Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 14.

-Më shkruajti mbrëmë Gledisi në instagram.

-Çfarë të tha?- pyeti mëse kurioze dhe irisët e syve iu zmadhuan sapo dëgjoi emrin e tij të përmendej. Çudi!

-Më tha ta takoja sot...

-Çfarë? Kjo është e shpifur o Eda. Domethënë ne jemi shoqe të ngushta si e mendon këtë gjë ai.

-Debile xheloze. Më tha ta takoja, të merrja një letër e të ta jepja ty.

-Mos më thuaj që e bëre?

-Sigurisht që jo, i thashë që ti më vret e më tha që të ta fusja në çantë.

-Është në vete ai?

-Nuk e di, ama unë jam dhe normalisht që s'mund të ta punoja mbrapa shpine.

-Ke bërë mirë që s'e more. Nuk kam nevojë për tundime të tjera.

-Të tjera?

-Më mjaftojnë mendimet e mua absurde. Madje dhe tani po vras mendjen si debile çfarë do më kishte shkruajtur në atë letër.

-Pra ti po më thua që bëra gabim që s'e mora?

-Kurrsesi! Bëre shumë mirë. Nëse do e kishe bërë do të ta kisha prerë dorën.

- E dija dhunën tënde. Po vras mendjen përse i paska kaq qejf këto mënyrat primitive? Domethënë për Klarën të dërgoi ty t'i thoje, tani ty do të të shkruajë letër. Ose është shumë romantik ose...

-Ose kam mbyllur unë instagramin.

-Përsëri ti?

-Çfarë të bëj? Mbeti duke hapur adresa e unë duke i bërë bllok. Plus që im vëlla më kërkoi instagramin tim e kam frikë nëse i thotë truri të më shkruajë diçka, kështu që më mirë e mbylla.

-Ke një jetë kaq të ndërlikuar.

-Kaq papritur u bë e tillë. Në momentin kur unë i lejova vetes të ndiej si një e marrë. E kam thënë, ndjenjat të bëjnë jetën katrahurë, po do ishte më mirë sikur ato që mendoj t'i zbatoj vërtet. Në momentin kur unë i lejova vetes të bija në kurthin e ca emocioneve, të vërteta a thjesht iluzione as vetë se di, i hapa vetes qindra telashe, telashe që nuk dihet në do mbyllen.Ndihem çuditshëm.

-Si ndihesh?

-Sikur tashmë kam ikur me të vërtetë nga ky univers. Dua vetëm të rri në errësirë, në dhomën time, të shikoj yjet natën e vetvetiu zot i mendimeve të mia bëhet ai. Të betohem, nuk dua, përpiqem ta largoj mendjen, por më kujtohet silueta e tij dhe një buzëqeshje shpëton padashje nga shpirti im derisa arrin në fytyrë. Më qeshin sytë!

-Me gjithë këto shenja, mendoj se ke rënë në dashuri.

-Nuk e di. Nuk e di nëse është dashuri, e ç'është më e rëndësishme nëse dashuria ekziston. Si mundet krejt papritur një person aq kundra dashurisë e ndjenjave të bierë pre e tyre?
Nuk e di çfarë ndiej, ama di diçka, që nuk jam ndierë kurrë kështu në jetën time. Për herë të parë po i lejoj vetes disa mendime të ndaluara për mua, për herë të parë mendimet e mia janë ndryshe dhe të lira.

-Nuk jam eksperte në këtë fushë Proksima, por po shikoj që ato ndjenja a çfarëdo qofshin rriten dita-ditës ndaj atij djaloshi. Pyes veten, a do vijë ajo ditë kur logjika dhe parimet e tua të munden nga këto ndjenja?

-Nuk e di, ama di se nëse ajo ditë vjen do jetë vetë vdekja për mua.

Me kaq e ndërprenë bisedën e tyre dhe u ngritën në këmbë për të përshëndetur mësuesen e letërsisë që sapo hyri në klasë.

E dashuronte letërsinë. Donte fjalët, ndjenjat, emocionet që kjo lëndë kishte. Donte ato orë kur kishin punë me shkrim e humbiste tërë orën në fletë, humbiste për të derdhur çdo grimcë shpirti në një copë të bardhë letre,e kështu veproi dhe sot. Sapo mësuesja iu dha temën 'Të duash qiellin', dërgoi veten larg, larg realitetit, ndoshta në ndonjë copëz qielli.

Ishte ndoshta mesi i orës, kur në derë u dëgjua një e trokitur, por ajo nuk provoi as të ngrejë kokën me frikën se mos frymëzimi e braktiste.

-Më fal profesore, mund të dalë senatorja e klasës? Kemi mbledhje me qeverinë e nxënësve.- lajmëroi një nxënëse e vitit të tretë, teksa qëndronte në hyrje të klasës.

-Proksima, mund të dalësh.- dëgjoi mësuesen t'i jepte lejë, teksa ende nuk po ftillohej ku duhet të shkonte derisa pa vajzën zeshkane në dera dhe menjëherë mblodhi mendjen.

-Po, puna me shkrim?!

-Dorëzoje nesër, nuk ka problem.

-Faleminderit. - buzëqeshi lehtas dhe doli nga klasa bashkë me zeshkanen maturante.

-Ku janë të tjerat?- theu heshtjen teksa ndiqte atë pa e kuptuar ku po shkonin.

-Në sallën e mbledhjeve.

-Për çfarë do diskutojmë sot?

-Mësuesja koordinative nuk ka prezantuar ende temën, tha të mblidheshim të gjithë.

-Në rregull.

-Hyr ti se erdha sa të marr dhe vajzat e vitit të parë.- foli qetë dhe me një buzëqeshje mekanike në fytyrë teksa e la para derës së sallës dhe u largua për në katin e parë të gjimnazit.

Pohoi lehtas me kokë dhe hyri brenda në atë klasë të madhe që supozohet të ishte e mbushur me senatoret e klasave, por në vend të tyre gjeti atë përsëri, Gledisin.

-Ti?- padashur të fliste, kjo pyetje i doli nga buzët teksa sytë tashmë gati sa nuk po i dilnin nga vendi.

-Proks, dua të të them diçka.

-Ku janë të tjerët?

-Nuk ka të tjerë, jemi unë dhe ti.

-Gledis, do vijë dikush. Kushedi çfarë do mendojë.

-A vepron ndonjëherë pa menduar çfarë do thonë të tjerët?

-Atëherë kur duhet e tani e ndiej se kjo gjë nuk duhet.

-Po ti ndien gjithçka përpos ndjenjave të mia për ty.

-Nuk do funksionojë kurrë Gledis. Po ta them tani, ta kam thënë dhe gjithmonë kështu do jetë.

-Përse nuk funksionon? Ndoshta se kështu ti ke vendosur në mendjen tënde. Ndoshta se ti gjithmonë vendos me mendje jo me zemër.

-Ç'zemër?! Kushedi në çfarë dallgësh të dërgon zemra e, atëherë do kërkosh ndihmën e mendjes për të dalë nga ndonjë labirinth i humbur.

-Nëse nuk do mendoje kaq shumë...

-Më mirë po largohem.

-Përse nuk më jep një mundësi?

-Kam frikë.- belbëzoi aq sa atij mezi ia zunë vëshët këto fjalë e u kthye me shpinë gati për t'u larguar nga ajo klasë e madhe boshe, tashmë mbushur plot me emocione të prera përgjysmë.

-Prit pak.- foli ai teksa ajo ndjeu hapa të afroheshin më pranë e u kthye me fytyrë nga ai.

-Lexoje të lutem.- i zgjati një letër të palosur në dorën e saj e ajo e pa sikur të ishte një minë me sahat e do shpërthente nga çasti në çast.

Ia nguli sytë për një copëz herë, ndjeu lotët të formoheshin në vatrat e syve, por u përcoll me vështirësi e zhduki çdo grimcë loti që tentoi të lindë.

E bëri letrën copka-copka, teksa ia vendosi të gjitha pjesëzat në pëllëmbë atij.

-Ndjenjat e tua shprehja dikujt që do të t'i kthejë në të njëjtën mënyrë.

-Përse ti, s'mundesh të m'i kthesh?

-Ndoshta në një botë tjetër. E, kjo do jetë hera e fundit që ti dëgjon zërin tim.

-Mos ji kaq e sigurt për këtë. Të siguroj se zërin tënd e dëgjoj çdo natë dhe, do vijë ajo ditë kur ta dëgjoj çdo ditë.

-Atëherë jeto vetëm me ëndrra.- i buzëqeshi hidhur teksa largohej nga ajo klasë duke lënë pas aromën e saj, atë aromë aq të ëmbël që zotëronte ajo shoqëruar me ca ndjenja negative e të trishta njëkohësisht.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro