Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 16.

Dielli pranveror i prillit e shoqëronte tashmë. Bora ishte larguar me kohë nga vendi, era e acartë ia kishte lënë vendin një flladi pranveror që të mbushte mushkëritë me dëshirë për të marrë ajër.

Kishin kaluar dy muaj nga koha kur ishin në Dardhë e i kujtohej fare mirë momenti kur ai u largua, u largua për t'u kthyer përsëri ditën tjetër. E ajo që mendoi se hoqi dorë, e ajo që mendoi se do e kishte më të lehtë për t'u larguar nga ai djalosh, por jo. Ai ishte aty që prej asaj dite, dy muaj rresht nuk kishte ditë që mos e shikonte fytyrën e tij dhe ndiente se çdo ditë e më shumë fiksimi ndaj atij djaloshi rritej.

E ndiqte tërë pushimin, e shoqëronte nga pas me motorr teksa ajo shkonte në shtëpi e ajo i jepte ujë imagjinatës së saj teksa mendonte dhe veten e asaj në atë dreq motorri, se ai shpirt i lirë dashuronte motorrin. Buzëqeshte me vete si e marrë kur e shikonte pas saj atë teksa këndonte melodi të ndryshme të krijuara nga vetë ai për të e shpesh herë këtyre melodive u jepte fjalë bazuar në fytyrën, sytë e flokët e saj. I kalonte para duke u përpjekur për t'i prekur dorën, atë lëkurë të butë, shpesh herë i dilte para duke i prerë rrugën e i buzëqeshte ëmbël e ajo thjesht sa ndërronte krahun, ia mbathte me të katërta e shpesh herë nuk harronte t'i nxirrte gishtin e mesit, vetëm se dorën e kishte të futur në xhep.
Romantik tjetri!

E ajo ç'kishte bërë këto dy muaj rresht? Nuk ia kishte hedhur njëherë sytë, se i vinte turp. E kishte injoruar e nuk i kishte thënë një fjalë, por ai përsëri vazhdonte me përpjekje. Habitej sesi nuk lodhej, sesi nuk hiqte dorë. Kishte pasur dhe djem të tjerë që e kishin ngacmuar, por pa u mbyllur mirë muaji, kishin hequr dorë.

Po ky, ç'kishte ky më shumë që nuk dorëzohej? E kjo ide atë e intrigonte, e shtynte të mendonte se mos ndoshta ai e donte vërtet. Kjo gjë e bënte atë të ndihej ndryshe, ndoshta sikur dikush e donte vërtet, kjo e bënte atë të buzëqeshte me vete sa herë ishte vetë në dhomë, sa herë fytyra e tij i shfaqej në mendje...Kishin kaluar pothuajse shtatë muaj gjithësej që fytyra e tij ishte bërë e pandashme nga zemra e saj. Shtatë muaj të mbushura me ndjenja të tjera që thjesht rrinin të mbyllura në thellësi të saj, shtatë muaj dhe ajo i kishte thënë Edës vetëm që kishte një tërheqeje të vogël ndaj atij djaloshi, ama ishte aq e vogël sa mund të ishte e papërfillshme fare.

Megjithatë nuk kishte ditë perëndie që mos e shikonte, çdo pushim, sa herë kishte fiskulturë, madje e kishte marrë dhe më sysh se kishte ndenjur një javë duke çaluar pasi kishte humbur në mendime teksa e ndiente praninë e tij mbrapa saj, se vëzhgimin as që guxonte tia falte, nuk guxonte tia falte syve të saj fytyrën e tij. Nuk kishte ditë që mos e shikonte poshtë pemës shekullore të qershisë në oborrin e shkollës ,teksa zbriste me hapa të vegjël shkallët e mermerta. E, sapo shikonte praninë e tij, ulte sytë për të shkuar e lumtur, se ajo ishte mjaftuar gjithnjë me pak, i mjaftonte të dinte se ai ishte pas saj, nuk donte më, nuk donte më shumë, e kur shkonte në shtëpi me një buzëqeshje të mbirë vetëvetiu në fytyrë, i ngjallte dyshime së ëmës, por me gjithë insistimet e saj thjesht i thoshte se ishte e lumtur që po merrte nota të mira në shkollë.

Shkonte në dhomën e saj e shkruante në faqet e bardha të atij blloku të zi, që ishte bërë mbajtës i atyre emocioneve prej adoleshenteje, megjithatë, ndjenjat janë ndjenja.

' E ke gabim djalosh! Unë nuk do i ngre kurrë këta sy për të të parë ty.
Nuk do e le kurrë këtë shqisë të ndiejë aromën tënde.

Ama, nuk të siguroj për zemrën time, vetëm atë jo dot s'e kontrolloj.'

I kujtoheshin këto rreshta të shkruara nga vetë ajo, por atë po i hidhte poshtë, sepse po i ngrinte sytë për të kontrolluar ekzistencën e atij djaloshi, sot po e kërkonte me sy nën pemën e qershisë, por nuk shikonte asnjë hije, nuk shikonte ato sy të kafenjta, aq ëmbël, nuk shikonte atë trup të mirëpalestruar, nuk ndiente më atë zhbirimin mbi të, nuk ndiente më aromën e tij të kolonjës kur i kalonte pranë, sot ajo nuk po ndiente më ato ndjenja aq të ngrohta, ato ndjenja që ia bënin shpirtin vatër ngrohtësie. Atje në cep ishte thjesht pema e qershisë e lulet e sapoçelura dukeshin kaq pa jetë, se aty nuk ishte ndonjë djalosh që t'u jepte jetë atyre luleve dhe saj.

Shpesh herë s'i bënte përshtypje prania e tij, se ishte mësuar me të. Mirëpo, thonë se kupton rëndësinë që një person ka te ty në momentin që largohet. Po sikur ai të ishte larguar nga ajo?! Po sikur ai të ishte lodhur nga 7-muaj pritje dhe asnje reagim nga ana e saj?!

Çehrja i ndryshoi, mirëpo shpresoi, shpresoi se do ishte diku, i zënë me ndonjë punë. Shpresat iu venitën kur kaloi plot një javë dhe ajo nuk e pa fytyrën e tij.

Kur shkonte në shtëpi nuk ishte më e njëjta, buzëqeshjen kushedi ku e kishte degdisur, kushedi ku e kishte dërguar atë shpirt që së fundmi po ndihej i lirë. Nuk donte ta pranonte, por ishte e detyruar, atë e kishte marrë malli si dreqi për atë djalosh. E kishte marrë malli të shikonte lulet e bardha të qershisë të veshura me hijen e atij djaloshi trupmadh. E kishte marrë malli të ndihej ashtu si më parë. Tashmë thjesht ishte si dikur, bosh dhe e trishtuar...

-Ti nuk je mirë.- foli më në fund Eda pasi kishte kuptuar që shoqja e saj kishte diçka. Kishte ditë që nuk e shikonte si më parë.

-Asgjë të thashë për të mijtën herë.

-Sa shumë më ka marrë malli për ty.

E di që do habitesh se kemi qënë pothuajse çdo sekondë bashkë, por jo s'e kam fjalën për atë lloj mungese. Ti ke munguar, ka munguar shpirti jot, ai shpirt që dikur më jepte jetë mua, sot ka vdekur për vete.
Proksimë, e dashura Proksimë ndiej mungesën e buzëqeshjes sate. Ndiej mungesën e asaj buzëqeshjeje që ishte gjatë gjithë kohës aq rrëzëllitëse dhe e vërtetë. Ajo buzëqeshje që mbushte me jetë shpirtin tim.
Proksimë ndiej mungesën e fjalëve të tua, ato fjalë që ma ngrinin peshë zemrën.
Ku ke humbur?!
Përse je zhytur në atë batak heshtjeje, në atë skëterrë vetmie?!

-Që kur je bërë kaq poeteshë o Eda? Që kur ke filluar të flasësh kaq bukur?

-Kam mësuar nga një mike. Tani më thuaj nëse vërtet më do, më thuaj çfarë ke.

-Nuk e ke kuptuar?

-Ç'të kuptoj?

-Dhe unë që mendoja se ishte shejtan.- buzëqshi lehtas pas kaq kësaj kohe.- Më ka marrë malli për të.

-Gledisin? Dreq! Vërtet! Ka ditë që s'e shoh më.

-Ndoshta është larguar..- belbëzoi sikur nuk donte ta pranonte atë që po thoshte.

-A nuk e doje ti këtë?

-E doja, thua ta doja këtë? Apo mos ndoshta unë nuk e kam ditur kurrë se ç'dua. Ndoshta thjesht sa i kam ndrydhur ato që kam dashur në të vërtet.

-Çdo të thuash?

-Përse po ia ndiej mungesën tani kur nuk më ka interesuar kurrë prania e tij? Apo mos ndoshta mendimi se do e kisha gjithnjë pranë më falte siguri, ama tani që ajo siguri u zhduk, thjesht besoj se mund të kem gabuar diku në përcaktimin e ndjenjave të mia.

-Nuk mendoja se do i dëgjoja ndonjëherë këto fjalë nga ti.

-As unë...Por... Ka diçka. Dua të të them diçka.

-Thuaj! Është më mirë t'i thuash ato që ndjen. Është më mirë se do çlirohesh.

-Kam frikë t'i them me zë se mos ndoshta do e kem më të vështirë t'i zhduk ato që ndiej.

-Vërtet mendon se ndjenjat fshihen kur nuk i pohon? Edhe pse nuk i pohon ato qëndrojnë gjithmonë aty, nuk largohen nga mospërmendja.

-Unë...Mendoj se... O Eda! Është kaq e vështirë. Shiko...Unë, më duket se...E pëlqej pak si shumë.- kishte arritur të belbëzonte këto fjalë e po ta shikoje në fytyrë ishte bërë rozë, rozë e zjarrtë.

-E pëlqen pak si shumë?

-E dua hë!- tha më në fund teksa mbuloi fytyrën me duar e ndjeu të dridhej e tëra. E ndërkohë Eda kishte mbetur si e shushatur. Nuk mund ta besonte që mikja e saj, ajo e cila kishte goditur shpesh herë me fjalë shoqet trufyçka siç i quante, që mendonin se ekzistonte dashuria që në atë moshë, ajo vajzë që gjithmonë kishte qënë me këmbë në tokë, ajo vajzë që nuk kishte besuar në dashurinë, sot po pohonte se i posedonte ajo ato ndjenja, sot nuk po ndihej më në tokë, por në qiellin e shtatë.

-Ti? Në dashuri?! Nuk mund ta besoj të marrtë dreqi. Kur e kuptove këtë?

-Këto ditë që nuk e kam parë më. Jam ndjerë bosh. Ai më plotëson mua, prania e tij më jep jetë, sikur më mbush çdo boshllëk. Nuk e di nëse është e tillë dashuria, që prezenca e dikujt thjesht të mbush me frymë, edhe nëse nuk është kjo dashuri, nuk më intereson, mua thjesht kështu më pëlqen ta përkufizoj dashurinë. Një ndjenjë që të fal me miliona emocione, të bën të ndihesh e lumtur, të bën të ndihesh e lirë...
E nga ana tjetër, mbrëmë, teksa po qëndroja ulur në krevat, teksa po lexoja librin e flaka atë për një moment dhe vura dorën në kraharor për të ndier rrahjet e zemrës sime, ama përshpërita me zë të ulët emrin e tij, mbylla sytë e lejova çdo kujtim me atë të bëhej pjesë e asaj mbrëmjeje dhe ndieva zemrën të rrihte si e çmendur.

Përse zemra të rrahë aq shumë për një person? M'u duk sikur do dilte nga kraharori...

-Ti po thua se i ke ndjerë të gjitha këto? Këto ndjenja, ashtu si nëpër libra...

-Ta krahasoj jetën time me një libër? Është e vështirë, por...

-Por?

-Më pëlqen kjo ndjesi.

-Ç'do bësh tani që kuptove ndjenjat e tua?

-Asgjë. Thjesht e dua dhe kaq.

-Nuk do lidheni?

-U çmende? Kurrsesi! Unë dhe Gledisi?! Kurrë!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro