Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

5



➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Bluzja e trashë me kapuç që kisha veshur në një natë korriku si kjo e sotmja, po më bënte të mendoja se sa mirë do të ishte sikur ta lija Morganin tek vendi i parkimit dhe te shkoja në shtëpi, ku mund të pija çaj në qetësi.

"Nuk ndjen vapë?" theva heshtjen e disa minutave duke pëshpëritur.

Morgan kishte lënë hapësirë mes kapuçit sa për sytë e lyer dhe hundën. Sytë e saj po studionin çdo lëvizje të Xhosë i cili po mbyllte supermarketin ndaj ndoshta nuk e kishte mendjen.

U bën minuta që qëndronim këtu jashtë. Morgan qëndronte tepër serioze dhe ashtu e fshehur pas karrocave të supermarketit vëzhgonte çdo gjë. Unë ndërkohë qëndroja ulur mbrapa saj dhe mendohesha me mikun tim te ri, shkopin.

Kisha frikë. E dija që nuk ishte aspak një lojë por diçka e rrezikshme. Kështu, të veshur si eskimez nga koka te këmbët ishim gati të hynim pa leje në një supermaket dhe të merrnim ushqime pa paguar.
Duke qënë se Morgan nuk po jepte ndonjë shenjë do të thoshte se Xho ende nuk kishte ikur.

Unë fshihesha pas saj, disa centimetra më larg. Isha gati t'ja mbathja vrapit, të zhvishesha nga vapa apo ta gjuaja Morganin me shkopin e vogël.
Faji është i imi që e lejova diçka të tillë. Nuk duhej të pranoja sado ëngjëllore të tregohej.
Po filloja të acarohesha papritur. Me siguri nga vapa. Shkopin e theva.

"Shh... Mos bë zhurmë Ruth!" më qorton me zë të ulët. "Ki durim, edhe pak edhe largohet."

'Bën mirë të ndodh shpejt Morgan' mendova me vete.

Pasi dëgjoj zhurmën e  një makinë unë ngre menjëherë kokën. Xho po largohej. Më në fund! Po më dukej vetja kriminele qysh tani.

Morgan kthehet si për të më lajmëruar por përfunduam duke përplasur kokat. Pasi shajmë çohemi menjëherë. Tani kishim mbetur krejtësisht vetëm në zonën e parkimit i cili ndriçohej nga dritat e verdha.

"Shpresoj të dish ç'po bën" i përshpëris teksa e ndjek nga pas.

"Hap pak çantën time të shpinës dhe më nxirr pak maskarën." më kërkon pa ndaluar hapin.

"Nuk është koha për tu lyer Morgan. Ti e lyer je tashmë."  Dhe shumë madje. Ajo është: 'Oh! Do vjedhin supermarket Ruth, prit pak sa të lyhem!'

"Thjesht nxirre dhe ma jep!"

Hap çantën e saj dhe kërkoj mes gjërave. Kishte marrë një batanije (paksa të njohur) një elektrik dore disa gjëra të tjera të pakuptueshme dhe diku nga fundi pash një çantë të vogël të zezë. Kishte marrë çantën e tualeteve ndërkohë që ne bënim krimin më të madh të njerëzimit? Po i prezantoja vetes motrën time. Ruth, Morgan. Morgan, Ruth. Gëzohem!

"Merre." i dorëzoj maskarën.

Kur mbërritëm në pjesën e pasme Morgan rrëmoji sërish në çantën e saj. Nxorri një pasqyrë. Copëzat e pazëllit u plotësuan.

"Morgan tani e gjete të lyesh qerpikët?"

"Mos më shpërqëndro!"  Thoshte teksa shqyente sytë.

Pasi mbaron mbyll pasqyrën dhe shkon drejt një dere. Morgan bën diçka të pazakontë, diçka idiote le të themi. Ajo futi maskarën në vrimën e çelësit. Ajo nuk do sakrifikonte kurrë bijtë e saj për punë të tilla.

Dera hapet dhe unë duartrokas në mendjen time. Nuk e prisja.

"Ishte 'Golden Rose'. Ja dhjefsha rracën!" Shan teksa e hedh diku. "Urdhëro e dashur, mund të futesh." Më buzëqesh dhe hap rrugë. E imagjinoj sa krenare mund të ndihet.

Futemi dhe Morgan ndez elektrikun e dorës. Më lë për disa sekonda vetëm në errësirë derisa i gjithë supermarketi ndriçohet. Kthehet sërish tek unë dhe thotë se gjithçka është në rregull.

"Dritat nuk duheshin ndezur Morgan. Do kuptohet që ka hyrë dikush." Them gjithë merak.

"Mos ça kokën fare. Rrallë ka njerëz vërdallë në këtë orë. Do kujtojnë se është Xho."

"Por do kujtojnë se është hapur dhe..."

"Boll Ruth! A mund të shijojmë këtë çast? Të marrim gjërat dhe të ikim?" Teksa mbaron fjalën futet brenda.

Në rregull atëherë. Do marrim gjërat më të nevojshme dhe do ikim. E thjeshtë fare. Nxitoj për ta arritur. Brenda ishte kaq i madh! Mbaj mend kur vija me mamin dhe tallja Morganin te kasa. Tani ishte i gjithi për ne!

"Unë po shkoj këtej, ti shko merr ushqimet andej." Më thotë Morgan.

"Mos merr aq sa të kuptohet të lutem. Merr vetëm më të nevojshmet. Nuk duam telashe apo diçka tjetër..." kur kthej kokën Morgan kishte humbur. Po i flisja raftit të patatinave.
Qëndroj ashtu për pak. E zhgënjyer krejtësisht.

Marr një karrocë dhe filloj të shëtis.

Nuk më besohej se jam këtu. Është e frikshme por njëkohësisht e bukur. Më e pabesueshme është se jam me Morganin. Ne kurrë nuk kemi bërë gjëra bashkë. Të vogla ziheshim gjatë gjithë kohës dhe më shumë rrinim me fëmijë të tjerë se bashkë. Kemi qenë kaq të kundërta. Dhe tani po ashtu. Unë më e pjekur për moshën që kam ndërsa Morgan shumë idiote për moshën e saj.

Mendoja këto ndërkohë që merrja ilaçin e rrobave (që do i duhet Morganit). Pasi mbaroj me detergjentët e ndryshëm shkoj te reparti i fruta-perimeve.

Marr disa domate, speca dhe patate. Morgan me siguri ka shkuar tek çokollatat apo tek kremërat e fytyrës. Është kaq tip. Është kaq ajo.

Pas minutash që vij vërdallë përpiqem të gjej Morganin. Diku  shoh brokoli dhe më shkon goja lëng. Lë karrocën dhe përkulem. Një zhurmë rrotash afrohet. Morgan po vinte drejt meje duke përdorur karrocën tamam si një skateboard.

"Shoh që paska vend te karroca jote." Më thotë.
Karroca e saj ishte mbushur me çokollata, çamçakëza, pije alkolike produkte kozmetike e shumë të tjera, të gjitha po derdheshin tek produktet e mia të shëndetshme.

"Morgan mos i ngjesh aty! More çajin tim?" E pyes. Ajo rrëmon karrocën time dhe gjen diçka.
Papritur dora ime laget.

"Morgan mjaft!" Bërtas.

"Leshoji ato gjërat e liga që po prek!" Thoshte teksa më spruconte dorën me larësin e xhamave. "Hiqi. Kuç!"

Po merrja thjesht disa brokoli. Brokolit e mia.

"Janë thjesht brokoli për atë zot! Unë i ha! Dhe tani mjaft me atë!" Kërkoj tja rrëmbej nga dora por ajo vazhdon.

Detyrohem dhe i lëshoj. Ta marrë dreqi! Ajo ka probleme.

"Tani shkojmë! Mjaft ushqime kemi marrë. Besoj se i ke marrë ato çfarë duhen apo jo?" Më pyet.

Sigurisht Morgan. Unë jam ajo që sigurohet për gjithçka. Largohemi me karrocën, fikim dritat, mbyllim derën... mund edhe ta kishim kyçyr por ne nuk kishim çelësin. Fundja kjo është lagja më e qetë. Askujt ska për ti vajtur në mendje të vjedhë një supermarket sonte, përveç nesh. Xho ka për ta kuptuar që ka hyrë dikush. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë...

Unë mbaja karrocën e rëndë ndërkohë që ajo rregullonte flokët. Po filloja të kisha vapë sërish.

Vazhdojmë ecim në zonën e parkimit bosh. Nuk kishte njerëz në rrugë. Të gjithë ishin në shtëpi duke fjetur apo duke qëndruar freskët teksa pijnë çaj të ftohtë.
Morgan i hedh karrocës diçka të zezë sipër. Një mbulesë? Ishte një batanije...

"Morgan! Batanija ime e vjetër! Kjo është e preferuara ime!"

"Kështu do duket si një karrocë fëmijësh. Batanija do mbijetojë Ruth. Mos e bëj kaq dramatike." Shfryu.

Nuk po e bëja dramatike. Atë batanije e kam vërtet për zemër. Sa për atë që tha pak më parë... tha diçka idiote, qesharake... karrocë fëmijësh seriozisht e ka ajo?

"Më shty pak!" Dëgjoj mbrapa veshit.

Përveçse të mbaja karrocën tanimë më duhej të shtyja dhe Morganin nga karroca tjetër. Ajo ishte tamam një fëmijë. Një fëmijë 20 vjeçar.

Rrugës gjetëm një çift që po shëtiste në këto orë të vona. Morgani nuk e vrau shumë mendjen por vazhdonte të qëndronte brenda në karrocë. Papritur ajo vajza na foli ne.

Kur më pyeti 'A nuk është paksa vonë për të nxjerrë fëmijën?' nuk e dija se për kë e kishte. Për karrocën? Apo për vetë Morganin?

Nuk mendova gjatë. Mendja ime qëndronte te vendi ku bëra çmendurirën time të parë në jetë. Qëndronte te Xho dhe sesi do reagonte nesër...

➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro