Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Kapitulli i tridhjete e peste

Love was the beginning of their journey.

-Dhe lart! Një, dy, tre, katër! Poshtë! Një, dy, tre, katër! Majtas! Një, dy, tre, katër... - jepte urdhrat kapiteni Ejden me zërin e lartë prej skifteri dhe me pamjen e atij njeriu, që tregonte qartë se ishte mësuar me detyrën e tij qysh kohë më parë, kohë që tashmë dukeshin më të largëta se dielli.

Zhaklina e admironte në fshehtësi ushtarin e saj, pa dashur assesi që të vihej re nga shikimi i tij tashmë i rreptë e i ashpër. Gjatë ditëve të fundit, herët në mëngjes, në të ftohtin karakteristik të shkretëtirës, pasi puthte butësisht shpatullën ose kokën e saj, ai zgjohej i freskët e i fortë gati për të stërvitur burrat dhe djemtë e kampit, të cilët kishin kërkuar ose pranuar t'i nënshtroheshin rutinës së tij disiplinuese.

Dhe ajo, pa mundur të flinte më pa të, linte mënjanë shtratin e tij të butë, mbështillej me mbulesat e trasha dhe zinte një vend jashtë tendës, nga ku mund ta vështronte si një spiune e vogël e padëmshme kapitenin. Betohej se s'kishte mënyrë më të mirë për të nisur ditën se sa ajo! Të shihte trupin e tij të mirëformuar, që kohët e fundit i ishte dashur ta fshihte mirë pas perceve e rrobave tradicionale myslimane, vetëm në pantallonat ushtarake dhe në një kanatjerë të puthitur pas muskujve, teksa vraponte, bërtiste, ulej e ngrihej, bënte pompa e ushtrime për t'iu demonstruar fillestarëve se si duheshin realizuar vërtet ushtrimet, ishte një kënaqësi e vërtetë për Zhaklinën. E vecanërisht kur mendonte se një pamje aq mbresëlënëse i ishte mohuar prej muajsh për shkak të punës së tij.

Ndonjëherë, qepallat i perëndoheshin butësisht pas syve, në kërkim të gjumit që gjatë natës i ishte mohuar, nga një arsye apo një tjetër, sepse nëse nuk bënin dashuri, flisnin derisa dielli të lindte, i thoshin njëri-tjetrin gjithë fjalët e pathëna, gjithë historitë e frikshme që ai dëshmonte cdo ditë e natë, cdo gjë të vogël që ajo bënte në Melburn, që asaj i dukej e parëndësishme, kurse atij i kthente buzëqeshjen e humorin. Kurse për Xhorxhin nuk flisnin më. As për Lusin. Përderisa ai nuk e hapte vet atë temë delikate, e pse ta bënte ajo?

Falë Zotit ai nuk e dinte që ajo e shihte ashtu përvjedhurazi cdo mëngjes! Përndryshe do t'i kishte bërtitur, do t'i kishte thënë të vraponte për në cadrën e tij, ku ishte ngrohtë dhe qetë, në të kundërt ai do të mërzitej me të. Dhe ta mërziste teksa e kishte më në fund plotësisht të sajin, nuk ishte aspak qëllimi i saj.

Edhe tani, sytë iu mbyllën kundra dëshirës së saj për t'i shtrënguar hapur. Nuk e ndjeu teshtimën që iu ngjit lart si Vezuvi në shpërthim e sipër e doli jashtë me zhurmë. Mallkoi nëpërdhëmbë me vete. Ejdeni ktheu kokën. E kishte parë!

-Cfarë bën aty ti? Do të ftohesh! - i foli me zë të lartë duke iu afruar.

Ja tek vinte dhe pjesa e saj e parapëlqyer!

-Sigurisht që s'do të ftohem ushtar! Lërmë të të admiroj edhe për pak, të lutem! - kërkoi më kot teksa Ejdeni e ngrinte hopa dhe e merrte në qafë, - Hë pra! Mos bëj kështu! - i tha kur pa se ai qëndronte stoik, pa i kthyer asnjë përgjigje. Pastaj e shtyu, që të zbriste poshtë, - S'do të flasësh? Në rregull, mos fol! Më ul poshtë tani. Kam këmbë dhe mund të eci vet.

Nga pas dëgjoi të qeshurat e atyre që duhej të ishin djemtë më të rinj që ai po stërviste. Dhe pas të qeshurave jehuan zërat e rreptë, gati-gati atërorë, të më të rriturve, që me siguri i urdhëronin të mos shfaqnin reagime aq të paturpshme në sy të turanit.

-Të më admirosh, huh? - ngriti ai njërën vetullë, shtyu tendën e cadrës, eci drejt shtratit dhe e shtriu ngadalë në të, - Nuk të mjafton nata, po do të më admirosh edhe ditën? Ncncnc, e pangopur, - i puthi qafën dhe shfryu lehtë në të duke e gudulisur.

-Natën, sic e ke vënë re edhe vet, zotëria jote s'më lë shumë kohë për të të admiruar, se ke gjëra më të rëndësishme për të bërë.

-Sepse ti harron Xheki, që unë jam më i pangopur se ty... - dhe i puthi tërë qafën, sërish e sërish, pa ndaluar. Dhe ajo u shkri e tëra si xhelatinë.

-Shko tek ushtarët e tu, - i kafshoi buzët dy-tri herë para se të shkëputej prej tij, - Do të jenë bërë merak.

Ai i puthi kokën dhe u largua. Zhaklina fjeti një gjumë të ëmbël fëmijësh, me ëndrra, nga ato ëndrra, që janë aq të bukura, por që nuk mbahen mend pasi zgjohesh.

***

Orë më vonë, atëherë kur supozohej të ishte dicka pas mesditës, krahët e tij e shkundën butë dhe buzët e tij e zgjuan.

-Hajde, Xheki, duhet të lëvizim.

E trembur nga fjalët e tij, ajo u ngrit menjëherë.

-Gjithcka në rregull? Janë të gjithë mirë?

Ejdeni i dha një buzëqeshje siguruese.

-Ke për ta parë vet.

Kapiteni, si përherë, kishte patur të drejtë. Gjendja nuk ishte aspak alarmante, krejt e kundërta. Të gjithë ishin shëndoshë e mirë, gati për t'u larguar nga ajo djerrinë e për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre, që me sa duket, sapo ishte cliruar nga talebanët. Dukeshin të entuziasmuar si fëmijë, dhe sikur gati do t'iu dilnin flatra engjëjsh me të cilët do të mund të fluturonin nga momenti në moment drejt vendlindjes së tyre. Por fluturimi nuk qe aq i lehtë. Ai zgjati deri në orët e vona të natës. Iu desh të ndalonin vazhdimisht që të shlodheshin gratë e fëmijët, sepse vetëm kishin ecur, pa përdorur makinat, duke mos dashur të pikaseshin nga ndonjë kryengritës i padëshiruar. Ejdeni iu printe në krye pa u lodhur, pa ndaluar për asnjë moment bashkë me një grup të rinjsh që kishin si karburant energjinë e pashtershme të falur nga mosha e njoma dhe dëshira për të shkelur edhe një herë tokën e tyre. Ai ndalonte vetëm kur shikonte se asaj i kishin shterur plotësisht energjitë. Një herë madje këmbënguli dhe arriti ta merrte në krahë, duke mos marë parasysh aspak kundërshtimet e saj kokëforte.

Rreth orës dhjetë të darkës, më në fund, pas pothuajse 8 orësh rraskapitëse, panë dritat e pakta të qytetit të vogël si të qenë një ogur i mbarë, fillimi i dickaje të bukur e të re, shpresëdhënëse. Zhaklina pa se si burra, gra e fëmijë, të rinj e të reja, qanin me të parë njëri-tjetrin. Përqafimet e tyre të lumturonin po aq sa edhe të thyenin zemrën. Kurse ato që nuk kapërdiheshin dot, ishin momentet kur një nënë merrte vesh vdekjen e të birit, një grua bombardimin e të shoqit, një bir paralizimin e të atit. Dhe kur Ejdeni ndjente frikën e fshehur pas keqardhjes së shfaqur në sytë dhe gjestet e Zhaklinës, e mbështillte në krahët e tij, por jo për shumë. Vendasit nuk i lanë vetëm gjatë. E tërhoqën kapitenin në mesin e tyre, duke dashur t'i shprehnin gjithë mirënjohjen dhe falënderimet e tyre. Ai kishte bërë të mundur bashkimin e tyre, iu kishte sjellë të dashurit e të afërmit e zemrës pranë vetes, në një kohë kur shpresat dhe forcata i kishin lënë.

Ata e mbushën me dhurata, veshje, sheje e ushqime. I jepnin të hante e të pinte, e argëtonin me c'të mundnin, me muzikë, këngë e valle tradicionale, në të cilat ai refuzonte sjellshëm të merrte pjesë. Zhaklina mundej vetëm të shihte krenare nga larg, pa dashur të ndërhynte në momentin e tij të vogël të lavdisë, i cili, me sa dukej, nuk përbënte dicka të re për kapitenin Ejden.

Zhaklina nuk e kishte problem kur gratë e ushtarëve të vdekur a të gjallë e takonin Ejdenin, as kur plakat e puthnin si të qe biri i tyre. Problemet e saj nisën atëherë kur njëra nga gratë solli përpara kapitenit "dhuratën" e saj të falënderimit, një vajzë të re, jo më shumë se tetëmbëdhjetë vjec. Kureshtja e shtyu t'i afrohej grupit prej nga buronte tërë zhurma dhe hareja e qytetit. E dëgjoi mirë gruan tek thoshte:

-Kjo është bija ime turan, Aisha. Ka ardhur koha ta martojmë dhe do të qe një nder i vërtetë për ne nëse ju do të kishit dëshirë ta merrni për grua! Shikojeni si një dhuratë nga ana jonë!

Zhaklina ndjeu thartirën t'i ngjitej në fyt. E dinte që myslimanët nuk e kishin problem martesën me mblesëri në moshë të vogël, por për të kjo ishte dicka po aq e panjohur dhe e pakonceptueshme sa të jetuarit në Mars. Megjithatë, adoleshentja Aisha, kishte atë bukurinë e rrallë arabe, të karakterizuar nga sytë e mëdhenj të zinj, vetullat e buzët e trasha. Fytyrën e e këndshme e kishte zbuluar, nuk mbante atë velin e zakonshëm që nxirrte në pah vetëm sytë.

Fjalët që tha Ejdeni pas atij propozimi të papritur nuk i shkuan në vesh. Ndoshta sepse ishte habitur aq shumë nga ajo cka po ndodhte, ose ndoshta sepse buzëqeshja me të cilën ai pëshpëriti dicka në veshin e Aishas e shpërqëndroi krejtësisht. C'po bënte ai? Mos ia kishte qejfi për pak mish të freskët arab? Po këta arabët ku e kishin mësuar kaq mirë anglishten? Ndoshta për të komunikuar me shpëtimtarët dhe heronjtë e huaj si puna e kapiten Andersonit. Po kapiten Andersoni ku e kishte mësuar aq mirë arabishten? Sepse tani, ai po e falënderonte nënën e Aishas në gjuhën e tyre.

Zhaklina bëri disa hapa pas dhe mori gotën e parë me lëng që i zunë sytë në tavolinat e shumta të vendosura aty rrotull. E gëlltiti të gjithë përmbajtjen pa e ditur cfarë ishte dhe vetëm kur substanca e panjohur ia pushtoi stomakun si ndonjë stuhi pështyu në tokë me neveri. Cfarë dreqin kishte qenë ajo?

-Mos pi shumë Tamar Hindi, e dashur. Nuk dua të më dehesh, - ndjeu zërin dhe frymën e tij të ngrohtë pas vetes.

-Tamar Hindi?

-Është një pije tradicionale arabe Xheki, por me një sasi të konsiderueshme alkooli, - i shpjegonte ai dhe i puthte pjesën e pasme të qafës njëkohësisht, si të donte t'i thoshte si ishte në qejf për më shumë se disa puthje të vogla më vonë.

-Që kur je bërë një ekspert në kulturën arabe ti? - iu kthye me grindjen në zë ajo. Tamar Hindi paskësh patur goxha alkool brenda.

-Je lodhur Xheki? Ke të drejtë, - Ejdeni i largoi menjëherë buzët dhe duart nga trupi i saj, - Ndoshta do të flesh.

-Ndoshta zoti turan do të më heqë qafe që pastaj të marrë ca kurse "arabishteje" me vendaset.

Tani po i vinte vërtet për të vjellë, jo vetëm nga alkooli i pirë shpejt e vrullshëm në stomakun e boshatisur, por edhe nga fjalët e sapodala nga goja e saj. Nuk e kishte për zakon të bënte si një adoleshente e përvëluar prej shigjetave të xhelozisë. Asnjëherë s'kishte bërë si e tillë.

-Xheki? - e pa me shikim pyetës ai pa kuptuar asgjë.

-Po arabishten si e mësove aq lehtë dhe mirë meqë ra fjala? - e pyeti me të vënë duart në bel, në një qëndrim hetues.

-Cfarë po thua vogëlushe? - ai bëri një tentativë aspak efikase për t'i prekur duart, që ajo ia largoi nga vetja në të qindtën e sekondës.

-Lëre fare. Unë po shkoj të fle. Kalofshi një mbrëmje të bukur zoti hero! Mos harro t'i puthësh falënderueset dhe falënderuesit e tu edhe për mua!

-Ku po shkon?

-Tek Xhonsoni. Ai me siguri do të gjejë një tendë spitali ku mund të fle dhe ku mund të më mjekojë plagët e mia.

Dhe kur thoshte plagët, nuk e kishte fjalën për krahun e plagosur ditë më parë, as për këmbën e carë disa orë të shkuara, kur një tel i madh, i fshehur mirë në rërë, iu ngul në pulpën e këmbës. Ajo kishte qenë ndoshta edhe arsyeja pse ai kishte këmbëngulur ta mbante në krahë për 15 kilometra të plota, pa ndaluar as edhe një herë të vetme. Kurse tani, ai kishte harruar plotësisht për këmbën e saj të carë. Fundja, kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Xhonsonin nuk e gjeti gjëkund, as Ejdeni nuk e ndoqi pas. Të paktën njëra nga plakat e qytezës qe e gatshme t'ia pastronte plagën, edhe pse, ndryshe nga nëna e Aishas, nuk kuptonte asnjë prej fjalëve të saj. Fati i buzëqeshi Zhaklinës me të kuptuar se ajo ishte mamaja e Adnanit. Ky i fundit i ofroi një vend për të fjetur në shtëpinë e tij të vogël. Zhaklina s'dinte si ta falënderonte, edhe pse zemra i pikonte më shumë gjak se sa këmba. Nuk i bëhej vonë për Aishan apo vajzat e tjera arabe, të cilat paskëshin qenë më të rrezikshme se c'kishte kujtuar ajo. Këto modernet s'dukeshin aq të fiksuara pas Kuranit dhe Sheriatit sa nënat apo gjyshet e tyre. Me shumë mundësi, ishin si ato gratë tek "Sex and the city 2", që poshtë perceve e veladonëve të gjata fshihnin rroba të markave të shtrenjta, ose ndoshta akoma edhe më keq, të brendshme të kuqe Victoria Secret. Të paktën shpresonte të mos ishin të prej mëndafshi, sepse ajo pothuajse gjithnjë vishte të brendshme mëndafshi për Ejdenin.

Me xhelozinë dhe frikën konstante se mund ta humbiste ushtarin e saj, për shkak të ndonjë kurve ose për shkak të kurvës më të ndyrë - luftës, që nuk ngopej kurrë me burra, e kapluan makthet. Lodhja ia ngriu gjymtyrët dhe e mbështolli në një gjumë të lehtë prej lepuri.

-Ku është ajo? - dëgjoi si nëpër tym një zë të lartë.

Oh, po unë e njoh këtë zë!

-Zoti turan, ajo është mirë. Nëna ime u kujdes për të. Tani po fle...

Hapi sytë e trembur. Ku ishte? Iu deshën pak sekonda për të bërë lidhjen. U ngrit më këmbë duke u kalamendur. S'donte që ai ta ngrinte në krahë, të bënte heroin edhe me të, sërish!

-Eja, do të ikim, - qenë fjalët e tij të vetme të thëna në pragun e derës.

-Mund të qëndroni këtu zotëri! - u shfaq Adnani në hyrjen e dhomës, - Nëna do të gëzohej shumë.

-Ne... umm... Nuk mundemi, - tha aty për aty Ejdeni.

-Mund të qëndroje tek shtëpia e Aishas, por nuk mund të qëndrojmë dot këtu, e pse jo? - u hodh Zhaklina flakë për flakë. Gjumi sikur i kishte dhënë energjinë dhe shtysën e nevojshme për të debatuar.

Muskujt e qafës së tij u shtrënguan nga nervozizmi. Ai preku lehtë hundën si të gjitha herët e tjera kur gjendej me shpatulla pas murit.

-Në rregull. Falënderoje nënën nga ana ime, - Ejdeni u bë gati të mbyllte derën kur plaka u duk pas të birit. Ajo fliste me shpejtësi dhe forcë, si një avokate e zellshme në një sallë gjyqi.

-Um... - ia nisi si me turp Adnani.

-Cfarë ke djalë? - i bërtiti Ejdeni.

-Nëna thotë... që ju nuk mund të flini bashkë. Më vjen keq zotëri... Ju e dini si janë zakonet këtu, - kërkoi falje i skuqur djaloshi.

Zhaklina qeshi me të madhe, e argëtuar në kulm.

-Nëna ka shumë të drejtë zoti turan. Hajde nënë, më trego se ku duhet të fle unë.

Përpara se ajo të bënte ndonjë lëvizje, Ejdeni ia shtrëngoi krahun dhe tha:

-Të lutem shpjegoji nënës që kjo është gruaja ime dhe kam cdo të drejtë në botë për të fjetur me të.

Pas kësaj, dera u përplas me zhurmë duke i lënë të zotërit e familjes jashtë shtëpisë.

-A nuk ishte Aisha gruaja jote e ardhshme? Nga dola unë këtu?

Ai u ul mbi shtrat, fërkoi kokën nja dy herë, hapi krahët në formë pyetëse dhe i tha:

-Pa hajde më thuaj? Cfarë ke?

-Unë? Asgjë. Absolutisht asgjë, - u hoq e akullt dhe indiferente, ndërsa përbrenda saj Big Bengu ishte gati për të shpërthyer.

-Do të kthehesh në shtëpi? U lodhe këtu? Do të ushqehesh më mirë? Më thuaj pra! - tani toni i tij i përngjante atij të dikujt që kërkonte llogari.

Kur ajo nuk foli, Ejdeni hamendësoi vet:

-E kuptova. Të ka marrë malli për shtëpinë. Shumë bukur atëherë, sepse edhe unë vet po mendoja të të ktheja në Melburn qysh nesër në mëngjes.

-Askush nuk e tha këtë.

-Unë e thashë dhe ti do të largohesh nesër, në rregull? - bërtiti ai.

-Pusho, do të të dëgjojë nëna dhe Adnani.

-Në dreq me gjithë Adnanin dhe nënën e tij! Kam probleme më të mëdha se sa të shqetësohem për ruajtjen e qetësisë publike.

-Si martesa me Aishan për shembull?

Ai ngriti sytë drejt saj.

-Është hera e dytë që e ke përmendur emrin e saj brenda dy minutash dhe kur të pyeta nëse të shqetësonte dicka më the jo. Je e sigurt për këtë?

-Shumë e sigurt. Do t'ju dërgoj një pako me cokollata nga Melburni sapo të martoheni.

-Xheki.... - Ejdeni ngriti sytë nga qielli i lodhur.

-Cfarë ke? Pse a s'doje të më fluturoje në Melburn që të kaloje pak kohë me gruan tënde të ardhshme? Nuk të pëlqejnë ato të moshës tënde, po u ktheve nga minorenet tani, huh ushtar? Apo harrova, unë jam një muaj më e madhe se ti, shumë e madhe për standardet e tua, - dërdëlliti me nervat të tendosura si hark, gati për të goditur me shigjetat e inatit dhe urrejtjes.

-Je në vete? Mos je dehur gjë?

-Unë nuk jam minorene të dehem aq lehtë ushtar, mund ta mbaj alkoolin!

Ejdeni u ngrit më këmbë, i shkoi pranë si në cdo rast tjetër të ngjashëm me këtë dhe kërkoi ta prekte, sepse kur ai e prekte, ajo e humbiste toruan dhe ai fitonte.

-Xheki...

-Mos! - i tha sërish.

-Të ka marrë malli për shtëpinë tonë, vogëlushe? Për verën tonë? Për parajsën tonë të vogël?

Donte të dukej e fortë, moskokëcarëse, imune ndaj fjalëve të tij, kujtimeve të tyre të brishta e të ëmbla. Ja pse, secilën prej pyetjeve të tij e shoqëronte me një tundje mohuese të kokës. Por qëndresa e saj ishte duke shkrirë ngadalë.

-Duhet vërtet të kthehesh pas Xheki. E gjithë kjo nuk po të bën mirë. Të ka coroditur e corientuar tërësisht.

-Nuk e kupton që s'dua të kthehem pa ty! - në vend të britmës, fjalët i dolën në formën e një pëshpërime të dobët, të frikësuar, - Nuk dua të ndahem prej teje, sepse e di që po e bëra, ka rrezik mos të të shoh më përsëri. Ti do të më dërgosh në shtëpi, do të më premtosh se do të kthehesh edhe ti, por do të më harrosh. Do të më harrosh sic më harrove pak parë, i hutuar pas njerëzve që duan të të shtrëngojnë dorën me mirënjohje apo të të puthin këmbët me falënderim. S'do të kesh kohë të mendosh për mua, sepse ke jetën tënde për të shpëtuar. Fundja e pse të marrësh një plumb qorr tek fantazon për njërën prej shumë të dashurave të tua, që shumë shpejt, do t'i bashkohet të shkuarës. Po të ndahemi, ti do të më lësh pas ushtar dhe unë nuk dua të lihem pas.

Frikërat e saj më të mëdha e zaptuan, e vunë përfund dhe si shigjeta të mprehta, lëshuan helm e vrer në hapësirën e vogël mes tyre.

Tani priste si të ishte mbi gjemba fjalët e tij. Ai as nuk po e shihte më në sy. Ishte përhumbur me kokën e kthyer majtas, përballë murit të bardhë.

-Atëherë... S'më mbetet zgjidhje tjetër. Le të martohemi Xheki, që të mos ndahemi kurrë më! 

Hi soldiers!
Kapitulli me i gjate ever i like it tho, what about you?
Po degjon ndokush kambanat e dasmes? I ammm
Who's excited about da weddinggg
Who hates Aisha already? 🙋‍♀️
🖕🧕😂
Kush esh i emocionuar per naten e pare te martese mwahahaha un kuptohet😂
Adnanin e kemi flori djale meanwhile😂
Btw do tju sugjeroja tiu hidhnit nje sy historive CHLOE and LOLA te 6crystal cz she rocks and she is a lucky biq and we both find harry hawt af😋
Love u all.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro