Pjesa 10.
Pushimet e dimrit kishin ardhur. Më në fund disa ditë qetësie për të gjithë nxënësit.
Atmosfera e festave të fundvitit ndihej e s'kishte zemër që mos ngrohte ajo atmosferë, ajo aromë festash. Nëpër shtëpitë e vogla të atij fshati të madh, dalloje dritat e vogla vendosur në ballkonet e shtëpive që ndriçonin tërë natën si për të zbehur paksa atë errësirën e frikshme që mbartte nata së bashku me çdo sekret a mister që fshihte.
Atë ditë bora kishte zgjedhur të zaptonte rrugët e fshatit të saj.
Binte papushim qetë-qetë e ajo e shikonte nga dritarja e katit të dytë duke kafshuar shegën flakë të kuqe e nuk i interesonte për lëngun kuqalash që herë-herë rridhte nga cepi i buzës së saj për të shkur drejt qafës. Kishte humbur thellë në mendime duke vështruar kristalet e borës të vishnin çdo centimetër, e kaq u desh që ajo të vishtë xhinset e zeza, pulovrën gri, nën të cilën nxitimthi fshehu diçka, ndoshta një libër me kopertinë të zezë, shallin e zi e kapuçin e tillë...
-O ma po shkoj te Gloria!- i tha teksa vishte atletet e saj gri në dalje të derës. Përfitoi pakëz nga situata që i vëllai nuk ishte në shtëpi e i ati në punë. Kishte nevojë për pak liri.
-Tani?! Në mes të borës? Po ç'kërkon nga Gloria tani xhanëm? Ajo është dhe më e madhe se ti.-pyeti e ëma dyshuese që menjëherë la okllainë në kuzhinë dhe doli me duart e bëra tërë miell në korridor për të folur me të bijën.
-Do marr, Don Kishotin, e ka ajo. Më duhet ta lexoj këto ditë që jam në shtëpi.
-E mirë, po shpejt ama. Mos vjen yt atë a vëllai e s'të gjejnë në shtëpi.
-O ma, do ik të marr librin, nuk do arratisem nga shtëpia.
Me kaq e mbylli e zbriti shkallët e shtëpise duke dëgjuar një kërcitje të lezetshme që shkaktonte shkelja e borës. U nis drejt ca rrugëve të boshatisura, se askush nuk guxonte të dilte në atë stuhi të lehtë bore.
E ajo gjeti veten aty, gjeti veten mes acarit të dhjetorit. E përhumbur dhe me ngadalë me frikën se mos rrëshkiste ecte drejt rrugëve kallkan të bëra.
Falë zotit Gloria kishte dalë në gjysmë të rrugës pasi kishte parë mesazhin e saj në instagram me atë libër në dorë. E mori pa shumë fjalë duke e falenderuar e në atë moment pa një shtullungë ajri të formohej nga i ftohti.
-Gledisi të bën të fala!- dëgjoi këtë fjali sapo i ktheu shpinën asaj. E habitur a ndoshta konfuze se mos ndoshta veshët i kishin prodhuar atë emër u kthye menjëherë.
-Çfarë?
-Gledisi të bën të fala.- përsëriti ajo fjalë më fjalë atë që kishte thënë.
-Gledisi? Mua? Po ti çne me Gledisin?
-E kam kushëri, mos më thuaj që s'e dije.
-Ti çfarë atë?- me kaq ajo lëshoi një të qeshur nga hutimi i vajzës 2 vite më të vogël se ajo.
-Ka instagramin tim dhe lexoi mesazhet tona.
-Mirë! S'ka ç'më duhet gjithsesi.- nuk e ngacmoi më, por e la të ikte.
Ai emër që kishte ca ditë që e kishte lënë rehat iu shfaq vetvetiu si për t'i ngacmuar rehatinë. Donte të humbej diku, e ku kishte vend më të mire?
Te dyqani pranë bleu një kroasant me çokollatë, nxorri nga pulovra librin me kopertinë të zezë 'Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat' dhe e shfletoi drejt faqeve të fundit. Kishte bërë çmos që ta lexonte sa më ngadalë se nuk donte ta mbaronte atë libër, ama si çdo gjëje tjetër po i vinte fundi.
Ecte e përhumbur në borë e lejonte flokët e saj të qëndiseshin me ato flokë të bardha për të shkuar në shtëpi teksa lexonte ato gërma e herë-herë kafshonte kroasantin.
Nuk e kishte kuptuar se pas saj tashmë po hidheshin dhe ca hapa të tjerë, ca gjurma të tjera po krijoheshin në borë derisa ndjeu një prekje në sup e u hodh përpjetë, njëkohësisht u zgjua nga përhumbja e thellë. Mbylli librin në mënyrë instiktive e u kthye për të parë personin që kishte guxuar ta prekte.
-Ti?- foli teksa tashmë sytë i ishin bërë si topa ping-pongu..
-Po Proks! Unë! Gledisi!- foli teksa i buzëqeshi lehtas.
-Ç'kërkon këtu? ik! Do të na shohin!
-Sikur po bëjmë gjë ne. Ama nëse do, s'kundërshtoj.- kaq u desh që ajo të skuqej, të bëhej e njëtrajtshme me hundën e saj të bërë bubulak nga i ftohti.
-S'më dukesh kaq e turpshme me këto libra që lexon.- e ngacmoi përsëri ai teksa vëzhgonte librin që qëndronte në duart e saj të ashpërsuara nga i ftohti.
-Ky! Nuk është ashtu.
-Si?
-Si të të plasin sytë! Ka mesazhe të tjera brenda, jo vetëm budallallëqe.
-Domethënë paska dhe budallallëqe?
-Qepe!
-Përse më bëre bllok?
-Se ashtu doja.- u kthye me shpinë nga ai dhe bëri të ecte me hapa më të shpejtë.
-O lal, po qetësohu se do biesh.
-S'dua! Ik më ler!
-Ti më the mos të të le atëherë.
-Ku ta dija unë që e kishe me mua ti?
-Vërtet je kaq naive?
-Do më hapësh probleme. Më shumë vetes tënde. Po të pa im vëlla ta bëri gropën.
-Ia vlen për ty.
-Ti je i çmendur.
-I çmendur pas teje!- i përshpëriti lehtas pas veshit teksa i kapi krahun se këmba i kishte shkuar në një copëz akulli të pambuluar nga bora e po mos kishte qënë për të do kishte puthur borën.
-Hiqi duart!- ngriti pakëz zërin se nuk duronte tërë atë afrimitet me të.
-As nuk më falenderon. Përse dridhesh?
-Çudi e madhe të dridhesh në tërë këtë të ftohtë. Dhe nuk kam pse të falenderoj, s'të thashe të më mbaje.
-Nuk të dija kaq të egërr ty.
-S'jam kafshë të jem e egërr, budalla.
-Dhe nevrike?
-Po jam shumë e keqe. Hiq dorë nga unë sa je në kohë.- vazhdonte të ecte me hapa të shpejte teksa i fliste pa u kthyer nga pas e ai ecte nga mbrapa saj.
-Kurrë! O të marr ty...
-O merr një tjetër.- e ndërpreu ajo dhe ai qeshi lehtas me veten. Po e çmendte ajo vajzë!
-E di ti që unë fiksohem më keq pas teje pas çdo fjale që ti thua?
-Atëherë s'po flas fare.
-Kristal bore, kujdes se ndoshta ndonjë ditë ai titulli i librit të bëhet ty realitet.- i tha këto fjalë teksa i doli para dhe më pas u largua si të mos kishte qënë kurrë aty.
E la pas një vajzë të hutuar, duke u dridhur jo nga i ftohti jo, e ç'ishte acari i dhjetorit para atyre emocioneve që ai djalosh i shkaktonte asaj?
Shfryhu lehtas një shtullungë ajri duke përplasur këmbën fort në borë nga nervat e vazhdoi drejt shtëpise së saj, e cila tashmë ishte shumë afër. S'e kishte ndjerë rrugën se kishte shoqëri! Goxha shoqëri!
***
Errësira kishe zaptuar përsëri atë qiell që tërë ditën kishte qënë gri, gri ashtu si shpirti i saj. Qëndronte në dritaren e dhomës së saj. Kishte humbur diku në dritën e pakushtëzuar që falnin yjet e për një çast u ndje si një prej tyre, veçse ndryshe nga ta, tepër të lirë, kishin një hapësirë të tyren ajo ndihej e tepërt, e izoluar nga kjo botë, ndihej inferiore në krahasim me yjet, qiellin dhe i xhelozonte kaq shumë.
Për një moment hodhi sytë në horizont e lëshoi një buzëqeshje të papritur. Zemra iu bë mal! E dashuronte kaq shumë dhjetorin. I jepte dëshirë për të jetuar, sepse i tregonte se ishte më i ftohtë se zemra e disa njerzve. I jepte shpresë!
Për një moment, ashtu si pa dashje iu kujtuan fjalët e atij djaloshi. Le të guxonte të ngjitej në atë dritare e do thyente qafën, e nëse jo qafën, vëllai do i thyente këmbët me siguri.
Buzëqeshi, buzëqeshi përsëri!
Do i lejonte vetes që të jetonte në ëndrra me atë djalosh, të paktën do e takonte diku...Ai kishte hyrë në botën e saj, në atë botë që dikur ajo aq hapur e ftoi. Mirëpo nuk ishte ngopur me kaq, se dëshironte të hynte dhe në realitetin e saj. Do mundej vallë?!
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro