5
Si filloi, ne nuk ditëm të ndaleshim, e na dukej sikur nën krahë mbanim botën, pa e ditur që kjo botë mund të rrëshqiste me një të kërcitur të gishtërinjëve. Nuk u desh shumë kohë për ta kuptuar ama.
Bri qëndronte pranë meje i heshtur. E dija që diçka bluante në mendje, por ndihesha e lodhur dhe si nje egoiste, prita që të shpërthente pa e pyetur fillimisht. Ishin gjashtëmbëdhjetë orë të lodhshme dhe një vapë e padurueshme.
-Nora më tradhëtoi.
Isha e përhumbur në mendimet e mia e fjalët e tij shërbyen si pickim për t'iu rikthyer realitetit. Mblodha pavetëdije duart kryq rreth gjoksit dhe prita që të shpjegohej. Përtej syve të tij dallova trishtim dhe urreva faktin që për një fraksion sytë e tij mund të më përngjanin.
-E mban mend atë ditë... që dolëm së bashku. Kaluam një mbasdite në kodër, duke parë diellin të perëndonte. U puthëm gjatë. E shoqërova për në shtëpi dhe duke mërmëritur i thashë sa e bukur ishte ajo në sytë e mi. Ajo më vështronte aq pafajshëm Emma. Nuk ngjasonin me sytë që më vështronin me neveri dje. Shtrëngonte paturpësisht duart me një djalë universiteti dhe qeshte me të thuajse netët që kaluam së bashku nuk vlejnë asgjë.
-Oh, ti paske bërë seks me të?
Mu duk sikur u ndjeva xheloze, por e shkunda shpejt atë mendim. Bri për mua nuk mund të mbetej në ato korniza, ndryshe do e humbisja.
-Për atë zot Emma! Unë po të them që më tradhëtoi, ti sillesh si fëmijë. Lëre fare më mirë.
Nuk fola asnjë fjalë. Nuk isha e mirë në ngushëllime. Vendosa kokën në shpatullat e tij dhe lashë të më mirrte gjumi. Pastaj Brendonit nuk i pëlqente t'i thonin se gjithçka do shkojë mirë, e tek e fundit nuk e ka gabim.
Brendoni është djali i vetëm që nuk e shoh me sy kritikues. Deri diku unë i urrej të gjithë të tjerët. Arsyet janë nga më të ndryshmet, dhe aspak madhore. Për shembull djemtë e ish klasës time janë shumë të mefshtë, edhe pse tejet të pashëm. Ndërsa të klasave të tjera kur i has në korridor, herë nuk më pëlqen mënyra si nënqeshin, herë të tjera duart e mbuluara me lesh, hija që u krijon cullufja e flokëve mbi ballë, hunda e tyre, shakatë, trupi, mënyra si vishen... Përveç Brendonit, unë nuk shihja me sy kritikues as kushëririn e tij, Aron. Ne të tre ishim një skuadër. Aroni ishte gjithmonë i qeshur, e tejet i shkathët. Mjaft i zgjuar dhe kokëfortë. Unë pata rënë në dashuri me të...tmerrësisht shumë. I dërgoja një luledele dhe në një copë kartoni ëmbëlsirash, një poezi që e shkruaja vetë që kur ishim 14 vjeç. Më pas të tre talleshim me atë vajzën misterioze teksa laheshim në liqen vjeshtës me gjethet e rëna.
Natës ëndërroja për të. E sa herë qëndronim të heshtur buzë liqenit, e vështroja dhe mendoja në ai mund t'i lexonte mendimet e mia. Na doli që mundej. Një natë kur po prisnim Brendon të merrte picat që kishim porositur, zbriti nga motorri e me hapa të mëdhenj u afrua drejt meje. Unë ngriva e tëra. Doja të qeshja miqësisht, por isha e hutuar dhe faqet më ishin mbuluar me re të kuqe. Ai lakoi buzët mishtore në një buzëqeshje të bukur dhe u afrua krejt pranë meje. Fryma e tij më ledhatonte aq ëmbël buzët. Mbylla sytë prej frike. Po të vazhdoja ta shihja do e kisha humbur, mendoja. Por, ai nuk më la kohë t'i rihapja. Vendosi dorën e tij pas kokës time dhe më afroi tek buzët e tij. Puthjen e parë e mbaj mend të mjegullt. E ashtu zemra akoma kërkon të më shpojë kraharorin e të më rrahë në duar. Puthjet e tjera akoma më bëjnë të lumtur. Sigurisht Brendon nuk e dinte këtë, dhe ne të dy ndiheshim tmerrësisht keq. Ne duhej të ishim vetëm miq, e zemra ime duhej t'u përkiste të dyve.
Një ditë, ndjenja e fajit pati filluar të mi shtrëngonte frymëmarrjet. Vendosa t'i tregoja Brendonit që unë dhe Aron duheshim, e për këtë ai nuk duhej të ndihej aspak keq. Si përfundim e lashë Aron, të vetëm në liqen pas një zënke dhe vrapova për në shtëpinë e Brendon. Ky i fundit nuk e mori kurrë vesh sa shumë e doja unë Aron. Kur mbërrita tek ai, në mes të bisedës patëm një telefonatë, zëra që më përndjekin akoma.
Përtej linjës telefonike, zëri i shëmtuar i një vajze kërkonte prindërit e Aron. Pa takt, ajo na informoi që ai kishte vdekur e trupin e kishin gjetur disa banorë afër liqenit.
Mua mu shemb bota, vrapova për në spital, e në oborr lëshova një të ulëritur. Trupin e kishte identifikuar e ëma, e cila qante me zë të lartë në krahë të të shoqit. Brendon nga ana tjetër ishte ngjeshur pas murit të zbehtë të spitalit me sytë e zgurdulluar, në mosbesim. Ashtu në heshtje dhimbja ime ngjasonte më e vogël. Ndihesha në faj, mendoja se po të mos e kisha lënë vetëm mund t'a shpëtoja. Majat e gisjtërinjve më ishim ftohur e nuk mumdesha dot më të nxirrja asnjë lot. Vendosa të largohesha e për dreq refuzova ta shihja një të fundit herë. E lashë të më vdiste.
Kur u zgjova e gjeta Bri duke gërmuar në shkrimet e mia. Fytyrës i ishin veshur disa lotë trishtimi. Më pa me dy sy të pafajshëm dhe ngriti bllokun lart me duart e zbehura.
-Duhej të më kishe treguar Emma!
-E di. Do të të kisha treguar atë ditë...
-Jo për lidhjen tuaj, po' për dhimbjen që mban brenda Emm'.
Unë belbëzova nja dy herë, e kur faqet mu mbuluan me lotë të nxehtë, heshta. Nuk doja që të më lehtësohej asnjë lot, a dhimbje që kishte të bënte me Aron. As vitet ndërmjet.
-E dije?
-Dyshoja Emma. Të shihte me admirim. Gjente qetësi tek ty. Mendoja se një ditë do shprehej...por nuk e dija që ju të dy takoheshit pas krahëve të mi të fuqishëm. Tradhëtarë!
E përqafova fort, e ai më përqafoi dyfish më shumë. Vetëm ai kishte mbetur, nga njerëzit që më njihnin për atë çka unë isha në të vërtetë. Ndër të pafatët, isha krejt me fat që e kisha.
Më pas nuk folëm gjatë deri kur zbritëm nga avioni. Kullufitëm një akullore me krem karamel, e dremitëm në taksi deri në Keukenhof.
An:
Hey, it is me xp
Meqë e hoqa Rrugëtirë për ta përfunduar në draft po bëj naj update të kotë ktej.
Po ju tregoj që kjo historia është një histori e shkurtër, bazuar tërësisht në ngjarje reale...jk or not xp
Nëse po e lexoni ktë... :)
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro