10
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
Më në fund dielli kishte perënduar. Pasditen e kaluam të ulura në bar duke biseduar. Do të doja ta pyesja për shumë gjëra, ajo mbetet një mister i madh. Vetëm tre ditë në Minnesota dhe mendja ime nuk po arrin të përballojë gjërat që po ndodhin. Është gjithçka shumë e ngatërruar. I bëra një nder vetes dhe mënjanova pyetjet. Diçka më thoshte se së shpejti do dilnin në dritë...
Ora 19:30
Morgan tani qëndron në dhomë. Më tha se ndihej e lodhur dhe se nuk kishte uri, megjithëse arriti të rrëmbente dy shishe birrë nga frigoriferi. Shtëpinë e kaplonte një qetësi e rëndë. Duke mos ditur cfarë të bëja vetëm ne sallon si një këlysh i vetmuar vendosa të fle edhe unë. Para se të drejtohem për nga shkallët bëj një ndalesë në kuzhinë.
Po më digjej fyti dhe kisha nevojë për ujë. Kur hap frigoriferin syri më kap veç pije alkoolike. Morgani ka lënë ujin jashtë. Marr frymë thellë dhe përpiqem të qetësoj veten teksa pi ujë të ngrohtë.
Fik dritat e katit të parë dhe ngjis shkallët. Tani që shtëpia ishte në errësirë arrija të dalloja dritën që dilte nga dhoma e Morganit. Nuk paska rënë në gjumë? Nuk më pëlqen të përgjoj por kur vjen puna tek ajo...
Dera ishte paksa e hapur, mjaftueshëm për syrin tim kurioz.
Morgani qëndronte në tavolinën e shkrimit vetëm me të brendshme. Në dorë mbante një laps dhe po shënonte diçka në një copë letër të vogël, të cilën e kam parë shpesh. Më pas e palos dhe e fut thellë në çantën e saj sikur kërkon ta fsheh. Ajo letër... Do të doja të dija se ç'përmban ajo letër kaq të rëndësishme sa të bëjë Morganin të shkruajë.
Ajo kap më pas dhunshëm kanaçen e birrës dhe e pi me një frymë. Dukej e mërzitur. Çfarë je duke bërë Morgan? Isha gati ta ndaloja së abuzuari me veten dhe me titullin si nënë e ardhshme por një gjë më bëri të stepem. Fillova të bëja hapa pas pa e kuptuar.
E humba atë nga shikimi dhe mbylla veten në dhomën time.
Pse vallë lotët e saj do më trembnin në atë mënyrë?
* * *
"Mos më rri aty si buf po shko provoje!" Ma bën me shenjë nga fustani teksa kthehet përsëri me fytyrë nga pasqyra.
Kemi marrë pjesë gjithmon në festivalin e "Blu-së". Çdo vit unë dhe Morgan shkonim, sigurisht që me shoqëritë tona. Ama asnjeherë nuk do guxoja të shkoja me fustan. Morgan gjithmon është tepër e ekspozuar, ndaj nuk habitem që edhe këtë herë ka vendosur të veshë një bluze të hollë me rripa dhe një minifund. E si të mos nxjerrë në pah tatuazhet?
Për mua është ndryshe. Shumë rrallë vesh fustane dhe nëse vesh sigurohem që të mbulojnë gjunjët. Ama fustani që më sugjeroi Morgan.... Do dukesha si ato që fillojnë me K dhe mbarojnë me A.
Do ndihesha shumë herë më rehat me xhinse dhe një bluze të thjeshtë por këtë herë se di pse thashë 'Varja nuk kam asgjë për të humbur, për më tepër as babi nuk është këtu të më gjykojë'
Rrëmbej fustanin e hollë të zi dhe filloj të zhvishem. Papritur Morgan kthehet dhe shqyen sytë.
"Jo humbamene jo, sa nuk merr vesh." Mbylli maskarën e bezdisur dhe vazhdoi "Duhet të heqësh sutjenat. Ky lloj fustani nuk ka nevojë për to, për më tepër do dukeshe shumë shumë keq."
Tani isha unë ajo që po shqyeja sytë.
"Je në vete? Ti po thua të dal e zhveshur komplet?!" Kapa materialin e hollë të fustanit "Jo vetëm që është shumë i hollë dhe paksa transparent por ti po më thua të heq dhe sutjenat? Mos u bë e marrë, nuk kam dalë kurrë pa to. Ti e di si bëhet festivali më vonë. Të gjithë pijanecët do fillojnë të kërkojnë nuse."
Morgani kapi gjithë nerva buzëkuqin e kuq dhe u kthye. "Si të duash, do lësh nam ashtu. Të paralajmërova."
Po shikoja veten në pasqyrë. Fustani ishte me rripa dhe i shkurtër. Rrinte njësh me gjoksin tim sikur të ishte bërë për mua. Nuk ishte dhe aq keq. Dukesha mirë dhe po fillonte të më pëlqente.
"Të provosh gjëra të reja apo të bësh një ndryshim në vete sa je gjallë është gjesti më bujar që mund ti bësh vetes tënde, kungullesh."
Me këto fjalët e Morganit më në fund i dorëzohem imazhit të ri dhe shkoj drejt saj për ti rrëmbyer buzëkuqin nga dora. Varja do lyhem gjuthashtu.
* * *
Pasditja erdhi. Muzika po fillohej të ndihej që larg. Mund të dëgjoheshin brohoritjet e njerëzve që mezi e prisnin edhe këtë vit. Festivali i "Blu-së" ka qenë gjithmon diçka e bukur. Unë me shoqet gjithmon ktheheshim herët ndërsa Morgani dhe miqtë e saj jo. Festivali gjatë natës mund edhe të kthehej pak në rrezik.
Nuk e di se si por po ecja vërdallë në shtëpi me taka. Morgan më bindi ti vishja. Gjithmon më bind. Duhet të tregoj rezistencë dhe të mos jepem lehtë.
Ndihesha nervoze. Shumë nervoze. Kur shihja herë pas here veten në pasqyrë, teksa prisja për Morganin që të gjente këpucët e saj, mbaja frymën. Make up-i, fustani pas trupit, takat, flokët e gjatë e të zinj të derdhur pas trupit më tregonin më femërore, më sensuale, më tërheqëse. Të jem unë vallë?
"Sa bomb që dukesh. Do të duhet një mrekulli tu shpëtosh flirtimeve sot."
Zëri i saj më kapi në befasi sa u hodha përpjetë.
"Më në fund i gjeta." Më tregoi këpucët që mbante në dorë "Zbresim poshtë tani se do nisemi."
Pasi dalim dhe mbyllim derën Fredi fqinji (i vetmi që nuk merrte pjesë në festival) po më ngulte sytë. Po filloja të kisha turp. Kush e di se ç'po mendon për mua. Mund të imagjinoj zhgënjimin e tij. Ndoshta po i dukem si një e përdalë.
"Çkemi yllo a nuk do na bashkohesh në festë?" I fishkëllen Morgani me tallje. Ai nuk i kthen aspak përgjigje përkundrazi, vazhdonte të kishte sytë e ngulur tek unë. Nuk po më njihte apo çfarë?
Morgan fillon të më tërheqë pasi kisha ngecur në vend. Largohemi prej aty dhe fillojmë ecim. Ajo nxjerrë telefonin dhe fillon e shkruan mesazhe.
"Nuk e ke problem nëse takohemi me ca miq të mi apo jo?"
Me miq të saj kuptohen disa versione të ndryshme të llojit të saj. Tunda kokën për jo dhe vazhduam rrugën.
Sa më shumë ecnim aq më shumë njerëz shihje në rrugë dhe aq më shumë buçiste muzika. Kishte shumë njerëz!
Morgani më sinjalizon ta ndjek drejt turmës. Pas pak ajo fillon e vrapon drejt një grupi me vajza dhe djem duke më lënë mbrapa si këlysh të vetmuar. Më në fund i arrij dhe të gjithë më ngulin sytë. Morgan kthehet nga unë dhe më prezanton. "Ah! Kjo është motra ime Ruth!"
Disa nga vajzat më përshëndesin ndërsa djemtë vazhdonin të më studionin me sy. Këta nuk janë tipat me të cilët unë do të shoqërohesha por le të themi se për sa kohë të qëndroja me Morganin nuk kisha zgjidhje tjetër.
Nuk njihja asnjë dhe e dija që situata do ishte paksa e sikletshme, për më tepër e ndjeja që nuk do mund të përshtatesha me ta kurrsesi. Vendosa që thjesht të buzëqeshja dhe ti qëndroja sa më afër time motre.
Pas rreth një ore që qëndroja ulur duke dëgjuar bisedat e tyre më në fund vura re figurën e një djali që nuk po më shqiste sytë. Edhe pse kishte një kapelë të zezë në kokë mund tja shihja tiparet tërheqëse të fytyrës. Ishte vërtetë i pashëm. Me trup të formuar mirë duhet të ishte rreth të njëzetat, moshë me Morganin ose edhe më i madh.
Sytë e tij po më gërrmonin. Ul kokën nga turpi dhe shoh gjoksin tim paksa të zbuluar. Ky fustan jepte një pamje të mirë të tij sa herë që përkulesha. Menjëherë mbështetem në karrige dhe rregullohem. Teksa marr frymë thellë për tu qetësuar Morgan dhe të tjerët gjejnë momentin e duhur për të më lënë vetëm me të. Kurrsesi nuk do shkoja për të kërcyer pasi e dija se ajo do më linte vetëm dhe do përfundoja me ndonjë pijanec. Ama as të përfundoja vetëm nuk doja.
Të gjithë mezi prisnin të kërcenin përveç njërit. Oh jo!
Pasi mbesim vetëm papritur ai çohet. Falë zotit! Të lutem largohu të lutem largohu të lutem largohu!
Por jo. Sa s'më pushon zemra teksa dëgjoj karrigen ngjitur me mua të lëvizë. Ai ulet pranë meje.
"Çkemi Ruth."
Kthehem drejt zërit mashkullor, disa centimetra larg fytyrës sime.
O zot!
Zemra sa nuk më shpërthen. Nuk kam qenë ndonjëherë në situata të tilla me djem. Në shkollë nuk më mësojnë se si të sillet në të tilla rrethana. Por hej! Ndoshta do thjesht një bisedë të shkurtër për të kaluar kohën?
"Um.. Çkemi." Arrij të nxjerr duke murmuritur. Ai nënqesh.
"Si ndihesh?" Më pyet papritur.
Si ndihem? "Mirë..." përgjigjem.
"Je rritur shumë. Sa nuk të njoha."
Ktheva kokën drejt tij dhe tani po e shihja drejt e në sy. Ai po kafshonte buzët gjithashtu. Duhet ta kem parë më parë. Përpiqem të kujtohem. Morgan gjithmon sillte njerëz në shtëpi sa herë që mami dhe babi nuk ndodheshin në shtëpi. Ndoshta ai ka qenë gjithmon atje. Unë kam qenë e vogël dhe e papërfillshme atë kohë. Thjesht një fëmijë.
Sa më shumë e shihja aq më shumë pjesë pazëlli mblidheshin bashkë. Morgani gjithmon dilte me të dhe ndonjë vajzë tjetër. Duhet të ketë qenë ndonjë ish i dashuri i saj ose shok i ngushtë. Jemi ndeshur disa herë tani që e mendoj por kurrë sdo e mendoja se ai do më mbante mend.
Sa idiote jam. Morgan vetëm një motër ka.
"Nikolas gëzohem." Më buzëqesh ndërsa sytë ishin duke më ngrënë së gjalli.
"Ëm.. Gëzohem." Mërmëris.
"Mos ji kaq e turpshme bukuroshe." Papritur ai vendos dorën mbi kofshën time të zbuluar.
Zemra më del nga vendi. Filloj të marr frymë me vështirësi. Bëhem ti largoj dorën por në vend të saj vendos timen sipër. Çpo bëj? Kam lajthitur? Pa kuptuar po i ngulja sytë buzëve të tij. Koka ime afrohet ngadalë drejt tyre. Doja ti shijoja por ai u çua papritur duke më lënë ashtu si idiote në ëndrrat e mia.
Ai më kap dorën dhe më ngre bashkë me të.
"Eja me mua." Më përshpëriti në vesh në mënyrë që të dëgjoja në atë muzikë të lartë. Ai nuk po pyeste por po urdhëronte...
Nuk rezistova. E ndoqa si një e marrë. Mendja nuk po më punonte më. E lash të më drejtonte përmes turmës. E vetmja gjë që shihja ishin shpatullat e tij të gjera që po më çonin një zot e di se ku.
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
Pjesa tjeter do jete +18 (lol)
E di qe keto paralajmerime injorohen but who cares.
Mund te kete gabime tho pasi I haven't checked 🤠
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro