Hapi syte dhe menjehere u has me dhimbjen e tmerrshme te kokes, qe ishte si pasoje e pijes nga nata e kaluar. Syte i ndjente te ngarkuar dhe s'po mundej t'i hapte dot, packa drites se forte te Diellit qe futej nga dritarja pa perde.
U vertit nja dy-tri here ne krevat duke u mbuluar e zbuluar, por kuptoi se perpjekja per te fjetur perseri ishte e kote; nuk ndjehej rehat, nuk ishte ne erresiren e dhomes se saj.
Hapi syte lehtas dhe ne nje veshtrim te turbullt arriti te dalloje nje komodine te zeze, ne te cilen ndodhej vetem nje pako "Durex." Shfryu dhe qeshi. Hodhi syte nga kembet qe i kishte shtrire jashte krevatit dhe ishte lakuriq. Kthehu koken ne te djathten e saj dhe aty iu kujtua plotesisht nata e kaluar; perseri te bari i qendres, disa gota uiski me eks, nje flirtim me banakierin bjond dhe ja ku kishte perfunduar; ne shtrat me te.
Dhe aty, ende pa hapur syte mire, ju kujtuan fjalet e Troit "Isha i dehur." Po, dhe ajo kishte qene e dehur,
Dhe ajo kishte fjetur me nje mashkull, por kishte qene e vetedijshme per gjithcka dhe sot mbante mend cdo gje si dreqi. E kishte bere se kishte dashur e, pija vetem sa ja kishte shtuar deshiren me teper, por nese deshira nuk ekziston ne brendesine tende, pija s'te detyron te besh veprime qe nuk do.
"Mirmengjes" foli ai ende me syte e mbyllur, me zerin mengjesor; e bente te dukej me burreror sesa ishte ne te vertete. Floket ne nje kafe te celur apo ne nje te verdhe te piset i ishin shpupuritur nga gjumi, ose nga nata e kaluar. Arriti te dallonte qerpiket e gjate ne syte e mbyllur dhe hunden paksa me kurriz.
"Do behem gati dhe do iki." Kishte fjetur ne apartamentin e tij. Ngadale u cua nga krevati duke pare fustanin bezhe hedhur ne njerin cep te dhomes dhe kepucet e zeza ne cepin tjeter.
"Qendro te hame mengjes bashke." Fliste ende shtrire, mbuluar nga carcafi i bardhe, duke mbajtur njeren dore nen jastek e me doren tjeter luante me floket e veta.
"Je shume i vogel per shijet e mija" nenqeshi teksa i pa ID qe ndodhej ne portofolin e zi prej lekure mbi tavoline. "22 vjec, ende i parritur mire... Leo" Vetem tani ja kishte mesuar emrin dhe moshen djaloshit me te cilin kishte fjetur. Ishte nje vajze qe kur ishte ne nje lidhje qendronte besnike dhe jepte shume nga vetja, ama ne momentin qe ngelej beqare ishte e veshtire te binte përsëri ne dashuri dhe, thjesht shijonte momentin.
"Naten e kaluar nuk mendoje keshtu" tashme ishte ngritur dhe qendronte ulur mbi krevat duke vezhguar trupin e lakuriqte te saj qe ngadale vertitej sa andej-kendej per te mbledhur gjerat qe ishin shperndare. Nuk e vriste mendjen te nxitonte, e kishte marre me terezi.
"Naten e kaluar qe s'mendoja ashtu isha me ty, sot qe mendoj keshtu jam duke ikur."
"Eja pra. Do kenaqemi. Qendro me mua sot"
"E di cfare? Mendoj se eshte e vertete ajo shprehja qe meshkujt piqen vone. Kur isha une ne moshen tende, nuk lutesha keshtu." Tashme ishte veshur dhe po kontrollonte telefonin para se ta fuste ne cante.
Kishte patur disa thirrje te humbura nga i ati dhe njoftime te kota rrjetesh sociale nga njerez qe bejne sikur te duan. "Ki pak burreri Leo. Kaluam nje nate te bukur dhe, kaq. Mbaron ketu. Dicka e momentit."
Ai qendronte ne kembe, vetem me bokset e veshura. Pavaresisht se ishte 3 vite me i vogel se ajo, nuk dukej. Nga gjatesia ishin njesoj te dy, pasi aq e gjate sa ishte ajo e kishte te veshtire te gjente nje mashkull me te gjate se vetja, e megjithate nga trupi, banakieri dukej sikur merrej me palester. Kete mund ta vertetonte dhe nga bicikleta qe ndodhej ne dhomen e gjumit, afer deres se lyer me boje te bardhe.
"Do vish te bari sonte?" injoroi fjalet e saj. I pelqente dhe kur ajo e tallte, i pelqenin femrat me karakter te forte si ajo.
"Kismet. Shihemi Leo...Ose jo" beri te ike, por nje dore e kapi per beli duke bashkuar trupin e saj me trupin e tij te lakuriqte. E kishte fare te lehte ta shtrinte pertoke, por e la te shikonte cfare do bente.
"Mendoj se eshte e vertete ajo shprehja qe femrat kane gjithmonë nevoje per dashuri, sado te forta te tregohen." E puthi ne faqe e me gishterinjte e gjate i largoi nje fije floku nga pas veshit. " Dhe, jam i sigurt qe do shihemi." Kesaj here bashkoi buzet e tyre ne nje puthje te ngadalte, ne nje puthje te tille qe te merr ne vorbullen e vet dhe te ben te harrosh ekzistencen e gjithckaje, perfshire dhe te vetvetes.
Ndau buzet nga ai dhe i hodhi një veshtrim nga koka deri te kembet; i pelqente, te pakten fizikisht. Nga ana tjeter i dukej shume i bute per te.
Ajo kishte nevoje per nje dashuri te tille qe ta konsumonte, ta sfidonte, te nxirrte nga ajo ate pjese te shpirtit qe mbase deri tani askush s'kishte mundur ta bente. Ajo kishte nevoje per nje mashkull te forte, te tille qe ta bente te dyshonte nese ajo e njihte veten apo jo. Nuk i duheshin fjale te bukura e premtime boshe, genjeshtra te bukura e as dashuri e pafajshme. Keshtu ishte gatuar, kete kerkonte pambarimisht te njerezit qe njihte, ndoshta dhe pa e kuptuar.
"Mirupafshim Leo!" I shkeli syrin dhe ne sekondin e ardhshem ai e gjeti veten te hedhur ne krevatin e zi, ku nje nate me pare kishin fjetur te dy. Ajo e kishte shtyre e ai, thjesht sa zbardhi dhembet duke e pershendetur mbrapsht.
Hodhi canten ne krah dhe hapi deren e dhomes per te dale ne kuzhine. Vetem tani, arriti te veje re apartamentin e tij, se naten e kaluar mbase nga pija, ose nga puthjet e shpeshta qe kishin nisur qe ne shkallet e jashtme, nuk kishte pare gje. Ishte nje apartament i vogel, mjaftueshem per nje person dhe mund te thoshte se ishte i dekoruar shume keq, ose mbase s'mund te quhej as dekor ku ne mes te dhomes qendron vetem nje divan, nje tavoline kafeje e zeze dhe televizori i mberthyer ne muret e bardha pa asnje pikture a foto ne to. Ishte i vaket dhe dukej qarte qe jetonte vetem nje mashkull aty.
Zbriti rrembimthi shkallet dhe u fut ne makinen e saj. Menjehere nga kroskoti nxorri kutine e "Ibuprofen" dhe kaperceu dy kokrra me gllenjken e fundit te ujit qe kishte. Hapi paketen dhe vendosi mes gishterinjve nje cigare Marlboro, me shpresen se do i mpinte qelizat e trurit e s'do ndjente me dhimbje. Vetem atehere e ndjeu veten gati per t'u nisur.
***
"Engjelli im!" Degjoi zerin e te atit sapo u hap dera e shtepise. Jetonte vetem, ne nje shtepi te vogel me verande, me tulla ne nje portokalli te erret e dritare te bardha. Gjithmone i pelqente te qendronte aty, ajo shtepi i jepte qetesi, mbase ishte efekti i shtepise ose thjesht efekti se ishte shtepia ne te cilen ishte rritur.
Ju hodh ne krahe dhe e perqafoi. Pavaresisht se sa te rritur apo te pavarur mund ta ndjente veten, ne krahet e tij ndjehej gjithmone ajo vogelushja qe kishte nevoje per dashuri e, babai i saj s'ja kishte kursyer asnjehere.
Ai ishte nje mesues historie i dale ne pension, nje burre ne te pesedhjetat, tashme me floket e rena e ato qe i kishin ngelur thuajse te zbardhura. Ishte i pashem dhe as mosha s'kishte mundur tja largonte hijeshine e fytyres dhe te trupit; gjatosh dhe aspak i kerrusur.
"Eja, hyr brenda" u futen ne shtepi dhe menjehere u has me ngrohtesine qe i falnin muret e bardha te shtepise, ndryshe nga muret e bardha te apartamentit te Leos, ato ishin te mbushura me piktura te kullave e muzeumeve te ndryshme, me objekte e sende te vjetra te varura, me fotografi te ndryshme te saj dhe babait te saj. Mori fryme thelle dhe u duk sikur u qetesua.
U rehatosen ne kolltukun kaf prej meshini qe ndodhej ngjitur me oxhakun e vjeter, tashme pa zjarr. Ishte ngrohur koha.
"Me bere merak, pse s'e hapje telefonin?"
"S'ke pse merakosesh ba. Ti e di sa te forte e ke vajzen" Ai e dinte. E dinte qe asnje njeri nuk mund te krahasohej me forcen dhe aftesine e vogelushes se tij, por gjithashtu ai dinte dhe dy-tri gjera me shume se ajo.
"Do kafe?" E pyeti ai sapo pa syte e vrenjtur te se bijes. " E paske tepruar mbreme." Qeshi dhe pohoi me koke. Babai i saj kishte qene gjithmone nje njeri mbeshtetes dhe e kuptonte faktin qe e bija ishte rritur pa nenen e saj, ndaj dhe ndonjehere kthenin ndonje gote bashke apo ndiznin ndonje cigare.
"E di qe i ngjan asaj, nenes tende?" Mbylli syte teksa fuste kapsulen te makineria e espressos. E kishte blere vetem per ate, sepse ajo e urrente kafen amerikane; uje i erret me sheqer, keshtu e quante. Donte kafe te forte, ta sillte ne vete. " Ndonjehere ishte rebele, s'i pelqenin rregullat, por ne brendesi i flinte nje univers miresie, njejt si ti". E pa babain e saj me adhurim. Kishin kaluar njezet e pese vite nga vdekja e nenes se saj dhe ai kishte zgjedhur t'i perkushtohej vetem vajzes se tij. Nuk kishte dashur kurre me te martohej. Njezet e pese vite pa te dhe atij ende i shkelqenin syte kur e permendte.
"Vetem se te une s'ka miresi". Ja ktheu te atit sapo mori filxhanin e kafese ne duar dhe ai u ul perballe saj.
"Ti je engjell," i buzeqeshi. E, mbase ai kishte te drejte. Ajo ishte rebele, por asnjehere me njerezit qe s'e meritonin. Kjo kishte qene dhe nje nder arsyet pse kishte kapur klasat e Arteve Marciale, qe t'u mesonte femijeve si te mbronin veten. Kjo kishte qene dhe arsyeja perse kishte perfunduar ne polici, sepse kishte ndihmuar nje djalosh te shpetonte nga nje grup rruge, madje kjo kishte qene dhe arsyeja pse kishte mbajtur kemben ne allçi per dy jave,- per te shpetuar vogelushen kater vjecare qe kishte ikur nga dora e se emes papritur per te dale ne rruge.
Por, ndonjehere ne mbyllje sysh te ngadalshme, atehere kur qepallat e tua rendohen nga pesha e mendimeve dhe analizave te shumta te realitetit dhe jetes, nis te ngresh pyetjen qe te gumezhin ne mendje pambarimisht"A mund te ekzistoje miresia e paster nese nuk gershetohet me pakez rebelizem?" Mbase jo.
Ne fund te fundit ne mes te drites qe te verbon syte ekziston nje grimcez erresire, sado e vogel apo e padukshme te jete, do jete aty qofte duke u formuar dhe nga hiija tende, kurse ne mes te erresires, aty ku drita eshte e ndaluar dhe hija jote eshte njesh me terrin e llahtarshem, drita vdes ende pa lindur.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro