Pjesa 19.
-Truri im thjesht nuk mund ta kuptojë këtë gjë. Ma shpjego dhe njëherë.
-Është hera e tretë Proksima. Isha me Erisin...
-Shumë mirë ndalo këtu Gledis. Ç'kërkon ti me Erisin, me atë donzhuan, drogaxhi, majmun...
-Qetësohu si fillim. Ai mund të jetë si të dojë për veten e tij, mua nuk më intereson.
-Më duken si ngjitëse ato vese...Ëhë vazhdo tani.
-Dhe Erisi ngacmon Vikin e vitit të parë...
-Ndalo prapë këtu. E ngacmon Erisi atë shushkën apo ti?
-Si mund ta ngacmoj unë kur unë të kam ty se ma hoqe trurin?
-Se mos ke tru ti.
-Ë?
-Do thosha një gjë, po lere, ëhë vazhdo.
-Dhe, në momentin që kalove ti, pas teje ishte dhe Klaudia, e dashura e Erisit, kështu që ai ma ngeci mua Vikin që mos e vriste Klaudia.
-Aha, domethënë Klaudia le mos e vrasë Erisin unë le të të vras ty? Shiko këtu. Ajo që më intereson mua është se ishte pushimi, kisha dy orë që shastisja kokën me historinë dhe mezi po prisja të dilja të shikoja surratin tënd, në momentin që unë dal në korridor shoh surratin tënd dhe të Erisit që kishin zënë derën e vitit të parë duke mbajtur peng gjithë çupat. Më jep një arsye që mos të të vras. Domethënë, ti ç'kërkoje atje?- kishte arritur të fliste aq shpejt sa i gjori djalë ca fjalë i kishte kuptuar e ca fjalë jo, se kur ishte me nerva nuk e kontrollonte dot shpejtësinë dhe tonin e zërit.
-Do një arsye? Ti më do?
-Tjetër, kjo nuk të pi ujë në këto raste.
-Ç'raste janë këto ? Raste xhelozie?
-Shiko këtu. Unë nuk jam xheloze. Nuk bëhem asnjëherë xheloze...Thjesht...
-Të vjen inat hë?-vazhdoi ai fjalinë e saj të cilën e kishte mësuar përmendësh. Ishte aq kokëfortë, sa mendonte se do i duhej aq kohë sa e bindi për t'u lidhur që të pranonte se ishte xheloze.
-Shiko këtu. Një gjë që më përket mua nuk ka të drejtë ta shohë askush tjetër se ia thyej brinjët, po ty si fillim se ti ishe atje.
-Po të them që nuk kam lidhje unë. Isha thjesht si shoku i Erisit.
-Kujt ia bën këto ti. A thua se s'i njoh djemtë? Duan të mbajnë dy kunguj nën një sqetull, po dije se unë t'i pres të dyja krahët që mos mbash asnjë pastaj.
-Ti qënke xheloze e tmerrshme.-deklaroi i dorëzuar ai .
-Nuk jam dhe mbylle gojën se ta mbylla telefonin.
-E qepa.
-Tani kjo të jetë hera e parë dhe e fundit. Pashë më situata të tilla, i gjori ti. Bën mirë të gjesh vrimë ku të futesh, kaq po të them.
-Vetëm qetësohu se nuk ndodh më.
-Ta dish mirë. Kuptove? Kuptova thuaj. Acarues!- më në fund psherëtiu dhe mori frymë thellë se nga tërë ato fjalë kishte harruar të mbushej plotësisht me frymë.
-Sot më tregove një anë tjetër tënden.- dëgjoi zërin e tij të qeshte nga ana tjetër e telefonit.
-Ik se na shastise po vjen dhe mami se ia dëgjoj hapat,më bëre të ngre në këmbë tërë lagjen.
-Xheloze!- me kaq ia mbylli telefonin në fytyrë duke turfulluar nga nervat.
Kishte të drejtë, doemos. Ç'kërkonte ai në një klasë mbushur me vajza? Të tjerët mund të bënin ç'të donin po ai si një djalë i mbarë të ikte që aty nga sytë këmbët. Jo, se ishte xheloze, por i vinte inat se s'duhet të shikonte asnjë tjetër dhe pikë. Ishte i saji, nuk ishte çokollatë që ta ndante me të tjerat.
-Ç'ke që bërtet moj mos të dashtë dita?
-Aman o ma ç'i ke këto mallkime dita jo po nata.
-Lere, lere po me kë po flisje.
-Me xhindet që mos qofshin.
-Ke shkalluar moj? Të të shpie në ndonjë Hoxhë?
-Me Edën. Kishte harruar të më thoshte që nesër kemi provim.
-U, pika çupës. Po ti ku e ke mendjen në klasë po ia le fajet Edës tani? Shumë të shushatur të shoh. Dhe në matematika more 8. Si t'i marr këto shenja unë?
-Kam rënë në dashuri.
-Moj çupë si e ke hallin? Mos ta dëgjoj më këtë fjalë. Me mua bën shaka se të njoh dhe e di që s'na bën prroçka të tilla, po hap sytë se të dëgjoi yt atë a yt vëlla të varin në ambazhur po të them, po më thuaj si e ke hallin, je zënë me ndonjë, të ka thënë kush gjë?- dhe atë fjalë e ëma e mori si me tallje e, në fakt e seriozisht ta kishte marrë, ajo do ia mbushte përsëri mendjen që e kishte shaka.
-Nuk e di o ma, po ç'të bëj janë mësimet e vështira. Do përpiqem të përmirësohem këtë tremujorin e fundit.
-E mirë, mëso tani e ule zërin se na ngrite lagjen në këmbë.
Psherëtiu kur doli e ëma nga dhoma. Nuk i vinte mirë që po e gënjtente kështu. Në fund të fundit nuk ishte mësuar që të gënjente, t'u fshihte gjëra familjes, por ishte e detyruar. Nëse do i thoshte të ëmës se si qëndronte vërtet situata, me siguri do të bëhej gjëma, do e varrosnin për së gjalli duke i lënë një sy jashtë që të shikonte Gledisin e vdekur,hundën për të nuhatur aromën e trupit të kalbur...
Nervat e mëparshme i kishin rënë tani, kështu që vendosi të dalë nga dhoma e shkoi në kuzhinë, kur ndjeu derën të mbyllej e me siguri e gjithë familja do ishte në shtëpi.
-Mezi po ta shohim fytyrën çupë.- i foli i ati sapo u ulën në tavolinë për të ngrënë darkë e asaj iu duk sikur i ngeci makarona në fyt. I kishe kaq me frikë bisedat me të atin.
-Kam patur mësime. Tremujori dhe provimet.- foli pa i ngritur sytë nga pjata. Po sikur vështrimi ta tradhëtonte?
-E mirë. Të paktën je mirë me mësime.
-Ndonjë shqetësim nga shkolla?- e mori 'vallen' i vëllai. E asaj iu duk sikur kësaj here i shkoi ushqimi në mushkëri jo në stomak.
-Jo.- ia preu shkurt se i dukej sikur po të fliste gjatë do thoshte ndonjë gjë që nuk duhej.
-Më kan erdhur ca fjalë.- kaq e pati dhe qetësia e saj. Të dridhurat e pushtuan e, tashmë përplasi sytë e frikësuar me të vëllain, por nuk i foli. Thjesht e shikonte e dukej sikur nga çasti në çast zemra do i pushonte.
-Aman mo bir, mos më thuaj që ka bërë ndonjë gjë.- u hodh e ëma që la lugën dhe e shikonte sikur do e vriste të bijën.
I ati thjesht sa rrinte e vriste me vëzhgime atë, pa folur duke ruajtur qetësinë, e këtë gjë e kishte të mirë , nuk dilte menjëherë në përfundime, por priste përfundimin.
-Ç'ke dëgjuar?- arriti më në fund t'i kthejë përgjigje.
-Ke folur me njërin. Mos kujto se s'dalin fjalët andej, flasin shoku me shokun e më vijnë mua.
-Me kë paskam folur?
-Ç'rëndësi ka. Rëndësi ka që ke folur.
-Nuk kam folur.
-Pranoje dhe thuaj që nuk do e bësh më.- mbeti për një copëz herë. Po sikur t'i tregonte që kishte folur dhe ta mbyllte me kaq? Ndoshta nuk do zvarritej më shumë, por pastaj ca mendime rastësore e shpëtuan. A thua do ishte kaq i qetë i vëllai nëse ai kishte marrë vesh gjë për Gledisin?
-S'kam ç'të pranoj kur nuk është e vërtetë.- me kaq mbylli atë diskutim duke pirë një gotë ujë si për të larguar tërë atë tension të krijuar.
-Bukur!- buzëqeshi i vëllai teksa i shpjegoi nënës tashmë me gjak të ngrirë që e kishte bërë sa për ta provokuar e ajo kishte shpëtuar për qime se për një moment do kishte rënë pre e provokimit të tij.
Në momentin që mendoi se shpëtoi dëgjoi një tingull dalë nga telefoni i saj dhe menjëherë bëri ta hapë për mos tërhequr vemendjen e të tjerëve, por ishte shumë vonë se i vëllai kishte rrëmbyer telefonin e saj. Zemra gati sa s'po i dilte vendit. Po sikur të ishte ai?!
-Përse u trembe aq shumë për zilen?- ia ku filloi përsëri pyetësori.
-S'e se kisha mendjen te telefoni dhe...
-Mos po prisje ndonjë telefonatë?
-Si e ke hallin sot se na lodhe kokën?!
-Mos ma kthe mua ashtu se të mora e të hodha nga ballkoni.
-Ma jep telefonin.
-Do e hap unë.
-Nuk beson te unë?!
-Unë s'i besoj kësaj këmishës që kam veshur e jo më një femre..-i ngrinte nervat i vëllai.
-Na i çuat bukën në kurriz. Jepja atë dreq telefoni se na shastisët.- bërtiti më në fund i lodhur nga ato zënka që në fillim të darkës, i ati.
-Jo pa e hapur unë më parë.- vazhdoi ai me të tijën.
-Po ti shikoje emrin përse do përgjigjesh?- foli Proksima.
-Po ti përse ke frikë xhanëm? Kur je e sigurt që nuk fsheh asgjë, përse frikësohesh? Nga ta di unë që sia ke vënë emrin ti kot, e në vend të shoqes në telefon na del shoqe me pantallona?
-Ti je i marrë.- shfryu e dorëzuar duke i varur shpresat vetëm te zoti.
-Qënka Eda.- i tha më në fund pasi dëgjoi zërin e saj e i dha telefonin.
-Kush mund të ishte tjetër për atë zot?- vetëm atëherë arriti të flasë lirshëm, mori telefonin e shkoi në dhomën e saj.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro