Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

1


  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

2 ditë më pas

Në gjithë atë vapë korriku po qëndroja brenda në dhomë duke lexuar një tjetër libër të Dean Koontz. Ky libër ishte goxha  më i trashë në krahasim me vëllimet e tjera.

Në shtëpi dëgjohej vetëm zhurma relaksuese e ujit që rridhte nga dhoma ngjitur. Ajo ishte duke bërë një dush. Dje dhe sot ajo nuk kishte dalë nga dhoma, epo pothuajse. Natën vonë kur jam duke lexuar, e dëgjoj teksa zbret urtë e butë shkallët dhe vjedh ushqim nga frigoriferi.

Çarçafët dridhen. Më vjen një mesazh në telefon "Më jep një bidon me ujë"

Ishte nga ajo. E injoroj dhe vazhdoj pa prishur qejfin në faqen tjetër. Nga dhoma e saj dëgjohet një përplasje pastaj një zhurmë tjetër dhe...qetësi.

Pas disa minutash telefoni im ndriçon sërish. "Të lutem"

E habitshme, ajo nuk do e lejonte veten kurrë të thoshte një fjalë të tillë. Dorëzohem dhe dal nga dhoma. Rrëmbej një bidon me ujë të ftohtë dhe ngjitem sërish lart.

Hap ngadalë dhomën e saj dhe shtangem. Nëse ka një gjë që mendoja se nuk do ta shihja më kurrë, nëse ka një gjë po aq të rrallë sa ajo pa makeup, është Morgani duke qarë.

Koka i ishte zhytur mes gjunjëve të cilat po përqafoheshin fortë nga krahët e saj të dobët. Shpatullat i uleshin dhe i ngriheshin me ritëm. Dy herë lart pastaj poshtë. Po qante pa zhurmë.

Me siguri nuk më ka vënë re që kam hyrë. "Morgan?" Them me zërin që më dridhet. Më vinte keq ta shihja në këtë gjendje, kaq të thyer.   Kështu Morgan ka qarë vetëm dy vite më parë, kur morëm lajmin nga spitali se ,mami, na kishte lënë.
Vendos bidonin diku dhe afrohem ta prek në shpatull.

"Je mirë?" I them butë, aq butë sa mendoja se zëri i lartë do ta shkërrmoqte të gjithën.

Papritur ajo hidhet përpjetë, pushon dhe ngre kokën ngadalë. Me dorën e saj të dobët heq fijet e flokut ende te patharë që i ngjiteshin në fytyrë.

Gjëja e dytë që mendoja se nuk do e shihja më kurrë ishte Morgan pa makeup! Situata është vërtet rëndë. Duhet të telefonoj ambulancën. Kur Morgani nuk vë makeup dhe qan asgjë nuk është në rregull.

"Ruth" më thotë. Sytë e skuqur i zgurdullohen dhe buzëqesh si psikopate. Pa makeup duket tjetër njeri. Duket më e vogël, më e ëmbël, më e bukur.Jo Morgan! Nëse nuk do ishte për tatuazhet ne mbarë pjesën e djathtë të trupit, nuk do e besoja se do të ishte ajo.

Më përqafon papritur. Zhyt kokën në barkun tim dhe vazhdon të thotë emrin tim papushim.
E kam menduar gjithmon se ajo vuan nga ndonjë atrofi cerebrale. Dhe ndoshta kam psur të drejtë gjatë gjithë kohës.

"Ruth, Ruth... eja ulu këtu." Pushoi totalisht nga të qarit. Mendova se kishte ndodhur diçka e keqe, por ajo thjesht po më fton të ulem afër saj, me bebëzat e zmadhuara. Psikopate komplet.

"Çfarë ka Morgan?" E pyes.

"Dua të të kërkoj diçka."

"Çfarë është?"

Ndalon për pak dhe vazhdon. Papritur kthehet serioze. Atrofia...

"Ti e di se qëkur..." e dija se ku e kishte. E kishte shumë të vështirë të fliste për atë gjë. "...ndodhi... shtëpia ka ndryshuar shumë. Nuk të duket sikur të ha? Sikur të mbyt? Sikur është shumë e zezë? Nuk jemi larguar më nga qyteti, kemi qëndruar mbyllur. Po sikur..."

Doja ta pyesja se ç'kishte që qante pak më parë por si gjithmon ajo ndërron temë. "Sikur çfarë?"

"Sikur të kthehemi në Minnesota."

Babi nuk ka për të na lënë. "As që bëhet fjalë. Babi nuk do na lërë, është shumë larg!"

"Nuk ka pse ta marrë vesh! Nuk të ka marrë malli për shtëpinë tonë të vjetër? Lagjen ku supozohej të jetonim? Plakun Xhimi? Mendoje Ruth. Atje nuk ka kujtime të këqija si këtu. Atje gjithçka ishte perfekte."

Fliste plot emocion. Sytë e skuqur nga të qarit tani dukeshin më të lumtur. Më kishte marrë malli shumë për Minnesotën por...

"Pas 8 ditësh kemi... e di ti. Dhe ende mendoj se babi nuk do na lërë."

"Do jetë vetëm për 7 ditë, do kthehemi sërish këtu. Të premtoj. Vetëm për pak. Por të lutem eja me mua. Do flas unë me babin. Do i them se do shkojmë nga teze Meri në Michigan. Nuk ka si të thojë jo." Dhe qesh pakëz.

Teze Meri? Ajo jetonte në një fshat të humbur në Michigan. Duke qenë tip i mbyllur ajo ka zhdukur çdo kontakt me njerëzit. Që nga përshëndetjet me fqinjët e deri në zhdukjen e telefonave apo internetit në shtëpi. Jeton vetëm me kuajt e saj. Unë dhe Morgani e duam shumë. Megjithatë ajo nuk arrin të mbijetojë gjatë aty. Kur ishte e vogël gjithmon qante se mërzitej apo se i mungonte mami. Ndërsa unë doja të qëndroja në mënyrë që të bëja xhiro me kuaj apo të lexoja ndonjë libër nën hijen e një peme.

"Babi nuk ka për ta ngrënë." Them. "Ti që do të shkosh me dëshirë dhe të kalosh një javë nga teze Meri? Ne e dimë tashmë që nuk reziston as 5 minuta atje, larg civilizimit njerëzor."

"Ti bë gati valixhet, me babin merrem unë. Do nisemi nesër në rregull?" Më afrohet dhe fërkon kokën në kraharorin tim tamam si një kotele. Pse me kaq nxitim? Pushimet sapo kishin filluar.

Ndoshta pak ditë në Minnesota do e bënin më të lumtur dhe do e bënin pak më mirë. Por edhe mua më ka marrë malli gjithashtu. Ajo është kaq e papërshkueshme, kaq konfidente. E kam të vështirë ta kuptoj se çfarë mendon apo ndjen. Pak më parë e gjeta duke qarë, pastaj serioze dhe tani papritur qesh si një fëmijë.

Më vonë ajo largohet prej meje pasi do shkojë të lahet, edhe pse sapo ishte larë.

Ajo ka probleme serioze.

*     *      *

Ishte ora 6 e mengjesit. Pasi marr gjithçka që më nevojitet zbres poshtë.

Në prag të derës qëndronte babi. Po më vjen shumë keq që po ikim dhe po e lejmë vetëm. Do më marri malli për të. Është hera e parë që shkoj në pushime vetëm me Morganin.

E ul valixhen në tokë dhe shkoj ta përqafoj.

"Kënaquni nga teze Meri." Thotë me zërin e përgjumur. "Ky vendim i çuditshëm i Morganit ndoshta është më e mira për të. Më premtoi se disa ditë në ajër të pastër larg miqve dhe internetit do i bëjnë mirë."

Pohoj me kokë. Nuk më pëlqen fakti që po gënjej babin, aspak. Por ajo është kaq kokëfortë ndonjëherë. Dhe është kaq e çmendur! Ajo është 5 vjet më e madhe se unë por pjekuria e saj shënon zero.

Morgani na bashkohet me një valixhe dhe një çantë sporti gjigande. Në fytyrë i rrëzëllinte një buzëqeshje. Ishte lyer dhe ishte veshur në mënyrën tipike të Morganit, sytë e zinj, buzët e errëta, xhinse të grisura, bluzë e gjerë me disa rockstar të stampuar, këpucët e zeza...Gjithçka në rregull Morgan. Dukesh si ti fiks.

Pasi ndahem me babin dhe ulem në vendin e parë të makinës shoh Morganin e cila lëshon gjithçka nga dora dhe fillon e qan. I hidhet në qafë dhe e shtrëngon fort. Është përqafimi më i gjatë që ajo ka dhënë deri më sot.

"Do më mungosh babi, të dua shumë" i flet me kokën në shpatullën e tij. Ska pse e tepron për atë zot.

"Edhe mua zemër. Por mos qaj." I flet butë dhe i fshin një lot. " Ti do kthehesh prapë..."

Dhe ishte ai moment, për të parën herë, që një fjalë e tillë mu duk si një gënjeshtër...

  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro