërtetë do të kishte qënë a do e linte zemra-zemrën në atë ferr, ku s'dihej në do të përfundonte gjallë? Ku u zhdukën tërë ato fjalë të ëmbla të thëna minuta më parë?! E megjithatë ajo ishte e lumtur që ai iku, se nuk donte ta shikonte të vrarë para syve të saj e të vëllain të bëhej një vrasës.

-Ta tregoj nesër unë ty!- shau nëpërdhëmbe, fshiu me mëngën e bluzës gjakun që doli nga cepi i buzës dhe shkoi drejt së motrës që ende qëndronte në tokë, rrëzuar nga ai pak më parë.

-Ç'na bëre kështu moj? Të marrtë djalli, na turpërove.- tërë inat i shtiu dorën në flokët e gjata, të kafenjta tërë onde. Ato flokë që i krihte me aq kujdes se mos i shkuleshin, atë natë përfunduan ngatërruar nëpër gishtat e tij. I dhembën si dreqi, por nuk bërtiti. E ku i kishte ngelur asaj më forcë për të bërtitur? A thua se tërë ato lot në aq pak kohë ishin pak?

-Vëlla të lutem, qetësohu. Mos, nuk kam bërë gjë.-i lutej e i përgjërohej teksa ai e  ngjitte për flokësh nëpër shkallë për të hyrë në shtëpi se kishin ngritur tërë lagjen në këmbë nga tërë ajo zhurmë, qentë lehnin si të marrë, dritat e shtëpive rreth e rrotull ishin ndezur, sikur po xhirohej ndonjë film e kishin dalë të gjithë për të shijuar shfaqjen.

E shtyu me forcë sapo hynë në shtëpi, duke bërë që të binte tërë vrull në pllakat e ftohta të korridorit.

-Vëlla...

-Ç'është kështu? Ç'bëhet more aman?- foli  e ëma që vetëm tashmë kishte arritur të zgjohej nga të bërtiturat e tyre në shtëpi.

-Më lojti tepeleku i kokës.- bërtiste ai teksa vendoste duart mbi kokë e në sekondin e ardhshëm e gjeti veten duke shkelmuar fort të motrën, e cila ndodhej shtrirë në korridor, e bërë kruspull si për të zvogëluar sadopak dhimbjen.

Çdo goditje i dukej aq e rëndë teksa puthte lëkurën e saj të brishtë.Lotonte në vetvete, por kurrë me zë se nuk donte që dhimbjen ta dëgjonte dikush, se ajo kurrë s'kish qarë me zë, kurrë s'kish dashur të shqetësonte të tjerët, ç'budallaqe! Ende mendonte se do shqetësoheshin për të?!

-Aman more bir, ndalo se e le të vdekur, eja hyr mirë brenda e flasim çka ndodhur.- doli para e ëma duke i vendosur duart në kraharor të birit.

-Lëviz.-e kapi dhe njëherë për flokësh duke e tërhequr zvarrë deri në dhomën e ndenjes. I dukej sikur trutë do i dilnin vendit nga dhimbja,sikur zemra e gjorë do i pushonte. Mallkonte ditën kur kishte lindur. Përse kishte lindur kur kishte për të hequr kaq shumë?!

Kapi kokën me dorë, teksa shikonte të motrën që guxoi dhe ngriti fytyrën ashtu e shtrirë siç ishte. Sytë i ishin enjtur, i ishin skuqur, flokët i ishin ngjitur në fytyrën e bërë qull nga lotët, në sytë e saj kërkohej vetëm diçka : mëshirë...

-Mos më shiko më në sy. Ke dhe guxim pale.-bërtiti fort duke hedhur tutje gotën e qelqtë në dysheme. U nda në mijëra copëza ashtu si zemra e asaj vajze e për dreq një copë qelqi përfundoi në krahun e saj. Lëshoi një psherëtimë të gjatë nga dhimbja, por askujt s'i interesoi. Sikur ajo nuk ishte më e familjes, sikur krejt papritur të ishe shndërruar në armiken e tyre.

-Aman bir, më thuaj si është puna?

-S'ruan dot as vajzën tënde moj mama? Dy ditë ikëm në Greqi e këtu bëhet nami. Do vija nesër, po sikur më tha zoti të vija sot, se na mbaruan mollët e do merrja të tjera për eksport, po ç'gjeta në mes të oborrit të shtëpise sime? Gjeta time motër bashkë me jaranin të përqafuar për shtatë palë qejfe.

-Pupu, ç'thua more bir? E kishte sjellë në shtëpi? Na mori rrotë e historisë, na turpërove. Po ç'bëre kështu moj e zeze, na fute në dhe të gjallë.

-O ma, po të betohem që nuk kam bërë gjë.

-K*rvat dhe hajdutërit betohen. Qepe! Ç'të bësh me një mashkull në mes të natës? A thua se të do për dekoracion ai ty?

-Po jo more vëlla. Nuk kemi bërë gjë.

-Apapa, po ty të besoj më unë tani? Tallja çupat e fshatit unë posi duke ditur se kam syrin në ballë nga ime motër. Unë tallja të tjerat e kushedi sa talleshin me mua duke thënë  me vete  të shikoja motrën pastaj të tjerët. Po më ke bërë kloun për të tjerët moj bushtër. Po si moj vete e më fut djalin e botës në shtëpi ti?- kaq u desh që nervat të shkonin përsëri në stratosfere e t'i vërsulej si ndonje luan i uritur për të ngrënë prenë e tij.

-Ndalo vëlla. Mjaft të përgjërohem.- lutej e gjora nga dhimbja. Ku ishte sprovuar ajo me ndonjë dhimbje të tillë, kur ajo s'kish idenë e dhimbjes së një shpulle. E ato goditje së bashku me fjalët fyese të vëllait i vinin edhe më të rënda, edhe më të dhimbshme. Nuk i dhimbte vetëm trupi, por tërë zemra e shpirti.

E shkelmonte përsëri, ndoshta dhe më fort se herën e parë. Nuk kishte të ndalur, por e shkelmonte kudo, në trup, në fytyrë...Ndiente shijen e gjakut të përhapej në gojë gërshetuar me ca lotë që kishin hyrë brenda.

U dorëzua... E mendoi se ky ishte fundi i saj, kur ndjeu një errësirë të ëmbël ta ftonte për ta ndjekur, sikur të qe shpëtimi vetë. Dhimbja filloi t'i dukej më e largët, i pëlqente që po largohej më tepër nga realiteti, nuk i interesonte se ku do të përfundonte në ferr a parajsë, rëndësi kishte që të largohej nga ferri që po jetonte , se ishte e sigurt që nuk kishte vend në univers, në këtë jetë a ndonjë jetë tjetër më gjakmarrës se ai ku ndodhej tashmë.

Ç'naive! Mendoi se do të vdiste, mendoi se ajo zemër do të pushonte aq herët, por ishte gabim.

Sikur të gjithë të vdisnin në vuajtjet e para, jeta nuk do të ishte sinonimi i dhimbjes.

Ajo do të jetonte, do të jetonte për të vuajtur më shumë...

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro