Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

6

Si filloi, ne nuk ditëm të ndaleshim, e na dukej sikur nën krahë mbanim botën, pa e ditur që kjo botë mund të rrëshqiste me një të kërcitur të gishtërinjëve. Nuk u desh shumë kohë për ta kuptuar ama. Gjithçka mori të tatëpjetën.

-Para se të niseshim yt atë kërkoi të fliste me mua.

-I the gjë?

Taksia na ndaloi në kështjellën e qytetin, një pjesë e të cilës ishte e mbuluar me bimë jeshile. Isha e magjepsur nga ndërtesa, sa nuk arrija dot të merakosesha.

-Sigurisht që jo Emma, ke lajthitur gjë?

Brendon dhe Aron patën rrahur një herë tim vëlla, një pasdite, në oborrin e shkollës. I tërë gjimnazi gumëzhinte me thashetheme se unë shkoja me ata të dy, e im vëlla i kishte rrahur paq si për tu thënë që të mos merreshin më me mua. Njerëzve u pëlqente të bënin të tilla muhabete, edhe pse shumica qe prezent kur Aron e grushtoi tim vëlla teksa më thërriste tërë neveri, e kërcënime. Edhe unë, nga e tërë ajo shfaqje mbaj mend që habia në fytyrë mu shua kur në shtëpi më priti me ngërdheshje pas shpatullave të tim ati. Të nesërmen shkova në shkollë me sy të nxirë, e një inat që e shpërtheva tek Bri dhe Aron. Këta të fundit u betuan që nuk do ndërhynin më, edhe pse unë e dija mjaft mirë që në mungesë time, e kërcënonin, e unë nga ana tjetër nuk ndihesha aspak keq.

-Epo punë e madhe, unë nuk kam ndërmend të kthehem tek shtëpia e tij, e ai nuk do më kërkojë për shumë gjatë.

E kisha shtrënguar prej krahu dhe e tërhiqja nga pas. Hera herës i ulërija në vesh për t'i treguar për ndonjë bimë plot ngjyrë, a dritare me hark të punuar me dorë. Ai jo vetëm që nuk bezdisej, por qeshte e më ngacmonte më vonë krejt përkëdheli.

Kur ra nata, Bri në dhomën tjetër po zihej nëpërmjet telefonit me Norën, ndërsa unë po përgjumesha pranë telefonit që e ndizja dhe e fikja kot më kot. Mallkova dhe më pas vendosa ti dërgoja një mesazh djalit të liqenit.

Aron ishte pak më i gjatë se unë, e kishte dy sy të zinj që gëlltisnin tërë perëndimet e botëve. Kishte një buzëqeshje tejet të ëmbël e një shpirt krejt të brishtë. Pas vdekjes së tij, unë e pata humbur. I isha nënshtruar jetës e kjo e fundit më nëpërkëmbte pa mëshirë. Edhe me Brinë nuk flisja gjatë pas shkolle. Qëndronim përballë liqenit të shushatur deri në mbrëmje, e ndonjëherë deheshim me xhin të vjedhur. Qava vetëm një natë, kur Brendon po flinte. Më pas volla dhe rashë pa ndjenja përtokë.

Të nesërmen trokitëm në adresën që supozohej të ishte e mamasë time. Bënte një vapë lodhëse, e era vetëm e përkeqësonte të nxehtin me valën e saj. Pritëm për një farë kohe, duke u ankuar, teksa Brendon më pyeti në kisha ndërmend të botoja autobiografinë time. Unë iu përgjigja shkurt jo, dhe më pas i qesha si për t'i thënë që ai ka të drejtë. Asnjë nga shkrimet e mia nuk duhet të qëndrojnë në memorjen e askujt.

Çdo ditë mendoja për Aron, e nuk ishte veç ndjenja e fajit që më ngushtonte gjoksin. Më mungonte aq shumë, sa netëve nuk mundesha të bija të flija pa njomur sytë. Kujtimet me të nëpërkëmbeshin në mua, e nuk më linin asnjëherë të qetë. Ndonjëherë më sillnin një buzëqeshje në fytyrë, e herë të tjera më falnin një valë histerie.

Mbaj mend që një ditë pasi pata qarë si e marrë, vendosa të ngjyrosja murin e dhomës time. E nisa me një shelg lotësjellës, të kërrusur. Sikur shelgu  po vajtonte në gjunjë, të pavajtueshmen. Vetëm kur rashë e mpirë përtokë , me një të jeshiltë që më rridhte në duar, arrita të kuptoja se nën hije të shelgut shtriqej një liqen. Nga ku isha ulur, arrija të shihja shkëlqimin e valëve, që përplasej në sytë e mi (aty ky ringjallej çdo kujtim). Nën dritë nuk kishte asgjë, veç krahëve të zgjatur të shelgut. Vetëm kur dëgjova hapat e tim ati, u zgjova nga kllapia dhe mbulova një liqen të tërë me pasqyrën katrore, me një shpejtësi marramendëse. E liqeni akoma jeton aty.

Derën na e hapi një grua bjonde me flokët e prerë çrregullt, me dy sy plotë dritë e  me një buzëqeshje të vakët na pyeti ç'duam në derën e saj. Mua mu duk sikur ra një gur i rëndë mbi gjoksin tim, dhe vendosa dorën në të shumë shpejt. Bri më shtrëngoi dorën,  dhe u afrua më pranë saj.

"Të kam nisur një e-mail. Duhej të ishim takuar që në aeroport, por na u desh të niseshim një ditë më parë."

Unë nuk mundesha dot të kapërdija tërë mallin që shpërtheu kur pashë time më, e të shkoja ta përqafoja. Sytë mu mbushën shpejt me lotë dhe vendosa të ikja. Sa qava kur ajo më ndoqi nga pas e më përqafoi duke qarë. Unë nuk dija të mbaja mllef, e bija pre gjithnjë e ndjenjave të mia, e mbi të gjitha këtë nuk e quaja si një dobësi timen.

Na ftoi brenda shumë shpejt, e pasi na përgatiti për të ngrënë një sanduiç francez, morëm një sy gjumë. Në fakt Brija gërrhiste ndërsa unë nuk mundesha dot të flija. Më kapi një valë të nxehti, e për një moment mendova sikur të gjithë vendimet që kisha marrë ishin të gabuara. E shtyva natën duke u rrotulluar në krevat  e të nesërmen nëna ime na ftoi të shihnim fushën e saj të tulipanave, ofertë kjo  e parezistueshme. Pastaj, një mundësi e mirë për t'u shkëputur nga vargu i mendimeve, që po më vidhte buzqeshjen.



Më së shumti,  ndër njerëzit që më humbën në pa-dritë, Aron më ka munguar më fort. Në varrin e tij, dergjej një pjesë e madhe e imja, e unë nuk e vajtoja dot.








An:

Pjes e shkurt... po
Dy javë me e shkru... po
E depresionuar... po


Ta gzoni!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro