4
Si filloi, ne nuk ditëm të ndaleshim, e na dukej sikur nën krahë mbanim botën, pa e ditur që kjo botë mund të rrëshqiste me një të kërcitur të gishtërinjëve.
Dy ditë të nxehta fund-pranvere më vonë, Brendon shtroi si pa të keq idenë e të kërkuarit të nënës time. Ajo nuk ishte e humbur, thjesht kishte zgjedhur të largohej, e të na linte ne të mbyteshim në të shkuarën. Qe një mallkim ajo erë e fortë vjeshte kapërthyer me gjethet e rëna.
Pellgjet anash rrugicës qenë mbushur me ujë shiu, dhe pasqyronin përmbi do re të errëta pas fytyrës time të trishtë. Në shkollë nuk është se kishte ndodhur diçka, përveç përpjekjes sime të vazhdueshme për të krijuar ndonjë pëlqim për djemtë e këtuhit... dhe dështimit të përditshëm. Mu në mes të gjoksit më dukej sikur ishte mbledhur diçka dhe e kishte gufuar keqazi. Nuk mbushesha dot me frymë dhe hapat lëkundës po më përgjumnin.
Me të mbërritur në shtëpi, kuptova që diçka me të vërtetë nuk shkonte. Im atë ishte ulur në karrigen në mes të ballkonit dhe lëkundej së bashku me një letër, e cila qëndronte në mes të gishtërinjve të tij.
"Jot ëmë është larguar.- dëftoi me zë të mekur, duke u munduar të fshihte lotët dhe zemrën e thyer pas fasadës së zemërimit.
Atë letër unë e lexova vetëm një javë më pas, fshehurazi nën krevatin tim me hekura të ndryshkur. E rrëmbeva prej nënkresë së babait ndërkohë që ai ishte ende në punë (ose bënte sikur shkonte) veç për të konfirmuar dyshimet e mia. Ajo thjesht ishte larguar në një tjetër qytet, sepse shpirti i saj ishte aq i lirë sa dashuria jonë për të nuk mund ta burgoste tek ne. Kishte ikur duke qeshur dhe nuk kishte lënë asnjë letër pas. (Tek e fundit, letrat e lamtumirës janë gjërat më të shëmtuara që mund ti falësh dikujt kur vendos të mos qëndrosh më. Lamtumirat në heshtje janë për frikacakët. Ndërsa përqafimet, ah përqafimet janë lamtumira më e ëmbël.)
Që në fjalinë e parë arrita të dalloja ftohtësinë e tim ati. 'Mos më kërkoni! Po largohem duke ju uruar një jetë të qetë.'
Ai ishte tërësisht patetik. Letrën e kish shkruar veç prej egos që i qëndronte përtej flluskës së ekzistencës, e fjalët e pakta me shkronjat e dredhura prej trishtimi ishin të tmerrshme njëlloj siç e kisha imagjinuar.
Edhe unë ndër të tjerë qeshë trishtuar prej largimit. Një pjesë e imja kërkonte të rebelohesha e të inatosesha me mamanë por po ajo pjesë ishte e ekzaltuar që nuk ishte më një barrë për lumturinë e saj.
"Më ka marrë mallli por kanë kaluar kaq shumë vite Bri. Po sikur ajo të mos dojë të më shohë? Ose më keq, të hiqet sikur jam një askushi për të."
"Ti je krejt e marrë Ema. Ç'i ke këto që thua? Ajo është nëna jote dhe jo ndonjë ish psikopat."
"Pra ti e ke gjetur se ku banon dhe do që unë ti bëhem barrë për ca kohë?"
"Ti je një vajzë e rritur tani Ema. Pastaj unë nuk do të të lë vetëm për asgjë në botë. Qëndrojmë bashkë për pak kohë në Middelburg dhe më pas shohim e bëjmë."
Doja të bëja sikur isha e surprizuar, ama duke e ditur sa shumë e adhuronte ajo Hollandën, nuk më goditi aspak emri i qytezës ku strehohej. Isha veç e lodhur. Brendon më vendosi dorën mbi faqe dhe më buzëqeshi shumë ëmbël. Çunak mendova dhe i dhurova edhe unë një buzëqeshje veçse të zvarritur.
"Bri, ime më mbante gjithnjë në çantë një bllok ku shënonte mendimet. Unë normal që fshehurazi i kam hedhur një sy. Çdo fletë kishte nga një lule të ndryshme të vizatuar e nën të emrin e saj."
"Domethënë për nga çmenduritë i ke ngjarë tët ëme."
"Jo, idiot. Po mundohem të them që ndoshta prej atyre luleve u largua."
Heshtëm të dy. Unë kurrë nuk kisha ditur të shprehesha, sidomos kur ndihesha e plogësht. Nxitova të mblidhja disa nga rrobat e mia dhe i vendosa në çantë e më pas prita që Brendon të fliste sërish.
"Po shkoj në shtëpi të flas me babain dhe do kthehem me biletat gati. Ti mundoju të mos lëvizësh nga këtu."
Ndonjëherë bëhesha xheloze për Brendonin dhe marrëdhënien e tij me të atin. Flisnin për çdo gjë së bashku, lexonin së bashku, madje edhe po të qëndronin në heshtje me hijet që u ceken Bri më ka thënë që ndihet i dashur. Nga ana tjetër unë kisha frikë nga im atë dhe nuk ndjeja as simpati për të.
Mendoj se im atë ka qënë gjithnjë një njeri i ftohtë. Gjatë një zënke mes prindërve të mi, dëgjova time më ti ulëriste në fytyrë që atë nuk e kishin dashur kurrë. Ndoshta arsyeja e ftohtësisë së tij fshihej pas ndonjë kujtimi të hidhur të femijërisë. Dhe këtë gjë ime më e dinte mjaft mirë dhe nuk humbiste kurrë mundësinë për t'ia përplasur në fytyrë, sa herë të ngrinin zërin. Kurrë nuk e kisha kuptuar arsyen e qëndrimit të tyre bashkë. Nëse im atë ishte aq i sertë dhe ime më aq e lirë pse gjithë ajo çapari?
Mandej ikja e saj e shndërroi atë në të ligë.
Kur unë isha akoma një fëmijë dhe im vëlla disa muajsh më i madh, babi ynë nuk na përqafonte kurrë. Nuk pyeste për ne dhe rrallë herë na shihte në sy. Pas braktisjes ai e nxirrte mllefin tek ne, ndërsa vëllai tek unë. Shtëpia shndërrohej në qendër alkooli dhe dhune. Ndonjëherë numëroja goditjet që i kisha dhënë Amos. Nëse i kalonin goditjet e marra, bija të flija e qetë në të kundërtën qaja pa zë. Unë e doja shumë tim vëlla kur isha e vogël. Më pas kuptova sa shumë i ngjante ai babait dhe fillova ta urreja. Kështu nën çatinë e shtëpisë sonë, jetonin tri miza pa një, që mundoheshin përditë të çliroheshin prej brengave dhe dufit të grumbulluar prej askundit.
Në mesditë ajri brenda rulotës trashej aq shumë sa ngjasonte me mjegullën dimërore. Liqeni mbushej me gjarpërinj helmues dhe hija e pemëve të gjelbëruara ishte i vetmi shpëtim. Shtrihesha nën shelg dhe numëroja gjethet e ndonjë dege ose bëja sikur pikturoja pasqyrimin e liqenit. Atë ditë ma shkatërroi pikturën një djalosh i zhveshur. Si për dreq lëkura i përkëdhelej nga bulëzat e ujit qeshëse teksa zbrisnin përtokë.
"Oh, për dreq! Vish diçka!"
"Nuk e dija që vajzat e vogla laheshin në liqen në pikun e vapës nga këto anë."- u ngërdhesh mu përpara fytyrës sime duke vendosur duart në mes. Unë si për dreq kisha shtangur dhe nga ku isha ulur shikimi im binte në zonën e tij krenare. E ngushëlloja veten duke menduar që djemtë perfektë e kanë trurin sa një kokërr gruri pastaj më kujtohej ime më që thoshte se të gjithë djemtë aq tru kanë dhe pastaj përhumbesha në bulëzat mbi lëkurën e tij sërish.
"Vetëm vajzat me personalitet vetëvrasës. Ke parë ç'gjarpërinj gjigandë ka në ujë?"
"Si duket jam një djalë me fat."
"Ç'bën nga këto anë një djalë... si ty?"- nxitova të ngrihesha dhe më pas mblodha disa nga fletat ku kisha pikturuar djalin e zhveshur duke notuar.
"Gjyshi im jeton në kasollen matanë liqenit. Është edhe pronari i rulotës ku bën gili vili me djaloshin kaçurrels." - ndërkohë që hidhte kunja, vishej pa mi hequr sytë nga fytyra. Nuk ishte i frikshëm ama nuk mundesha dot t'ia shqoja tiparet prej hutimit.
"Brendon është miku im më i mirë idiot, ndërsa përsa i përket rulotës është e gjitha e jotja. Po largohem."
Nuk e di ç'më shkrepi që i rrëfeva që po largohem dhe nuk e di pse më ngjau po aq e pabesueshme kur e thashë me zë të lartë.
"E për ku kështu Ema Gray?"
Djaloshi si dukej kish lexuar fletushkat që kisha kishte varur rreth qytezës me foton time dhe shkronjat "e humbur" të ngjyera në të zezë. Pasi mbaroi së veshuri u afrua drejt meje me një fytyrë kuriozi. Ngjante si një fëmijë trazovaç me sytë më të zinj se nata.
"Ke ndërmend të më kallzosh nëse të tregoj?"
"Përse të kallzoj dikë që nuk është i humbur?"
"Atëherë fshije këtë ngërdheshje prej fytyre dhe më shkruaj numrin tënd këtu."- i zgjata një nga fletat ku e kisha pikturuar e ai duke qeshur me zë vendosi disa numra nën pasqyrën e liqenit.
U shuka në rulotë e skuqur prej turpi duke e vëzhguar djaloshin të largohej me hapa lëkundës përtej shelgut lotues. Brenda meje e dija që nuk do e shihja më kurrë atë djalë dhe ata sy. Unë nuk mbahesha as për ndonjë njeri me shpresa të mëdha tek e fundit.
Ime më ka telefonuar vetëm një herë dhe më pati porositur të mos i tregoja askujt. Duke qeshur më pati treguar që kujdesej për një kopësht tulipanësh e se ajri që mirrte nuk e bënte më të dukej e vdekur. Me zërin që i dridhej prej të qeshurave më tha që më donte dhe unë i rrëfeva sa mall kisha për të. Isha vetëm 10 vjeç asokohe.
An: zhgemiiiiii
Ktë e gjeta në draft dhe po ia bëj dhuratë vetes xp
Thojini wattpadit sa bukur shkruaj se na ngel hatri...hajt ju puq
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro