Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 17.

Ato ditë i dukeshin të lodhshme, të mërzitshme si dreqi. Nuk shtyhej as sekondi e as minuti, se pa buzëqeshje ç'është jeta?! Një pikë e zezë, pis e zezë.

Ishte ndryshe kur kishte praninë e tij se dashur padashur i falte buzëqeshje shpirtit të pastër të asaj vajze.Shpirti i saj ishte blu. Blu dhe i acartë, një copë akulli që nuk ngrohej nga asgjë përpos tij, një copë e vdekur pa të.

Së fundmi nuk i shtyhej më as të shkonte në shkollë, po gjithë përtesë ngrihej nga shtrati, ndryshe nga ato herë kur e dinte që atë do e gjente aty nën pemën e qershisë.

Tërë bezdi i bënte detyrat e mezi mësonte, ndoshta me orë të tëra që ndonjë fjali t'i fiksohej në tru se prania e tij ishte shtuar së tepërmi në mendje që kur kishte munguar vërtet fizikisht.

-Proksima çfarë ke kështu? Kam ditë që s'të shoh në terezi.

-Asgjë o ma, nuk kam gjë.

-Ca ditë vije tërë qejf, po tani? Më thuaj t'u bëftë mami, ke ndonjë problem nga shkolla? Të ka ngacmuar kush? Thuaj djalit po ashtu se e rregullon ai me tët atë.

-Jo. Nuk kam gjë. Ti e di që unë kështu jam ndonjëherë.

-Ashtu qoftë. Ik tani një vrap mbylle derën poshtë se jemi vetë.

-S'do vijnë ata sot?- foli duke iu referuar vëllait dhe të atit të saj.

-Kur e them unë se ke një gjë ti. Fatosi është Greqi kurse djali vajti te Fabio sot për ngushëllim se i vdiq e motra të gjorit.

-U, po. Harrova fare.

-Ik mbyll derën ik se do flasim gjerë e gjatë për këtë gjendjen tënde.

Shfryu lehtas me këmbënguljen e së ëmës. Nuk donte ta mbante kaq shumë nën vëzhgim. Në fund të fundit çdokush ka të drejtë të ketë pakëz privatësi, pakëz liri, çdokush ka të drejtë të ndiejë çfarë të dojë ndonjëherë, se nuk e kontrollon as vetë e jo më tia kontrollojnë të tjerët ndjenjat.

Dielli ishte duke perënduar e dukej sikur errësira do zaptonte nga çasti në çast çdo centimetër të hapësirës.

Zbriti shkallët ngadalë duke vëzhguar nga ylli i parë që kishte dalë në atë qiell të kthjellët,psherëtiu lehtas se si gjithmonë xhelozoi yllin. Po sikur dhe ai të ishte Proksimë?!

Kaloi nëpër oborr, kaloi lulishten në të cilën nuk mungonin lulet e shumta shumëngjyrëshe, e shkoi drejt derës së hekurt.

E kyçi, futi çelësin në xhep e sapo bëri të kthehej ndjeu një dorë në belin e saj të hollë ndërkohë që një dorë tjetër kishte vulosur buzët e saj për të mbajtur brenda ndonjë të bërtitur nga frika. E ajo po dridhej nga frika teksa ndiente një aromë kolonje të njohur fare pranë vetes e në të njejtën kohë ishte një aromë që kishte ditë që e kishte harruar. Po dridhej e gjitha, kishte ngrirë e dukej sikur trupi nuk i përgjigjej as për gjë, as të lëvizte, dukej sikur ishte paralizuar nga frika.

E menjëherë ai e ngjiti pas murit, i ngriti duart lart duke ia zaptuar me duart e tij të forta e të ashpra, puthi sytë me të.

Ishte ai... Ishin ato sy të errëta që ajo kishte ditë që nuk i shikonte. Ishin ato flokë shkrumb të zeza që ajo kishte ditë që nuk i shikonte. Ishte ajo fytyrë mbushur tërë hijeshi që asaj i kishte munguar si dreqi, ato nofulla të theksuara, tepër të theksuara për një tetëmbëdhjetë vjeçar, ato dhëmbë borë të bardhë, dreq, pika e saj e dobët, dhëmbët e ajo buzëqeshje që dukej sikur i jepte jetë, ishte ajo buzëqeshje që merrte me vete dhe të sajën.

Kishte shtangur, teksa e shikonte me ato sy të kafenjtë të mëdhenj, ato sy të karameltë siç ai i quante. Në fund të fundit nuk i rastiste çdo ditë që një mashkull t'i hynte në shtëpi, ta kapte për beli e ta plaste pas murit duke e vështruar thellë në sy, duke lënë sytë të komunikonin se fjalët kishin frikë, fjalët kishin frikë të provonin lirinë, frikë se mos shpirtrave u mbetej thjesht një tentativë arratisje nga kjo botë.

Afroi fytyrën më pranë fytyrës së saj e kaq u desh që zemrat të arrinin kulmin e ekstazës, dukej sikur gjaku do i mpiksej në trup e do pësonte ndonjë atak kardiak, dukej sikur gjithë ato morrnica që e kishin zaptuar do ia merrnin frymën e, gjendja i përkeqësohej edhe më tepër kur shikonte që fytyra e tij afrohej ngadalë të sajës. Donte të gjente forcë, atë forcën e asaj vajzës së fortë dhe ta shtynte tutje, ose ose dhe t'i thoshte të ndalonte, por dukej sikur të gjitha forcat e kishin braktisur, dukej sikur truri nuk mund të komandonte më zemrën e saj, sikur zemra të kish fituar pavarësinë, zemra dhe trupi i saj, sikur ishin lodhur nga sundimi i trurit dhe të gjithë kundër e kishin përzënë forcën e trurit.

Në sekondin e ardhshëm ai preku lehtas buzët e saj, ato buzë të pafajshme, të paprekura më parë, ato buzë të pangjyer në asnjë mëkat, ato buzë që deri më sot kishin nxjerrë veç mirësi,ngrohtësi nëpërmjet asaj buzëqeshje të ëmbël..

Luante kujdesshëm me buzët e saj, sikur të ishin të qelqta e do të thyheshin nga momenti në moment, i trajtonte me delikatesë sikur të ishin diçka që do të zhdukej nga forca e pakujdesia. Qetë-qetë përshkonte ato petale trëndafili mbushur tërë aromë qershie nga zbutësi i padukshëm i buzëve që ajo përdorte.

Po ajo?! Ajo ishte arratisur nga realiteti sapo ndjeu ato buzë mishtore e të plota të preknin të sajat. Kishte mbyllur sytë instiktivisht, kishte lejuar ca ndjenja të ëmbla, ndryshe nga çdo ndjenjë tjetër ta rrëmbenin paditur e ta dërgonin në atë universin e saj, në atë univers që ajo vetë e kishte krijuar, vetë e kishte ftuar dhe djaloshin të futej aty e dukej sikur ai e kishte pranuar ftesën, dukej sikur ai univers tashmë nuk i përkiste veç asaj, ajo e kishte ndarë me dikë tjetër,dukej sikur ajo atë shpirt të sajin e kishte ndarë me dikë tjetër.

Nuk mund të zgjohej, i dukej si në ëndërr. Nuk mund të mendonte, thjesht ndiente se çdo prangë e hekurt ishte bërë copë e çikë e pluhuri i tyre ishte zhdukur për t'i lënë vendin aromës dehëse të lirisë. Ai djalosh i jepte liri shpirtit të saj. E ajo puthje theu çdo frikë, çdo gjë tjetër.

Zemra...E gjora zemër! Ajo i përjetonte të gjitha emocionet më të forta, ajo e gjora i vuante tërë luhatjet e ndjenjave të saj dhe përsëri ajo e gjora po sprovohej nga tërë ajo forcë duke u përpjekur të ruante ritmin, por më kot. Dukej sikur dhe zemra donte të puthte zemrën e djaloshit përballë.


Largoi përsëri me kujdes buzët nga ajo teksa sytë e të dyve qëndronin mbyllur. Ngjiti ballin me të sajin duke u përpjekur për të normalizuar frymëmarrjet.

Hapën sytë e tashmë gjetën një shkëlqim në ato sy të karamelta. I buzëqeshi lehtas teksa ajo ndjeu fytyrën t'i përvëlonte. Nuk mund ta besonte që sapo kishte dhënë puthjen e saj të parë, poshtë ballkonit të shtëpisë së saj,nën prezencën e diellit që tashmë ishte larguar, sikur të donte t'u falte atyre vetëm njëri-tjetrin, por nuk kishte harruar që pas t'u linte ato ngjyra aq jetëdhënëse,që të gjenin njëri-tjetrin.

-Le të bashkohen zemrat tona nën aromën dehëse të jetës,nën bukurinë rrëngjethëse të momenteve që së bashku kemi kaluar duke u rradhitur me njëra-tjetrën si petalet e një trëndafili.

Le të bashkohen duart tona për të mos u ndarë më kurrë, për të qënë gjithmonë bashkë, e të vinë si një grusht i fortë kundrejt çdo sfide e vështirësie që jeta do na sjellë.

-Unë...- e si mund të fliste? Ajo ishte larguar me kohë nga realiteti.

-Fol Proksima. Më thuaj që ndjen diçka për mua. Më thuaj, çfarë ke ndjerë tërë këto ditë që nuk jemi parë? A arrite të kuptoje se zemrat e ndiejnë mungesën e njëra-tjetrës.

-Pra, ti?...

-Po. Luftova me ndjenjat e mia duke mos të të dalë për një javë para. Të shikoja nga pas, shikoja sesi më kërkoje me sy, por nuk më gjeje. Doja të kuptoje ndjenjat e tua Proksima, të luftojte me ato mendime negative që nuk të lenë të jetosh e lirë, doja të zbuloje vërtet çfarë fshihej në zemrën tende. A ia dole?

-Të gjej vetëm në ëndrrat e mija e në të tuat jam dhe unë. Le të jetojmë vetëm në ëndrra atëherë, është më mirë sesa një realitet pa ty.- vetëm kaq arriti të thotë duke i lënë të nënkuptuar se ai tashmë ishte kthyer në një ëndërr për të.

-E përse të mos e kthejmë realitetin në ëndërr? Sikur të kthejmë këtë univers në atë tëndin?

-Kam frikë.- deklaroi fare hapur duke lënë pas çdo gënjeshtër a justifikim.

-Përse ke frikë?

-Nga njerzit. Nëse marrin vesh për lidhjen tonë...

-Ti e di që unë për ty bëj gjithçka, të mbroj nga çdokush, askush nuk do të të lëndojë, të premtoj sepse të dua. Të dua me gjithë forcën e shpirtit tim.

-Mos e thuaj më atë fjalë...

-Po e mbyll gojën për mos thënë më "Të dua", po zemrës ç'ti bëj?

-Gledis...

-Proksima! Ylli i vetëm që ndriçon shpirtin tim je ti. Më dhurove ndjenjat më të bukura që kam përjetuar.

-Nuk mundem Gledis.

-Mundesh. Sapo dhurove puthjen tënde të parë e nëse s'do më doje mendon se ai shpirti jot luftarak do e lejonte? SHiko thellë në zemrën tënde Proksima e, më thuaj a më gjen aty?

Ajo nuk foli, po thjesht sa shmangi vëzhgimin me të duke i lënë të kuptonte se nuk e kishte kundërshtuar.

Ai buzëqeshi. Buzëqeshi që më në fund ajo kishte pranuar. E puthi në ballë, i dha një copëz letre në dorë për të hipur mbi avllinë rrethuese të shtëpise së saj e të largohej së bashku me çdo ngjyrë të atij perëndimi.

Vetëm atëherë ajo mundi të rikthehej në realitet, buzëqeshi e vëzhgimin e hedhur nga qielli, e hapi atë copëz letre sa dy gishta.

'Ç'kanë sytë e tu që i pëlqej? Janë të pastër ashtu si shpirti jot, mbushur tërë shkëlqim Proksima. Të dua kristal bore.'- e në fund kishte vendosur numrin e telefonit të tij.

Buzëqeshi përsëri e u largua drejt shtëpisë së saj duke shtrënguar fort atë copëz letre në duar.

-Ç'u bëre me korbë?- e pyeti e ëma sapo e pa të hynte në korridor.-Sa do dilja. Thashë nga ike. Shiko qënke në qejf.

-Unë...

-Ç'bëre? Përse u vonove?

-Po shikoja perëndimin e diellit, ashtu si zakonisht.

-Aman ç'të veçantë ka perëndimi i diellit?

-E dua qiellin. Dua ditet me diell sepse vetem keshtu kam mundesi te shoh perendimin ulur ne oborrin gjigand teksa ndiej floket te ledhatohen nga flladi i lehte pranveror.

C'ngjyra! C'gjalleri! Ndiej se ka jete!
Per kete qiell! I dua dhe fundet se u japin vlere fillimeve.

-Aman zotrrote poete, kështu është kur lexon si budallai lloj-lloj librash më keq se ajo mësuesja e letërsisë. Po më thuaj çne kjo buzëqeshje kaq papritur?

-Qielli dhe perëndimi pra.- i buzëqeshi të ëmës e me kaq u largua drejt dhomës së saj me pretekstin se do mësonte, por kushedi ku do kulloste mendja e saj, ndoshta do mendonte momentin e kaluar për të përjetuar dhe njëherë ato ndjenja, ato emocione.

Ajo flinte qetë në botën e saj të vogël, në ujin e qetë të detit pa u shqetësuar nga asgjë dhe askush, derisa ai u afrua pranë, turbulloi ujin dhe qetësinë, shkaktoi dallgë të forta që atë e zgjuan për t'u përballur e për të luftuar kundrejt ca ndjenjave të forta, luftën me të cilat, e kishte të humbur.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro