Epilog.
Qëndronte pranë varrit të mbuluar nga bari, aq sa mezi dukej që aty po dergjej një njeri, aty brenda qëndronin kockat e dikujt. Në sy nuk mund t'i lexoje asnjë lloj emocioni ; nuk kishte mëri, dhimbje a inat, sepse atë natë ajo Proksimë kishte vdekur...
I kishte lënë të gjitha pas në të shkuarën bashkë me dhimbjen dhe agoninë zhvatëse që dikur kishte përjetuar. Ah ajo dhimbje. I dukej thjesht si një makth i tmerrshëm tashmë, ta mendosh që dikur kishte qënë protagonistja kryesore e atij filmi të frikshëm që aq papritur kishte nisur duke e përfshirë atë shpirt aq të pafajshëm, duke e bërë pjesë të vuajtjeve sfilitëse, duke i vjedhur moshën më të bukur adoleshencën, por kjo nuk e pengoi atë të krijonte të ardhmen, kjo nuk e pengoi të kapte jetën aty ku e kishte lënë para se ajo të shkatërrohej, kjo nuk e ndaloi atë të plotësonte ëndrrat duke i nxjerrë nga sirtari duke u dhënë jetë shpresave dhe ëndrrave.
Kishte qënë aq pranë vdekjes. Kishte qënë aq pranë dritës verbuese të yjeve të tjera, aq sa për një moment kishte besuar se mund t'i kapte, mund të bëhej njësh me to, por ç'vlerë do të kishte?
Ç'vlerë do të kishte të linte përgjysmë një jetë të njomë të shtrembëruar? Nuk do të ishte e drejtë, sepse gjithmonë pas shiut del ylberi e nëse ylberi nuk del, atëherë nuk ka mbaruar ende shiu.
Nuk e kishte kuptuar përse sot kishte erdhur te varri i tij pas tetë vitesh, ndoshta për të treguar se ajo ia doli për të kujtuar dhe njëherë ato kohë që i kishte burgosur thellë në kujtesën e saj, për të kujtuar atë natë që edhe i ndryshoi jetën.
Kishte futur kokën në lakun e litarit të trashë, kishte monologuar si një shpirt i humbur që kërkonte mëshirë a shpëtim, kishte vëzhguar hënën e yjet e në ato momente jeta e saj i ishte dukur bosh dhe pa kuptim, por nuk kishte mundur ta bënte. Ajo kishte gjetur forcën e duhur për ta mposhtur atë dëshirë mortore, për të parë atë fije drite atëherë kur errësira kishte pllakosur, për të parë shpresë atëherë kur dhe vetë jeta kishte vdekur, për të parë të bukurën në shëmtirën që ekzistonte, ajo ia kishte dalë, sepse ajo gjithmonë kishte qënë një shpirt i tillë, gjithmonë kishte jetuar në një univers ndryshe nga ai reali, gjithmonë shikonte anën pozitive të çdo gjëje negative e kur dyertë nuk i hapeshin vetë pasi i mbylleshin të tjerat, ajo vendosi që këto dyer t'i hapte ajo vetë.
Kishte shpërthyer në lot teksa mendimet i shfaqeshin papritur. Ajo kishte kërkuar për një arsye jetese dhe si një përgjigje nga hëna që aq shumë më parë e kishte pyetur ajo e kishte gjetur arsyen për të jetuar ; të gjente një arsye, kjo kish qënë arsyeja.
Kishte telefonuar Gledisin pas një lufte të gjatë me veten duke i thënë ta ndihmonte se i detyrohej, në fund të fundit të gjithë e kishin një copëz faji që ajo ndodhej në atë gjendje dhe doemos që ai e kishte ndihmuar, ashtu si në fillim i pati premtuar.
Të nesërmen ishte kthyer në Shqipëri pas gjithë asaj kohe dhe i kishte nxjerrë pashaportën. Normalisht që edhe Eda e kishte ndihmuar.
Atë ditë kur ajo i shkoi për vizitë së bashku me Jonën, në mes të faqeve të një libri i kishte futur ca të holla të cilat i kishte vjedhur nga prindërit e Proksimës atë ditë që u shkoi në shtëpi me pretekstin se do merrte libra e kur Jonën e kishte lënë brenda gjasme do shkonte në tualet, kishte shkuar fshehtas në dhomën e tyre të gjumit dhe i kishte marrë që aty, në fund të fundit edhe ata e meritonin atë, përse e dënuan bijën e tyre ashtu? Pse kështu është familja? Të trajton si një lodër, në momentin që ti shfaq defekte të hedhin jashtë në rrugë?
Ishte detyruar të duronte dhe për pak kohë torturat e hidhura të vjehrrës dhe bashkëshortit të saj, por zemra tashmë e ringjallur dhe mbushur tërë shpresë duronte ato vuajtje, derisa një natë, vonë atëherë kur gjumi bëhet i thellë dhe askush nuk ndien ajo kishte arritur të shpëtojë...
FLASHBACKS.
-Proksima. Jam në fillim të rrugës, dil.- ishte dashur vetëm zëri i tij që të merrte lekët mes librit dhe të dilte nga ajo skëterrë për të mos e parë më kurrë, për ta lënë pas krahëve së bashku me çdo tmerr që kishte përjetuar, me çdo torturë, me çdo dëshirë vrastare që e kishte pushtuar aty.
Ecte me hapa të ngadaltë veshur në të zeza e flokët e mbledhura topuz. Shenjat e mavijosura në fytyrë kishin filluar t'i largoheshin, megjithatë gjurmët ishin ende aty. Më në fund arriti para makinës së zezë që qëndronte me drita të ndezura në krye të rrugës dhe si një flutur fill pas metamorfozës vrapoi dret saj.
Pa fytyrën e saj që hipi në makinë dhe zemra i sëmboi. U ndje aq keq, ndërgjegjia e goditi ashpër. Si kishte mundur të hidhte atë gur të çmuar në mes të rrugës? Ishte penduar, por tashmë ishte tepër vonë.
-Proksima...
Kishte mbushur sytë me lot teksa kishte dëgjuar zërin e tij të shqiptonte me aq dhimbje emrin e saj, e i erdhi i largët, i erdhi një zë i harruar.
-Ikim Gledis.- me kaq kishte mbyllur atë bashkëbisedim emocionesh se e dinte që nëse do të fliste, gjendja do të rëndohej, do bënte gabim pas gabimi.
E kishte çuar në aeroport dhe gjatë gjithë rrugës thjesht sa shkëmbenin vëzhgime vjedhurazi njëri-tjetrit, por në fakt të dy e dinin për ato vëzhgime.
-Më fal!
-Unë të kam falur Gledis, ta kam thënë edhe më parë. Gabimet e së shkuarës le të bëhen mësimi im i së ardhmes.
-Pas gjithë atyre vuajtjeve ata nuk mundën të të vrisnin shpirtin tënd të mirë.
-Nëse shpirti është i vërtetë ai nuk vdes kurrë.
-Dua të dish diçka...Për ne, për të shkuarën.
-Nuk mendoj se ka më vlerë Gledis.
-Nise si një bast, por më kishe hyrë në zemër dhe këtë e kuptova vetëm kur u bënë ditë dhe ndihej mungesa jote.
-Mirëmbetsh Gledis, kujtim i së shkuarës, ty që vendosa të të quaj si bujtës të termit dashuri. Më dhurove ca ndjenja të reja për mua asokohe, më dhurove buzëqeshje e emocione të pajetuara më parë. Më berë të besoj në një ndjenjë që kurrë s'kisha besuar. Pate forcën për të ndryshuar idealet e mia.
-Dhe ta thyeva besimin aq vrazhdë.
-Pikërisht. Ama le të mos e shohim këtë anë. Le të shohim vetëm atë anën e mirë. Përse duhet të shikojmë të keqen te e mira dhe jo të mirën te e keqja?
-Përfundimisht, ti meriton gjithë të mirat e botës. Mos harro se thellë shpirtit tënd fle drita. Zgjoje atë!
-Tashmë është zgjuar Gledis. Lamtumirë!
END OF FLASHBACK
Kishte ikur...Kishte shkuar...Kishte rilindur. Atë natë ajo Proksimë kishte vdekur për të rilindur nga hiri i saj një femër e fortë e gatshme për të përballuar çdo sfidë që jeta do i servirte. Ishte e bindur se nuk do të ishte e lehtë, sidomos në Angli. Ditët e para kishin qënë të vështira, tërë makthe, se ende i dukej sikur gjendej në kthetrat e ujqërve. Ditët e para kishin qënë të vështira derisa ajo ishte ambientuar, por kjo nuk e kishte penduar atë të triumfonte.
Kishte përfunduar gjimnazin e lënë përgjysmë, kishte arritur të kapte degën e mjekësisë në Angli dhe kështu kishte nisur Universitetin e Mjekësisë.
Ajo arriti të fitojë kundrejt jetës, e mundi atë, sepse u kap fort pas forcës që një person mbart në vetvete, u kap fort pas ambicies dhe dëshirës së madhe për të sjellë në jetë ëndrrat e saj që i kishin përvëluar shpirtin kur kishte menduar se ishin djegur.
Tashmë pas tetë vitesh ndodhej përsëri në Shqipëri, në atdheun e saj, për t'u rikthyer si një Proksimë e rilindur, si një Proksimë!
Kishin ndodhur shumë gjëra gjatë atyre viteve ; Gjergji kishte ndërruar jetë nga cirroza. Me ikjen e Proksimës, kishte shtuar pijen, sepse llafet e bashkëfshatarëve nuk e linin të qetë, e kishte gjetur shpëtim vetëm në përhumbjen që alkooli i shkaktonte.
E ajo, e vjehrra kishte mbetur si një kërcu e vetme në shtëpi, dënimin e kishte marrë, ishte mallkuar. A mund të ketë dhimbje më të madhe për një nënë sesa vuajtja për humbjen e fëmijës së saj?
Kishte marrë vesh për prapësinë e shoqes së saj Edës, kundrejt Reit dhe ishte ndjerë krenare me shoqen që kishte, ah sa me fat ishte.
Ai ishte dënuar me 5 vite burg duke bërë që për vite me rradhë prindërit të zvarriteshin nëpër gjykata e nëpër gjyqe. Ai kishte humbur të dashurën, miqësinë dhe vitet më të bukura të jetës së tij, plot pesë vite të hedhura poshtë dhe ato ishin shumë pak. Ai meritonte shumë më shumë...
Kur kishin marrë vesh për ardhjen e saj në Shqipëri kishin bërë disa tentativa për ta takuar, të penduar por ç'vlerë kishte pendimi dhe a ishin penduar vërtet? A mos ndoshta kishin marrë vesh se ajo ishte bërë një doktoreshë, por jo vetëm dhe kishin nevojë për lekët e saj, se pas gjyqeve të shumtë e vjedhjes nga Eda, ishin rrënuar nga gjendja ekonomike. Nëse do e donin vërtet, nuk do e kishin hedhur ashtu si të qe një rreckë, por do e kishin mbajtur atëherë kur ajo kishte nevojë. Kur s'jetoi me ta kur ua kishte nevojën, përse të jetonte tani? Se ia kishin ata nevojën? Ajo tashmë s'ishte Proksima e mëparshme që përulej e nështrohej, kurrsesi.
Nuk mund të falte ata që e hodhën në gojën e ujkut, nuk mundi t'i falte... Le të jetonin përjetë me atë peng, me atë brengë, me atë mëkat. Le të kishin një arsye më shumë për të shkuar në ferr.
***
Hoqi përparësen e bardhë duke e varur në varëse dhe me hapa të ngadaltë eci përgjatë korridorit të gjatë të spitalit. Dëgjonte kërcitjen e takave të saj dhe ndihej krenare; një femër e fortë duket që nga mënyra sesi takat trokasin në tokë.
Ondet e gjata, të karamelta i kishte kapur me një kapëse nga pas e ca fije të pabindura ëmbël i binin para fytyrës. Sytë e karamelta seç kishin një dritë fshehur mes tyre, për provë që në shpirtin e saj jetohej.
Hipi në makinën e zezë duke u nisur drejt fshatit të saj, atij vendi që kishte vendosur t'i falte dritë.
***
-Eda, kanë erdhur të gjithë?
-Po Proks. Jam kaq e emocionuar për ty.
-Eja këtu ti miushkë!
-Poç! - u përqafuan fort të dyja dhe duke sinkronizuar kërcitjen e takave dhe ecjen e tyre shkuan drejt turmës së grave që qëndronin të ulura në sallë.
Buzëqeshi me vete kur pa se kësaj here ishin më shumë femra, se herën e kaluar, më shumë femra të moshave të ndryshme, adoleshente, vajza të reja, gra e të moshuara, madje kishte dhe nga fshatrat përreth.
'Dikur kam menduar se jeta është e shkurtër, por jo. Jeta është shumë e gjatë, rrjedha e saj është e habitshme si rrjedha e një lumi. Nuk e kupton dot. Për një moment mendon se ka ardhur fundi i rrjedhës, por aty qëndron një shkëmb, aty ndodhet ujëvara dhe shikon se ka jetë edhe poshtë tij, nuk mbaron me aq.
Të dashura femra! Jetojmë në Shqipëri, një vend i vogël për të patur kaq shumë padrejtësi, për të patur kaq shumë prapambetje. Mentaliteti ka qënë gjithmonë një armë kundër femrave, i ka goditur pa ndaluar, pa mëshirë dhe kurrë nuk ka sosur.
Jetojmë në një vend ku është tepër e vështirë të jesh femër, këtu ti je e mallkuar të jesh femër.
Nga qenia më hyjnore në jetë, qënia që fal jetë, frymëmarrje universi, ti kthehesh në objekt, kthehesh në një send të pavlerë që të tjerët mund ta përdorin si të duan.
Përse kaq të shtypura femrat në këtë vend? Përse ruhen ende traditat e vjetra stërgjyshore? Përse është e shkruar në karakterin e të gjithëve që të gjykojnë e shtypin femrat?
Po ti e dashur grua, që në momentin që ke lindur je paragjykuar. Prindërit prisnin djalë, djalë, pra, që të zbraznin çiften, djalë që t'i mbante në pleqëri se çupa do iki te burri një ditë. A thua se dhe djemtë jetojnë me prindërit tashmë? Është thjesht ajo egoja e sëmurë e të paturit një djalë, krenari shtëpie.
Po ti e dashur grua vritesh pak nga pak kur rritesh, teksa prindërit të urdhërojnë mos ia kthesh fjalën vëllait dhe ta dëgjosh gjithmonë edhe pse mund të jesh më e madhe. T'i bësh drekë e darkë edhe pse mund të kesh një mal me detyra për të nesërmen në shkollë, të ngrihesh t'i japësh një gotë me ujë edhe pse je shtrirë për të fjetur.
Je vrarë kur thonë, jepi djalit leka se është djalë, kurse ajo nuk ka ç'i do.
Po ti e dashur grua je vrarë dhe kur ke filluar të kesh ndjenja. Se që në momentin e parë që në adoleshencë kur fillon të kesh pëlqim ndaj dikujt, të tjerët fillojnë të bëjnë etiketime të tipit 'e përdalë'. Kur divorcohesh nga bashkëshorti, quhesh e përdalë gjithashtu, sepse je femër dhe duhet të durosh çdo vuajtje, vetëm e vetëm për t'i bërë qejfin botes, për të mos lejuar gojat e mëdha të nxjerrin vrer.
Kur del për kafe me një shoqe në këtë vend ti vritesh gjithashtu. Për shumë të tjerë mund të jetë gjëja mëse normale, por t dashura gra ne e kemi krim të pimë kafe në lokal në këtë vend, se quhesh e përdalë.
Ti e dashur nuk mund ta nxjerrësh barkun, apo të veshësh xhinse a fustan mbi gjurin, se përsëri je e përdalë.
Ti nuk mund të lidhesh se je e përdalë.
Ti nuk mund të qeshësh me të madhe në rrugë se je e përdalë.
Ti duhet të heqësh virgjërinë me bashkëshortin tënd, se je femër, je si qelqi, po u thye, nuk ngjitet më, je si bora e bardhë, që po u bë pis nuk pastrohet më.
Ti nuk mund të jetosh, se je grua, je femër.
Ndërkaq, meshkujt mund të bëjnë çfarë të duan dhe përsëri qëndrojnë kryelartë në shoqëri ; mund të zihen me motrën dhe përsëri faji i mbetet motres, mund të flirtojnë me dhjetra vajza njëkohësisht dhe përsëri nuk i thonë gjë, mund të kërkojë divorcin dhe përsëri me faj bëhet gruaja, mund të tradhëtojnë bashkëshorten dhe përsëri janë të larë se janë burra dhe turpi nuk u mbetet atyre, nuk i gjen gjë, mund të dhunojnë një grua dhe përsëri nuk i gjen gjë, se janë burra dhe ku do duket burri. A thua se burrëria tregohet te forca që tregon me femrat? Marrëzi!
A nuk janë femrat dhe meshkujt qenie humane?! Për shkak të një organi gjenital të shfaqen kaq pabarazi?! Për shkak të një organi gjenital të zvarritet kaq shumë femra?
Përse? Se kështu do shoqëria? Oh! Po njerzit nuk do ndalojnë kurrë së foluri. Njrezit gjithmonë do flasin e do flasin, se atë dinë të bëjnë më mirë.
Mos shikoni çfarë do shoqëria, por shikoni çfarë doni ju. Veproni ashtu si zemra ua kërkon, jo ashtu si fjalët e komshijeve ua kërkojnë, sepse jetën e jeton ti dhe jo gjithë njerzit e tjerë.
Mos lejo askënd të të dhunojë e dashur femër. Zoti ta ka dhënë forcën e mbinatyrshme për të luftuar fuqishëm kundrejt padrejtësive dhe jo për të duruar. Femrat nuk janë lindur për të duruar, por për të jetuar në rradhë të parë.
Mos ki turp të tregosh se je një e dhunuar. Përse ti turp? Turpi le tu mbetet kafshëve që ngrejnë dorë mbi një femër. Shko, ngrije zërin dhe lere të jehojë në çdo cep të botës. Rrëzoji muret rrethuese të mentalitetit me zërin e fuqishëm që mbart. Denoncoje atë që të dhunon, largoju nga ai. Mos rri aty ku nuk ka lumturi për ty.
Gjatë gjithë jetës suaj do bëni shumë gabime, gabime që do mendoni se do iu sjellin fundin, por nuk është e vërtetë. Gabimet janë pjesë e jetës, rregullojini ose dërgojini në djall. Ç'vlerë kanë? Femrat janë të forta, jeta është e gjatë dhe asesi fundi nuk mund të vijë aq shpejt nga ndonjë gabim,a ndonjë njeri.
Ç'janë të gjitha këto para forcës që iu mbartni në vetvete në fund të fundit? Një HIÇ!
Përdorini gabimet si busull të së ardhmes.
Unë kam bërë gabime, e një prej tyre ishte një gabim adoleshentesk. Një gabim i tillë që ndryshoi tërë rrjedhën e jetës sime, më bëri të shkoj drejt vetvrasjes. Mendova se jeta ime nuk kishte më kuptim, se ishte një jetë e mbushur tërë vuajte, dhimbje dhe nuk kisha arsye për të jetuar.
Arrita deri në atë pikë sa nga vdekja më ndante vetëm një largim këmbësh nga stoli për ta bërë litarin të më shtrëngonte fytin deri në vdekje, por në sekondin e ardhshëm, shkëlqimi i hënës, yjet, nata, errësira, më bënë të ndryshoj mendim.
Ku do i shikoja unë përsëri yjet? Nëse do të isha një prej tyre nuk mund t'i shikoja më ato që gjithmonë i kam dashur, që më kanë dhuruar paqe e qetësi. Nëse do të isha një prej tyre do të shikoja vetëm njerëz, njerëz ca të trishtuar si unë e ca të lumtur e si një yll nuk mund të bëja asgjë, nuk mund të ndryshoja por vetëm t'i shikoja, e t'u falja shpresë,por...Deri kur do të zgjaste kjo shpresë?
Ama, duke zgjedhur të jem një Proksimë Toke dhe jo një Proksimë Kentauri, mendoj se e gjeta qëllimin e vërtetë përse unë jam shkëputur nga qielli, përse kam rënë në tokë, nuk kam rënë aksidentalisht këtu, por me një qëllim të caktuar, askush nuk bie aksidentalisht, askush nuk ndodhet gabimisht diku.
Duke qënë në Tokë kam mundësi të ndryshoj shumë gjëra, sepse forca e njeriut është shumë e madhe, ka forcë të ndryshojë shumë gjëra, të mbështesë, të dhurojë shpresë. Një njeri ka aftësi të fshijë lotët e dikujt tjetër, ka aftësi të dhurojë një përqafim, ndryshe nga një yll.
Vetëvrasja është një fund pa fund. Si mund të lesh përgjysmë jetën tënde? Është fricakëri! Nuk i ka hije një njeriu. Njerzit, janë qenia më e çuditshme, janë aq të fortë sa askush nuk e imagjinon dot.
Nëse mendoni se nuk ka arsye për të jetuar, gjejeni arsyen për të jetuar.
Nëse nuk keni gjetur ende qëllimin e jetës suaj, gjejeni dhe përmbusheni atë, por kurrsesi mos zgjidhni rrugën pa krye; vetëvrasjen. Ajo nuk zgjidh asgjë, thjesht sa le një jetë përgjysmë...Një fund pa fund. -
Dëgjoi një turmë duartrokitjesh të vinin drejt saj dhe e ngazëllyer buzëqeshi me gjithë shpirt. Kishte mbaruar për mjekësi të përgjithshme dhe tashmë do të niste specializimin për neurokirurge e në të njëjtën kohë ishte një aktiviste, kishte hapur një organizatë për mbrojtjen e femrës në shoqëri. Kishte shpëtuar shumë gra nga dhuna, kishte dhuruar shumë shpresë, kishte zgjuar forcën te shumë femra që të ngrinin zërin kundrejt padrejtësive, kishte dhënë mbështetje, ishte shndërruar në një ëngjëll, idhull, burim force për çdo femër, sepse dhe ajo ishte femër.
Ajo ishte shëmbëllimi, një fosil i gjallë i forcës së gruas.
Ajo vuajti shumë, mendoi se u dashurua, u përzu nga familja, u shtyp nga shoqëria e mentaliteti, u dhunua, shkoi drejt vetvrasjes, por në fund i mposhti të gjitha këto me forcën që një femër e karakterizon.
E pra, ja çdo të thotë të jesh një Proksimë! Të jesh një Proksimë do të thotë të vrasësh çdo vështirësi, të jesh e dashuruar me hënën dhe yjet, por jo të shkosh pranë tyre, sepse vendi jot është pranë njerzve, për të treguar forcën, për të dhënë forcë. Të jesh një Proksimë herë-herë mund të dukesh dhe si të jesh një Don Kishot. Të luftosh i vetëm kundrejt padrejtësive, por gjithmonë kujto diçka, nuk je vetëm. Luftën për të drejtat e femrave e kanë të gjitha femrat, mjafton të hedhësh hapin e parë, mjafton të fillosh ti betejën.
Yjet janë të lumtur medoemos, por jo më shumë se njerzit. Ata nuk kanë ku e gjejnë shpresën kur shikojnë pikëllimin e njerzve, kurse njerzit po. Gjejnë shpresë te yjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.
Toka është ferri dhe parajsa vetë, mjafton kë zgjedh ti të jetosh. Nëse para të del ferri, ke aq forcë sa ta përmbysësh e zjarrin e tij ta kthesh në burim jete.
Një yll i rënë nga qielli për të dhënë dritë te të tjerët. Ajo e kishte gjetur vendin e saj, vendi i saj ishte aty, në tokë, midis zemrave të copëtuara e shpirtrave të vuajtur, mes dhimbjes e lumturisë...
Ç'Proksimë Kentauri? Ç'Proksimë Qielli? Proksima është e Tokës...
F.U.N.D
Tani po që përfundoi vërtet dhe unë jam kaq e emocionuar. Nuk mund ta vrisja Proksimën pas gjithë atyre vuajtjeve, ose më sakte unë do e vrisja, po të mos ishte për Ambrën që më ndryshoi mendje duke më bërë të reflektoj dhe ta shikoj këtë libër më thellë,të shikoj ndikimin që mund të lerë në shoqëri. Më kishte thënë dhe shejtani Iljena ta ndryshoja, po jo dhe jo s'pranoja unë kokëmushka, duke i thënë se e doja tragjedi. Këtë shejtan e falenderoj shumë se më ka mbështetur që në fillim, edhe pse e dinte fundin e hidhur dhe e urrente vendosi ta bëjë këtë sakrificë për mua e ta lexojë librin.
Ju falenderoj pa masë të gjithëve. Çdo lexues, që nga lexuesit e fshehtë që nuk ndihen, që nga ata që votojnë, nga ata që komentojnë, nga ata që më kanë mallkuar xp nga ata që më kanë bërë të qesh me lot para ekranit të laptopit, nga ata që më kanë nxitur të vazhdoj të shkruaj më tepër me fjalët e mira e deri te ata që me kritikat që më kanë ndihmuar të permirësohem më tepër.
Nga lexuesit që kanë qënë këtu që në pjesën e parë, nga ata që e kanë nisur por e kanë diku në librari e deri te ata që e nisën tashmë këtë libër.
Me këtë libër dua të them shumë, dua të tregoj realitetin e hidhur që ne jetojmë, gabimet e adoleshentëve, por në të njëjtën kohë dhe mundësinë për t'i rregulluar, por mbi të gjitha forcën e femrës, forcën e njeriut.
Mundemi! Së bashku mundemi ta ndryshojmë realitetin dhe mentalitetin e hidhur. Shqipëria nuk bëhet duke thënë 'ky vend nuk bëhet', ky vend bëhet vetëm nëse ne e bëjmë, nëse çdokush prej nesh nuk bën gabimet e Gledisit, Proksimës, prindërve të Proksimës, vëllait të saj, fshatarëve që duan vetëm fjalë, Gjergjit, vjehrrës e shumë të tjerëve. Ky vend bëhet nëse secili prej nesh sillet si Eda, si një Gledis i penduar, si një Proksimë e fortë, si ca gra të bashkuara...
Mbyllni sytë dhe shikoni diçka,shikoni jetën tuaj në këtë moment. Mos flisni keq për askënd, mos dhuroni fjalë me kunja, dhuroni buzëqeshje, dhuroni mirësi, dhuroni një qindarkë, dhuroni një libër a një lule, lexoni sa më shumë, ndajeni ushqimin me një të pastrehë, bashkohuni kur shikoni një person të dhunuar, bëhuni si një trup i vetëm. Jemi humanë dreqi ta hajë, të sillemi si të tillë!♥
25/05/2018
A.B
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro