Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 20.

Si gjithmonë ora e edukimit fizik ishte orë gjumi për të. Ishte ulur në tokë në njërën anë të fushës së volejbollit e shikonte të tjerët teksa luanin volejboll për shtatë palë qejfe, kurse ajo qëndronte duke u ngrohur në rrezet e ngrohta të atij dielli përvëlues fund-prilli.

Flokët me onde i kishte drejtuar e kishte vënë një kapelë të kuqe e cila si për çudi i shkonte shumë duke i nxjerrë në pah tiparet e ëmbla të fytyrës. E veshur me të zeza e një këmishë të kuqe qëndronte ulur pa u shqetësuar se mund të bëhej pis.

Ishte e përhumbur duke ndjekur lojën e volejbollit që po zhvillohej, kur papritur i zunë sytë praninë e tij në anën tjetër të fushës. Ishte ulur dhe ai poshtë dhe shikonte tërë vemendje atë duke mbështetur kokën në gjuri, krejt i përhumbur, dalë nga kjo botë e ndoshta hyrë në atë botën e tyre të vogël.

E ndjeu përhumbjen e tij dhe nxorri telefonin për t'i shkruar një mesazh. Nuk e kishte marrë kurrë më parë telefonin me vete në shkollë, por si duket ky djalosh po e bënte të dilte pakëz nga rutina e saj e përditshme.

-Mos më shiko ashtu se më duket sikur do më hash.

-Më mirë të të ha. Je kaq e ëmbël.

-Avash, se u këpute nga tërë kjo romancë.Po hiqi sytë se dukesh sikur ke ngalluar.

-Ëhë ashtu jam. Sot qënke bërë si shpirt. Mos u skuq tani.

-Prapë e le orën e mësimit?

-Doja të të shikoja nga afër.

-Do ngelesh në klasë more.

-Më mirë, të jemi në të njëjtën klasë.

-I marrë.

-O Proks...

-Hë?!

-Të do lali shumë.

-Mirë.

-Mirë?!

-Po çfarë të them?

-Si për shembull të dua dhe unë? S'ma ke thënë asnjëherë.

-E them me mendje.

-Po unë dua të ma thuash mua.

-Punë e madhe se çfarë do ti.

-Pse s'je aspak romantike?

-Nuk më pëlqen romanca.

-Po, po, pastaj qesh me vete ti kur lexon fjalë të ëmbla, po thuaj që je aq kokënoçkë sa nuk do ta pranosh.

-Posi, ashtu si thua ti është.

-Normal. Ku iku yt vëlla sot se e pashë në mëngjes kur doli nga shtëpia.

-Iku me babin në Greqi, prapë. Do rrinë dy ditë.

-Aha, mirë.

-Ika se po më shikojnë sikur do më hanë që po rri në telefon. Të dua.

-Shyqyr e the, tani do kaloj një ditë të bukur. Të dua më shumë shtrigë.

Me kaq futi telefonin në xhep dhe përqëndroi vemendjen tek loja e volejbollit, pa harruar që herë-herë t'i hidhte vjedhurazi vëzhgime djaloshit që qëndronte në anën tjetër të fushës, i cili herë-herë nuk ngurronte t'i shkelte syrin apo t'i dhuronte buzëqeshje.

***

Sapo ishte shtrirë për të fjetur e kishte kaluar mesnata. Kishte qënë një natë e gjatë se i duhej të përgatitej për tre lëndë të vështira të së nesërmes.

Gjumi i ëmbël ishte prishur nga një tingull i çuditshëm i tipit *çëk-çëk* që e kishte bërë të hidhej përpjetë e pastaj me zemër në dorë ishte ngritur duke ecur në majra të këmbëve në dhomën e saj për të gjetur burimin e zhurmës.

Po sikur të ishte ndonjë hajdut? Ndonjë përdhunues a trafikues? Këto i shkonin në mendje para se të hapte dritaren për të parë 'hajdutin' e vërtetë, vetëm se nuk kishte qënë hajdut malli, por hajduti i zemrës së saj, i cili kishte goditur me ca gurë të vegjël dritaren e dhomës së saj e cila ishte në katin e dytë dhe me pamje nga rruga.

I erdhi për të qeshur me budallallëkun e tij, por edhe më shumë kur ai ia bëri me shenjë të dilte jashtë. Deshi-s'deshi, hodhi krahëve një xhaketë që dora i kapi në errësirë e duke ecur në majra të gishtave nëpër korridor, për të shpëtuar nga dëgjimi i së ëmës, zbriti shkallët e derisa arriti në oborr. Hapi derën kryesore e la atë të hynte brenda.

Nata ishte e ngrohtë dhe e kthjellët, por ajo dridhej e gjitha nga frika e nga veprimi që sapo kishte bërë.

-Çfarë bën ti këtu?- arriti të belbëzojë mes të dridhurave që ia bënin tepër të vështirë komunikimin.

-Të thashë që do e bëj realitet një ditë atë titullin e atij librit të famshëm që ti pëlqeje aq shumë.

-Ti je i çmendur. Librat le të mbeten në libra, ne jemi në realitet.

-Punë e madhe. Më mori malli për ty. Përse dridhesh kështu?- foli para se ta mbështillte nën një përqafim dehës e kockëthyerës që në fakt atë e qetësoi, dukej sikur gjeti qetësi nga rrahjet e zemrës së tij, sikur gjeti ngrohtësi, atë për të cilën kishte nevojë.

Preki lehtë buzët e saj duke i dhënë të përjetonte dhe njëherë magjinë,e çdo herë i dukej sikur prodhoheshin emocione të reja, çdo herë i dukej sikur jepte puthjen e parë.

U ulën së bashku në oborr, ai e mori në prehër e ajo u mbështet në kraharorin e tij të mirëpalestruar.
Qëndronin duke parë yjet që atë natë dukeshin aq qartë, yjet dhe hënën, miqtë më të mirë të saj, bujtësit e ndjenjave dhe emocioneve të saj, çdo lot e buzëqeshje shpirti, ata që e njihnin vërtetë atë, se ua hapte zemrën me çka kishte brenda.

Në atë moment, nga xhepi i brendshëm i xhaketës së zezë nxorri ca çokollata e ia dha asaj. Kaq u desh që të qeshte si një fëmijë i vogël e t'i merrte rrëmbimthi duke mos pritur për t'i shijuar.

-E di?! Hëna e di që unë të dua.- theu më në fund heshtjen duke pëshpëritur, aq sa mezi dëgjohej. Mbuloi veten me duar nga ato që sapo kishte thënë.

-Hëna...E përse kështu?

-Se asaj i kam treguar gjithçka. I kam treguar se si ndihesha kur më vije nga pas, i kam buzëqeshur kur kujtoja çdo moment, kam qarë në prani të saj kur mendoja se dashuria jonë ishte si dashuria e saj ndaj diellit.

-Përse mendoje kështu?

-Kisha frikë Gledis, kisha e ende kam. Nëse familja ime e merr vesh, ne jemi të vdekur.

-Ç'është kështu? E ndaluar të duash?

-Si mendon ti, është dashuri kjo?

-Doemos, përse ti, s'mendon kështu?

-Nuk e di.Unë di thjesht që ndihem më mirë kur jam pranë teje, ndiej se duhet të ti them ato dy fjalë të dua, ndiej se rrahjet e zemrës tënde stabilizojnë dhe çmendin zemrën time. Më ke falur ca ndjenja të reja Gledis, kaq entuziaste për t'i jetuar e nga ana tjetër e frikësuar.

I dhuroi një puthje në kokë duke u mbushur me aromën e flokëve të saj e më pas ia ledhatonte ato si të ishte një foshnje.

-Të paktën kemi hënën dëshmitare Proksima. Ajo e di që kjo e jona është dashuri, se dhe ti e the. E the që i ke treguar gjithçka, i ke treguar çdo ndjenjë e më në fund ajo po shikon dy shpirtra të dashuruar që qëndrojnë ulur pranë njëri-tjetrit, dy shpirtra të destinuar për të qënë bashkë. Po përse ia thoshe pikërisht hënës?

-Kështu është të jesh një Proksimë. Të jesh një Proksimë do të thotë të duash natën e errësirën dhe pse shpesh herë e ke frikë nga tërë ato mistere që ajo fsheh, por të jesh një Proksimë do të thotë të tërhiqesh nga misteret. Të jesh një Proksimë do të thotë të duash yjet, hënën... Të qëndrosh me orë të tëra pas mesnate duke parë se sa bukur shkëlqejnë, se kushedi çfarë nuk shikojnë që nga lart, kushedi sa gjëra ndodhin në atë moment që ti shikon yjet, e yjet shikojnë diçka tjetër.

Të jesh një Proksimë do të thotë të duash edhe perëndimet, fundet e lumtura, ushqimet, filmat e frikshëm, romancat në një farë mënyre, gjërat e pamundura, sfidat, vështirësitë, lumturinë, librat, thjeshtësinë, klasiken...Kaq e çuditshme, duken si qindra personalitete të ndërthurura në një trup të vetëm, por kështu është të jesh një Proksimë.

Të jesh Proksima e Kentaurit do të thotë të jetosh në qiell, por të jesh Proksima e tokës do të thotë të jetosh mes qiellit dhe tokës, mes imagjinares dhe reales, mes lumturisë dhe trishtimit, guximit e frikës...

-Dhe unë e dashuroj me gjithë zemër këtë Proksimë! Sa me fat jam unë që kam këtë Proksimë!


***

S'kisha ndërmend për të bërë update sot e sidomos kur nesër më pret fizika dhe kimia :'( , por m'u lodh koka e kisha cik nevojë për pushim. Shpresoj tiu kenë pëlqyer këto pjesë, sepse tani ka ardhur koha të kalojmë në një stad tjetër të historisë, më të bukur akoma *devil emoji*

Gjithashtu dua ti uroj ditëlindjen, asaj të vetmes, të mrekullueshmes, të pazëvëndësueshmes Iljenës.

Ka ditëlindjen shejtani im i preferuar, robi që e dua dhe më do shumë, se ka një karakter aq unik që e bën aq të adhurueshme.

Ç'kisha për të të thënë t'i thashë në fb, kështu që po të them dhe njëherë të jesh e lumtur, të kesh shëndet ti dhe njerzit që do më shumë se kjo është kryesorja e pastaj të tjerat vijnë vetë.

Edhe 100 lugat! Happy Birthday! Të dua shumë, faleminderit që ekziston!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro