
Kapitulli i tridhjete e nente
Largësia e bën zemrën më të dashur.
Nëse gjatë netëve të fundit kishte përjetuar emocione nga më të ndryshmet, të cilat në një mënyrë a në një tjetër i kishte menaxhuar disi, atë ditë u bë rob i ndjenjave të pakontrollueshme, që i errnin sytë dhe arsyen. Ishte e udhës të bënte detyrën, të mos shpërqendrohej nga vogëlsitë dhe të bënte planet e lëvizjeve të mëpasshme të bataljonit të tij. Zakonisht ishte i përpiktë dhe i përkushtuar, nuk ia lejonte vetes humbjen e vëmendjes, sepse një pakujdesi, sado e vogël, në fushën e betejës, mund t'i kushtonte shumë. Ndaj që në ditët e para si ushtar kishte krijuar regjimin e tij, sipas të cilit do t'i duhej të ecte deri në ditën e fundit të jetës apo të karrierës së tij. Mirëpo gruaja e tij ishte një problem i vërtetë.
Edhe tani që ishin grindur, që ajo jetonte në një apartament tjetër, larg tij, shtëpisë së tyre dhe vecanërisht shtratit të tyre martesor, ajo po i hapte telashe.
-Zoti turan, po më dëgjoni? Zotëri? - zëri i njërit prej togerve e ktheu në tokë.
-Po, sigurisht. Atëherë po thoshim që...
Për atë Zot, as nuk e kishte idenë se për cfarë kishte folur togeri që i rrinte përballë në dhjetë minutat e fundit. Dicka rreth skuadrës së re të sapoardhur në bazë disa ditë më parë. E c'i duhej atij se sa arka mitralozësh kishin sjellë ata? A s'kishin dikë që merrej me llogaritjen e numrit të furnizimeve e armëve të reja? Le t'i dëgjonte ai të rejat e fundit dhe t'i mbante shënim ato cka po nxirrte nga goja si një breshëri plumbash togeri Barg, Bart apo cfarë dreqin e kishte mbiemrin.
E vetmja gjë që kapiteni Ejden donte të mbante shënim ishte numri i shëtitjeve që gruaja e tij kishte bërë nëpër qytet kohët e fundit me atë gomarin, Aliun apo me atë të padobishmin, Adnanin, i cili ende s'kishte mundur t'i gjente asnjë informatë rreth burrit tjetër të panjohur e të pakëndshëm që i ishte shtuar listës së fansave të Zhaklinës. Ai i shkonte shpesh nga pas, me atë qëndrimin prepotent prej njeriut që ka pushtuar botën, por që di si t'i ulet në gjunjë një femre kur është e nevojshme. Dukej i pasur si ndonjë sheik, i edukuar e i respektuar si cdo burrë arab, por xhentil si europian. Ky ishte më i rrezikshmi nga të gjithë, sepse ndryshe nga Aliu që kishte vec fjalë dhe jo veprime, apo nga Xheku, që dukej e zhdukej nga jetët e tyre si një fantazmë, ky ishte i vërtetë dhe po të mos kishte qenë për Zhaklinën dhe po ta kishte njohur në rrethana të tilla, e dinte që do të ishte bërë mik i mirë me të. Nuk të rastis cdo ditë të njihej me afganë të cliruar nga mentaliteti i islamit dhe kjo ishte dicka e rrallë edhe për të, që prej muajsh operonte e vepronte në botën e prapambetur e paragjykuese lindore.
Kjo duhej të ishte edhe arsyeja pse Zhaklina nuk e kishte hequr ende qafe atë, apo jo? Ndoshta priste që vet ai të ndërhynte dhe ta hiqte qafe sheikun e sofistikuar e modern, por ajo duhej të ishte e vetdijshme se po ta merrte ai situatën në dorë, gjërat s'do të përfundonin aspak mirë për asnjërin prej tyre.
-A e njeh atë tipin atje toger? - ia preu fjalën Ejdeni togerit duke i bërë shenjë me kokë nga Zhaklina dhe burri që i qëndronte pas si një langua i bindur, gati për ta mbrojtur e për t'iu bindur pronarit.
-Ah, ai është zoti Kabir Rehman.
Ejdenit s'kishte si t'i shpëtonte mënyra se si togeri foli për Kabirin duke iu referuar me "zoti".
-Dhe cfarë pune bën ky Kabiri? - pyeti gjoja indiferente, pa mundur t'i shkëpuste sytë prej tij.
-Është një jagran... um... Mahior, - u përpoq tjetri të gjente fjalën përkatëse në anglisht.
-Major, - e korrigjoi Ejdeni me një fije zëri. Jagran ishte sinonimi i gradës së majorit në arabisht, një gradë më e lartë se ajo e Ejdenit.
-Ah, po tamam zotëri. Zoti Kabir është mjaft i zoti. Ka udhëhequr 800 ushtarë në Betejën e Kandaharit dhe u fut në zonën e armikut krejt i vetëm, i futur brenda një tanku. Është shumë i guximshëm. Fitorja e Kandaharit i dha së fundmi edhe gradën e jagranit, - shpjegoi togeri me entuziasmin e një fëmije krenar për arritjet e bashkëkombësit të tij.
C'bënte kështu gruaja e tij? Me këto metoda aspak të ndershme po kërkonte të hakmerrej ndaj tij? Do të ishte paradoksale të ishte joshur nga grada apo pozita e Kabirit. Ajo që në fillim ia kishte bërë të qartë me karakterin dhe qëndrimin e saj ndaj kategorizimit ushtarak se për të do të ishte njëlloj edhe nëse ai ishte një ushtar dhe jo kapiten. Por kjo kishte ndodhur gjashtë muaj më parë, atëherë kur ishin vetëm ata të dy, miqtë e tyre dhe festat pranë oqeanit, pa fansa apo ndjenja xhelozie mes tyre. Ai e njihte Xhekin. Ajo s'mund të kishte pësuar një ndryshim zemre aq papritur. Nuk dukej as aq e interesuar kundrejt Kabirit, ose ndoshta ai thjesht donte t'i mbushte mendjen vetes.
-Toger, shko e më gjej ushtarin Khan.
Pesë minuta më vonë, Adnani u gjend në tendën e tij dhe ai ende qëndronte si një shtyllë betoni më këmbë, me sytë e fiksuar nga Zhaklina
-Rreth orës shtatë të mbrëmjes do t'i thuash asaj, - i tregoi Xhekin që po i buzëqeshte me një mirësjellje të tepruar fansit të saj më të ri, - se zoti Kabir duhet të flasë menjëherë me të në lidhje me dicka urgjente, në këtë adresën këtu, - shkroi shpejt e shpejt emrin e rrugës në një copë letër dhe ia dha atij, - në rregull?
-Por... zotëri... - kërkoi një shpjegim a dicka të përngjashme Adnani rreth urdhrit të cuditshëm që sapo kishte marrë.
-Unë jam kapiteni yt, por po të kërkoj një nder si miku yt, në rregull?
I ishte mirënjohës Adnanit që nuk e shtyu më tej. Nuk do të kishte patur dëshirë t'i shfrynte nervat tek ai ushtar i gjorë.
Ishte i sigurt që ajo s'do të pranonte ta takonte në ndonjë mënyrë tjetër, por nuk donte të dukej as si maniak duke iu shfaqur në apartamentin e ri në mes të natës. S'donte që ajo të mendonte se e kishte përgjuar. Në fakt, me shumë mundësi ajo ishte në dijeni të kësaj tashmë.
Deri në orën shtatë të mbrëmjes qëndroi si mbi gjemba. Bënte ecejake nga njëri cep i rrugës në tjetrin teksa e priste nën dritën e hënës, që i kujtonte netët e shkuara, të largëta të Melburnit, kur pinin verë me këmbët e mbështjella nga valët e detit.
-Kabir, gjithcka në rregull? - dëgjoi zërin e saj më në fund. I kishte munguar. Kur ishin larg, i dukej se edhe zërin ia harronte.
Nuk e kishte njohur nga veshja tradicionale që ai mbante në trup dhe sepse i kishte kthyer shpinën.
-Paskeni kofidenca, huh? Paske bërë goxha përparime, e dashur, - u kthye drejt saj tek i fliste me një zë metalik e të ftohtë.
Ajo i përpëliti sytë e ndritshëm disa herë, pastaj i rrotulloi e bezdisur. Në gjithë këtë, ajo ishte e bezdisura aty? E megjithë sjelljen e saj gjoja indiferente, ai donte ta rrokte në krahët e tij, t'i puthte kokën e t'i lutej të kthehej në shtëpi. Nuk bënte dot pa të. Këtë javë kishte jetuar në një ferr tokësor, ku i ishte dashur të mbijetonte betejën më të ashpër ndonjëherë, atë të të mospaturit Zhaklinën përkrah tij cdo mëngjes kur zgjohej e cdo mbrëmje kur binte për të fjetur.
-Duhej të ma kishte marrë mendja! O Zot, si u tregova kaq e trashë? - pa nga qielli si të ishte në kërkim të përgjigjeve të saj.
Vuri re se në nxitim e sipër, ajo s'kishte veshur asgjë vec rrobave të zakonshme, pa hedhur një shall rreth kokës apo veladonin mbi trup. Ishte e rrezikshme për gratë të endeshin rrugëve aq të ekspozuara aty rrotull. Shpresonte që Adnani ta kishte ndjekur pas derisa ajo kishte mbërritur pranë tij.
-Nuk dua të takohesh më me të, - i tha me tonin që përdorte kryesisht me ushtarët, që nuk priste apo kërkonte kundërshtime.
-Të dukem sikur jam ndonjë nga ushtarët e tu që mund të më urdhërosh si të të teket? - carti qetësinë e natës ajo, sepse zëri iu ngrit ndjeshëm nja dy oktava.
-Akoma edhe më kaq, - i tha pasi iu afrua ngadalë, - je gruaja ime dhe do të më dëgjosh derisa të ndash të njëjtin shtrat dhe mbiemër me mua!
-Shtrat? - qeshi Zhaklina ironikisht, - Ka kaluar një javë që nga hera e fundit kur kemi fjetur në një krevat, i dashur, - theksoi fjalën e fundit.
-Dhe lërmë të ta kujtoj pak se përse ka kaluar një javë qysh atëherë, sepse ti ke një javë që refuzon të kthehesh tek unë!
-Dhe faji i kujt është që u largova?
-I xhelozisë tënde të sëmurë! - tundi duart në ajër si për të fajësuar xhelozinë e saj.
-Oh, të lutem! Ti, që ke një javë që më ndjek pas pikërisht si i sëmurë dhe që më solle këtu sot për të më thënë të mos takohem më me Kabirin, më flet mua për xhelozi të sëmurë? Je në vete ushtar, sepse nuk më dukesh aspak mirë! - briti energjikisht ajo, e karikuar më së miri për një tjetër debat.
-Ti bëhesh xheloze për një shtatëmbëdhjetë vjecare, ma thuaj ti se kush nuk është mirë këtu! - e ktheu monedhën nga ana tjetër, duke dashur ta hiqte ndjenjën e fajit nga vetja.
-Jo, jo, jo, jo, mos guxo, as mos guxo të më fajësosh mua, sepse për hir të Zotit, nuk e di se c'do të bëj!
Ia kapi shpinën, ia afroi trupin pas të tijit aq sa mund t'i ndiente tundjet e kraharorit dhe rrahjet e zemrës.
-Cfarë do të më bësh Xheki, cfarë? - i pëshpëriti tek e shihte drejt e në sy, tek e prekte vetëm duke e parë, tek e përqafonte me frymëmarrje dhe e puthte me cdo rrahje zemre, që ishte për të, vec për të.
-Ishe në një shtrat me të. Ishe në shtratin tonë me të, - kordat e saj zanore cirreshin për t'i ulëritur e për t'i përplasur realitetin e hidhur fytyrës.
-Ajo mbeti jetime, e vetme në këtë vend të madh, pa më të voglën mbështetje apo dashuri, - nisi t'i thoshte.
-Ah, po sigurisht! Dhe heroi, mirëbërësi i të gjithëve, rimishërimi i Jezusit në tokë vendosi t'i jepte pak nga dashuria e tij, apo jo? - e ndërpreu gjithë sarkazëm ajo.
-Ti e di se qëllimi i jetës sime s'është as që të luaj rolin e dikujt që s'jam, as që të pres dicka në këmbim për atë cka bëj dhe as që të luaj me zemrën e gruas së jetës sime, qartë? - i foli duke i kapur butë mjekrën. Donte ta shihte në sy, edhe pse ajo refuzonte.
-Edhe unë isha vetëm 17, në një vend të madh dhe pa mbështetje apo dashuri kur më degdisën prindërit në Angli.
-Xhekiii! - i thirri me qortim, - Ti nuk po jetoje mes luftës!
-Pse duhet të jesh i mirë me femrat e tjera vec meje? - ajo pëshpëriti inatcie duke e kthyer kokën rrëmbimthi majtas.
-Pse duhet t'i lësh gjithë ata burra të të vijnë nga pas si këlyshë të humbur? - fërkoi mjekrën e dendur në qafën e saj.
-Gjithë ata? - zgurdulloi sytë ajo.
Ai ngriti dorën dhe filloi të numëronte me gishta:
-Xheku, Aliu, Kabiri...
Zhaklina shpërtheu në të qeshura para se t'i thoshte:
-Lërmë të të sqaroj nja dy gjëra. Pikë së pari, Xhekun e kam kushëri.
-Kushë- cfarë? - ia kapi shpatullat dhe e shtyu tutje duke e parë me mosbesim.
-Sigurisht, budalla, - i buzëqeshi ajo tek i fliste me atë tonin "Pse, nuk e kishe kuptuar?" - Ai Xhek, unë Xheki? Mamatë tona janë motra, na lindën në të njëjtën ditë, jemi praktikisht si binjakë.
Ejdeni fërkoi kokën i pështjelluar.
-Dhe ti ma thua këtë pas gjithë kësaj kohe?
-Hej, hej, nuk është faji im që ti rrezik bëhesh xheloz edhe për mua dhe babanë tim, ushtar!
-Unë nuk dija asgjë Xheki, asgjë! Kam jetuar me idenë se një don zhuan italiano-amerikan kërkonte të kënaqte nevojat e tua kur unë isha larg teje!
-Unë të kapa në shtrat me atë bushtrën e vogël dhe ti më flet për nevojat e mia në një kohë që unë druhesha se kishte vdekur? Kësi gjërash fantazoje teksa unë ktheja jetën time përmbys për të të gjetur ty? Ti nuk je në rregull, të betohem! - bëri një gjest të lodhur e të dorëzuar ajo.
-Pse je kaq e fiksuar me Aishan, për atë Zot? E dërgova në jetimore sapo ti u largove, u kënaqe tani?
-Kjo nuk kthen mbrapsht asgjë, - kryqëzoi duart në kraharor.
-Po të kisha dashur të bëja dicka me të, do ta kisha bërë atëherë kur ajo dhe nëna e saj m'u lutën që të martohesha me të, por me kë u martova unë, Xheki, me kë?
Ishte i indinjuar, por prapë priti durimplotë për një përgjigje nga ana e saj. Ajo dukej sikur po peshonte fjalët e tij, sikur po shqyrtonte në duhej ta besonte apo jo. Ai qëndronte i ngrirë, pa lëvizur, si të burgosurit a të dënuarit përpara se të inspektoheshin nga policia. Pastaj, një mendim e goditi si rrufe. C'dreqin bënte aty, larg saj, larg gruas së tij, në një kohë kur duhej të ishte duke përgatitur darkën bashkë me të? Nëse do të viheshin përpara nga vështirësitë e para që kishin hasur qysh në fillim të martesës së tyre, s'kishte shpresë për ta. Ishin të rinj, do të gabonin, do të grindeshin si fëmijë, do të bërtisnin me zërat kumbues derisa të mos kishin më fuqi, por në fund, ai duhej të shkonte pranë saj. Jo, ai do të shkonte tek ajo, jo duhej!
Dhe kështu bëri, sepse e vërteta e padiskutueshme, e pastër si uji i oqeanit, e ndritshme si sytë e të dashurës së zemrës së tij, ishte që e dashuronte atë grua dhe do t'ia provonte këtë në cdo mënyrë të mundshme.
Hi soldiers!
Besoj se u qartesuam ne lidhje me Xhekun right se e di qe shumica e urrente ne kete histori😂
Po sikur tju thoja qe dhe dy tre kapituj dhe e mbyll me kaq si do reagonit?😂 mad or sad?
This chap btw is for JetaAri ur the sweetest gal 😍😚 and for MegiShyti cz ive missed yaaa
Til next time probably tomorrow, love u all.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro