15
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
E njihja këtë rrugë dhe e dija shumë mirë se ku donte të ndalonte, s'kishte ku të shkonte tjetër.
"Pse nga të gjithë vendet e mundshme zgjodhe parkun e lojërave?" E pyes.
Ajo nuk e priste që unë të flisja kaq papritur ndaj dhe u hodh përpjetë.
"Ruth më trembe! Pse dreqin më flet kaq pranë veshit si maniak."
Ajo zbërthen rripin e sigurimit dhe del jashtë, larg meje.
"Nuk më ktheve përgjigje o bipolare! Çfarë kërkojmë këtu në orën 10? Duhet të kishim mbërritur në Harvey..."
"Një xhiro dhe do ikim Ruth. Kënaqemi si për herë të fundit. Kur të mbërrijmë në shtëpi s'ke për të dalë më. Babi është me nerva dhe kemi për të ngrënë një dënim të mirë." Ajo po më nxirrte inatin.
"Mos më bërtit mua! Është faji yt ky. Unë të thashë që në fillim që do zbuloheshim." Filloj të ngrej zërin paksa e inatosur.
Morgan shfryn dhe vendos duart në bel dhe më sheh.
"Si e mori vesh babi meqë ra fjala?"
"Me sa duket teze Meri paska blerë më në fund një telefon dhe njeriu i parë që vendosi të telefononte kishte qenë babi."
"Oh perëndi! Teze Meri më në fund një hap drejt së ardhmes." Tallet ajo.
I hedh një sy të shpejt telefonit për të parë orën dhe e fus sërish në xhep.
"Nejse Morgan, përse erdhëm këtu? Bë çfarë ke për të bërë shpejt sepse po vete vonë."ia pres shkurt.
Ajo ngre duart lart në shenjë dorëzimi. "Qetësohu për atë zot. Erdhëm vetëm për një xhiro në karusel plus që babi është me nerva deri në fyt gjithsesi s'ka ku të vejë më keq edhe po shkuam vonë."
"Do i themi që shtypëm një lop rrugës."
"E para nuk 'erdhëm' ti erdhe dhe më more dhe mua me vete. Tani shko bë atë xhiron, unë do shkoj te blej një bidon me ujë që të shplaj gojën nga shija e keqe e naftës dhe ndonjë çamçakëz me mente." Sa bëj të largohem për të shkuar drejt një stende me ushqim ajo më mbërthen krahun.
"Po tani çfarë?"
"Ti do vish me mua."
"Jo."
"Po."
"Jo."
"Po."
"Pse më do me vete si rrodhe gjithmon s'të kuptoj?" E pyes e acaruar.
"Sepse... është hera e parë që hipi dhe kam... kam frikë?" Ajo bën një fytyrë ëngjëllore. Përpjekje e bukur.
Bëj të qesh por pastaj e pyes. "Pse nuk ke hipur kurrë më parë? Ne shkonim gjithmon këtu me mamin dhe babin kur ishim të vogla."
"Por unë nuk kam hipur kurrë...kam dashur gjithmon të hipja aty. Siç hipje ti me mamin...por sa herë vinte rradha ime ose babin e merrnin në telefon për tu larguar ose ti filloje e qaje kot pa pushuar."
U ndjeva pak keq nga ato çfarë tha. Nuk e zgjata më dhe e ndoqa drejt hyrjes. Edhe pse vonë parku ishte plot me njerëz me tullumbace dhe pambuk sheqeri në dorë. Morgani bënte kontrast me vendin e veshur me të zeza nga koka te këmbët, me tatuazhe, makeup të rënduar dhe me flokë të oksigjenuar. Ti bëj edhe këtë nder këtij fëmije të rebeluar mendova.
"Oh mos qenka plot." U ankua ajo. "Ruth shko bli ç'ka do blije sa të mbarojë rradha."
Sigurisht që nuk kisha ndërmend të prisja aty me Morganin si pleq për më tepër po vdisja nga shija e neveritshme në gojë. Hyj në banjot publike për të vjellë ato çfarë kisha mbajtur në bark dhe shkoj te tezga më e afërt.
"Një bidon me ujë lutem dhe diçka me shije menteje nëse keni." I them shitëses. Ndërkohë hedh dhe një shikim të shpejt drejt Morganit për të parë se ç'po bënte. Ajo ishte ulur atje ku e lash, sytë drejt karuselit që po rrotullohej duke pritur me durim radhën e saj.
"Urdhëroni vajzë."
Shitësja më tërheq vëmendjen papritur. Marr gjërat dhe shkoj drejt Morganit. Nuk kisha gjë më të mirë për të bërë gjithsesi. Xhiroja kishte mbaruar dhe ajo po më kërkonte me sy mes njerëzve.
"Jam këtu." I them dhe ajo trembet sërish.
"Ruth mos më dil më si fantazëm nga mbrapa, më ke trembur tre herë sot!" Më qorton ajo duke mbajtur dorën në zemër.
"Pi pak ujë." I jap ujin duke qeshur.
Ajo piu disa gllënka me një frymë dhe sheh për nga karuseli që po mbushej me njerëz.
"Shkojmë, shkojmë! Se do na zëjnë vendet." Ajo më tërheq prej krahu dhe vrapon. S'do ma merrte mendja që do e shihja Morganin kështu, duke vrapuar si fëmijë i emocionuar për të bërë një xhiro në karusel.
Më në fund zejmë vendet dhe presim.
Është eksperiencë e re edhe për mua. Nuk kam bërë kurrë xhiro natën.
Morgan më kap dorën fort kur makineria filloi të rrotullohej. Ajo po bënte gjatë gjithë kohës "uau" me gojë. Kisha frikë se mos papritur i trazohej barku duke qenë se ishte edhe shtatëzën por ajo nuk dukej fare keq dhe po e shijonte xhiron. Unë kisha pak frikë ajo jo.
Kur arrinim në majë shihnim një pamje fantastike të qytetit. Plot drita që rrezëllinin në errësirë dhe krijonin një oqean me yje. Morgan po qeshte, dukej e lumtur. Ajo po qante gjithashtu, sepse ishte e lumtur. Sa herë që shkonim poshtë mezi prisnim të arrinim sërish majën për tu mahnitur nga pamja që na priste.
Nxorra telefonin dhe bëra shumë foto të panoramës madje edhe foto me Morganin. Tani që e mendoj kjo është fotoja e parë që bëj me të, këtë do e ruaj.
Xhiroja mbaroi dhe sa do që Morgan mu lut për një xhiro tjetër nuk e lejova. Kishim një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk ishte koha e duhur sado që edhe vet doja shumë ta përsërisja.
Tërhoqa Morganin me vete dhe njerëzit po na shihnin çuditshëm. Motra më e vogël po luante rolin e dados me motrën më të madhe.
Heshtja mbizotëroi kur u futëm sërish në makinë. Unë u shtriva sërish te sediljet e mbrapme për komfort ndërsa Morgan kishte detyrën e vështirë për të lëvizur timonin.
Megjithëse ishte vonë dhe doja të dremisja pak kisha frikë ta lija vetëm në timon. Po sikur ta zinte gjumi aty? Dhe të vdisnim?!
Për siguri ndeza radion dhe ngrita volumin. Heshtja të vë në gjumë. Ndonjë këngë rock do e mbante zgjuar.
Ajo ktheu kokën dhe më dha një shikim dyshues.
"Nëse do të flesh fli. Mos ki merak për mua, nuk është hera e parë që udhëtoj natën vonë." Më siguron ajo.
Megjithëse unë isha rehatuar aty mbrapa duke vendosur njërën këmbë sipër sediljes së pasagjerit dhe duke mbështetur kokën mbi një tufë rrobash pambuku prapë se prapë mu duk gabim të flija. Nuk ishte e drejtë për Morganin.
Ne kishim hyrë në rrugën e ngushtë të një pylli tashmë. Rruga ishte e shkretë dhe dritat e makinës sonë ishin e vetmja gjë që ndriçonin pemët. Pamja që kisha përballë ishte goxha e frikshme. Shumë filma horrori po luheshin në mendjen time.
Kështu që vendosa të mbyllja sytë dhe të mendoja për gjëra të bukura... për Nikolasin.
Vendosa ti shkruaja dhe të kaloja kohën duke folur me të...
* * *
"Ruth çohu." Më përshpëriste dikush në vesh.
Unë nuk u çova. Sytë i mbaja të mbyllur dhe vazhdoja të flija.
Zëri vazhdonte të më thërriste butë por unë nuk bindesha. Ndjej tërheqje. Dikush po më mbante dhe më nxirrte nga makina pak dhunshëm.
Sytë i mbaja të mbyllur ende. Ndjej material të butë poshtë meje, tamam si krevat. Shtrihem gjerë e gjatë aty deri në momentin kur dëgjoj të bërtitura që më prishin gjumin.
Rrudh vetullat dhe përpiqem të shoh se ç'po ndodh. Isha në shtëpi e shtrirë në divan. Morgani i kishte sytë e kuq, po qante dhe po mbante faqen me dorë.
Çfarë po ndodh? Kush e qëlloi? Kur shoh palën tjetër sillem në vete dhe çohem.
"Babi çfarë po bën?!"
"Qepe gojën Ruth. Ke edhe ti punë me mua më vonë. Sa për ty Morgan, të të hyjnë fjalët e mia në vesh! Këtë herë vërtetë që e teprove. Abuzove me besimin tim, për të shkuar një zot e di se ku. Si dreqin të të quaj ime bijë? Ti je një turp!" Babi ishte bërë i kuq në fytyrë dhe po i fliste ashpër Morganit. Ai asnjëherë nuk e ka qëlluar atë. Asnjëherë nuk ka guxuar të prekë njërën nga ne me dorë.
Bëhem të hyj në mes tyre por Morgan largohet e para me hapa të shpejtë dhe mbyllet në dhomë.
Bëj ta ndjek pas por babi më kap dorën.
"Ku po shkon? Kam punë edhe me ty.."
Unë arrij të shkëputem prej dorës së tij dhe ngjitem lart. E dija që do e gjeja derën mbyllur.
"Morgan?" Asgjë. "Morgan të lutem hape derën, le të flasim pak."
Asgjë.
Papritur dëgjoj një të kërcitur në derë.
"Ke laps?"
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro