Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

1

Si filloi...

Bashkë me Brendon po qëndronim pas një perëndimi të rëndomtë dielli, shtrirë mbi barin rreth liqenit duke qeshur si të marrë prej një zogu budalla që u përplas me xhamin e rulotës. Gjithmonë binim në heshtje boshllëku pasi qeshnim në atë mënyrë. Pas njëfarë kohe e vështrova në sytë e tij të picërruar dhe i rrëfeva për një histori të cilën po e shkruaja asokohe.

Nxorra prej çante një fletore me cepat e shkyer dhe e përplasa mbi këmbët e mia, ndërkohë që Bri po qëronte disa portokalle duke shtrembëruar fytyrën.

~Të jesh vetëm 17 vjeç dhe të mos shohësh asgjë tjetër veçse shëmti ngado. Kam filluar të urrej jetën time që prej rrezeve trokitëse mbi xhamin e mjegullt çdo mëngjes. Për të qënë e sinqertë, rrezet e atij dielli do më dukeshin magjepsëse nëse do isha shtrirë në rërë të bardhë duke mos bërë asgjë, me detin që më shkund dallgët në këmbë. Ndërsa mua më duhet të zgjohem akoma pa fjetur mirë për të vendosur zinxhirët e pseudo dijes...

Ndërkohë që po i lexoja faqen e parë, pashë që Bri ja krisi të qeshurës dhe e shtrëngoi padashur fort portokallen duke e shpërndarë lëngun ngado. Një pjesë ma mjegulloi shikimin e ndërsa disa pika lagën shkronjat e autobiografisë time. Ashtu duke kruajtur sytë qesha edhe unë. E dija që nuk ia thoja fare shkrimit, e në jetën time as nuk kisha lexuar shumë libra që të paktën të dija ku të referohesha.

"Po ç'dreqin të mbiu në kokë të shkruash sërish moj vajzë." -ai e hodhi portokallen në mbulesën me pika të kuqe dhe u shtri barkas prej të qeshurave. Kështu reagonte sa herë unë i lexoja ndonjë copëz të gjërave që shkruaja për të dhe kjo nuk më bënte aspak të ndihesha keq.

"Ndryshe si do i shtyjmë ditët në këtë gjiriz Bri-ja im i dashur? Të paktën argëtohemi me atë gjysëm imagjinatë që akoma nuk e kemi shuar."

Brendon është një vit më i madh se unë ama sillet sikur të ishte ndonjë i rritur, thuajse krejt i moshur. Jam njohur me të që ditën e parë kur u transferova në Norwich, pikërisht në këtë liqen teksa po qaja për jetën që lashë pas në Boston. Ai mu afrua me drojë dhe qëndroi i heshtur duke pritur që unë të flisja. Që prej asaj dite ne jemi bërë miq të ngushtë.

"Oh të lutem Ema, më thuaj ç'ke shkruar tjetër në atë autobiografinë tënde." -bëri sikur u përgjërua dhe vendosi duart e tij ngjitëse në faqet e mia.

~Më shumë urrej faktin që ndihem si e burgosur dhe pa një të ardhme. Të jetuarit në Norwich e ka bërë udhëtimin e jetës time krejt të zymtë. Këtu nuk ndodh kurrë asgjë. (Askush në këtë qytezë nuk është aq interesant sa të mund të shkruaj për të, duke përjashtur Bri-në me sytë e tij të jeshiltë.)

"Si mundem unë të shkruaj një autobiografi pa përmendur sytë e tu magjepsës i dashur?" - këtë rradhë e ndërpreva unë leximin dhe prita për reagimin e Brendonit i cili mblodhi duart kryq dhe qëndroi me fytyrë nga qielli pa lëvizur asnjë nga tiparet e fytyrës.

~Por më shumë urrej të jetoj në një birucë me tim' vëlla e babain. Ndonjëherë i përfytyroj si dy derra teksa përhumben në ndonjë ndeshje futbolli duke u strukur në divanin e kalbur të sallonit. 'Ç'jetë e shëmtuar!' -pëshpëris gjithnjë me veten dhe largohem për të punuar në mes të natës në një market me aromë të shëmtuar sapuni të lirë. Rrugës e gjej veten duke menduar për time më. Ndonëse ajo na braktisi unë kam ruajtur veç vegime të bukura, të mbushura me kohën kur ajo gatuante e buzëqeshur e hera herës më puthte në ballë e më thërriste bija ime. Tani unë nuk isha e bija e askujt. Sa gjë e trishtë për një fëmijë të rritet duke e kapërcyer tërësisht fëmijërinë e më pas të shndërrohet në një fantazëm.

"Ti e di që unë të kam xhan Emma, apo jo?"

Bri ishte i vetmi që e dinte si ndihesha unë përballë botës gjigande. Sa të vogël e ndjeja veten e se me ç'përbindësh e krahasoja gjithçka rreth meje. Ndonjëherë ndihesha keq kur i tregoja gjithçka që mendoja duke menduar se mos ai trishtohet me idetë e mia pesimiste por pranë tij nuk kisha nevojë për filtra.

Unë e përqafova dhe më pas vendosa kokën në prehrin e tij dhe vazhdova të lexoja një tjetër faqe të shkruar.

~Tani unë nuk bëj asgjë veçse i shtyj ditët zvarrë njëlloj siç bëj me pakot e sapunëve të cilat më duhet ti sistemoj, për të siguruar një biletë larg këtij qyteti. E vetmja arsye pse më duhet të duroj edhe shefin hundë-përpjetë është premtimi që unë dhe Bri i kemi bërë njëri-tjetrit; që një ditë së bashku do largoheshim prej kësaj qyteze të vyshkur e do bëheshim dikushi për të cilin do ishim krenarë. Ne që të dy nuk i thyejmë kurrë premtimet.

"Kaq." -pëshpërita dhe më pas prita me sytë mbyllur që zëri i Brendonit të mbyste këngën e zogjëve.

"Ç'ke ndërmend të shkruash tjetër?"

"Nuk e di Bri. Këtu nuk ndodh asgjë dhe dua të shkruaj për veten këtë herë."

"Kam një ide." - brofi në këmbë si i marrë dhe mori një qëndrim stoik përballë meje. Trupi i tij gjysëm-bllokonte diellin pranveror dhe hija që më binte përmbi ma ftohi trupin.

"Përse nuk shkakton vetë trazira, aventura, ngjarje aq interesante të cilat çdokush do donte ti lexonte?" -nga mënyra sesi po fliste e kishte seriozisht dhe ideja ndonëse vulgare, nuk ishte aspak e gabuar. Ndoshta prej ngazëllimit u ngrita zgupthi dhe duke qeshur vendosa buzët e mia të ngrohta te ato mishtore të Brisë. Ai nuk u step e as nuk qeshi. Ne u puthëm gjatë e më pas këputëm lulet që kishin mbirë në rulotën e vjetërsuar dhe ecëm në heshtje.

Po prisja që të më pyeste pse e putha, që ti thoja se ideja e tij ishte magjepsëse dhe frymëzuese. Puthja me Bri-në do ishte një ndodhi interesante për historinë, por ai nuk bëri më zë.

Lëshuam lulet e portokallta mbi liqen dhe ecëm krahë njëri-tjetrit të heshtur në teposhtë të kodrës.



•••
Zhgemi xp

Kam një ndjesi që kjo do jet histori alla wattpaderore.

Sapo e zhgenjeva veten xp

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro