Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

13



➺❧t➺❧✿❀➺❧➺❧

Kisha zbritur në kuzhinë dhe po përgatisja mëngjesin. Isha zgjuar vonë, ora shënonte 11.
Kur hapa sytë gjëja e parë që pashë ishte motra ime që më kishte përqafuar. Ajo mi kishte hedhur duart rreth belit dhe kishte mbështetur kokën në qafën time.

Do thoja se dukej si ëngjëll por fytyra e saj ishte një rrëmujë e vërtetë kështu që vendosa ti pastroja fytyrën me qëllim që mos ti acarohej.

Mu deshën më shumë se një pecetë për të pastruar gjithë atë bojë të zezë te sytë. Morgani fle edhe me makeup dhe për mendimin tim është gjëja më e parehatshme, për më tepër përfundon së ndruari veshjen e jastëkut pothuajse çdo natë.

Ajo është e bukur dhe ka një fytyrë ëngjëllore, por një personalitet skizofreni.

Isha ulur në tavolinën e kuzhinës dhe po mendoja, pa vënë re proshutën që po digjej në tigan.

"As të skuqësh nuk di." Dëgjoj zërin e dikujt pas meje.

Morgan ishte futur në kuzhinë pa e kuptuar dhe po kthente gjërat që unë kisha harruar. Kisha humbur në mendime.
Ajo kishte veshur një fustan me rripa të bardhë prej tyli që arrinte deri te gjunjët dhe që i tregonte të gjitha tatuazhet e krahut dhe qafës. Shumë ndryshe nga shijet e saj, ajo rrallë vesh gjëra të bardha. Do të thoja se për të parën herë ajo dukej kaq e pafajshme...

"Këto të djegurat i ke ti." Më bën me shenjë proshutat e djegura "Ka për të pirë këtu?" ajo vendos pjatat në tavolinë dhe hap frigoriferin pranë meje.

Morgan kishte bërë sërish tualet fytyre Është teoremë e vërtetuar nga unë: Askush nuk ka për ta parë dot Morganin pa makeup. Rastet e rralla janë vetëm dy, ose është sëmurë ose ja heq teksa ajo është në gjumë.

"Ke lëng frutash në banak." I kap dorën. "Lëre birrën."

Më ka ikur zëri duke i thënë të mos pijë por duket sikur asaj gjithçka i hyn nga njëri vesh dhe i del nga tjetri. Për çudinë time ajo e fut sërish birrën dhe merr lëngun e frutave.

Ajo ulet pranë meje dhe fillon e ha. Mua sikur më iku oreksi dhe vendos ta pyes për diçka që më ka shqetësuar së fundmi.

"Pra do e mbash fëmijën."

Ajo lëshon pirunin dhe më hedh një shikim me gojën plot. Ashtu duke u përtypur pi pak nga lëngu dhe vazhdon e ha. Pas disa sekondash fillon e flet: "Sigurisht që do e mbaj, se mos kam zgjidhje tjetër."

Unë largoj pjatën që kam përpara dhe fokusohem vetëm te Morgani që ha. Fjalët që tha më dhembën.

Diçka vjen erë dhe nuk është proshuta ime e djegur. Morgani fsheh diçka. Ajo e ka diçka në mendje dhe përgjigja që më dha nuk mjaftonte. Doja ti bëja ende pyetje mbi foshnjen.

"Kur do ja thuash babit të vërtetën?"

"Pasnesër kur të kthehemi."

"Ke frikë nga mënyra si do reagojë?"
Ajo ndalon së ngrëni dhe lë pjatën në banak. Kur largohet nga kuzhina unë e ndjek nga pas. Nuk kisha për ta lënë rehat këtë herë.

"I kam menduar të gjitha Ruth. Që të gjitha! Është gjithçka e planifikuar më së miri. E di çfarë do i them dhe si do reagojë." Ajo shtrihet gjerë e gjatë në divan duke hapur këmbët. "Maksimumi do ha ca fjalë, një shuplak ose do largohem nga sht-"

"As mos të të shkojë në mend!" E ndërpres. "Babi s'ka për ta bërë kurrë. Ai të do"

Ajo mbulon sytë me krahun si për tu relaksuar. "Ti kurrë s'ke për ta provuar si ndihem. Nuk ke qenë ndonjëherë fëmijë i lënë pas dore. Nuk kam qenë kurrë fëmija ideal si ty. Të kam pasur shumë zili pasi unë isha thjesht një dështim. Mami ishte e vetmja që më kuptonte por edhe ajo u largua prej meje. Kam pasur familje dhe prap ndihesha shumë vetëm. Je ndjerë ndonjëherë kështu? Vetëm? Në një shtëpi plot me njerëz?"

Fjalët e saj më prekën. Nuk mendoja kurrë se ajo do më kishte zili apo se si ndihej në të vërtetë. Nuk isha asgjë më shumë se një peshkope e zhytur në libra me nota të shkëlqyera, pa shumë shokë. Morgan më quante gjithmon dështake dhe isha unë ajo që në të vërtetë e kisha zili. Do të doja ndonjëherë të kisha lirinë e saj, të çlirohesha nga presioni prindëror me frikën se mos i zhgënjeja.

"Përkundrazi Morgan. Për mua ka qenë gjithmon e kundërta. Ndoshta të kisha pak inat për faktin se gjithmon u hapje shqetësime prindërve apo futeshe në telashe, por e vërteta është, të cilën unë e kuptova vonë, që dua të kem pak nga cilësitë e tua, nga moskokëçarja jote, nga dëshira jote e shfrenuar për tu argëtuar. E kuptova shumë vonë që fëmija depresiv në shtëpi nuk ishe ti Morgan, isha unë..."

Kur thash fjalët e fundit Morgan hoqi krahun nga fytyra sikur donte të dëgjonte më mirë se ç'kisha për të thënë.

"Rrija gjithmon në shtëpi duke lexuar, dilja shumë rrallë. Kuptova që jeta që bëja ishte e izoluare kot dhe e mërzitshme. Sa herë ktheheshe nga festat babi vërtetë mund të bërtiste por ti nuk dukeshe e mërzitur, buzëqeshja nuk të shqitej nga fytyra. Nuk po them që thellë thellë nuk ishe e mërzitur sepse në një farë mënyre ti po përpiqeshe të largoje mendjen nga vdekja e mamit. E di shumë mirë se sa ndikoj tek ty kjo gjë por ti dije si ti bëje qejfin vetes. Unë luaja rolin e indiferentes pasi isha e paaftë të bëja të lumtur vetes. Thjesht ëndërroja me sy hapur."

Marr frymë dhe ulem në tokë përballë Morganit. Ajo po më shihte me kujdes, po dëgjonte çdo fjalë që po thoja dhe fytyra e saj dukej më e dashur dhe e kënaqur.

"Kur mbërritëm këtu mendova se do filloja të luaja sërish rolin e të rriturit duke të ndaluar së bëri gjëra por u lodha nga kjo. Doja për të parën herë të mësoja diçka nga ty, të bëja si ti. Ndoshta për këtë arsye e lash veten të lirë dje me Nikolasin..."

Ndalova së foluri dhe prita të dëgjoja se ç'kishte për të thënë Morgan.
Për disa minuta asnjëra nga ne nuk foli dhe thjesht qëndruam në qetësi. Papritur ajo rregullon fytin dhe pyet:

"Ke ndonjë plan për sot?"

"Çfarë?" E pyes e habitur.

"Ka ndonjë gjë që do të bësh? Këtu. Edhe dy ditë kanë mbetur prandaj të pyes.

"Nuk e besoj, s'kam asnjë ide."ngrej shpatullat.

"Shko lexo ndonjë libër lart atëherë unë kam për të bërë diçka"

"Hmm? Çfarë?" pyes gjithë kuriozitet.

Ajo më injoroi pyetjen dhe unë vendosa të ndiqja këshillën e saj dhe ngjitem lart. Morgan papritur thërret që poshtë dhe më kërkon ti sjell çantën. Duke mos dashur të rri vetëm marr edhe librin tim dhe zbres poshtë bashkë me çantën e rëndë të saj.
Ajo fillon të rrëmojë brenda ndërsa unë ulem në bisht dhe hap faqet e librit. Vendosa të fokusohesha aty dhe të mos e vrisja mendjen se çpo kurdiste Morgan.

Dëgjoj zhurmë qeseje të hapej, dëgjoj goditje në tavolinë por nuk e ngre kokën. Pasi dëgjoj Morganin të thithë hundët ngre paksa kokën.

"Të filluan hundët.." fjalët më ngecin në fyt. Nuk e di nëse po më bënin sytë apo jo. Ajo po drogohej? "Çfarë është ajo?!" Ngre paksa zërin që ti tërheq vëmendjen.

Ajo hedh kokën mbrapa dhe mbështetet në divan.
"Sheqer." Përgjigjet

"E di shumë mirë se çfarë është por unë nuk e dija që ti drogoheshe." Them e alarmuar me sytë e zgurdulluar.

"Qetësohu është hera ime e parë. Kam dashur gjithmon ta provoja dhe të ndieja efektin që të jep." Ajo po shihte tavanin. "Ti a nuk je kurioze?"

Isha gati të flisja gjerë e gjatë për pasojat e saj, varësinë etj. Por duke parë që ajo ç'ka u bë u bë dhe duke marrë parasysh natyrën e saj dhe faktin që nuk do i plaste shumë nga fjalët e mia heshta.

Në tavolinë kishte mbetur edhe pak. Po tundohesha nga pamja. A do më vriste vallë një sasi e vogël? Do më bënte dëm të provoja pak nga moskokëçarja e saj?
Sytë ishin fiksuar te pluhuri i bardhë. Doja edhe unë të bëja si ajo. Nuk doja ta lija motrën time vetëm në këtë. Ndoshta kështu do bëhesha e lumtur.

Kur i kërkova ta provoja edhe unë Morgani shqeu sytë nga habia. Në fillim nguroi pak por më pas më la të bëja çtë doja.

Pasi futa drogën brenda meje u mbështeta gjithashtu dhe po prisja për efektin. Çfarë ndodh? Supozohet të relaksohesh? Të lajthisësh? Të të qetësojë nervat? Nuk e dija. Thjesht qëndrova ashtu duke pritur si Morgani që kishte mbyllur sytë.

➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Ky ishte paksa boring but the next ones will be better.
Edhe pak kapituj kane mbetur 🥺♥️

Thanks to everyone reading this ㅂㅈㅂ♥️

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro