2
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
Vazhdoja të qëndroja mbështetur pas derës së banjës.
"Xhulia?" Them më në fund.
Ajo tërheq hundët dhe rregullon zërin. "Si dreqin e bëjnë njerëzit këtë? Disa e bëjnë horizontalisht por ka edhe psikopatë që e bëjnë vertikalisht."
Kjo ishte e tepërt.
"Dil që aty Xhulia." I lutem, "Dil!"
Nuk marr përgjigje këtë herë. Duke mbajtur vesh dëgjoj një zhurmë të vogël. Frymëmarrja iu përshpejtua. Ajo e filloi tashmë. Lotët nuk më pushonin, asaj po ashtu. Rënkonte nga dhimbja e fortë që përpiqej ta thithte.
Ndoshta do ishte më mirë të zgjidhte një rrugë më të shkurtër, më pak të dhimbshme.
Ç'them dhe unë! Nuk ka vetvrasje pa dhimbje.
"Të urrej!" Ulëras.
Ajo tërhoqi fortë hundët dhe po gjente pak forcë për tu kundërpërgjigjur.
"S'mund ta bësh." Foli me zërin e lodhur që po fikej. "Nuk mund ta urresh një të vdekur."
Fjalët më vranë më shumë se një thikë. Gjithmonë ka qenë një egoiste e ndyrë! Vendosi të më linte të vetme në këtë botë. Jo! Ka ende kohë! Mund të thërras ambulancën dhe ta shpëtoj të çmendurën.
Çohem menjëherë për të kryer telefonatën por zëri i saj vuajtës flet përtej derës. "As mos e ço ndërmend të bësh ndonjë telefonatë apo të thërrasësh ndonjë. Thjesht më lër ta bëj. Kam dashur gjithmonë. Mos më ndalo."
Nuk lëviz nga vendi. Gjithsesi nuk do vlente. Nëse do e shpëtoja sot ajo do përpiqej ta bënte sërish. Është diçka që koka e saj e sëmurë e ka vendosur tashmë.
"Për atë zot Sofi! Shko dhe hiqe atë dreq çaji!Po ndihet era dhe ktu ku jam unë, na kërrmose shtëpinë."
Si ka ende fuqi të flasë ajo?
"Unë kurrë nuk e kam pëlqyer çajin." Vazhdon. "Dhe nëse je kurioze ta dish, zgjodha stilin e psikopatëve. Nuk mendoj se do kesh aq zemër sa për të më parë." Zëri i saj sa vinte e dobësohej. "Tani shko te ai dreq çaji! Si për mos të mjaftuar mu përdhunua dhe hunda. Ik Sofi!"
Bëra siç më tha dhe u drejtova në rrëmujën e kuzhinës.
1 muaj më vonë
Po qëndroja në sallon dhe po shihja një dokumentar mbi dinastinë Ming teksa vendosja ngjyrën e duhur për thonjtë e këmbës. Kisha katër manikyrë mbi tavolinë. Një ngjyrë blu, një blu e errët, një blu akoma më e errët dhe një ngjyrë rozë. Të gjitha të Xhulias. Kjo ishte rutina e saj të dielave kur e kishte pushim.
Zgjedh ngjyrën "blu akoma më të errët". Siç thoshte Xhulia "Roza është për dështakët." Megjithatë nuk e kuptoja pse mbante shtatë të tillë të nuancave të ndryshme.
Bie zilja e derës. Ora ishte 12:36. Vendos blunë akoma më të errët mbi tavolinë. Nuk është momenti tani.
Shkoj për ti hapur derën teta Klarës.
"Sofi, e dashur." Më flet butësisht. Në dorë mbante si gjithmonë ndonjë pjatë të madhe me ushqim. Aroma ishte e mrekullueshme. "Çfarë po bëje? Je mërzitur ndopak?"
"Jo aspak. Po shihja një dokumentar në fakt" përgjigjem.
Teta Klara bën të ulet në sallon. Vendos pjatën në tavolinë dhe sheh drejt meje.
"Më fal që nuk munda të rrija më gjatë në mëngjes por kisha disa miq e dashur."
"Nuk ka asgjë teta Klara. Nuk keni pse vini kaq shpesh. Kaq sa po bëni është shumë."
"Shpresoj të mos jesh mërzitur shumë." I hedh një sy dokumentarit. "Nejse. Të kam sjellë një pjatë makarona." Dhe heq letrën që e mbulonte.
Dukej vërtet shumë e shijshme. "Teta unë sapo hëngra." Them shpejt e shpejt.
"Edhe mëngjesin?" Më pyet me dyshim.
"Po. Më pëlqyen petullat. I bëje si mami im."
"Mos më gënje Sofi. Nuk dua të mendoj se po nis ndonjë diet. Ti je shumë mirë kështu."
Unë thjesht jam dobësuar pak vetëm kaq. Por ajo si gjithmon e bën kaq alarmante. Nuk duhet të shqetësohet kaq shumë. Boll ka fëmijët e saj të vegjël si shqetësim.
"Sigurisht që jo." Përpiqem ta qetësoj dhe ulem pranë saj. Nuk kam nisur asnjë lloj diete. Ama për drekën gënjeva. Nuk më hahet asgjë për drekë.
Ajo më rrethon me krahët e saj të ngrohtë dhe më puth në ballë. Vendos kokën në kraharorin e saj.
"Mos harro që unë do të jem gjithmonë ktu për ty. Kemi rënë dakort se do të ndihmojë me vazhdimin e shkollës derisa të jesh gati të ecësh me këmbët e tua." Thotë dhe më ledhaton kokën butësisht. "Unë dhe Simoni kemi vendosur të të marrim në shtëpi Sofi. Si thua? Mund të fillosh të jetosh me ne. Të më ndihmosh tek tuk me fëmijët, të gatuajmë bashkë e shumë gjëra të tjera. Nuk më pëlqen fakti se ti qëndron vetëm në këtë shtëpi të madhe. Shtëpinë mund ta vendosësh në shitje nëse do..."
Në shitje? Shtëpinë? Kurrsesi!
"Jo teta Klara" them dhe shkëputem prej saj. "Nuk kam për të shitur shtëpinë dhe faleminderit por për momentin dua të jetoj ende këtu. Kjo është shtëpia ime. E di që shqetësohesh për mua por më beso se jam shumë mirë."
Më sheh me sytë e saj ëngjëllor. Ajo është kaq e re dhe e bukur. Po kaq të bukur e ka edhe zemrën. Mund t'ia shoh. Një zemër rozë me lule dhe e mbushur me yje të vegjël. Ajo pohon me kokë dhe më buzëqesh. "Mirë shpirt. Si të duash. Ke kohë plot. Ama më bëj pak qejfin dhe ha pak." Papritur ngrihet. "Po shkoj tani zemër. Do kthehem sërish."
Çohem për ta shoqëruar te dera. Befasisht i kërkoj diçka që nuk ia kisha kërkuar më parë.
"Do ta dija për nder nëse do flije me mua këtu sonte." I thashë por më shumë mu duk si një lutje.
"Patjetër zemër." Dhe më përqafon. Ajo gjithmon kërkon të bëj kontakt me mua. Sikur më ngushëllon me çdo prekje. Sikur prekja e saj i thotë lëkurës sime :" Nuk je vetëm."
Ajo largohet dhe unë kthehem te vendi im, atje ku isha ulur disa minuta më parë, egzaktësisht në të njëjtin vend të zakonshëm. Dokumentari për fat të keq kishte mbaruar dhe në vend të tij kishte nisur një tjetër që fliste mbi çajrat. Kanalin e ndërrova menjëherë. I urrej çajrat!
Tani vëmendja ime mund ti kushtohet vetëm lyerjes së thonjve të këmbës. Rrëmbej "blunë akoma më të errët" e hap dhe e nuhas.
E adhuroj aromën e tyre!
Shtrihem në divan me këmbët lart. Mbi to binin rrezet e forta të diellit që depërtonin nga dritaret e mëdha. Kaq madhështore!
Filloj e i lyej ashtu siç isha, kokëposhtë.
Ishte kaq qetësi aty brenda. Isha vetëm unë, këmbët e mia rrezatuese dhe manikyrët. Kjo ishte ajo çfarë mezi priste të bënte Xhulia sa herë kishte kohë të lirë.
Nuk ishte e lehtë të mësohesha pa të. Ende s'jam mësuar. As me largimin e mamit dhe babit.
Qëndroja ashtu kokëposhtë pasi mund të shihja tre fytyrat e tyre në mur. Tre rrathe njëri pas tjetrit me dy sy dhe një gojë. I kisha vizatuar në mënyrë të tmerrshme. E vija re çdo ditë e më shumë.
Ndoshta mami tani është duke më parë dhe duke mos pëlqyer faktin se po lyej thonjtë e këmbës. Ajo gjithmonë i bërtiste Xhulias.
Babi do jetë me siguri duke gjykuar dokumentarin që kisha zgjedhur. Ndërsa ajo... ajo do jetë duke ngrënë veten nga inati për faktin se po i përdor gjërat e saj.
Po sikur ata të na vëzhgojnë vërtet që prej andej ku kanë përfunduar? Shpresoj që mami të ketë parë budallikun që Xhulia bëri një muaj më parë dhe ta ketë zhdëpur në dru prej aty ku janë.
Edhe thonjtë mbaruan. Kthej kokën nga dritarja e madhe për të parë diellin e nxehtë të gushtit.
Edhe sa do zgjasin këto pushime të mërzitshme?
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
Da zvidanja carrots 🥕 (qe rusisht do te thote "Ku eshte banja?")
See you soon boo boos ❤️
Ily ya all 💅🏻
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro