Pjesa 15.
Ishte fundi i shkurtit megjithatë i ftohti nuk ishte larguar ende. Ditët sikur shtynin njëra-tjetrën e papritur e pa kuptuar humbisnin, veniteshin, zhdukeshin...
Ishte gëzuar pa masë kur i kishin lajmëruar për ekskursionin në një fshat turistik të Korçës, në Dardhë. Më në fund doli diçka që do i thyente monotoninë, atë monotoni që e skllavëronte në heshtje çdo ditë, ia merrte shpirtin dhe ajo nuk e kuptonte, thjesht pyeste veten përse kishte një dëshirë të madhe për të shpërthyer në lotë, çdo mbrëmje para se gjumi ta rrëmbente.
Shikonte nga dritarja e minibusit, malet e thepisura nëpër ato rrugë që ecnin me ngadalë me frikën se mos rrëshkisnin e ajo po e shijonte atë peizazh. Diku shikonte gjurma dhelpre a ndonjë ujku të lëna shenjë në borë, diku shikonte pemë të moçme që qëndronin kryelartë mes majave më të larta të atyre maleve. Shikonte borën vende-vende të shkrirë nga Dielli aq rrezeartë i asaj dite të premte
.
Pa poshtë e kuptoi se gjendeshin goxha lart. Nëse do të binin që aty nuk do u ngelej as nam e as nishan, ndoshta trupi i tyre do të kacavirrej nëpër pemët që qëndronin si në zbritje, ndoshta do të copëtohej në ndonjë shkëmb të mprehtë e ndoshta do të mbeteshin brenda ngecur në minibus të copëtuar e pa gjymtyrë. Gjithmonë e kishte menduar vdekjen e saj, si do të ishte ajo?
A do të kishte njerëz që do kujtonin se dikur, diku jetoi një Proksimë?
Në sekondin e ardhshëm e gjeti veten të frikësuar nga ato mendime që e kishte futur veten dhe instiktivisht kishte shtrënguar dorën e Edës, pasi ishin ulur në një sedilje.
-Si e pate ti?
-Imagjino sikur të vdesim sot.
-Qepe. Nuk dua sot asgjë nga ti dhe imagjinata jote vrastare.- qeshi me ato fjalë dhe kësaj here mendoi për gjëra të bukura derisa minibusi ndaloi për të lajmëruar mbërritjen në destinacion.
U kënaq kur syri i zuri tërë atë borë. E donte borën, ashtu siç donte shumë gjëra të tjera si Hënën,Diellin gjethet, yjet, retë, çokollatat...
-Shiko. Qënka dhe klasa e Gledisit.
-Përse? Përse si rrodhe kudo?
-Si bën, sikur s'i pëlqeu.
-Mendova se më në fund do kishte një ditë pa 'Gledis' në të.
-Ai 'universi' që ti aq shumë e përmend nuk dashka kështu, pra.
Shfryu dhe vazhdoi me klasën në atë restorantin e vogël dhe të drunjtë që ndodhej te 'Pista Bigëll', atë restorant që të ofronte aq ngrohtësi në atë vend të acartë.
Nuk vonoi shumë, pasi kishte mbaruar pjatën e porositur, që doli jashtë dhe mori skitë. E donte atë sport, ndonëse nuk e praktikonte shpesh, ama kishte goxha ekuilibër.
Mori teleferikun dhe shkoi deri në një lartësi të konsiderueshme.
Me kaq vendosi të lëshohej e menjëherë sapo ndjeu molekulat e ftohta të ajrit të puthnin fytyrën e saj të butë e të bardhë buzëqeshi. U ndje e lirë, sikur asgjë nuk mund ta pengonte.
Ndjeu flokët të fluturonin së bashku me shpirtin e saj nën ndikimin e shpejtësisë. Ndjeu adrenalinën të shpërthente teksa i erdhi një dëshirë e madhe për të bërtitur, sikur donte t'u tregonte të gjithëve që ishte e lumtur, e atë e bënin të lumtur edhe gjërat më të vogla, dhe ndjesia e lirisë, ndonëse e dinte dhe vetë ajo që s'do të zgjaste përgjithmonë, ama vendosi të shijojë momentin.
Si duket atij momenti i erdhi fundi kur ndjeu të përplasej me dikë, të rrokullisej disa centimentra para se të ndalonte e mbi trupin e saj të ndiente një peshë të rëndë. Kishte mbyllur sytë nga frika dhe më në fund guxoi t'i hapë për të vërtetuar se ishte gjallë.
Mbi trupin e saj pa trupin e tij të mirëformuar që e kishte zaptuar atë trup të vogël. Kaq u desh që zemra e saj të merrte gjithë adrenalinën e mëparshme e ndoshta edhe më shumë e si një egoiste ta përdorte vetëm për vete, a thua se do thyente çdo kockë e do depërtonte në sipërfaqe, të paktën me atë fuqi po rrihte kur shikonte atë fytyrë aq pranë.
Kishte ngrirë sikur dhe ajo të ishte kthyer në një copë akulli, pavarësisht se ca valë të nxehta ndiente të buronin nga çdo qelizë e trupit të saj.
As ai nuk lëvizi. Ku do e gjente një mundësi më të mirë sesa sot për t'u gjendur aq pranë saj? U ndje mirë teksa shikonte trupat e tyre ngjitur me njëri-tjetrin, frymëmarrjet të godisnin njëra-tjetrën e ishte pikërisht një buzëqeshje vesh-më-vesh që e bëri atë të zgjohej nga ajo gjendje agonie.
-Unë...Ti...
-Ne!
-Ik se më shembe.
-Mësohu me këtë pozicion.- nëse nuk do kishte qënë e skuqur nga i ftohti, kushedi sa do dukej kontrasti me borën.
-Budalla! Ç'broçkullet?! Ç'pozicion?
-Me këtë pozicion ku zemrat tona janë në garë me njëra-tjetrën, kush e kush të rrahë më shpejt për tjetrën.- e kishte kthyer atë fjali aq perverse në një romantike. Romantiku i shekullit! E ajo u acarua edhe më shumë që e kishte futur përsëri në lojë fjalësh.
-Posi! Ik tani se m'i thyeve kockat. Buall !
-Me kaq nofka sa më ke vënë ti do hap ndonjë listë t'i mbaj shënim.
-Haha! Na shkrive . Ngrihu tani po të them.- me aspak dëshirë u largua nga trupi i saj dhe ndjeu që tashmë veç ftohtësi kishte, kishte humbur ajo energjia termike që kshin krijuar trupat nga njëri-tjetri, mirëpo në çfarë energjie ishe shndërruar vallë?
-Ngrihu!- foli qetë teksa i zgjati dorën që të ngrihej e si gjithmonë ajo e refuzoi. Gjithmonë kishte dashur që të ngrihej vetë kur rrëzohej. Ajo ishte femër e femrat e kishin atë forcë.
Mirëpo skitë e gjata po ia vështirësonin paksa punën e i ftohti e pengonte të kontrollonte gjymtyrët.
-Boll bëre kokëfortën, por më lejo të të ndihmoj.
Nuk i ktheu përgjigje, por i dha thjesht një vëzhgim sikur donte t'i thoshte ta qepte gojën dhe kështu bëri, thjesht sa qeshte me përpjekjet e saj të kota për t'u ngritur.
-Që kur unë të bindem ty?- foli përsëri ai pas një heshtjeje të pllakosur e pas këtyre fjalëve shkoi drejt saj duke e kapur për beli dhe e ngriti në këmbë, me gjithë kundërshtimet e saj dhe kërcënimet të tipit se do ia grinte mishin me rende, do e bënte pastërma për dimër e të tjera si këto, por ai thjesht sa qeshte, qeshte e tundte kokën.
-Përse më ngrite?
-Ska përse, nuk ke pse më falenderon.
-Nuk të kërkova ndihmë që të të falenderoj.
Bëri një hap më pranë saj, e ajo automatikisht u largua një hap më tutje. Shikonte sytë e tij të errët me atë kafe të karameltë. Për çdo hap që ai i afrohej, ajo shkonte pas, deri në kufirin e pistës.
I kapi një tufë flokësh që era ia kishte sjellë para e ia largoi pas veshit. Shpupuriti dhe njëherë flokët e saj ashtu si në kohët e vjetra e ajo buzëqeshi pak, aq sa mezi u kap nga sytë e tij. I mungonte ajo kohë kur kalonte aq kohë me atë, i mungonte ajo prekje mbi kokën e saj. Nuk foli, nuk e kundërshtoi prekjen e fytyrës së saj nga duart e tij.
-Proksima...
-Largohu...- fjalët... fjalët e risillnin në vete, i kujtonin se ishte e ndaluar.
-Proksima.
-Të thashë të zhdukesh.
-Të dua kaq shumë o shejtane.- buzëqeshi dhe ai hidhur, ashtu siç ajo i kishte mësuar të buzëqeshte, hidhur...
-Mirë.
-Mirë?!
-Ç'pret të të them? Të thashë të heqësh dorë, nuk e bëre, të thashë se nuk do të të dua kurrë.
-Vërtet...Nuk ke asnjë ndjenjë karshi meje?
-Asnjë...-gënjeu. Çfarë t'i thoshte? Se ajo mendonte për të çdo sekondë? T'i thoshte se i kishte zgjuar ca ndjenja të reja asaj adoleshenteje të pa rrahur nga jeta. T'i thoshte se e kishte bërë zemrën e saj të rrihte si e marrë?
T'i thoshte këto fjalë, t'i krijonte shpresa e pastaj t'i shuante ato menjëherë? E atëherë bashkë me ato shpresa do shuante dhe veten e saj.
-Mirë.- ishte ai që kësaj rradhe u zmbraps nga ajo, buzëqeshjen e fashiti në punë sekondash e duke prekur dhe njëherë të fundit fytyrën e saj të butë u largua nga vëzhgimi i saj, iku diku...
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro