3
Si filloi, ne nuk ditëm të ndaleshim, e na dukej sikur nën krahë mbanin botën.
Ai mëngjes plot dritë tashmë ishte vulosur në mendjen time si një çast magjik. Kaçurrelat e vogla të Brendon preknin faqet e mia me hije rozë dhe fryma e tij krijonte mornica kudo në trupin tim. Mendoja se asgjë nuk mund të shkatërronte atë fotografi.
Po fillonte të më pëlqente shkëlqimi i lëkurës së tij në tërë atë dritë. Vendosa gishtërinjtë e mi kockorë mbi krahun e tij e fillova të luaja për të vrarë kohën. Më vonë Bri u zgjua me shpejtësi i hallakatur dhe më pyeti për orën.
"Është thuajse 1. Ç'ke që u ngrite zgupthi, si të ishe pushtuar nga djalli?" Vendosa flokët e shpupuritur pas veshit dhe prita që Brendon të fillonte të mos sillej nëpër rulotë si një mushkonjë.
"Nora më ka ftuar për drekë në shtëpinë e saj."
"Nora me flokët e gjatë kaf... ajo me buzët mishtore që nuk di të bëjë gjë tjetër veçse ti kafshojë? Nora që mendon se mund të bëhet modele e të zgjidhë të gjitha problemet? Cila Norë?" E ndjeja gojën të lëvizte pavullnetshëm dhe fjalët që dilnin prej saj më vinin të harruara. Sikur veshët të mos i kisha ngjitur pas rreshtës së kokës.
"Nora me buzëqeshjen e ëmbël." Dëftoi pafajshëm Bri teksa vishte konversat e zeza.
"Po takohesh me Norën dhe nuk më ke thënë asgjë?"
"Vetëm këto ditët e fundit Ema."
"Prandaj nuk më ke shkruajtur?" Pasqyrimi im ishte shndërruar. Përballë kisha copëzat e një vajze që nuk dinte të ishte xheloze ama bënte sikur. Në të vërtetë e ndjeja frymën të rëndë por kjo vetëm për faktin që në mua ekzistonte një frikë e vazhdueshme se një ditë një ditë nuk do ia dilja të plotësoja asnjë nga ëndërrat e mia. Brendoni ishte më shumë se veç një urë. Ai është pjesë e gëzimit tim e nuk doja që rrugës të ecja me fytyrë të thyer.
Jam egoiste dhe këtë e kuptova që në moshën 7 vjeçare kur vodha këpucët e Paolës prej raftit të palestrës në shkollë. Unë kisha një palë këpucë të njëllojta veshur. Paola eci zbathur mbi guriçkat e kalldrëmit atë pasdite. Një ditë më vonë çalonte me këpucët e reja e unë vetëm e vështroja pa e vrarë mendjen për këpucët që hodha në liqen.
"Po nëse babi yt fillon të të kërkojë? Ke menduar ç'do të bëjmë tani e tutje." U mundua të ndërronte bisedë teksa qëndronte në këmbë për të më përshëndetur.
"U kam shkruar një letër ku tregoj sa shpresë-thyer jam në këtë qytezë...me pak fjalë i kam gënjyer se po shkoj të gjej time më."
"Oh, të paska vajtur mirë mendja. Pastaj nuk besoj se do e vënë re që nuk je aq të çakorduar sa janë ata të dy."
Ndonjëherë fjalët e Bri më lëndonin dhe ai e kuptonte këtë gjë vetëm pasi haste në fytyrën time të trishtë. Nuk e bënte qëllimisht ama nuk kishte frerë sinqeriteti i tij. Të përplasej në fytyrë ashpër e të tregonte sa i ftohtë është realiteti.
"Lum unë." shtova duke buzëqeshur teksa po hiqja bluzën.
"Epo shihemi kungulleshë...kujdes mos mbytesh në liqen!"
Ai u nis i lumtur përtej barit jeshil dhe hapat e tij tringëllonin si pikëza uji. Lumturia e tij ishte edhe imja- mendova teksa rashë përmbi pasqyrës në liqen.
Përveçse egoiste jam edhe e marrë. Një ditë (shumë do betoheshin se ishte një ditë pas ikjes së mamasë time, por unë them që ditët e atilla më vinë të ngatërruara) i vura flakën shtëpisë mbi pemë që e patëm ndërtuar kur unë i dhurova këpucët e mia Paolës (prej fajit që më s'më linte të vija gjumë në sy). Familja e saj ishte lumturuar por kurrsesi nuk kishte pranuar ti vishnin të bijës një palë këpucë tejet të përdorura. Nga ana tjetër prindërit e mi ishin shumë krenarë për gjestin tim dhe vendosën të më suprizonin me një shtëpi mbi pemën që natën bënte hije të shëmtuar në dhomën time.
Prej zjarrit që nisa, u rrezikua të digjej edhe shtëpia, madje muri i dhomës time kishte akoma hijet e zeza të tymit. Sa shumë qe inatosur im atë me mua atë ditë. Me të shuar zjarrin më mbylli në dhomë dhe filloi të hidhte përtokë ç'ti kapnin duart (ndër to një fotografi timen e të Brendonit në festën e ditëlindjes sime). Por më i marrë atë ditë u bë im atë. Prej asaj dite hijet e tymit në dhomë ngjasonin me të nxirat e trupit tim unë digjesha përditë në flakë.
Brendon erdhi në mbrëmje dhe trokiti dy herë ndërkohë që unë po flija. Mbante në dorë një kuti pice të madhe dhe në fytyrë një buzëqeshje akoma edhe më madhështore.
"Ç'dreqin ka ndodhur me ty djalë?" Qesha edhe unë, teksa rrëmbeva kutinë prej duarve të ftohta.
"Nora më puthi." Më vështroi sikur të priste ndonjë miratim nga unë.
"Sa gjë e shpifur. Mos na bëj për të vjellë!" Nënqeshëm të dy dhe kullufitëm të tërë picën e më pas u shtrimë galuc mbi dysheme.
"Të pëlqen Nora me të vërtetë apo jo?"
"Më pëlqen kur buzëqesh, e aq më shumë kur e bëj unë të harkojë buzët."
Brendon mendonte se nuk dinte të dashuronte. Kur më pati treguar nëpërdhëmbi diçka për dashurinë që mendojmë se meritojmë. Por, unë e dija se ai djalë me atë zemër që kishte dhe aq i thjeshtë sa ishte dinte të dashuronte fort. Nora ishte një vajzë me fat...po ashtu edhe unë.
"Nora bën mirë të mos e kalojë cakun Bri."
"Çdo të thuash Ema?"
"Asnjë vajzë, përveç meje nuk mund të ta thyejë zemrën." Ne qeshëm akoma edhe më shumë dhe më pas na zu gjumi mbi dyshemenë e ngushtë të rulotës.
Pas dy ditësh Brendon trokiti sërish mbi derën e improvizuar të rulotës dhe me frymëmarrjet e shkurtra u mundua të më tregonte diçka. Unë nuk po ia vija veshin sepse po qëndisja disa gjethe në kapakun e bllokut. Në atë moment ai ulëriti dhe alarmi në zërin e tij arriti të më ngrinte gjakun.
"Babi yt po të kërkon. Në lagje është shpërdarë fjala se ti ke humbur dhe janë ngritur shumë veta të të gjejnë."
"Po tani Bri?"
An:
Besoj i kuptoni vetë arsyet pse në fillim kam than se asht histori wattpadërore xp
sabiskuqi se ste kam ba asiher tag me te than faleminderit qe lexo pacavuret e mia ♡
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro